{"id":504274,"date":"2021-09-12T19:02:47","date_gmt":"2021-09-12T17:02:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=504274"},"modified":"2021-10-22T18:24:22","modified_gmt":"2021-10-22T16:24:22","slug":"interviste-anton-quni-vv-zhgenjeu-ne-prizren-ldk-do-te-jete-shembull-si-qeveriset-komuna-arkiva-e-uck-se-teme-e-rrezikshme-te-perfshihet-ne-dialog-me-serbine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/interviste-anton-quni-vv-zhgenjeu-ne-prizren-ldk-do-te-jete-shembull-si-qeveriset-komuna-arkiva-e-uck-se-teme-e-rrezikshme-te-perfshihet-ne-dialog-me-serbine\/","title":{"rendered":"Anton Quni: VV zhg\u00ebnjeu n\u00eb Prizren, LDK do t\u00eb jet\u00eb shembull si qeveriset komuna \u2013 arkiva e U\u00c7K-s\u00eb nuk ka ekzistuar, tem\u00eb e rrezikshme t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb dialog"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Blendi Gashi<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Kandidati i LDK-s\u00eb p\u00ebr kryetar t\u00eb Prizrenit, Anton Quni, kritikon m\u00ebnyr\u00ebn si L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje qeverisi n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit n\u00eb qytetin historik, duke th\u00ebn\u00eb se kryetari aktual zhg\u00ebnjeu pritjet e qytetar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb qeverisje ndryshe n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>N\u00ebnkryetari i LDK-s\u00eb, Anton Quni n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u201cReporteri.net\u201d, derisa shprehet i bindur se LDK do t\u00eb marr\u00eb pushtetin n\u00eb Prizren, thot\u00eb se VV si parti opozitare n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb pas zgjedhjeve t\u00eb 17 tetorit, do t\u00eb m\u00ebsoj se si ai dhe ekipi i tij do t\u00eb japin shembullin si qeveriset n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n<p>Quni flet edhe p\u00ebr qeverisjen e Albin Kurtit, dhe p\u00ebr deklaratat e b\u00ebra nga z\u00ebvend\u00ebskryeministri Besnik Bislimi p\u00ebr \u2018arkivat\u2019 e U\u00c7K-s\u00eb, si dhe p\u00ebr tema tjera.<\/p>\n<p><em><strong>Lexoni t\u00eb plot\u00eb intervist\u00ebn me kandidatin e LDK-s\u00eb p\u00ebr kryetar t\u00eb Prizrenit, Anton Quni, dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online Reporteri.net:<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong><em>REPORTERI.net:<\/em> Jeni kandidat p\u00ebr kryetar t\u00eb Prizrenit nga LDK. Si e mor\u00ebt vendimi p\u00ebr t\u00eb garuar p\u00ebr t\u00eb parin e qytetit historik?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Anton Quni:<\/strong> Ishte k\u00ebrkes\u00eb e strukturave t\u00eb LDK-s\u00eb nga dega ime n\u00eb Prizren por edhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb, deri tek kryetari Abdixhiku, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe pritje e shum\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb un\u00eb t\u00eb kandidohem. Vendimi nuk ishte i v\u00ebshtir\u00eb kur \u00ebsht\u00eb reflektim i vullnetit t\u00eb shum\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsve dhe simpatizuesve, miqve e dashamir\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>Pse duhet prizrenasit t\u00eb votojn\u00eb p\u00ebr kandidatur\u00ebn tuaj? Me \u00e7far\u00eb synoni t\u2019i bindni q\u00eb jeni njeriu i duhur p\u00ebr t\u00eb qeverisur me Prizrenin?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Anton Quni:<\/strong> Tani m\u00eb qytetar\u00ebt e kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vler\u00ebsime p\u00ebr qeverisjet e kaluara dhe t\u00eb krahasojn\u00eb kualitetin e qeverisjes lokale, kur fillimisht ishte udh\u00ebhequr nga LDK, pastaj nga PDK dhe se fundi nga VV. N\u00ebse kthehemi ne retrospektive p\u00ebr t\u00eb shikuar konkretisht p\u00ebrformanc\u00ebn e qeverisjeve lokale tashm\u00eb qytetar\u00ebt e Prizrenit jan\u00eb t\u00eb bindur se LDK-ja n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, pavar\u00ebsisht mund\u00ebsive t\u00eb kufizuara buxhetore, ka b\u00ebr\u00eb pun\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb cilat edhe me tutje vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb trash\u00ebgimia q\u00eb karakterizon Prizrenin; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pushtetet tjera, pavar\u00ebsisht se nd\u00ebr vite buxheti ishte rritur, qeverisja e tyre u karakterizua me problemet me ligjin, joefikasitet n\u00eb ofrimin e sh\u00ebrbimeve, vonesa n\u00eb kryerjen e projekteve dhe ngecje t\u00eb zhvillimit ekonomik lokal, si kompetenca kryesore e nj\u00eb komun\u00eb e p\u00ebrcaktuar me ligjin p\u00ebr vet\u00ebqeverisjen lokale.