{"id":518930,"date":"2021-10-09T20:53:04","date_gmt":"2021-10-09T18:53:04","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=518930"},"modified":"2021-10-10T14:28:06","modified_gmt":"2021-10-10T12:28:06","slug":"takimi-i-dubovikut-ku-u-konfirmua-shperberja-e-listes-guxo-e-u-turperua-donika-gervalla-nuk-na-keni-hape-ma-telefonin-mkeni-djege","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/takimi-i-dubovikut-ku-u-konfirmua-shperberja-e-listes-guxo-e-u-turperua-donika-gervalla-nuk-na-keni-hape-ma-telefonin-mkeni-djege\/","title":{"rendered":"Takimi n\u00eb Dubovik ku u konfirmua shp\u00ebrb\u00ebrja e List\u00ebs Guxo, e u turp\u00ebrua Donika G\u00ebrvalla: Nuk na keni hap\u00eb ma telefonin, m\u2019keni djeg\u00eb, po bajn\u00eb hajgare me mu (I)"},"content":{"rendered":"<p><b>Duboviku, vendlindja e saj, ishte p\u00ebrzgjedhur nga Ministrja e Jashtme Donika G\u00ebrvalla-Schwarz p\u00ebr t\u2019i grumbulluar parin\u00eb dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit tjer\u00eb t\u00eb List\u00ebs Guxo. Takimi ndodhi para m\u00eb shum\u00eb se tre muajsh, n\u00eb fillim t\u00eb ver\u00ebs s\u00eb vitit 2021, e ndon\u00ebse temperaturat n\u00eb Kosov\u00eb ishin ende t\u00eb ul\u00ebta, aty brenda n\u00eb kull\u00eb situata &#8216;u nxeh\u00eb&#8217; shum\u00eb. G\u00ebrvalla takimin e inicioi p\u00ebr ta shuar \u201czhurm\u00ebn\u201d dhe kund\u00ebrshtit\u00eb q\u00eb kishin nisur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e List\u00ebs Guxo, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkonin q\u00eb subjekti i krijuar nga Vjosa Osmani t\u00eb garonte ndaras nga Vet\u00ebvendosje n\u00eb zgjedhjet komunale. Por, gjith\u00e7ka i shkoi si mos m\u00eb keq kryediplomates, dhe ministrave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb List\u00ebs Guxo, q\u00eb u p\u00ebrballen me shum\u00eb e shum\u00eb akuza nga njer\u00ebz t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij grupimi politik. Takimi kishte kulmuar me fjalimin d\u00ebshp\u00ebrues t\u00eb Donika Gervall\u00ebs, q\u00eb t\u00eb pranishmit i quajti vullnetar\u00eb dhe t\u00eb padenj\u00ebt p\u00ebr t\u00eb krijuar me ta subjekt politik. Gazeta Online Reporteri.net ua sjell detajet ekskluzive nga ky takim, me video dhe fotografi nga brenda.\u00a0<\/b><\/p>\n<p>I menduar si nj\u00eb takim p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje, i thirrur n\u00eb vendlindjen e saj dhe t\u00eb babait t\u00eb saj hero Jusuf G\u00ebrvalla, p\u00ebr ushtruesen e detyr\u00ebs s\u00eb Kryetares s\u00eb List\u00ebs Guxo shkoi si mos me keq.<\/p>\n<p>Donika G\u00ebrvalla, n\u00eb kullat e G\u00ebrvall\u00ebve t\u00eb Dubovikut, u akuzua p\u00ebr zhg\u00ebnjim nga njer\u00ebzit t\u00eb cil\u00ebt e rrit\u00ebn politikisht at\u00eb me mb\u00ebshtetjen e tyre.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm zhg\u00ebnjim. Pati akuza q\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsit dhe koordinator\u00ebt e List\u00ebs Guxo n\u00eb zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 edhe u \u2018tradhtuan\u2019 dhe neglizhuan nga paria e List\u00ebs s\u00eb Vjosa Osmanit. Gjith\u00e7ka sipas t\u00eb pranishmeve nisi t\u00eb shkoi keq me tu zgjedhur kjo e fundit Presidente e vendit.