{"id":518665,"date":"2021-10-09T14:11:06","date_gmt":"2021-10-09T12:11:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=518665"},"modified":"2021-10-09T15:02:38","modified_gmt":"2021-10-09T13:02:38","slug":"istogu-i-ibrahim-rugoves-qe-nga-paslufta-nen-pushtetin-e-ldk-se-a-do-te-thyhet-ky-bastion-ne-zgjedhjet-e-17-tetorit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/zgjedhjet-lokale-2021\/istogu-i-ibrahim-rugoves-qe-nga-paslufta-nen-pushtetin-e-ldk-se-a-do-te-thyhet-ky-bastion-ne-zgjedhjet-e-17-tetorit\/","title":{"rendered":"Istogu i Ibrahim Rugov\u00ebs q\u00eb nga paslufta n\u00ebn pushtetin e LDK-s\u00eb: A do t\u00eb thyhet ky bastion n\u00eb zgjedhjet e 17 tetorit?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga paslufta komuna e Istogut \u00ebsht\u00eb bastion i pathyesh\u00ebm i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Komuna nga vije presidenti i ndjer\u00eb i k\u00ebsaj partie, n\u00eb t\u00eb gjitha zgjedhjet lokale ka pasur besimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb qytetar\u00ebve, duke mos provuar asnj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb parti tjet\u00ebr n\u00eb udh\u00ebheqjen komunale, shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p>LDK pret q\u00eb edhe n\u00eb zgjedhjet lokale k\u00ebt\u00eb komun\u00eb ta mbaj\u00eb t\u00eb \u2018pathyeshme\u2019, pra bastion t\u00eb saj, por nuk do ta ket\u00eb leht\u00eb si zgjedhjet e kaluara.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej arsyeve \u00ebsht\u00eb se LDK n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme q\u00eb u mbajt\u00ebn m\u00eb 14 shkurt doli e dyta n\u00eb Istog me 25.056%, nd\u00ebrsa e para doli L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje me 45.54% t\u00eb votave.<\/p>\n<p>LDK synon ta mbaj\u00eb t\u00eb pathyesh\u00ebm Istogun me kandidatin e saj, Ilir Ferati, q\u00eb \u00ebsht\u00eb djali i kryetarit t\u00eb ndjer\u00eb Fadil Ferati.<\/p>\n<p>Por k\u00ebt\u00eb bastion n\u00eb zgjedhjet e 17 tetorit dynojn\u00eb ta thyejn\u00eb nj\u00ebri nga kandidat\u00ebt, Agron Avdijaj nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, Ali Nimanaj nga PDK, Bek\u00eb Berisha nga AAK apo Idriz Blakaj nga Iniciativa Qytetare p\u00ebr Istogun.<\/p>\n<p><strong>Rezultatet nd\u00ebr vite:<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb mund t\u00eb gjeni rezultatet e detajuara p\u00ebr kryetar komune t\u00eb zgjedhjeve nga viti 2007 deri n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>LDK nuk kishte arritur t\u00eb fitoj\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb 2007 n\u00eb raundin e pare, pasi kishte marr\u00eb 42.61% t\u00eb votave, nd\u00ebrsa e dyta ishte renditur 24.36%, LDD kishte marr\u00eb 16.93%, AKR 6.74%, kandidati i pavarur, Naser Shatri, 2.51%, Partia Ora e Veton Surroit 0.70%.<\/p>\n<p>Por n\u00eb raundin e dyt\u00eb, LDK kishte fituar bindsh\u00ebm pasi kishte marr\u00eb 63.5% t\u00eb vota dhe kandidati i saj, Fadil Ferati (tashm\u00eb i ndjer\u00eb) ishte zgjedhur kryetar i Istogut, kurse PDK n\u00eb raundin e dyt\u00eb kishte marr\u00eb 36.55% t\u00eb votave, shkruan Reporteri.net.<\/p>\n<p>Fadil Ferati ishte kandidat p\u00ebr kryetar t\u00eb Istogut edhe n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2009, por nuk arriti t\u00eb fitonte n\u00eb raundin e pare, pasi kishte marr\u00eb 47.47% t\u00eb votave. Naim Imeraj nga AAK-ja ishte renditur i dyti me 21.52% t\u00eb votave, Idriz Blakaj nga PDK-ja i treti me 17.34%, Rifat Osmanaj nga LDD-ja i kat\u00ebrti me 12.06%, Gojart Lybniqi nga Demokracia e re e Kosov\u00ebs 1% dhe Afrim Sadikaj nga PSD-ja me 0.61% t\u00eb votave.<\/p>\n<p>N\u00eb raundin e dyt\u00eb, Fadil Ferati i LDK-s\u00eb kishte fituar bindsh\u00ebm me 70.65% t\u00eb votave dhe ishte zgjedhur s\u00ebrish kryetar i Istogut, duke mundur kandidatin e AAK-s\u00eb Naim Imeraj i cili kishte marr\u00eb 29.35% t\u00eb votave.