{"id":501771,"date":"2021-09-08T14:19:05","date_gmt":"2021-09-08T12:19:05","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=501771"},"modified":"2021-09-08T14:23:49","modified_gmt":"2021-09-08T12:23:49","slug":"cmimi-i-nje-arke-fiskale-per-bizneset-shume-here-me-i-lire-se-gjobat-nga-administrata-tatimore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/cmimi-i-nje-arke-fiskale-per-bizneset-shume-here-me-i-lire-se-gjobat-nga-administrata-tatimore\/","title":{"rendered":"\u00c7mimi i nj\u00eb Arke Fiskale p\u00ebr bizneset, shum\u00eb her\u00eb m\u00eb i lir\u00eb se gjobat nga Administrata Tatimore"},"content":{"rendered":"<p><strong>Q\u00eb nga paslufta, tregu ekonomik n\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebrit biznes, ka evalouar n\u00eb shum\u00eb etapa. Konkurrenca dhe nevoja p\u00ebr zgjerim, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur k\u00ebrkesat e tregut ka shtyr\u00eb shum\u00eb biznese q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb dhe avancojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb drejt profesionalizimit, duke adaptuar praktikat e pun\u00ebs, por mbi t\u00eb gjitha duke respektuar infrastruktur\u00ebn ligjore dhe fiskale.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Vite m\u00eb par\u00eb, institucionet e vendit kan\u00eb p\u00ebrpiluar udh\u00ebzimet e nevojshme administrative, duke i dh\u00ebn\u00eb drejtim luftimit t\u00eb informalitetit ekonomik n\u00eb vend. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, bizneset serioze dhe t\u00eb cilat kan\u00eb synuar operimin afatgjat\u00eb, zgjerimin e tregut dhe partneritetit, kan\u00eb punuar gjithmon\u00eb konform\u00eb rregullave ligjore fiskale, duke iu n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb fiskalizimit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, arkat fiskale u b\u00ebn\u00eb produkti ky\u00e7 n\u00eb funksion t\u00eb t\u00eb b\u00ebrit biznes dhe respektimit t\u00eb rregullit fiskal. P\u00ebrmes k\u00ebsaj, institucionet e vendit, arrit\u00ebn q\u00eb t\u00eb grumbullojn\u00eb taksat shtet\u00ebrore, rrjedhimisht t\u00eb rrisin buxhetin e shtetit, para k\u00ebto q\u00eb sh\u00ebrbyen p\u00ebr investime kapitale dhe funksion ekonomik dhe fiskal t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Me kalimin e viteve, fal\u00eb fiskalizimit, buxheti i Kosov\u00ebs p\u00ebrjetoi rritje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb t\u00eb hyrave. Po p\u00ebrmes k\u00ebtij procesi edhe bizneset zgjeruan prezenc\u00ebn dhe funksionimin e tyre n\u00eb treg.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb k\u00ebt\u00eb, nd\u00ebr vite nj\u00eb pjes\u00eb e bizneseve gjet\u00ebn arsye t\u00eb vazhdueshme q\u00eb t\u00eb refuzojn\u00eb legjitimin e tyre, duke operuar n\u00eb at\u00eb q\u00eb njihet si ekonomi jo-formale. Kjo i ka shkaktuar d\u00ebme dhe humbje t\u00eb madhe ekonomis\u00eb n\u00eb vend, por edhe vet bizneseve.\u00a0<strong>P\u00ebr vet\u00ebm pak muaj, Administrata Tatimore shqiptoi mbi 16 mij\u00eb gjoba karshi operator\u00ebve ekonomik, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb mosfiskalizimit.<\/strong><\/p>\n<p>Operator\u00ebt e licencuar q\u00eb ofrojn\u00eb produktet fiskale, tashm\u00eb kan\u00eb shtrirje t\u00eb gjer\u00eb n\u00eb tregun e Kosov\u00ebs, duke e bartur barr\u00ebn e pajisjes me arkat fiskale dhe produktet p\u00ebrcjell\u00ebse p\u00ebr t\u00eb gjitha bizneset n\u00eb vend. Nevojat e tregut dhe konkurrenca, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb tani kostoja drejt fiskalizimit t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e favorshme, duke u mund\u00ebsuar bizneseve me \u00e7mime minimale t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb obligimin e tyre fiskal. Me k\u00ebt\u00eb trend t\u00eb operimit, tani arsyet p\u00ebr refuzim t\u00eb fiskalizimit nuk ekzistojn\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga operator\u00ebt ekonomik p\u00ebr ofrimin e arkave fiskale, Enternet ka ofruar \u00e7mimin prej vet\u00ebm 9.99 euro n\u00eb muaj p\u00ebr t\u2019u pajisur me ark\u00eb fiskale por edhe me t\u00eb gjitha produktet p\u00ebrcjell\u00ebse, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb mir\u00ebmbajtja 4 vje\u00e7are, garancion 1 vje\u00e7ar