{"id":50287,"date":"2019-06-07T16:34:00","date_gmt":"2019-06-07T14:34:00","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=50287"},"modified":"2019-06-07T16:34:00","modified_gmt":"2019-06-07T14:34:00","slug":"dosja-339-prokurorja-prela-jep-detaje-74-persona-te-perfshire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/dosja-339-prokurorja-prela-jep-detaje-74-persona-te-perfshire\/","title":{"rendered":"Dosja 339, Prokurorja Prela jep detaje: 74 persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u201cDosja 339\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga dosjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolura n\u00eb vend p\u00ebr shkak t\u00eb publikimeve t\u00eb disa p\u00ebrgjimeve, n\u00eb t\u00eb cilat aludohet se grupe kriminale kan\u00eb pasur ndikim n\u00eb zgjedhjet e 2017-s.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda ka dh\u00ebn\u00eb edhe disa detaje rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Ajo ka theksuar se deri m\u00eb tani nuk ka pasur hetim t\u00eb ve\u00e7uar p\u00ebr ndikimin n\u00eb zgjedhje, pasi nga transkiptimet e dala nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ndarja e dosjes.<\/p>\n<p>\u201cHetimi i ve\u00e7ant\u00eb dhe i pavarur i veprave penale n\u00eb fush\u00ebn e zgjedhjeve ka qen\u00eb objektivisht i pamundur, pasi nuk mund t\u00eb b\u00ebhej dhe nuk mund t\u00eb b\u00ebhet ndarja e transkripteve, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr penale sa koh\u00eb q\u00eb element t\u00eb saj\u00eb jan\u00eb konstatuar t\u00eb nd\u00ebrthurura me subjekte t\u00eb p\u00ebrgjuar p\u00ebr veprimtarin\u00eb kriminale t\u00eb \u201cTrafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike\u201d, kryer n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal sa koh\u00eb q\u00eb kjo ndarje nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb momentin e konstatimit t\u00eb tyre\u201d, u shpreh ajo.<\/p>\n<p>Ajo theksoi se ky hetim ka nisur p\u00ebr trafikun e drog\u00ebs dhe mashtrimin me pronat, nga ku jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb hetim 74 persona, duke qen\u00eb edhe nj\u00eb nga dosjet m\u00eb voluminoze.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve, jan\u00eb administruar gjithsej 624 CD me regjistrime t\u00eb p\u00ebrgjimeve elektronike dhe 115 DVD. Nga k\u00ebto, jan\u00eb 110 CD p\u00ebr vitin 2017, 479 CD p\u00ebr vitin 2018 dhe 35 CD p\u00ebr vitin 2019\u201d, u shpreh ajo, duke shtuar se \u201cDuke par\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e madhe t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, por dhe sensitetin e saj, numrin shum\u00eb t\u00eb madh t\u00eb personave n\u00eb hetim me masa t\u00eb ndryshme sigurimi, ku aktualisht numri i personave n\u00eb hetim ka shkuar n\u00eb 74 persona, jan\u00eb sekuestruar 300.000 m2 tok\u00eb, resort turistik, etj pra \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb volum i konsideruesh\u00ebm hetimesh, nga Drejtuesi i Prokuroris\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb detyrimeve ligjore, por dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb kompetencave q\u00eb lejon ligji, jan\u00eb marra masa t\u00eb shumta organizative me q\u00ebllim leht\u00ebsimin e pun\u00ebs s\u00eb prokuror\u00ebve t\u00eb ngarkuar me hetimin e \u00e7\u00ebshtjes me q\u00ebllim p\u00ebrfundimin sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb tyre\u201d.<\/p>\n<p>Deklarata e plot\u00eb e drejtueses s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Donika Prela<\/p>\n<p>Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda Tiran\u00eb, me dat\u00eb 28.12.2016, ka regjistruar procedimin penal nr.339, p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cProdhimi dhe shitja e narkotik\u00ebve\u201d, \u201cTrafikimi i narkotik\u00ebve\u201c,n\u00eb bashk\u00ebpunim, parashikuar nga neni 283 dhe 283\/a\/2 i Kodit Penal.<\/p>\n<p>Hetimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedim penal nga momenti i regjistrimit t\u00eb tij dhe aktualisht, jan\u00eb kryer nga disa prokuror\u00eb, sipas periudhave m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n<p>1-Nga fillimi i pro\u00e7edimit penal dat\u00eb 28.12.2016, deri m\u00eb dat\u00eb 20.11.2017 hetimet jan\u00eb kryer nga prokurori Z.Anton Martini dhe dy oficer\u00eb t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore. Pas k\u00ebsaj date Prokurori \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor\u00eb Shkod\u00ebr.