<\/p>\n<p>Lidershipi, menaxhimi dhe p\u00ebrvoja institucionale jan\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb q\u00eb un\u00eb posedoj, t\u00eb cilat p\u00ebrkojn\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb dhe kompetencat e p\u00ebrcaktuara sipas legjislacionit p\u00ebr vet\u00ebqeverisje lokale p\u00ebr Kryetar\u00ebt e Komunave. Rrjedhimisht, gjith\u00eb eksperienc\u00ebn time do t\u2019a materializoj p\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebrkesat dhe p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet e akumuluara t\u00eb qytetar\u00ebve, p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrmir\u00ebsuar sh\u00ebrbimet komunale dhe p\u00ebr t\u00eb rritur kualitetin e qeverisjes lokale n\u00eb Prizren.<\/p>\n<p><strong>Cilat jan\u00eb tre projektet e m\u00ebdha q\u00eb ju synoni t\u2019i realizoni n\u00ebse b\u00ebheni kryetar? <\/strong><br \/>\nUji, trafiku, turizmi kulturor dhe historik, qendrat e rekreacionit dhe sportit, trajtimi i uj\u00ebrave t\u00eb zeza, etj jan\u00eb disa nga prioritetet e mija. Natyrisht se nj\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb do t\u2019a ket\u00eb arsimi, ambienti dhe sh\u00ebrbimet komunale n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, si detyra t\u00eb pakryera nga qeverit\u00eb e kaluara lokale.<\/p>\n<p><strong>Si i vler\u00ebsoni kund\u00ebrkandidat\u00ebt tuaj? N\u00eb ve\u00e7anti si e keni pare qeverisjen e VV-s\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb keni bashk\u00ebqeverisur por m\u00eb pas i ndat\u00eb rrug\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>Bindjet dhe pritjet ishin jasht\u00ebzakonisht t\u00eb m\u00ebdha, sepse gjat\u00eb fushat\u00ebs ishte proklamuar ndryshimi i madh p\u00ebr qeverisjen ndryshe, si nj\u00eb qeverisje model edhe p\u00ebr komunat e tjera; mir\u00ebpo, me koh\u00eb kjo qeverisje ishte kthyer n\u00eb zhg\u00ebnjim deri n\u00eb p\u00ebrmasat e mashtrimit.<\/p>\n<p>Pas zgjedhjeve, ata, nga pozicioni i opozit\u00ebs, duhet t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se si un\u00eb me ekipin tim do t\u00eb japim shembullin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se si duhet kryej detyr\u00ebn e vet Kryetari i komun\u00ebs dhe i gjith\u00eb ekipi, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, duke qen\u00eb n\u00eb dispozicionin e tyre p\u00ebr t\u00eb adresuar k\u00ebrkesat n\u00eb koh\u00eb reale, si dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimet p\u00ebr sh\u00ebrbime cil\u00ebsore komunale.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-504279\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/anton-quni-2-1.jpg\" alt=\"\" width=\"1026\" height=\"832\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/anton-quni-2-1.jpg 1026w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/anton-quni-2-1-300x243.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/anton-quni-2-1-1024x830.jpg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/anton-quni-2-1-768x623.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/anton-quni-2-1-696x564.jpg 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/09\/anton-quni-2-1-518x420.jpg 518w\" sizes=\"(max-width: 1026px) 100vw, 1026px\" \/><\/p>\n<p><strong>N\u00ebse fitoni gar\u00ebn p\u00ebr Prizrenin, preferoni m\u00eb pas koalicion pazgjedhor me VV-n\u00eb apo PDK-n\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Preferoj t\u00eb bashk\u00ebpunoj me t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb kan\u00eb profil t\u00eb lart\u00eb moral, profesional, atdhetar dhe institucional. Kemi vija t\u00eb kuqe vet\u00ebm me ata q\u00eb kan\u00eb probleme me ligjin apo individ\u00ebt dhe grupet e interesave t\u00eb ngushta materiale.<\/p>\n<p><strong>Ju p\u00ebr disa vite keni mbajtur edhe pozita t\u00eb larta shtet\u00ebrore. Si vler\u00ebsoni qeverisjen Kurti 2?<\/strong><\/p>\n<p>Isha i bindur se \u00e7\u2019kapja e institucioneve, agjencive dhe organizatave, pastaj luftimi i nepotizmit, lufta kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit etj, jan\u00eb kauza t\u00eb pakompromis. Mir\u00ebpo, tani jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb neokapjes dhe neonepotizmit q\u00eb mund t\u00eb jen\u00eb parakushte t\u00eb rrezikshme p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e praktikave t\u00eb qeverisjes s\u00eb mir\u00eb, me krimin e organizuar dhe korrupsionit.