<\/p>\n<p>Krejt k\u00ebto pretendime i ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim Nasuf Bejta, ish-kandidati p\u00ebr deputet, q\u00eb m\u00eb von\u00eb u b\u00eb kund\u00ebrkandidati i Osmanit p\u00ebr President, sa p\u00ebr t\u2019ia mund\u00ebsuar asaj zgjedhjen shefe t\u00eb shtetit, si\u00e7 k\u00ebrkohet me procedura kushtetuese.<\/p>\n<p>Gazeta Online Reporteri.net e ka siguruar me videon fjalimin e Bejtes n\u00eb takimin n\u00eb Dubovik.<\/p>\n<div style=\"padding-top: 56.25%; position: relative; width: 100%;\"><iframe class=\"no-margin\" style=\"position: absolute; left: 0; top: 0; width: 100%; height: 100%;\" src=\"https:\/\/video.gjirafa.com\/embed\/video-1633798062-1-mp4?autoplay=true&amp;am=true\" frameborder=\"0\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\"><\/iframe><\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Gjitha k\u00ebto fjal\u00eb zhg\u00ebnjimi, Bejta i tha para an\u00ebtar\u00ebve dhe koordinator\u00ebve t\u00eb List\u00ebs Guxo e drejtuesve t\u00eb saj, n\u00eb mesin e tyre edhe Donika Gervalla-Schwarz, t\u00eb cil\u00ebs i drejtohet ai gjat\u00eb gjith\u00eb fjalimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Tregon se si nuk ia hapen m\u00eb as telefonin pas zgjedhjes s\u00eb Vjosa Osmanit p\u00ebr Presidente. Madje, thot\u00eb se i mbeti edhe nj\u00eb dhurat\u00eb pa ia dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKam qen\u00eb n\u00eb gjendje edhe jet\u00ebn me e dhan\u00eb, ve\u00e7 me mu realizu ajo d\u00ebshira e referendumit gjith\u00ebpopullor\u201d, e nis fjalimin e tij Bejta, profesori nga Vushtrria dhe koordinatori i deg\u00ebs s\u00eb List\u00ebs Guxo n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb, i cili si kandidat p\u00ebr deputet grumbulloi hiq m\u00eb pak se 6000 mij\u00eb vota.<\/p>\n<p>Madje, kund\u00ebrkandidati i Vjosa Osmanit p\u00ebr President thot\u00eb se edhe u dogj keq nga shefja e shtetit dhe subjekti i saj, Lista Guxo, por p\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebsaj \u2018sakrifice\u2019 t\u00eb tij, thot\u00eb se krejt \u00e7ka do \u00ebsht\u00eb t\u00eb gjendet nj\u00eb zgjidhje.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00ebkoh\u00ebsisht, ndoshta, fundi ka me tregu se ndoshta jam ma i djeguri prej krejt k\u00ebsaj liste. P\u00ebr fat t\u00eb keq, edhe p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, jam tu prit n\u00eb at\u00eb list\u00ebn q\u00eb s\u2019ka me u realizu p\u00ebr deputet t\u00eb parlamentit t\u00eb Kosov\u00ebs, por ajo \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb miligram pesh\u00eb p\u00ebr mu. Ve\u00e7 problemi le t\u00eb zgjidhet\u201d.<\/p>\n<p>\u201cM\u00eb kan\u00eb ftu p\u00ebr deputet kandidat, mas 2006-\u00ebs kam pushu. N\u00eb televizion e kam than, prej vdekjes s\u00eb Rugov\u00ebs kam pushu se nuk jam pajtu me politikat e LDK-s\u00eb. Kam pranu kandidat p\u00ebr Vjos\u00ebn, kam pranu \u00e7do detyr\u00eb t\u00eb List\u00ebs Vjosa, dhe mendoj se e kam kryer, kshtu e kam dit\u00eb q\u00eb ndoshta po hupi shum\u00eb, por do ta realizoj, edhe dulem ku dulem\u201d, d\u00ebgjohet t\u00eb thot\u00eb Bejta n\u00eb videon e siguruar nga Gazeta Online Reporteri.net.