dhe kontroll\u00eb teknike 4 vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Roli ekonomik i procesit t\u00eb fiskalizimit \u00ebsht\u00eb tejet i madh. Kjo ka shtyr\u00eb q\u00eb edhe Odat Ekonomike n\u00eb vend t\u00eb ngrisin z\u00ebrin rreth r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb k\u00ebtij procesi. N\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb Od\u00ebs Ekonomike Amerikane, q\u00eb u mbajt\u00eb t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Prishtin\u00eb u diskutua pik\u00ebrisht p\u00ebr procesin e fiskalizimit dhe nevoj\u00ebn q\u00eb ky proces t\u00eb p\u00ebrfundoj deri n\u00eb vitin e ardhsh\u00ebm. P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Od\u00ebs Ekonomike Amerikane, Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, nga Administrata Tatimore dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb bizneseve, renditen disa nga sukseset e arritura n\u00eb rrug\u00ebtimin fiskal t\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe sfidat q\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb mbesin.<\/p>\n<p>Trajtimi i barabart\u00eb i bizneseve dhe luftimi i ekonomis\u00eb jo-formale, arrihet vet\u00ebm duke p\u00ebrfunduar fiskalizimin. \u00cbsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb bizneseve, para s\u00eb gjithash q\u00eb secila prej tyre t\u00eb operoj\u00eb me ark\u00eb fiskale dhe t\u00eb zbatoj\u00eb rregullat e fiskalizimit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim, u p\u00ebrmend q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb deri tani jan\u00eb fiskalizuar mbi 36 mij\u00eb biznese, megjith\u00ebse me mij\u00ebra t\u00eb tjera vazhdojn\u00eb t\u00eb mbesin t\u00eb pafiskalizuara. N\u00eb k\u00ebt\u00eb grup hyjn\u00eb kryesisht bizneset e vogla dhe ato me pakic\u00eb, megjith\u00ebse nuk p\u00ebrjashtohen edhe bizneset e tjera.<\/p>\n<p>Tani, q\u00eb kostoja drejt fiskalizimit \u00ebsht\u00eb minimale p\u00ebr secilin biznes, nuk ka m\u00eb arsye q\u00eb bizneset t\u00eb refuzojn\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kur gjobat e v\u00ebna nga ATK-ja jan\u00eb shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb krahasim me koston e nj\u00eb arke fiskale.<\/p>\n<p>Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim u p\u00ebrmend edhe nj\u00eb aspekt tejet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, q\u00eb \u00ebsht\u00eb funksionimi afatgjat\u00eb me rregullat dhe udh\u00ebzimet institucionale. Ndryshimet e shpeshta t\u00eb udh\u00ebzimeve administrative nga institucionet e vendit, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb prolongoj\u00eb procesi i fiskalizimit. Ky prolongim ka ndikuar drejp\u00ebrdrejt n\u00eb pun\u00ebn e bizneseve, t\u00eb cilat derisa kan\u00eb adaptuar rregullat e reja, kan\u00eb harxhuar koh\u00eb dhe resurse humane.<\/p>\n<p><strong>Stabiliteti n\u00eb infrastruktur\u00ebn ligjore dhe administrative \u00ebsht\u00eb indikator ky\u00e7 n\u00eb sukses drejt p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit t\u00eb fiskalizimit.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Q\u00eb nga paslufta, tregu ekonomik n\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u00eb b\u00ebrit biznes, ka evalouar n\u00eb shum\u00eb etapa. Konkurrenca dhe nevoja p\u00ebr zgjerim, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur k\u00ebrkesat e tregut ka shtyr\u00eb shum\u00eb biznese q\u00eb t\u00eb punojn\u00eb dhe avancojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb drejt profesionalizimit, duke adaptuar praktikat e pun\u00ebs, por mbi t\u00eb gjitha duke respektuar infrastruktur\u00ebn ligjore dhe fiskale. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":501772,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-501771","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/501771","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=501771"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/501771\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/501772"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=501771"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=501771"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=501771"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}