<\/p>\n<p><strong>Si e keni par\u00eb deklarat\u00ebn e zv.kryeministrit Besnik Bislimi p\u00ebr si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb se Serbia \u00ebsht\u00eb pajtuar p\u00ebr hapjen e arkivave, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Zv\/kryeministri Besnik Bislimi mbase nuk ka informacione t\u00eb mjaftueshme se nuk ka ekzistuar n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb ndonj\u00eb arkiv i centralizuar, i kategorizuar, apo i azhurnuar i U\u00c7K-s\u00eb. Nj\u00eb tem\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e rrezikshme q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut, me \u00e7\u2019rast mund t\u00eb krijohet bindja se ekziston arkivi i U\u00c7K-s\u00eb, t\u00eb cilin fakt pala serbe do t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u2019a kapitalizoj\u00eb me pretekstin se arkivat ekzistojn\u00eb, por ato nuk hapen sepse pala e Kosov\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb e gatshme p\u00ebr t\u00eb zbardhur fatin e t\u00eb zhdukurve.<\/p>\n<p>Nga informatat q\u00eb kam, sepse isha vet protagonist i luft\u00ebs \u00e7lirimtare, me siguri ushtarak\u00ebt kan\u00eb mbajtur sh\u00ebnime personale, por ato nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbledhura n\u00eb arkivat e komandave apo shtabeve superiore. Edhe gjat\u00eb fazave t\u00eb \u00e7militarizimit t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, nuk kishte plan p\u00ebr arkivimin e dokumenteve, p\u00ebrve\u00e7 shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb nj\u00ebsive dhe deponimit t\u00eb armatimit. Sidoqoft\u00eb, me dokumente dhe fakte na duhet ta bindim faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar se forcat serbe ishin ato q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike dhe metodike ushtruan terror deri n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb gjenocidit ndaj popullat\u00ebs civile shqiptare. Sepse ekziston vet\u00ebm nj\u00eb arkiv\u00eb, vet\u00ebm arkivi i gjall\u00eb i kujtimeve t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb martir\u00ebve, d\u00ebshmor\u00ebve, t\u00eb dhunuarve dhe t\u00eb shp\u00ebrngulurve nga vatrat e tyre shekullore.<\/p>\n<p><strong>Krejt n\u00eb fund, si e vler\u00ebsoni deri tani drejtimin e Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes nga Armend Mehaj, ministri t\u00eb cil\u00ebn e keni qeverisur p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7do avancim n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb dhe mbrojtjes e n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes dhe FSK-s\u00eb m\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndjehem mire. N\u00eb Ministrin\u00eb e Mbrojtjes jan\u00eb t\u00eb gjitha parakushtet q\u00eb t\u00eb punohet mire. Uroj q\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb vazhdohet, n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb implementimin e Planit Gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs t\u00eb Tranzicionit, n\u00eb koordinim t\u00eb ngusht\u00eb dhe bashk\u00ebrendim me SHBA-t\u00eb dhe partner\u00ebt tjer\u00eb strategjik\u00eb. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Blendi Gashi Kandidati i LDK-s\u00eb p\u00ebr kryetar t\u00eb Prizrenit, Anton Quni, kritikon m\u00ebnyr\u00ebn si L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje qeverisi n\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit n\u00eb qytetin historik, duke th\u00ebn\u00eb se kryetari aktual zhg\u00ebnjeu pritjet e qytetar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb qeverisje ndryshe n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb. N\u00ebnkryetari i LDK-s\u00eb, Anton Quni n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Gazet\u00ebn Online \u201cReporteri.net\u201d, derisa [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":504278,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[269],"class_list":["post-504274","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-intervista"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/504274","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=504274"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/504274\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/504278"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=504274"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=504274"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=504274"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}