{"id":516351,"date":"2021-10-03T21:58:33","date_gmt":"2021-10-03T19:58:33","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=516351"},"modified":"2021-10-03T21:59:23","modified_gmt":"2021-10-03T19:59:23","slug":"ska-perballje-bekim-jashari-sami-lushtaku-ne-skenderaj-pdk-synon-ta-riktheje-bazen-e-saj-me-fadil-nuren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/zgjedhjet-lokale-2021\/ska-perballje-bekim-jashari-sami-lushtaku-ne-skenderaj-pdk-synon-ta-riktheje-bazen-e-saj-me-fadil-nuren\/","title":{"rendered":"S&#8217;ka p\u00ebrballje Bekim Jashari &#8211; Sami Lushtaku n\u00eb Skenderaj, PDK synon ta rikthej\u00eb baz\u00ebn e saj me Fadil Nur\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Skenderaj q\u00eb nga paslufta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bastion i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrjashto k\u00ebtu zgjedhjet e vitit 2017 kur kryetar i k\u00ebsaj komune u zgjodh Bekim Jashari q\u00eb u mb\u00ebshtet edhe nga PDK.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Se kush do t\u00eb b\u00ebhet kryetar i k\u00ebsaj komune, nga paslufta asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb diskutuar, pasi kandidat\u00ebt e PDK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb ditur se do t\u00eb jen\u00eb fitues t\u00eb padiskutuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e 17 tetorit, u prit q\u00eb gara t\u00eb jet\u00eb tejet e nxeht\u00eb pasi kandidaturat i shpall\u00ebn Sami Lushtaku, dhe Bekim Jashari (kryetar aktual) q\u00eb vjen nga familja heroike Jashari nga Prekazi.<\/p>\n<p>Por kjo p\u00ebrballje mes tyre nuk do t\u00eb ndodh\u00eb. \u201cFajtore\u201d p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb Gjykata Supreme e Kosov\u00ebs e cila i ka v\u00ebrtetuar d\u00ebnimin p\u00ebr arratisjen nga \u201cBurgu i Dubrav\u00ebs\u201d Sami Lushtakut dhe k\u00ebshtu ju ka pamund\u00ebsuar t\u00eb jet\u00eb kandidat p\u00ebr kryetar t\u00eb Skenderajt nga PDK, shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p>Pas vendimit t\u00eb Supremes PDK nuk vonoi dhe zyrtarizoi kandidatin e saj p\u00ebr t\u00eb parin e Skenderajt, duke njoftuar se deputeti aktual, Fadil Nura, do t\u00eb jet\u00eb kund\u00ebrkandidat i Bekim Jasharit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket partive tjera, LDK ka zyrtarizuar si kandidat p\u00ebr kryetar t\u00eb Skenderajt, Isa Fejzullahun, kurse Vet\u00ebvendosje, AAK dhe NISMA nuk kan\u00eb zyrtarizuar ndonj\u00eb kandidat.<\/p>\n<p><strong>Rezultatet e zgjedhjeve lokale n\u00eb Skenderaj nd\u00ebr vite<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2007, PDK-ja kishte fituar bindsh\u00ebm zgjedhjet me kandidatin e saj, Sami Lushtaku me 80.50% t\u00eb votave, duke l\u00ebn\u00eb pas LDD-n\u00eb me 12.5%, AKR me 3.4% dhe AAK-n\u00eb me 1.8%.<\/p>\n<p>Edhe zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2009 i fitoi tejet bindsh\u00ebm PDK-ja. Kandidati i saj, Sami Lushtaku, fitoi 85.02% t\u00eb votave, pas tij u rendit Fadil Geci i LDD-s\u00eb me 10.78%, i treti Rushit Haliti nga AAK me 1.79%.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr vjet m\u00eb von\u00eb, n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2013 kandidati i PDK-s\u00eb, Sami Lushtaku, rriti edhe m\u00eb shum\u00eb besimin e qytetar\u00ebve. Ai s\u00ebrish n\u00eb raundin e pare u b\u00eb kryetar i Skenderajt, pasi fitoi hi\u00e7 m\u00eb pas se 88.21% t\u00eb votave t\u00eb qytetar\u00ebve, kurse pas tij u rendit, Ajnishahe Halimi (tashm\u00eb e ndjer\u00eb) nga Vet\u00ebvendosje me 5.67%, i treti Cen\u00eb Behrami nga LDK me 2.16%, pastaj Ramiz Polaci nga AKR me 2%, Qazim Xani nga AAK\/LDD me 1.37% dhe n\u00eb fund, Musli Ahmeti nga L\u00ebvizja Sociale me 0.59%, shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p>Pas tre mandative si kryetar i Skenderajt, Lushtaku nuk kandidoi n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2017, dhe PDK nuk zyrtariozi fare kandidat duke mb\u00ebshtetur kandidatur\u00ebn e Bekim Jasharit. Ky i fundit zgjedhjet p\u00ebr kryetar t\u00eb Skenderajt i fito bindsh\u00ebm me 85.52% t\u00eb votave t\u00eb qytetar\u00ebve, pas tij u rendit Musa Dervishaj nga AKR me 9.02%, i treti Hysni Mehani nga Vet\u00ebvendosje q\u00eb mori 3.24%, kurse Isa Fejzullahu nga LDK i kat\u00ebrti me 2.23% t\u00eb votave.<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb se Ramadan Gashi nga PDK e udh\u00ebheqi Skenderajn nga viti 2000 deri m\u00eb 2007. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Skenderaj q\u00eb nga paslufta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bastion i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrjashto k\u00ebtu zgjedhjet e vitit 2017 kur kryetar i k\u00ebsaj komune u zgjodh Bekim Jashari q\u00eb u mb\u00ebshtet edhe nga PDK. Se kush do t\u00eb b\u00ebhet kryetar i k\u00ebsaj komune, nga paslufta asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb diskutuar, pasi kandidat\u00ebt e PDK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb ditur se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":516352,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[279],"tags":[265,242],"class_list":["post-516351","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-zgjedhjet-lokale-2021","tag-pdk","tag-skenderaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/516351","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=516351"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/516351\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/516352"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=516351"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=516351"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=516351"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}