{"id":508126,"date":"2021-09-19T11:19:21","date_gmt":"2021-09-19T09:19:21","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=508126"},"modified":"2021-09-20T12:33:58","modified_gmt":"2021-09-20T10:33:58","slug":"dimri-i-madh-i-partive-tona-dhe-si-te-votohet-me-17-tetor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/dimri-i-madh-i-partive-tona-dhe-si-te-votohet-me-17-tetor\/","title":{"rendered":"&#8220;Dimri i Madh&#8221; i partive tona dhe si t\u00eb votohet me 17 tetor"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Afrim Kasolli<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Partit\u00eb politike jan\u00eb nj\u00eb instrument vital n\u00eb demokraci. Kjo \u00ebsht\u00eb e ditur nga t\u00eb gjith\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmjet tyre mobilizohet elektorati, nxitet pjes\u00ebmarrja n\u00eb proceset vendimmarr\u00ebse, kanalizohen energjit\u00eb politike t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie etj.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Pa rolin dhe funksionin e tyre nd\u00ebrmjet\u00ebsues as q\u00eb mund t\u00eb paramendohet konsolidimi i nj\u00eb demokracie. Prandaj, duhet t\u00eb jet\u00eb interes primar q\u00eb ato t\u00eb avancohen sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, fatkeq\u00ebsisht n\u00eb politik\u00ebn kosovare, partit\u00eb tona deri m\u00eb tani kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb uzurpuara nga dy forca antagoniste n\u00eb thelb anti-politike. Ato jan\u00eb dominuar ose nga shtresa e koniunkturave t\u00eb biznesmen\u00ebve rishtar\u00eb q\u00eb i p\u00ebrvet\u00ebsuan dhe i shfryt\u00ebzuan ato si trampolin\u00eb p\u00ebr ta konsoliduar oligarkin\u00eb e tyre, t\u00eb cil\u00ebn e krijuan s\u00eb bashku me pushtetin q\u00eb e g\u00ebzuan, ose nga nj\u00eb mentalitet rigjid ideologjik, q\u00eb operon n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ideosinkratike paralele dhe e shk\u00ebputur nga eksperiencat reale jet\u00ebsore. T\u00eb dyja k\u00ebto ekstreme kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb demokracia te ne t\u00eb mos operoj\u00eb n\u00eb dimensionin e reales. Q\u00eb qytetari i zakonsh\u00ebm t\u00eb mos jet\u00eb i p\u00ebrfaq\u00ebsuar politikisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb duhur n\u00ebp\u00ebrmjet tyre.<\/p>\n<p>Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb partit\u00eb t\u00eb jen\u00eb drejtuar ose nga nevojat p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat dhe pushtetin e t\u00eb par\u00ebve, ose p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si medium p\u00ebr amplifikim t\u00eb afshit dogmatik ideologjik. Nj\u00eb mision ky aspak politik.<\/p>\n<p>Ky shp\u00ebrfytyrim i &#8220;esenc\u00ebs&#8221; s\u00eb tyre askund nuk v\u00ebrehet sot m\u00eb mir\u00eb se sa n\u00eb parlamentin e vendit. Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebtij institucioni e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb protagonist\u00ebt e k\u00ebtyre dy ekstremeve. Diskursi mediok\u00ebr dhe aspak politik i tyre \u00ebsht\u00eb shprehje tipike e k\u00ebtij deformimi dhe si i till\u00eb i dominon formacionet politike. Mjerisht \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shenj\u00eb identifikuese e tyre. Maja e ajsbergut t\u00eb k\u00ebtij fenomeni.<\/p>\n<p>Kjo edhe \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb politika kosovare vazhdon t\u00eb ndodhet n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit. Ajo \u00ebsht\u00eb e shk\u00ebputur nga proceset sociale. Ka mbetur pa kauz\u00eb. Pa identitet t\u00eb qart\u00eb politik. Dhe pa agjend\u00eb. Sepse prirjet, nevojat, interesat, pasionet dhe opinionet e p\u00ebrgjithshme publike nuk p\u00ebrkojn\u00eb me m\u00ebnyr\u00ebn se si po funksionon kjo politik\u00eb. Format e deritanishme jan\u00eb b\u00ebr\u00eb neverit\u00ebse. T\u00eb kota. Ato ndodhen n\u00eb shtratin e &#8220;vdekjes&#8221;. Jan\u00eb n\u00eb gjendje komatoze. Mbijetesa e tyre \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e mundur vet\u00ebm fal\u00eb faktit se askush s\u2019ka arritur q\u00eb t\u2019i tejkaloj\u00eb p\u00ebrfundimisht. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb interregnum morbid ende s&#8217;po gjejn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb t\u00eb shfaqen dhe lul\u00ebzojn\u00eb variante t\u00eb reja. Situat\u00eb tipike kjo si e p\u00ebrshkruan Antonio Gramshi fenomenin e kriz\u00ebs.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, q\u00ebllimi s&#8217;\u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mohohen t\u00ebr\u00ebsisht vlerat e partive politike q\u00eb aktualisht veprojn\u00eb te ne. Apo t\u00eb kultivohet nj\u00eb q\u00ebndrim nihilist n\u00eb raport me to. Sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit ato, s\u00eb bashku edhe me formacionet tjera t\u00eb organizmit shoq\u00ebror, sh\u00ebrbejn\u00eb si medium p\u00ebr prodhimin e common-sensit publik. Jan\u00eb mjete q\u00eb e integrojn\u00eb individin n\u00eb orbit\u00ebn e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt politike. Prodhojn\u00eb pushtet kolektiv. Dhe si\u00e7 e tham\u00eb as q\u00eb mund t\u00eb imagjinohet evoluimi i nj\u00eb rendi demokratik pa kontributin e tyre vital. Me k\u00ebt\u00eb rast edhe qytetar\u00ebt mund t\u00eb japin nj\u00eb kontribut krucial n\u00eb p\u00ebrshpejtimin e demokratizmit t\u00eb tyre t\u00eb brendsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pra intenca \u00ebsht\u00eb q\u00eb ato t\u00eb ndihmohen, q\u00eb t\u00eb \u00e7lirohen nga k\u00ebto presione q\u00eb e kan\u00eb asfiksuar frym\u00ebmarrjen e tyre politike dhe i kan\u00eb inhibuar potencialet kreative t\u00eb aksionit, fuqin\u00eb e t\u00eb cilit p\u00ebr vepra t\u00eb mrekullueshme politike e ka analizuar shk\u00eblqyesh\u00ebm Hans Joas n\u00eb librin e tij \u201cThe Creativity of Action\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, zgjedhjet lokale q\u00eb do mbahen m\u00eb 17 tetor jan\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi ideale p\u00ebr ta avancuar k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb domosdosh\u00ebm politik.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb me rend\u00ebsi jetike q\u00eb t\u00eb votohen ata kandidat\u00eb, qoft\u00eb p\u00ebr kryetar komunash apo edhe p\u00ebr asamble lokale, pavar\u00ebsisht partive ku participojn\u00eb , q\u00eb s\u2019jan\u00eb produkt i skemave t\u00eb sip\u00ebrcekura. Q\u00eb t\u00eb margjinalizohen ata individ\u00eb q\u00eb i mbajn\u00eb peng partit\u00eb politike dhe rrjedhimisht demokracin\u00eb ton\u00eb t\u00eb brisht\u00eb. Ata q\u00eb e pushtuan k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb vet\u00ebm fal\u00eb af\u00ebrsis\u00eb me strukturat vendimmarr\u00ebse politike e duke i shnd\u00ebrruar ato n\u00eb byro t\u00eb administrimit oligarkik. Apo ata q\u00eb nga devotshm\u00ebria militanteske i introjektuan pa asnj\u00eb sens kritik dogmat ideologjike \u201cparapolitike\u201d t\u00eb promovuar nga lidershipi i partis\u00eb. Me fitoren e secil\u00ebs prej k\u00ebtyre pal\u00ebve asnj\u00eb ndryshim s\u2019mund t\u00eb ndodh\u00eb. P\u00ebrkundrazi, do t\u00eb vazhdoj\u00eb avazi i vjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Biznesmen\u00ebt rishtak\u00eb partiak\u00eb, t\u00eb pajisur me pushtet shtes\u00eb institucional, do t\u00eb angazhohen vet\u00ebm p\u00ebr krijim t\u00eb mund\u00ebsive p\u00ebr t\u2019i shtuar resurset e tyre ekonomike. E t\u00eb dyt\u00ebt do ta ken\u00eb mendjen vet\u00ebm te subordinimi ideologjik partiak.