<\/p>\n<p><iframe title=\"Takimi i Dubovikut ku u konfirmua shp\u00ebrb\u00ebrja e List\u00ebs Guxo, e u turp\u00ebrua Donika G\u00ebrvalla\" width=\"500\" height=\"281\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/th0eOsep_6s?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" referrerpolicy=\"strict-origin-when-cross-origin\" allowfullscreen><\/iframe><\/p>\n<p>Duke kund\u00ebrshtuar \u201cshkrirjen\u201d e mundshme n\u00eb L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje, Nasuf Bejta n\u00eb takimin e Dubovikut i drejtohet Donika G\u00ebrvalles duke i kujtuar nj\u00eb takim q\u00eb kishin pasur para krijimit t\u00eb List\u00ebs Guxo, me Vjosa Osmanin.<\/p>\n<p>Tregon se kishte propozuar t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb LDK, ta marrin drejtimin e k\u00ebsaj partie, por se sipas Bejtes Vjosa Osmani ia kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se \u201ci ka vdekur n\u00ebna asaj pune\u201d.<\/p>\n<p>\u201cThash mir\u00eb at\u00ebher\u00eb, un\u00eb ju tregova, jam i gatsh\u00ebm. P\u00ebrpara, le t\u00eb bahen zyrat\u201d, kujton ai bised\u00ebn me Osmanin, G\u00ebrvallen dhe t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb u larguan vitin q\u00eb shkoi nga LDK-ja p\u00ebr t\u00eb formuar List\u00ebn Guxon n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij viti, para zgjedhjeve t\u00eb 14 shkurtit.<\/p>\n<p>\u201cNa po bohen gati me i hap zyrat, kum ba ekip t\u00eb fort\u00eb n\u00eb Vushtrri se me e dridh\u00eb Vushtrrin\u00eb, tash po m\u2019duhet me ju than kthenu burra se s\u2019ka kurgjo\u201d, thot\u00eb tutje Bejta, i d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr gjendjen e krijuar brenda List\u00ebs Vjosa dhe i zhg\u00ebnjyer me sjelljen e drejtuesve t\u00eb saj, t\u00eb cil\u00ebt thot\u00eb se pas zgjedhjes s\u00eb Vjosa Osmanit p\u00ebr Presidente as nuk i kan\u00eb hapur m\u00eb telefonin.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebshtu, tubimi i fundit, po i p\u00ebrgjigjna zot\u00ebri Burim Karametes dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb jan\u00eb ktu, se miq kemi qen\u00eb miq do t\u00eb mbesim, se un\u00eb nuk e kam fillu p\u00ebr hajgare. Kush e ka fillu p\u00ebr hajgare le ta vazhdon. Tubimi i fundit, zonja ministresh\u00eb, a ju kujtohet kur jemi pyt na delegatet e List\u00ebs, qysh po ja lajm emrin subjektit dhe \u00e7ka po veprojm\u00eb, a ju kujtohet \u00e7ka kom fol un\u00eb. Po m\u00eb vjen shum\u00eb keq, por p\u00ebr fat t\u00eb keq jam nifar vizionari e i q\u00eblloj do sene t\u00eb k\u00ebqija. E kam prognozu rrahjen me karrika para se me ndodhe edhe ndodhi, edhe e kam dit\u00eb q\u00eb s\u2019ka me funksionu Lista, pse? Mendoj q\u00eb propozimi imi ka qen\u00eb shum\u00eb i mir\u00eb, Vjosa me kta trima, guximtar q\u00eb p\u2019i thuni vetit, le te ban k\u00ebrkes\u00ebn e ka elektoratin, lshoni pe, na jemi LDK, le t\u00eb udh\u00ebheqim partin\u00eb, le tjet pezull ajo. Tashti s\u2019ish marr vesh. Mas presidentes, ka pretendim, ka njer\u00ebz, kemi me udh\u00ebheq LDK-n\u00eb qysh duhet n\u00eb frym\u00ebn e Rugov\u00ebs. Joo, i ka vdek nana k\u00ebsaj pune, \u00ebsht\u00eb fjali e presidentes. I ka vdek nana k\u00ebsaj pune profesor edhe, n\u00eb fakt ka pas arsyeje. Thash mir\u00eb at\u00ebher\u00eb, un\u00eb ju tregova, jam i gatsh\u00ebm. P\u00ebrpara, le t\u00eb bahen zyrat. Kur ni dit\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq kurr s\u2019kam perjetu, than u mbyll\u00eb selia n\u00eb Prishtin\u00eb. Na po bohen gati me i hap zyrat, kum ba ekip t\u00eb fort\u00eb n\u00eb Vushtrri se me e dridh\u00eb Vushtrrin\u00eb, tash po m\u2019duhet me ju than kthenu burra se s\u2019ka kurgjo\u201d.