{"id":518616,"date":"2021-10-09T12:21:04","date_gmt":"2021-10-09T10:21:04","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=518616"},"modified":"2021-10-09T12:21:04","modified_gmt":"2021-10-09T10:21:04","slug":"cilat-masa-kufizuese-do-te-zbatohen-ne-diten-e-zgjedhjeve-flasin-nga-kqz","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/zgjedhjet-lokale-2021\/cilat-masa-kufizuese-do-te-zbatohen-ne-diten-e-zgjedhjeve-flasin-nga-kqz\/","title":{"rendered":"Cilat masa kufizuese do t\u00eb zbatohen n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve? Flasin nga KQZ"},"content":{"rendered":"<p><strong>Komisioner\u00ebt dhe v\u00ebzhguesit e zgjedhjeve lokale t\u00eb 17 tetorit n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vaksinuar apo t\u00eb ken\u00eb d\u00ebshmin\u00eb se jan\u00eb negativ\u00eb n\u00eb koronavirus apo se e kan\u00eb kaluar s\u00ebmundjen. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka k\u00ebrkuar partive politike q\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb k\u00ebt\u00eb mas\u00eb.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Por, ky rregull nuk do t\u00eb vlej\u00eb edhe p\u00ebr votuesit, konfirmojn\u00eb nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebve do t\u2019iu k\u00ebrkohet t\u00eb mbajn\u00eb maska mbrojt\u00ebse dhe distanc\u00eb fizike.<\/p>\n<p>Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i KQZ-s\u00eb, Valmir Elezi, i tha Radios Evropa e Lir\u00eb se ky institucion u ka d\u00ebrguar partive politike nj\u00eb shkres\u00eb p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs ka k\u00ebrkuar nga ato q\u00eb t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb n\u00eb qendrat e votimit vet\u00ebm komisioner\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb vaksinuar apo q\u00eb posedojn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e testeve p\u00ebr COVID-19 .<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrmes k\u00ebsaj shkrese, subjektet politike jan\u00eb informuar se masat e nd\u00ebrmarra nga Qeveria e Kosov\u00ebs jan\u00eb t\u00eb detyrueshme edhe p\u00ebr Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve, prandaj kemi k\u00ebrkuar nga subjektet politike q\u00eb t\u00eb inkurajojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb nominuarit e tyr\u00eb, qoft\u00eb si staf zgjedhor apo si v\u00ebzhgues, q\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb k\u00ebto masa. Nga an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillave t\u00eb vendvotimeve dhe nga v\u00ebzhguesit do t\u00eb k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se kan\u00eb marr\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb doz\u00eb t\u00eb vaksin\u00ebs\u201d, tha Elezi.<\/p>\n<p>Disa qytetar\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs pushojn\u00eb pasi mor\u00ebn doz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vaksin\u00ebs Covid-19 n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr vaksinimi n\u00eb Prishtin\u00eb, 23 gusht 2021.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjet e radh\u00ebs t\u00eb KQZ-s\u00eb, sipas Elezit, do t\u00eb merret vendimi p\u00ebrmes s\u00eb cilit do t\u00eb caktohen personat p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e vaksinimit dhe testin e COVID-19 nga ana an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebshillave t\u00eb vendvotimit dhe v\u00ebzhguesve.<\/p>\n<p>Nga votuesit KQZ-ja k\u00ebrkon zbatimin e masave si\u00e7 \u00ebsht\u00eb mbajtja e mask\u00ebs, distanca fizike prej dy metrash gjat\u00eb koh\u00ebs kur jan\u00eb duke hyr\u00eb apo brenda vendvotimit.