{"id":504232,"date":"2021-09-12T17:05:35","date_gmt":"2021-09-12T15:05:35","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=504232"},"modified":"2021-09-12T17:35:47","modified_gmt":"2021-09-12T15:35:47","slug":"%e2%80%8bibrahimi-nga-neser-asnje-zyrtar-komunal-i-pa-vaksinuar-smund-te-hyje-ne-institucionet-komunale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/%e2%80%8bibrahimi-nga-neser-asnje-zyrtar-komunal-i-pa-vaksinuar-smund-te-hyje-ne-institucionet-komunale\/","title":{"rendered":"\u200bIbrahimi: Nga nes\u00ebr asnj\u00eb zyrtar komunal i pa vaksinuar s\u2019mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb institucionet komunale"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kryetar\u00ebt e komunave i p\u00ebrkrahin masat e reja antiCOVID-19 t\u00eb vendosura nga Qeveria e Kosov\u00ebs dhe duke filluar nga nes\u00ebr asnj\u00eb zyrtar komunal i pa vaksinuar dhe q\u00eb nuk e posedon testin PCR nuk do t\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb qasje n\u00eb institucionet komunale.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>K\u00ebshtu ka deklaruar drejtori i Asociacionit t\u00eb Komunave t\u00eb Kosov\u00ebs Sazan Ibrahimi n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr KosovaPress n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka dh\u00ebn\u00eb detaje nga takimi q\u00eb kryetar\u00ebt e komunave kishin me ministrin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Arben Vitia.<\/p>\n<p>Ibrahimi tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim jan\u00eb diskutuar masat e fundit t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs kund\u00ebr COVID-19, t\u00eb cilat hyjn\u00eb n\u00eb fuqi nga nes\u00ebr e q\u00eb jan\u00eb mbyllja e institucioneve parashkollore e q\u00ebndrimeve ditore, mbyllja e \u00e7erdheve, shtyrja e fillimit t\u00eb m\u00ebsimit p\u00ebr dy jav\u00eb, ndalimi i m\u00ebsimit me prezenc\u00eb fizike n\u00eb universitete. Po ashtu student\u00ebt p\u00ebr t\u2019iu mund\u00ebsuar regjistrimi n\u00eb konvikt, duhet t\u00eb ken\u00eb certifikat\u00eb vaksinimi, test PCR apo serologjik.<\/p>\n<p>Kreu i AKK-s\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se nga sot ka filluar procesi i vaksinimit pas interesimit t\u00eb madh t\u00eb qytetar\u00ebve. Ai nd\u00ebrkaq ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se n\u00eb takimin q\u00eb kishin me ministrin Vitia u diskutua edhe p\u00ebr personat q\u00eb jan\u00eb t\u00eb vaksinuar t\u00eb qasen m\u00eb leht\u00eb n\u00eb institucione se sa ata q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb vaksinuar.<\/p>\n<p>\u201cPas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Asociacionit t\u00eb Komunave t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb nga kjo e diele ka filluar procesi i vaksinimit kjo ka qen\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim dhe koordinim me Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ku t\u00eb gjith\u00eb kryetar\u00ebt e komunave p\u00ebr shkak se interesimi i qytetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb rritur gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit dhe kjo ka qen\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb vaksinohen, d.m.th nga kjo e diele kan\u00eb filluar t\u00eb vaksinohen. K\u00ebrkes\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb takimin e ministrin ka qen\u00eb q\u00eb personat e imunizuar t\u00eb ken\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb leht\u00eb n\u00eb institucione se sa personat t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb vaksinuar do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb ken\u00eb nj\u00eb lloj leht\u00ebsimi sa i p\u00ebrket marrjes s\u00eb sh\u00ebrbimeve, mir\u00ebpo kan\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb sa m\u00eb shpejt gastronomis\u00eb t\u2019i lejohet t\u00eb puna edhe brenda lokaleve, sepse kjo ka ndikim n\u00eb zhvillimin ekonomik lokal. Ministri Vitia na ka premtuar q\u00eb kjo do t\u00eb diskutohet me neve n\u00eb jav\u00ebt n\u00eb vijim,\u201d tha Ibrahimi.