<br \/>\nGjat\u00eb hetimeve t\u00eb kryera n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb nj\u00eb vje\u00e7are e cila p\u00ebrfshin dhe periudh\u00ebn kohore t\u00eb zhvillimit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr Kuvendin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb (periudha qershor 2017), jan\u00eb regjistruar hetime vet\u00ebm p\u00ebr veprat penale t\u00eb\u201cTrafikimi i narkotik\u00ebve\u201d, n\u00eb bashk\u00ebpunim, \u201cPastrimi i produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose i veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, parashikuara nga nenet 283\/2, 283\/a\/2, 287 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>2-Nga data 20.11.2017, deri m\u00eb dat\u00eb 21.09.2018, hetimet jan\u00eb kryer nga Prokurori Besim Hajdarmataj, dhe 3 oficer\u00eb t\u00ebpolicis\u00eb gjyq\u00ebsore t\u00eb seksionit t\u00eb prokuroris\u00eb dhe t\u00eb policis\u00eb s\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Me urdh\u00ebrin e dat\u00eb 05.03.2018, t\u00eb prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes Z. Besim Hajdarmataj, \u00ebsht\u00eb vendosur regjistrimi i veprave penale \u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d, \u201cKryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal\u201d, parashikuara nga nenet 333\/a dhe 334 t\u00eb Kodit Penal dhe po k\u00ebshtu me urdh\u00ebrin e dat\u00ebs 05.07.2018, nga prokurori i \u00e7\u00ebshtjes Z. Besim Hajdarmataj, jan\u00eb regjistruar emrat p\u00ebr 13 subjekte, si t\u00eb dyshuar p\u00ebr veprat penale \u201cProdhimi dhe shitja e narkotik\u00ebve\u201d, \u201cTrafikimi i narkotik\u00ebve\u201d, \u201c Korrupsion aktiv n\u00eb zgjedhje\u201c, \u201cGrupi i strukturuar kriminal\u201d, si dhe me urdh\u00ebrin e dat\u00ebs 14.08.2018\u00ebsht\u00eb regjistruar emir i 8 personave si t\u00eb dyshuar p\u00ebr veprat penale t\u00eb \u201cKorrupsioni aktiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose t\u00eb zgjedhurve vendore\u201d, \u201cKorrupsioni pasiv i funksionar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb ose t\u00eb zgjedhurve vendore\u201d, \u201cProdhim dhe shitje narkotikeve\u201d, etj, t\u00eb parashikuara nga nenet 283, 283\/a, 333\/a, 245, 260, 328 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n<p>3-Pas largimit t\u00eb Prokurorit Besim Hajdarmataj p\u00ebr shkak t\u00eb caktimit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm pran\u00eb Prokuroris\u00eb Pogradec, me vendimin e drejtuesit t\u00eb prokuroris\u00eb, dat\u00eb 25.09.2018, jan\u00eb caktuar p\u00ebr hetimin e procedimit, prokuror\u00ebt Z.Vladimir Mara dhe Z.Dritan Pren\u00e7i, ku ky i fundit rezulton se ka qen\u00eb prokuror dhe ne disa procedime te tjera penale t\u00eb bashkuara me procedimin penal nr 339\/2016 m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kohore me pak se 20 dit\u00eb pas z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsimit t\u00eb Prokurorit, me urdh\u00ebrin e dat\u00ebs 18.10.2018, nga prokuror\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes, jan\u00eb regjistruar emrat e 40 subjekteve, si t\u00eb dyshuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale t\u00eb ndryshme, t\u00eb\u201cProdhimit dhe shitjes s\u00eb narkotik\u00ebve, trafikimit t\u00eb narkotik\u00ebve, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal\u201d, \u201cPastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale ose i veprimtaris\u00eb kriminale\u201d, \u201cKorrupsioni pasiv i personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, \u201cUshtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike, \u201cFalsifikimi i dokumenteve\u201d, \u201c Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formular\u00ebve\u201d, \u201cShp\u00ebrdorimi i tok\u00ebs\u201d, etj t\u00eb kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb grupit t\u00eb strukturuar kriminal dhe vepra penale t\u00eb tjera. Po k\u00ebshtu n\u00eb fund t\u00eb muajit tetor 2018, nj\u00eb muaj pasi dosja \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb hetim, jan\u00eb nxjerr\u00eb gjithsej 44 masa sigurimi arrest n\u00eb burg p\u00ebr persona t\u00eb ndrysh\u00ebm p\u00ebr veprat penale t\u00eb sip\u00ebrcituara.<\/p>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve, jan\u00eb administruar gjithsej 624 CD me regjistrime t\u00eb p\u00ebrgjimeve elektronike dhe 115 DVD. Nga k\u00ebto, jan\u00eb 110 CD p\u00ebr vitin 2017, 479 CD p\u00ebr vitin 2018 dhe 35 CD p\u00ebr vitin 2019.