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7ka \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa ime. Po ju tregoi sinqerisht, se njeri q\u00eb mas pakti n\u00eb bot\u00eb, n\u00eb Kosov\u00eb, don poste edhe ka di\u00e7ka p\u00ebr perveti jam un\u00eb. E kam refuzu detyr\u00ebn e drejtorit t\u00eb Post\u00eb Telekomit t\u00eb Kosov\u00ebs me vot\u00eb p\u00ebr Fatmir Sejdiun. Jam kan\u00eb pro Dacit, e kam refuzu at\u00eb post, e kam refuzu postin e Kandidatit p\u00ebr Kryetar t\u00eb Komun\u00ebs ve\u00e7 me shku me u ul, jo ve\u00e7 ka drejt\u00ebsia edhe ve\u00e7 ka populli. Edhe k\u00ebsaj radhe, asnj\u00eb milimet\u00ebr nuk m\u00eb shkon mendja, se a do t\u00eb bahen, se i ka ba vitet, jam profesor, inxhinier i diplomum i elektroteknikes, shum\u00eb mburrna p\u00ebr karrier\u00ebn time t\u00eb past\u00ebr, 6000 mij\u00eb vota t\u00eb pastra si loti, po ju betohna n\u00eb cka t\u2019doni votat ma t\u00eb pastra n\u00eb Kosov\u00eb. Kujt s\u2019ja kam dhan ni \u00e7aj, kujt si kam thna ama vot\u00ebn, kuj nuk i kam than mi than di\u00e7ka thuj dikuj, asnj\u00eb billboard se kom pas, as juve s\u2019ju kam than hajdeni mas meje le t\u2019um sheh dikush. Ato q\u00eb mi ka dhan elektorati mi ka dhan, e i fal\u00ebnderojn\u00eb n\u00eb tok\u00eb e n\u00eb qiell. Qato jan\u00eb kan\u201d.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-518942\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/takimi-dubovik-2.jpg\" alt=\"\" width=\"960\" height=\"719\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/takimi-dubovik-2.jpg 960w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/takimi-dubovik-2-300x225.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/takimi-dubovik-2-768x575.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/takimi-dubovik-2-80x60.jpg 80w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/takimi-dubovik-2-160x120.jpg 160w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/takimi-dubovik-2-265x198.jpg 265w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/takimi-dubovik-2-530x396.jpg 530w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/takimi-dubovik-2-696x521.jpg 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/10\/takimi-dubovik-2-561x420.jpg 561w\" sizes=\"(max-width: 960px) 100vw, 960px\" \/><\/p>\n<p>Tutje, Koordinatori i List\u00ebs Guxo n\u00eb Vushtrri tregon se si nuk kishte arritur t\u2019ia dhuroj\u00eb Vjosa Osmanit, as nj\u00eb piktur\u00eb t\u00eb punuar nga nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i tij, enkas pas zgjedhjes s\u00eb saj Presidente, me kund\u00ebrkandidatur\u00ebn e tij n\u00eb Kuvend, sa p\u00ebr t\u2019ia mund\u00ebsuar procesin e rregullt.