<\/p>\n<p>Kategori k\u00ebto q\u00eb s\u2019kan\u00eb \u00e7ka t\u00eb humbin. Sepse nga t\u00eb humbur n\u00eb saje t\u00eb politik\u00ebs u b\u00ebn\u00eb dikushi. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shoq\u00ebria do t\u00eb jetoj\u00eb brenda t\u00eb nj\u00ebjtit rreth vicioz. Logjika e k\u00ebtij \u201cpertetuum mobile\u201d, do t\u00eb thellohet edhe me tej. Nga ky proces, humb\u00ebs do dalin qytetar\u00ebt, demokracia dhe politika jon\u00eb. Do varrosen mund\u00ebsit\u00eb e saj p\u00ebr t\u2019u k\u00ebndellur. Prandaj \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb t\u00eb stopohen k\u00ebta mekanizma q\u00eb i gllab\u00ebruan perspektivat e normale politike. Dhe me k\u00ebto zgjedhje t\u00eb hedhen mir\u00ebfilli mund\u00ebsit\u00eb e rithemelimit t\u00eb politik\u00ebs.<\/p>\n<p>Me nd\u00ebshkimin elektoral t\u00eb k\u00ebtyre individ\u00ebve shtohet presioni mbi partit\u00eb politike q\u00eb ta rimendojn\u00eb seriozisht qasjen e tyre kadrovike. Atyre u b\u00ebhet e qart\u00eb q\u00eb n\u00ebse d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb mbijetojn\u00eb evolucionin demokratik, at\u00ebher\u00eb vlerat, standardet dhe personalitetet q\u00eb i promovojn\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb reflektim i k\u00ebsaj tendence historike. Sepse vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ndryshimi do t\u00eb jet\u00eb avancim, e jo riciklim dhe prapakthim.<\/p>\n<p>Prandaj, \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje qytetar\u00ebt t\u2019i mb\u00ebshtesin dhe votojn\u00eb ato figura q\u00eb s\u2019kan\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb estabilshment. Q\u00eb s\u2019e p\u00ebrdorin partin\u00eb politike vet\u00ebm si sekt p\u00ebr t\u00eb akomoduar rrethet e ngushta shoq\u00ebrore, familjare dhe biznesore. S\u2019e shnd\u00ebrrojn\u00eb at\u00eb n\u00eb entitet fisnor para-politik. Medium t\u00eb realizimit t\u00eb interesave krono-financiare. Apo q\u00eb krijuan firma fantome, vet\u00ebm p\u00ebr ta shfryt\u00ebzuar buxhetin e shtetit p\u00ebr llogarit\u00eb e tyre personale. Si dhe p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb prodhimin e narracionit publik p\u00ebr ta, sipas modelit t\u00eb \u201cmitit\u201d t\u00eb suksesit. E ku n\u00eb fund ata na shfaqen si shembulli q\u00eb duhet ndjekur, sepse jan\u00eb d\u00ebshmuar edhe si investues, nd\u00ebrmarr\u00ebs, biznesmen\u00eb, politikan\u00eb etj etj. Pra persona q\u00eb, po ta v\u00ebshtrojm\u00eb mir\u00eb jet\u00ebshkrimin e tyre, jan\u00eb edhe pa profesion n\u00eb &#8220;substanc\u00eb&#8221;. Ata mund t\u00eb ken\u00eb tituj formal akademik\u00eb, por s\u2019jan\u00eb dalluar kurr\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb q\u00ebndrim publik apo eseistik n\u00eb veprimtarin\u00eb e tyre profesionale, t\u00eb cil\u00ebn e proklamojn\u00eb n\u00eb CV-t\u00eb e tyre se gjoja e kan\u00eb. Por q\u00eb jan\u00eb em\u00ebruar n\u00eb pozita publike institucionale vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesa partikulare klanore. Q\u00eb nuk dallohen p\u00ebr asgj\u00eb tjet\u00ebr, pos si gllab\u00ebrues t\u00eb pushtetit partiak.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb frym\u00eb t\u00eb aktivizimit mbase shum\u00eb koh\u00eb me par\u00eb e ka p\u00ebrshkruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer shkrimtari yn\u00eb i madh Ismail Kadare, n\u00ebp\u00ebrmjet dilemave dhe vramendjeve t\u00eb personazhit Besnik Struga, n\u00eb romanin e tij t\u00eb njohur \u201cDimri i Madh\u201d. Ja se \u00e7far\u00eb shkruante gjeniu yn\u00eb i letrave p\u00ebr k\u00ebto karikatura politike: \u201cAta e kishin vet\u00ebquajtur veten njer\u00ebz t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb