{"id":506076,"date":"2021-09-15T20:32:16","date_gmt":"2021-09-15T18:32:16","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=506076"},"modified":"2021-09-15T20:32:16","modified_gmt":"2021-09-15T18:32:16","slug":"shpenzimet-per-femijet-shume-me-te-larta-se-shtesat-e-qeverise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/shpenzimet-per-femijet-shume-me-te-larta-se-shtesat-e-qeverise\/","title":{"rendered":"Shpenzimet p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se shtesat e qeveris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shuma e ndar\u00eb prej 20 eurosh nga Qeveria e Kosov\u00ebs, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtesave p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb nga 0-24 muaj, do t\u00eb mjaftonin vet\u00ebm p\u00ebr blerjen e pecetave p\u00ebr djalin nj\u00ebvje\u00e7ar t\u00eb Fatime Veselit nga Prishtina. Fatmija \u00ebsht\u00eb n\u00ebn\u00eb e kat\u00ebr f\u00ebmij\u00ebve, tre prej t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb n\u00ebn mosh\u00ebn 16-vje\u00e7are.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Pakos s\u00eb Ringjalljes Ekonomike, Qeveria e Kosov\u00ebs ka vendosur t\u00eb ndaj\u00eb shtesa p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Sipas k\u00ebtij vendimi, p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt deri n\u00eb dy vje\u00e7, prind\u00ebrit mund t\u00eb marrin nga 20 euro n\u00eb muaj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kategori (f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb kan\u00eb lindur n\u00eb vitin 2020-2021) tashm\u00eb ka filluar aplikimi dhe sipas zyrtar\u00ebve qeveritar\u00eb, interesimi \u00ebsht\u00eb i madh. Kurse, aplikimi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar shtesa prej 10 euro p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt deri n\u00eb mosh\u00ebn 16-vje\u00e7are do t\u00eb nis\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00eb 2020 numri i lindjeve ka qen\u00eb rreth 22,000.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb shum\u00ebn e vog\u00ebl, Fatmija thot\u00eb se ve\u00e7se ka aplikuar p\u00ebr p\u00ebrfitimin e k\u00ebtyre shtesave edhe pse tregon se shpenzimet p\u00ebr djalin e saj t\u00eb vog\u00ebl jan\u00eb shum\u00ebfish m\u00eb t\u00eb larta. Sipas Fatimes, shpenzimet mujore p\u00ebr djalin e saj jan\u00eb sa vlera vjetore e shtesave q\u00eb po i ndan Qeveria e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr mua, deri m\u00eb tani ka qen\u00eb m\u00eb leht\u00eb, pasi djalin e kam ushqyer me gji. N\u00eb muajin korrik, djali i mbushi nj\u00eb vit dhe jan\u00eb rritur shpenzimet sepse ka filluar q\u00eb t\u00eb haj\u00eb edhe ushqime tjera. N\u00ebse i llogaris vet\u00ebm shpenzimet p\u00ebr djalin e vog\u00ebl, pelenat, ushqimi, shampot, pa llogaritur veshmbathjen dhe vizitat e nevojshme te mjeku, shuma mujore kalon mbi 100 euro. Por, n\u00ebse s\u00ebmuret, shpenzimet rriten. Para nj\u00eb jave ka qen\u00eb i s\u00ebmur\u00eb dhe e kam pasur p\u00ebr vizit\u00eb te pediatri dhe jam detyruar t\u00eb blej ila\u00e7e n\u00eb vler\u00eb prej 30 eurosh\u201d, tregon ajo.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 djalit nj\u00ebvje\u00e7ar, Fatmija ka edhe dy vajza t\u00eb mosh\u00ebs tet\u00eb dhe dhjet\u00ebvje\u00e7are, kurse djali i madh \u00ebsht\u00eb mbi 16 vje\u00e7. Sipas saj, q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e saj kan\u00eb k\u00ebrkesa dhe d\u00ebshira t\u00eb ndryshme, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb q\u00eb shpenzimet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb larta. N\u00eb familjen e Fatimes punon vet\u00ebm bashk\u00ebshorti i saj dhe ai ka nj\u00eb pag\u00eb mujore rreth 500 euro. Deri n\u00eb rritjen e f\u00ebmij\u00ebve, ajo shprehet se ka pezulluar investimet kapitale n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>IZHPS: Shuma e pamjaftueshme p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e nevojave t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve<br \/>\nInstituti p\u00ebr Zhvillimin e Politikave Sociale (IZHPS) konsideron se vendimi p\u00ebr shtesat prej 20, respektivisht 10 euro, \u00ebsht\u00eb ndihm\u00eb relativisht e vog\u00ebl, por b\u00ebn q\u00eb familjet ta ndiejn\u00eb sadopak dor\u00ebn e shtetit.