<\/p>\n<p>Sqarojm\u00eb se referuar InformaCionit q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispoziCion nga dy prokuror\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes, n\u00eb momentin e ngritjes s\u00eb grupit hetimor nga ana e drejtuesit t\u00eb prokuroris\u00eb tetor 2018, t\u00eb gjitha CD e administruara kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb patranskriptuara n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe vijim\u00ebsi, por ka patur transkripte t\u00eb pjesshme, vet\u00ebm t\u00eb disa numrave t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sporadike.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment \u00ebsht\u00eb konstatuar se jan\u00eb kryer veprime hetimore t\u00eb hapura vet\u00ebm n\u00eb drejtim t\u00eb veprave penale t\u00eb trafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike t\u00eb kryera n\u00eb qytete t\u00eb ndryshme t\u00eb vendit dhe abuzimeve me pronat n\u00eb zon\u00ebn e Qarkut Lezh\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr veprat e tjera penale, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe veprat penale n\u00eb fush\u00ebn e zgjedhjeve nuk ka patur hetime t\u00eb hapura, me p\u00ebrjashtim t\u00eb p\u00ebrgjimeve, t\u00eb cilat si\u00e7 dhe theksova, nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb transkriptuara n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e madhe t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, por dhe sensitetin e saj, numrin shum\u00eb t\u00eb madh t\u00eb personave n\u00eb hetim me masa t\u00eb ndryshme sigurimi, ku aktualisht numri i personave n\u00eb hetim ka shkuar n\u00eb 74 persona, jan\u00eb sekuestruar 300.000 m2 tok\u00eb, resort turistik, etj pra \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb volum i konsideruesh\u00ebm hetimesh, nga Drejtuesi i Prokuroris\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb detyrimeve ligjore, por dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb kompetencave q\u00eb lejon ligji, jan\u00eb marra masa t\u00eb shumta organizative me q\u00ebllim leht\u00ebsimin e pun\u00ebs s\u00eb prokuror\u00ebve t\u00eb ngarkuar me hetimin e \u00e7\u00ebshtjes me q\u00ebllim p\u00ebrfundimin sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb koh\u00eb t\u00eb tyre dhe konkretisht:<\/p>\n<p>\uf0d8 -Duke filluar nga periudha kohore muaji tetor 2018, dy prokuror\u00ebt q\u00eb jan\u00eb caktuar me hetimin, jan\u00eb p\u00ebrjashtuar nga grafiku i gadishm\u00ebris\u00eb mujore si dhe nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb shortet e organizuara p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e materialeve t\u00eb reja hetimore apo t\u00eb pro\u00e7edimeve t\u00eb tjera penale t\u00eb reja, p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 6 mujore me Urdh\u00ebra t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb drejtuesit t\u00eb nxjerr\u00eb me afat p\u00ebrjashtimi \u00e7do muaj ose \u00e7do dy muaj.<\/p>\n<p>\uf0d8 -Po k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar nga t\u00eb dy Prokuror\u00ebt, q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb volumit t\u00eb madh t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb paraqet kjo dosje, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb dor\u00ebzimin e disa dosjeve t\u00eb tjera me q\u00ebllim p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrndar\u00eb tek prokuror\u00eb t\u00eb tjer\u00eb kundrejt shortimit, k\u00ebrkes\u00eb kjo e b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb verbale, por dhe shkresore.<\/p>\n<p>\uf0d8 \u00cbsht\u00eb rritur numri i oficer\u00ebve t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore n\u00eb hetim, sipas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb prokuror\u00ebve duke par\u00eb dhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e intensitetit dhe shtrirjes territoriale t\u00eb veprimeve n\u00eb rrethe te ndryshme, si Shkod\u00ebr, Lezh\u00eb, Tiran\u00eb, Durr\u00ebs, Fier, Sarand\u00eb. Aktualisht kjo dosje hetohet nga 11 oficer\u00eb t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore, t\u00eb cil\u00ebve u jan\u00eb caktuar detyrat p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr hetim nga grupi i prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Aktualisht, prokuror\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrfunduar hetimet dhe kan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr gjykim 12 persona, dhe jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim dhe 6 persona t\u00eb tjera, p\u00ebr veprat penale t\u00eb sip\u00ebrcituar.