<\/p>\n<p>Po ashtu Ibrahimi vler\u00ebson edhe se kryetar\u00ebt e komunave i p\u00ebrkrahin masat e reja, pasi q\u00eb ato p\u00ebr prioritet e kan\u00eb jet\u00ebn e qytetarit.<\/p>\n<p>\u201cKryetar\u00ebt e komunave gjithmon\u00eb si prioritet e kan\u00eb jet\u00ebn e qytetarit, sh\u00ebndetin publik dhe n\u00eb asnj\u00eb rast nuk kan\u00eb interferuar sa i p\u00ebrket procesit t\u00eb rekomandimeve, t\u00eb cilat kan\u00eb ardhur nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse sh\u00ebndet\u00ebsore dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje jeta e qytetarit kryetar\u00ebt e komunave i p\u00ebrkrahin masat e reja vet\u00ebm e vet\u00ebm t\u00eb shp\u00ebtohet jeta e qytetarit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. \u00cbsht\u00eb e vler\u00ebsuar q\u00eb numri i t\u00eb t\u00eb infektuarve \u00ebsht\u00eb n\u00eb r\u00ebnie e sip\u00ebr mir\u00ebpo gjithashtu numri me fatalitet nuk \u00ebsht\u00eb duke r\u00ebn\u00eb ashtu si\u00e7 kemi d\u00ebshir\u00eb. Shpresojm\u00eb pas k\u00ebtyre masave numri i t\u00eb t\u00eb infektuarve t\u00eb bie, por me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb bie numri i t\u00eb vdekurve,\u201d ka th\u00ebn\u00eb Ibrahimi.<\/p>\n<p>Duke marr\u00eb parasysh rastet e reja me covid e q\u00eb nd\u00ebr to po preken edhe f\u00ebmij\u00eb nga 0 deri 9dhe nga 9 deri n\u00eb 16 e arsyeshme \u00ebsht\u00eb par\u00eb q\u00eb m\u00ebsimi t\u00eb shtyhet edhe p\u00ebr dy jav\u00eb, ka potencuar Ibrahimi.<\/p>\n<p>\u201cDuke marr\u00eb parasysh q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e moshave t\u00eb reja nga 0 deri 9 dhe nga 9 deri n\u00eb 16 jan\u00eb duke i infektuar, numri i t\u00eb t\u00eb infektuarve n\u00eb k\u00ebto mosha ka pas nj\u00eb rritje \u00ebsht\u00eb konstatuar q\u00eb m\u00eb mir\u00eb procesi m\u00ebsimor\u00eb t\u00eb shtyhet p\u00ebr t\u00eb gjitha institucionet para universitare deri m\u00eb 26 shtator dhe pastaj n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00ebse kemi p\u00ebrmir\u00ebsime dhe shpresojm\u00eb dhe besojm\u00eb se do t\u00eb kemi p\u00ebrmir\u00ebsime sa i p\u00ebrket pandemis\u00eb COVID-19, jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb masave, por ne besojm\u00eb se piku i numrit t\u00eb t\u00eb infektuarve \u00ebsht\u00eb rritur m\u00eb her\u00ebt dhe ne besojm\u00eb se numri i t\u00eb t\u00eb infektuarve do t\u00eb bie dhe n\u00ebse n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vler\u00ebsimeve q\u00eb b\u00ebhen nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse do t\u00eb takohemi s\u00eb bashku, do t\u00eb marrim konkluzione t\u00eb cilat do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00ebn qytetarit,\u201d tha Ibrahimi.<\/p>\n<p>Ai po ashtu ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se nga nes\u00ebr asnj\u00eb zyrtar\u00eb komunal q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i vaksinuar dhe q\u00eb nuk e ka testin PCR nuk do t\u00eb mund t\u00eb qaset n\u00eb institucionet komunale.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjith\u00eb kryetar\u00ebt dhe drejtor\u00ebt komunal\u00eb q\u00eb ishin prezent n\u00eb k\u00ebt\u00eb takimin e fundit me ministrin Vitia jan\u00eb zotuar q\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb jan\u00eb dakorduar n\u00eb zbatimin e masave do t\u00eb dakordohet nga niveli lokal dhe neve jemi t\u00eb bindur q\u00eb nga nes\u00ebr asnj\u00eb zyrtar\u00eb komunal q\u00eb nuk i ka, nuk \u00ebsht\u00eb i vaksinuar apo imunizuar nuk e ka testin PCR apo testin seriologjik apo si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkruar n\u00eb rekomandimet q\u00eb vijn\u00eb nga niveli qendror\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb qasje n\u00eb institucionet komunale, ky \u00ebsht\u00eb vendim qeveritar t\u00eb cil\u00ebt kryetar\u00ebt e komunave e zbatojn\u00eb dhe gjithashtu duke e marr\u00eb parasysh situat\u00ebn me pandemin\u00eb COVID \u00e7do vendim i cili drejton qytetarin n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e situat\u00ebs q\u00eb do t\u00eb respektohet nga niveli lokal,\u201d ka deklaruar Ibrahimi.