<\/p>\n<p>Edhe Koalicioni i Organizatave joqeveritare p\u00ebr Mbrojtjen e F\u00ebmij\u00ebve (KOMF) potencon q\u00eb shuma aktuale e shtesave p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur nevojat e tyre dhe rekomandon q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb planifikimit buxhetor p\u00ebr vitin e ardhsh\u00ebm, shtesat p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb t\u00eb jen\u00eb prioritet p\u00ebr rritjen e shumave mujore, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur nevojat e f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Fatime Veseli mendon se vlera e shtesave duhet t\u00eb pes\u00ebfishohet, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mbulohen shpenzimet e f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cKjo vler\u00eb duhet t\u00eb ishte deri n\u00eb 50 euro edhe pse \u00ebsht\u00eb pak p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, por ndoshta do t\u00eb mjaftonte\u201d, shprehet ajo.<\/p>\n<p>KOMF: N\u00eb skem\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfshihen edhe f\u00ebmij\u00ebt nga 16 deri 18 vje\u00e7<br \/>\nMe gjith\u00eb vler\u00ebn e vog\u00ebl, shqet\u00ebsim tjet\u00ebr p\u00ebr organizatat joqeveritare, mbetet mosp\u00ebrfshirja e f\u00ebmij\u00ebve nga mosha 16 deri n\u00eb 18 vje\u00e7, pasi legjislacioni n\u00eb Kosov\u00eb, por edhe Konventa p\u00ebr t\u00eb Drejtat e F\u00ebmij\u00ebs p\u00ebrcakton mosh\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebs deri n\u00eb mosh\u00ebn 18-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>KOMF-i p\u00ebrmes nj\u00eb komunikate p\u00ebr media, t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 14 shtator, ka propozuar q\u00eb t\u00eb rishikohet skema p\u00ebr shtesat e f\u00ebmij\u00ebve, pasi p\u00ebrfshirja e k\u00ebsaj kategorie \u00ebsht\u00eb e nevojshme, meqen\u00ebse, sipas k\u00ebsaj organizate, n\u00eb Kosov\u00eb nuk ka ndonj\u00eb skem\u00eb t\u00eb aplikueshme p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb mosh\u00ebs 16 deri 18 vje\u00e7 apo fuqizimin e t\u00eb rinjve.<\/p>\n<p>MF: Shtesat do t\u00eb vazhdojn\u00eb<br \/>\nNd\u00ebrkaq, Shukrije Rama, drejtoresh\u00eb ekzekutive n\u00eb Institutin p\u00ebr Zhvillimin e Politikave Sociale, thot\u00eb se Qeveria e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb sqarojn\u00eb n\u00ebse mjetet e ndara do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>\u201cSipas deklarimeve t\u00eb qeveris\u00eb, k\u00ebto mjete ndahen nga Pakoja p\u00ebr Rim\u00ebk\u00ebmbje Ekonomike dhe jo nga nj\u00eb vij\u00eb buxhetore e caktuar p\u00ebr vitet tjera. Mbetet t\u00eb shihet se \u00e7ka do t\u00eb ndodh\u00eb me shtesat p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt pas p\u00ebrfundimit t\u00eb pakos ekonomike dhe kujt do t\u2019i mbetet p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb t\u00eb ardhmen menaxhimi i shtesave p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt\u201d, thot\u00eb Rama p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave (MF) kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se shtesat e f\u00ebmij\u00ebve nuk jan\u00eb t\u00eb kufizuara n\u00eb koh\u00eb dhe ato do t\u00eb shp\u00ebrndahen vazhdimisht dhe jan\u00eb n\u00eb linj\u00eb me programin qeveris\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, sipas p\u00ebrgjigjes d\u00ebrguar Radios Evropa e Lir\u00eb nga kjo ministri, thuhet se jan\u00eb ndar\u00eb 3.3 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>N\u00eb programin e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs 2021-2025 thuhet se \u201cf\u00ebmij\u00ebt n\u00ebn mosh\u00ebn dyvje\u00e7are do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb shtesa mujore n\u00eb vler\u00eb prej 20 euro, kurse f\u00ebmij\u00ebt n\u00ebn mosh\u00ebn 16-vje\u00e7are, do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb 10 euro n\u00eb muaj\u201d.