<\/p>\n<p>B\u00ebm\u00eb nj\u00eb parashtrim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm t\u00eb asaj \u00e7far\u00eb ka ndodhur n\u00eb lidhje me hetimet e dosjes nr 339\/2016, n\u00eb k\u00ebto 8 muaj, por dhe m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se nuk mundet askush t\u00eb anatemoj\u00eb pun\u00ebn e prokuror\u00ebve n\u00eb k\u00ebto muaj, kushdoqofshin ata me arsyetimin apo logjik\u00ebn se nuk po b\u00ebjn\u00eb detyr\u00ebn, po flen\u00eb mbi dosje, apo kan\u00eb frik\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb detyr\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Kemi zgjedhur t\u00eb heshtim n\u00eb debatin e madh q\u00eb po zhvillohet k\u00ebto dit\u00eb pasi i q\u00ebndrojm\u00eb bindjes dhe detyrimit ton\u00eb ligjor dhe kushtetues q\u00eb nj\u00eb prokuror i mir\u00eb, profesional dhe me integritet flet kryesisht n\u00ebp\u00ebrmjet vendimeve t\u00eb veta, p\u00ebrmes akteve t\u00eb ndryshme, mjeteve juridike, pra n\u00ebp\u00ebrmjet pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Hetimi i ve\u00e7ant\u00eb dhe i pavarur i veprave penale n\u00eb fush\u00ebn e zgjedhjeve ka qen\u00eb objektivisht i pamundur, pasi nuk mund t\u00eb b\u00ebhej dhe nuk mund t\u00eb b\u00ebhet ndarja e transkripteve, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr penale sa koh\u00eb q\u00eb element t\u00eb saj\u00eb jan\u00eb konstatuar t\u00eb nd\u00ebrthurura me subjekte t\u00eb p\u00ebrgjuar p\u00ebr veprimtarin\u00eb kriminale t\u00eb \u201cTrafikimit t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike\u201d, kryer n\u00eb form\u00ebn e grupit t\u00eb strukturuar kriminal sa koh\u00eb q\u00eb kjo ndarje nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb momentin e konstatimit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Theksojm\u00eb se paralelisht me kryerjen e veprimeve hetimore p\u00ebr veprat penale n\u00eb fush\u00ebn e zgjedhjeve, prej dat\u00ebs 18.10.2018, jan\u00eb duke u kryer hetime edhe p\u00ebr faktet penale t\u00eb nxjerrjes dhe publikimit t\u00eb akteve sekrete hetimore dhe t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb tyre, fakte t\u00eb cilat jo vet\u00ebm jan\u00eb t\u00eb d\u00ebnueshme penalisht por edhe d\u00ebmtojn\u00eb seriozisht vazhdimin e hetimeve.N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudhe p\u00ebr hetimin e tyre \u00ebsht\u00eb caktuar si pjes\u00eb e hetimeve dhe nj\u00eb prokuror tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sigurojm\u00eb opinionin publik se Prokuroria p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda Tiran\u00eb, gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe \u00ebsht\u00eb duke kryer veprime intensive hetimore p\u00ebr t\u00eb gjitha veprat penale t\u00eb cilat dyshohen se jan\u00eb kryer n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij procedimi penal, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr episodet q\u00eb lidhen me veprat penale n\u00eb fush\u00ebn e zgjedhjeve p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb intensifikuar puna pas zbardhjes s\u00eb transkripteve t\u00eb p\u00ebrgjimeve. \/Tch<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cDosja 339\u201d, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga dosjet m\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolura n\u00eb vend p\u00ebr shkak t\u00eb publikimeve t\u00eb disa p\u00ebrgjimeve, n\u00eb t\u00eb cilat aludohet se grupe kriminale kan\u00eb pasur ndikim n\u00eb zgjedhjet e 2017-s. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda ka dh\u00ebn\u00eb edhe disa detaje rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje. Ajo ka theksuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":50288,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-50287","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50287","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=50287"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/50287\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/50288"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=50287"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=50287"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=50287"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}