<\/p>\n<p>\u201cVotuesit duhet ta mbajn\u00eb mask\u00ebn gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 kur duhet t\u00eb identifikohen nga ana e an\u00ebtari i k\u00ebshillit t\u00eb vendvotimit\u201d, tha Elezi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, zyra p\u00ebr informim e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve do t\u00eb zbatohen masat e p\u00ebrgjithshme dhe t\u00eb ve\u00e7anta kund\u00ebr COVID-19, sipas Udh\u00ebzuesit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Aty thuhet se qytetar\u00ebt duhet t\u00eb kujdesen p\u00ebr bartje t\u00eb mask\u00ebs mbrojt\u00ebse, ruajtje t\u00eb distanc\u00ebs fizike dhe shmangie t\u00eb grumbullimeve t\u00eb cilat bien ndesh me masat n\u00eb fuqi p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb koronavirusit.<\/p>\n<p>Epidemiologu, Isuf Dedushaj ka edhe disa k\u00ebshilla p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb do t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb procesin e votimit m\u00eb 17 tetor.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb marrin mjete dezinfektuese me vete, alkool 70 p\u00ebr qind ose ndonj\u00eb dezinfektues tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb me baz\u00eb t\u00eb alkoolit, gjithsesi t\u00eb mbajn\u00eb maskat dhe distanc\u00ebn. Para se t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb vendvotim t\u00eb dezinfektojn\u00eb duart, t\u00eb votojn\u00eb dhe kur t\u00eb dalin t\u00eb dezinfektojn\u00eb prap\u00eb duart\u201d, tha p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, epidemiologu Dedushaj.<\/p>\n<p>Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb vendos\u00eb dezinfektues n\u00eb hyrje t\u00eb secilit vendvotim.<\/p>\n<p>N\u00eb Kosov\u00eb, situata epidemiologjike \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar pas nj\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimi q\u00eb filloi n\u00eb muajin gusht. Autoritetet nd\u00ebrmorr\u00ebn masa t\u00eb reja kufizuese duke shpejtuar edhe fushat\u00ebn e vaksinimit kund\u00ebr COVID-19.<\/p>\n<p>P\u00ebr personat q\u00eb jan\u00eb t\u00eb infektuar me COVID-19, KQZ-ja do t\u00eb caktoj\u00eb ekipe mobile t\u00eb cilat do t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb adres\u00eb t\u00eb tyre p\u00ebr t\u2019iu mund\u00ebsuar pjes\u00ebmarrjen n\u00eb procesin zgjedhor.<\/p>\n<p>KQZ-ja kishte vepruar nj\u00ebjt\u00eb edhe n\u00eb zgjedhjet parlamentare t\u00eb cilat jan\u00eb mbajtur n\u00eb shkurt t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p><strong>Masat n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut<\/strong><\/p>\n<p>Edhe Maqedonia e Veriut mban zgjedhjet lokale m\u00eb 17 tetor. Autoritetet atje kan\u00eb p\u00ebrgatitur protokollet e masave p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb koronavirusit q\u00eb do t\u00eb zbatohen n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb udh\u00ebzimeve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe Komisionit p\u00ebr S\u00ebmundje Infektive.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto protokolle thuhet se para nisjes s\u00eb procesit t\u00eb votimit do t\u00eb b\u00ebhet pastrimi dhe dezinfektimi i hap\u00ebsirave.<\/p>\n<p>Var\u00ebsisht prej mund\u00ebsive dhe kushteve, pran\u00eb dhe n\u00eb vendvotim do t\u00eb vendosen n\u00eb vende qart\u00eb t\u00eb dukshme materiale edukativo-informative p\u00ebr respektim t\u00eb masave dhe rekomandimeve t\u00eb autoriteteve sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>\u201cRekomandohet q\u00eb n\u00eb hap\u00ebsirat q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoren si vendvotime, dritaret t\u00eb jen\u00eb t\u00eb hapura gjat\u00eb votimit, ose m\u00eb shpesh t\u00eb ajrosen n\u00eb \u00e7do or\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb rregulloren e Komisionit Shtet\u00ebror t\u00eb Zgjedhjeve, p\u00ebr mbrojtje sh\u00ebndet\u00ebsore gjat\u00eb procesit zgjedhor.<\/p>\n<p>\u201cPersoni q\u00eb voton detyrimisht duhet t\u00eb mbaj\u00eb mask\u00eb mbrojt\u00ebse ose shall\/pecet\u00eb\/mbules\u00eb p\u00ebr hund\u00eb dhe goj\u00eb. Votuesi, para hyrjes, brenda dhe gjat\u00eb daljes nga vendvotimi, pret n\u00eb radh\u00eb, n\u00eb distanc\u00eb 1.5 deri 2 metra. Votuesi gjat\u00eb hyrjes brenda n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb s\u00eb pari i dezinfekton duart dhe para se t\u00eb paraqes\u00eb dokumentin personal e largon mask\u00ebn p\u00ebr t\u2019u identifikuar, duke e respektuar gjat\u00eb k\u00ebsaj distanc\u00ebn e nevojshme minimale\u201d, thuhet n\u00eb udh\u00ebzime.