<\/p>\n<p>Ndryshe, masat e reja antiCOVID-19 nga Qeveria e Kosov\u00ebs vijn\u00eb pas vler\u00ebsimit t\u00eb ri t\u00eb situat\u00ebs me pandemin\u00eb koronavirus n\u00eb vend, ku dit\u00ebve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb shtuar numri i rasteve me fatalitet.<\/p>\n<p>N\u00eb institucionet publike dhe private, deri me dat\u00eb 26 shtator, vazhdohet obligimi q\u00eb t\u00eb paraqitet n\u00eb pun\u00eb vet\u00ebm stafi esencial, nd\u00ebrsa stafi jo esencial obligohet t\u00eb punoj\u00eb nga sht\u00ebpia. P\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb k\u00ebtij vendimi, staf esencial konsiderohen pun\u00ebtor\u00ebt prania fizike e t\u00eb cil\u00ebve n\u00eb vendin e pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb e domosdoshme p\u00ebr kryerjen e detyrave t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr familjet me f\u00ebmij\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb institucione parashkollore dhe me dy prind\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuar (ose qe ka vet\u00ebm nj\u00eb prind dhe ai prind \u00ebsht\u00eb i pun\u00ebsuar), nj\u00ebri prind lirohet nga obligimi p\u00ebr t\u2019u paraqitur fizikisht n\u00eb pun\u00eb gjat\u00eb periudh\u00ebs 13-26 shtator.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb personat q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb posedojn\u00eb nj\u00eb nga d\u00ebshmit\u00eb e m\u00ebposhtme certifikat\u00ebn e vaksinimit p\u00ebr vaksinimin e plot\u00eb ose marrjen e nj\u00eb doz\u00eb t\u00eb vaksin\u00ebs kund\u00ebr COVID-19, testi RT-PCR negativ p\u00ebr COVID-19, jo m\u00eb i vjet\u00ebr se 72 or\u00eb, d\u00ebshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i l\u00ebshuar jo m\u00eb pak se 21 dit\u00eb dhe jo m\u00eb shum\u00eb se 180 dit\u00eb ose rezultat pozitiv i testit t\u00eb antitrupave serologjik \u2013IgG, i l\u00ebshuar m\u00eb s\u00eb shumti para 30 dit\u00ebve, ose test i shpejt\u00eb antigjen negativ jo m\u00eb i vjet\u00ebr se 48 or\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu n\u00eb vendim theksohet se bartja e mask\u00ebs duke mbuluar hund\u00ebn dhe goj\u00ebn \u00ebsht\u00eb obligative n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, p\u00ebrve\u00e7 gjat\u00eb ngasjes s\u00eb automjetit vet\u00ebm, apo kur n\u00eb automjet jan\u00eb prezent\u00eb ekskluzivisht an\u00ebtar\u00ebt e ngusht\u00eb t\u00eb familjes, gjat\u00eb vrapit, \u00e7iklimit dhe ushtrimeve fizike dhe gjat\u00eb ngr\u00ebnies apo pijes.<\/p>\n<p>Kufizimi i qarkullimit t\u00eb qytetar\u00ebve vazhdon t\u00eb jet\u00eb nga ora 22:00 deri n\u00eb ora 05:00.<\/p>\n<p>Sh\u00ebrbimet e gastronomis\u00eb lejohen t\u00eb zhvillojn\u00eb aktivitetin e tyre n\u00eb p\u00ebrputhje me udh\u00ebzuesin p\u00ebrkat\u00ebs. Q\u00ebndrimi i klient\u00ebve (sh\u00ebrbimi i ushqimit dhe pijeve) lejohet vet\u00ebm n\u00eb hap\u00ebsirat e hapura t\u00eb lokaleve t\u00eb gastronomis\u00eb. Lejohet shfryt\u00ebzimi i jo m\u00eb shum\u00eb se 70 % e kapacitetit t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb hapur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetar\u00ebt e komunave i p\u00ebrkrahin masat e reja antiCOVID-19 t\u00eb vendosura nga Qeveria e Kosov\u00ebs dhe duke filluar nga nes\u00ebr asnj\u00eb zyrtar komunal i pa vaksinuar dhe q\u00eb nuk e posedon testin PCR nuk do t\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb qasje n\u00eb institucionet komunale. K\u00ebshtu ka deklaruar drejtori i Asociacionit t\u00eb Komunave t\u00eb Kosov\u00ebs Sazan Ibrahimi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":504242,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-504232","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/504232","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=504232"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/504232\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/504242"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=504232"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=504232"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=504232"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}