Partis\u00eb, m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt se t\u00eb tjer\u00ebt, m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm, njer\u00ebz t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, kurse t\u00eb tjer\u00ebt ata i quanin t\u00eb jasht\u00ebm, jo edhe aq t\u00eb besuar. Ata ishin \u201cne\u201d kurse t\u00eb tjer\u00ebt \u201c ata\u201d,,,, nga kishte lindur kjo forc\u00eb e err\u00ebt uzurpuese? Mendoi ai. Ata shfaqen aty ku s\u2019i pret, tha me vete pas pak. N\u00eb lagje, n\u00eb qendra pune n\u00eb organizata rinie, partie, n\u00eb situata t\u00eb ndryshme, n\u00eb mbledhje n\u00eb mitingje, bile thjesht n\u00ebp\u00ebr darka apo festa dit\u00eblindjesh, ata mbinin papritur, vet\u00ebquheshin, vet\u00ebshpalleshin\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7lirimi i potencialeve t\u00eb brendshme demokratike dhe shk\u00ebputja nga ky mentalitet q\u00eb i ushqen deformimet e lartsh\u00ebnuara s\u2019mund t\u00eb arrihet n\u00ebse riciklohet fuqia e k\u00ebsaj kaste politike.<\/p>\n<p>Prandaj, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb favorizohen ata individ\u00eb, po brenda k\u00ebtyre partive q\u00eb i kemi, pavar\u00ebsisht pezhishk\u00ebs s\u00eb tyre formale ideologjike, por q\u00eb jan\u00eb dalluar dhe ve\u00e7uar n\u00eb zhvillimin e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur. S&#8217;jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aranzhmane dhe transaksione financiare edhe pse vepruan n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga partit\u00eb e caktuara.<\/p>\n<p>T\u00eb till\u00eb ka sa t\u00eb duash n\u00eb secil\u00ebn prej formacioneve q\u00eb aktualisht konkurrojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. Pra t\u00eb krijohen kushtet q\u00eb t\u00eb fitojn\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt. Dhe t\u00eb afirmohen vlerat e nj\u00ebmendta politike, morale dhe profesionale n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb partive tona. Sepse k\u00ebta e kan\u00eb jetike q\u00eb t\u00eb angazhohen p\u00ebr interesa publike, ngase kjo kategori ka \u00e7ka t\u00eb humbas. Fillimisht emrin e tyre. Karrier\u00ebn. Dhe arritjet e tyre, n\u00ebse nuk spikasin n\u00eb menaxhimin e t\u00eb mirave publike. Sepse ata i fituan ato jasht\u00eb petkut partiak.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apetiti i qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr ndryshim do t\u00eb merrte kuptim. Dhe k\u00ebto zgjedhje kan\u00eb shansin q\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb akselerues t\u00eb k\u00ebtij procesi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Afrim Kasolli Partit\u00eb politike jan\u00eb nj\u00eb instrument vital n\u00eb demokraci. Kjo \u00ebsht\u00eb e ditur nga t\u00eb gjith\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmjet tyre mobilizohet elektorati, nxitet pjes\u00ebmarrja n\u00eb proceset vendimmarr\u00ebse, kanalizohen energjit\u00eb politike t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie etj. Pa rolin dhe funksionin e tyre nd\u00ebrmjet\u00ebsues as q\u00eb mund t\u00eb paramendohet konsolidimi i nj\u00eb demokracie. Prandaj, duhet t\u00eb jet\u00eb interes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":508129,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-508126","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/508126","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=508126"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/508126\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/508129"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=508126"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=508126"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=508126"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}