<\/p>\n<p>Por disa muaj pasi fitoi mandatin e dyt\u00eb si kryetar i istogut, Fadil Ferati i LDK-s\u00eb vdiq si pasoj\u00eb e nj\u00eb s\u00ebmundje.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) organizoi zgjedhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr kryetar t\u00eb Istogut.<\/p>\n<p>LDK p\u00ebr kandidat t\u00eb saj kandidoi Haki Rugov\u00ebn, i cili nuk arriti p\u00ebr pak t\u00eb fitoi n\u00eb raundin e pare, pasi mori 49.34% t\u00eb votave t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb raundin e dyt\u00eb, Haki Rugova fitoi bindsh\u00ebm duke marr\u00eb 75.92% t\u00eb votave t\u00eb qytetar\u00ebve, duke mposhtur kund\u00ebrkandidatin e tij nga PDK, Shasivar Haxhijaj q\u00eb kishte marr\u00eb 24.08% t\u00eb votave t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Haki Rugova nga LDK m\u00eb pas fitoi edhe zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2013 dhe ato t\u00eb 2017-t\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb zgjedhjet e 2013, Rugova kishte fituar zgjedhjet pa balotazh, pasi kishte marr\u00eb besimin e 50.95% t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Istogut, duke l\u00ebn\u00eb parapa Donika Kadaj-Bujupin e AAK-s\u00eb me 28.85%, Shasivar Haxhiajn e PDK-s\u00eb me 15.50%, Florin Dreshaj nga Vet\u00ebvendosje me 2.55% dhe Teuta Hasanin nga AKR me 2.15%, dhe Teuta Hasanin nga AKR me 2.15%.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr vjet m\u00eb von\u00eb, n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb 2017-t\u00eb, Haki Rugova nuk kishte arritur t\u00eb fitoj\u00eb n\u00eb raundin e pare, pasi kishte marr\u00eb 45.36% t\u00eb votave, n\u00eb vend t\u00eb dyt\u00eb ishte Gani Dreshaj nga AAK me 35.63%, n\u00eb vendin e tret\u00eb Beqir Sadikaj nga PDK me 8.40%, n\u00eb vendin e kat\u00ebrt Vet\u00ebvendosje me kandidatin e saj Agron Avdijaj q\u00eb kishte marr\u00eb 8.13% dhe i fundit ishte Arif Elshani nga Inciativa e t\u00eb Pavarurit t\u00eb Istogut me 2.47%.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Rugova kishte arriti t\u00eb b\u00ebhej s\u00ebrish kryetar i Istogut pasi kishte mundur n\u00eb balotazh kandidatin e AAK-s\u00eb Gani Dreshaj, me nj\u00eb p\u00ebrqindje tejet t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Rugova kishte marr\u00eb 50.03% t\u00eb votave, kurse Dreshaj 49.97% t\u00eb votave. \/Reporteri.net\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga paslufta komuna e Istogut \u00ebsht\u00eb bastion i pathyesh\u00ebm i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. Komuna nga vije presidenti i ndjer\u00eb i k\u00ebsaj partie, n\u00eb t\u00eb gjitha zgjedhjet lokale ka pasur besimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb qytetar\u00ebve, duke mos provuar asnj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb parti tjet\u00ebr n\u00eb udh\u00ebheqjen komunale, shkruan Reporteri.net. LDK pret q\u00eb edhe n\u00eb zgjedhjet lokale [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":518669,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[279],"tags":[266,229,264,263],"class_list":["post-518665","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-zgjedhjet-lokale-2021","tag-aak","tag-istog","tag-ldk","tag-lvv"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/518665","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=518665"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/518665\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/518669"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=518665"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=518665"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=518665"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}