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebshillave zgjedhor\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb personat tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebve u \u00ebsht\u00eb lejuar t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb vendvotim gjat\u00eb votimit dhe t\u00eb cil\u00ebt e monitorojn\u00eb votimin, detyrimisht duhet t\u00eb respektojn\u00eb masat e p\u00ebrgjithshme parandaluese dhe rekomandimet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me distanc\u00ebn, mbajtjen e mask\u00ebs dhe dezinfektimin e duarve.<\/p>\n<p><strong>Pandemia \u00e7rregulloi mbajtjen e zgjedhjeve n\u00eb shum\u00eb vende<\/strong><\/p>\n<p>Pandemia e COVID-19 u shpall n\u00eb mars t\u00eb vitit 2020. P\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs epidemiologjike, at\u00eb vit dhjet\u00ebra vende shtyn\u00eb mbajtjen e zgjedhjeve. Por, t\u00eb tjera megjithat\u00eb vazhduan me mbajtjen e tyre pavar\u00ebsisht se p\u00ebrhapja e koronavirusit kishte marr\u00eb hov dhe deri n\u00eb fund t\u00eb atij viti nuk kishte as vaksin\u00eb kund\u00ebr COVID-19.<\/p>\n<p>Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb K\u00ebshillit p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie me Jasht\u00eb, me seli n\u00eb SHBA, vendet q\u00eb mbajtjen zgjedhjet nd\u00ebrmorr\u00ebn masa t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrhapjen e koronavirusit n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve, por kryesoret ishin: mbajtja e distanc\u00ebs fizike, matja e temperatur\u00ebs n\u00eb hyrje t\u00eb qendrave t\u00eb votimit dhe mbajtja e mask\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb disa vende u zgjat koha e votimit p\u00ebr t\u2019iu mund\u00ebsuar autoriteteve q\u00eb t\u00eb dezinfektojn\u00eb hap\u00ebsirat n\u00eb qendrat e votimit.<\/p>\n<p>Shum\u00eb vende shtuan numrin e qendrave t\u00eb votimit p\u00ebr t\u00eb mos lejuar grumbullimin e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij raporti t\u00eb publikuar n\u00eb shtator t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, nd\u00ebr shqet\u00ebsimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr mbajtjen e zgjedhjeve n\u00eb pandemi \u00ebsht\u00eb pjes\u00ebmarrja m\u00eb e ul\u00ebt e votuesve.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse zyrtar\u00ebt nuk komunikojn\u00eb me qytetar\u00ebt n\u00eb lidhje me kufizimet shum\u00eb mund t\u00eb mos shkojn\u00eb n\u00eb votime nga frika se do t\u00eb kontraktojn\u00eb virusin\u201d, thuhej n\u00eb raport.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioner\u00ebt dhe v\u00ebzhguesit e zgjedhjeve lokale t\u00eb 17 tetorit n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vaksinuar apo t\u00eb ken\u00eb d\u00ebshmin\u00eb se jan\u00eb negativ\u00eb n\u00eb koronavirus apo se e kan\u00eb kaluar s\u00ebmundjen. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka k\u00ebrkuar partive politike q\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb k\u00ebt\u00eb mas\u00eb. Por, ky rregull nuk do t\u00eb vlej\u00eb edhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":371144,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[279],"tags":[294,283],"class_list":["post-518616","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-zgjedhjet-lokale-2021","tag-kqz","tag-zgjedhjet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/518616","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=518616"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/518616\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/371144"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=518616"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=518616"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=518616"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}