<\/p>\n<p>Premtimet p\u00ebr shtesat<br \/>\nP\u00ebrve\u00e7 L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, e cila aktualisht udh\u00ebheq Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, shtesat p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb premtim i vazhduesh\u00ebm i partive politike gjat\u00eb fushatave zgjedhore. Ish-kryetari i Partis\u00eb Demokratike, nj\u00ebher\u00ebsh ish-presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i n\u00eb vitin 2015, pati premtuar 300 euro p\u00ebr \u00e7do f\u00ebmij\u00eb t\u00eb sapolindur, premtim ky q\u00eb nuk u realizua.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nism\u00ebn p\u00ebr shtesat e f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs n\u00eb vitin 2018 e pati iniciuar ish-deputetja e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs nga Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs, Donika Kadaj-Bujupi.<\/p>\n<p>Ajo n\u00eb at\u00eb koh\u00eb pati deklaruar se ishte llogaritur se do t\u00eb p\u00ebrfitonin rreth 500,000 f\u00ebmij\u00eb nga mosha 0 deri n\u00eb 16 vje\u00e7, me nga 10 deri n\u00eb 40 euro n\u00eb muaj, var\u00ebsisht nga numri i f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>Edhe qeveria e udh\u00ebhequr nga ish-kryeminist\u00ebri, Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, n\u00eb programin qeveris\u00ebs n\u00eb pik\u00ebn e 13, ku flitej p\u00ebr mbrojtjen sociale, kishte parapar\u00eb edhe shtesat p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Derisa n\u00eb Kosov\u00eb tashm\u00eb ka filluar aplikimin p\u00ebr shtesat e f\u00ebmij\u00ebve, disa nga vendet e rajonit ve\u00e7se e kan\u00eb t\u00eb rregulluar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Mali i Zi aplikon shtesa p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb vler\u00eb prej 23 euro deri n\u00eb 40 euro, Serbia nga 25 deri n\u00eb 46 euro, Bosnje e Hercegovina prej rreth 17 euro deri n\u00eb 40 euro, var\u00ebsisht nga vendi ku jetojn\u00eb. Po ashtu, edhe Shqip\u00ebria dhe Maqedonia e Veriut aplikojn\u00eb shtesa t\u00eb ndryshme p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shuma e ndar\u00eb prej 20 eurosh nga Qeveria e Kosov\u00ebs, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtesave p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb nga 0-24 muaj, do t\u00eb mjaftonin vet\u00ebm p\u00ebr blerjen e pecetave p\u00ebr djalin nj\u00ebvje\u00e7ar t\u00eb Fatime Veselit nga Prishtina. Fatmija \u00ebsht\u00eb n\u00ebn\u00eb e kat\u00ebr f\u00ebmij\u00ebve, tre prej t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb n\u00ebn mosh\u00ebn 16-vje\u00e7are. N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Pakos s\u00eb Ringjalljes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":506080,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-506076","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/506076","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=506076"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/506076\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/506080"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=506076"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=506076"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=506076"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}