<\/p>\n<p>Se p\u00ebr t\u2019ia uruar vet\u00eb postin, sipas tij, as q\u00eb u b\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Thot\u00eb se as telefonin nuk ia hapen Osmani dhe t\u00eb tjer\u00ebt. Deri dikur kur arriti t\u00eb kontaktoj\u00eb me Ministrin Faton Peci, por q\u00eb si\u00e7 i kishte th\u00ebn\u00eb, kishte qen\u00eb i s\u00ebmur\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cZgjati s\u00ebmundja shum\u00eb\u201d, thot\u00eb ai, derisa disa t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb sall\u00eb d\u00ebgjohen duke qeshur me z\u00eb. I pranish\u00ebm n\u00eb Dubovik kishte qen\u00eb edhe vet\u00eb Peci.<\/p>\n<p>\u201cPo qato 6000 vota i kam than edhe Vjos\u00ebs, merri e ruaj, se jan\u00eb t\u00eb pastra. Kan\u00eb me na vyt\u00eb p\u00ebr ma von\u00eb. K\u00ebta lypin di\u00e7ka. Met p\u00ebr me dal n\u00ebp\u00ebr deg\u00eb, prit, thirr, s\u2019ka, thirr, s\u2019ka, thirr, s\u2019ka. Ni dit\u00eb po i shoh kta, thash edhe mu s\u2019po me vykan kta. Edhe pse kund\u00ebrkandidat i Vjos\u00ebs, d\u00ebshir\u00ebn e pata, nj\u00eb piktur\u00eb e pata t\u00eb punume enkas p\u00ebr to, s\u2019mu mundsue me ja uru postin t\u2019pakten kund\u00ebrkandidati. Me i than urime, u bojke e madhe nashti mu rrit emri n\u00eb televizion. Pata d\u00ebshir\u00eb nj\u00eb piktur\u00eb, prej nipit t\u00eb Latif Berish\u00ebs, e ka punu enkas, nx\u00ebn\u00ebs, p\u00ebr Vjos\u00ebn. Po, po. Dikur thash e qetash m\u00eb plasi zemra, edhe e mora Fatonin [Pecin] n\u00eb telefon, ky ish kan\u00eb s\u2019mut p\u00ebr fat t\u00eb keq [qeshin disa n\u00eb sall\u00eb], zgjati smundja shum\u00eb [qeshin serish disa n\u00eb sall\u00eb], edhe thash do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb adres\u00eb tjet\u00ebr, edhe u lidha me k\u00ebto grupet p\u00ebr \u00e7ka i p\u00ebrg\u00ebzoj\u00eb. K\u00ebta jan\u00eb kan\u00eb shum\u00eb ma aktiv se na. Un\u00eb po ju tham, ju lumt\u00eb juve shtabin e Vjos\u00ebs, edhe Lista q\u00eb keni qen\u00eb. Ju jeni kan shum\u00eb aktiv. Po mu m\u00eb ardhke keq me ju than\u00eb, se na jemi pasivizu\u201d.<\/p>\n<p>Tutje, ai e kritikon ashp\u00ebr G\u00ebrvallen se si Lista Guxo nuk ishte konsultuar fare me koordinator\u00ebt e saj p\u00ebr emrat e ministrave q\u00eb i mor\u00ebn nga koalicioni me LVV-n\u00eb, n\u00eb Qeverin\u00eb Kurti 2.<\/p>\n<p>\u201cPrej zgjedhjes s\u00eb Presidentes, un\u00eb mo me asnj\u00eb se kam asnj\u00eb kontakt. Se kam asnj\u00eb kontakt, me than\u00eb se \u00e7ka u bo, \u00e7ka ndodhi? Ku jemi? Cka ndodhi? A kemi kandidat? A kemi naj vend t\u00eb ministrit? Ma merr menja Donik\u00eb [G\u00ebrvalla] \u00ebsht\u00eb dasht\u00eb, reni e ka lyp, me qata njer\u00ebz q\u00eb keni fillu, me than uluni qetu, koalicioni po fillon, dy ministra i kemi, 15 z\u00ebvend\u00ebsministra i kemi, a jau merr menja q\u00eb \u00ebsht\u00eb Fatoni [Peci] meritor, a s\u2019\u00ebsht\u00eb meritor. Cka jau merr menja, e jo ve\u00e7 kshtu\u201d.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb i zhg\u00ebnjym kam shum\u00eb \u00e7ka me fol, s\u2019po du me fol\u201d, thot\u00eb ai n\u00eb tubim, derisa shton se nuk pranon assesi q\u00eb Lista Guxo t\u00eb shkrihet n\u00eb Vet\u00ebvendosjen e Kryeministrit Albin Kurti.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb p\u00ebr veti jam i lumtur e kam kry detyr\u00ebn teme, un\u00eb e kam rrog\u00ebn time, t\u00eb pamvarur, me em\u00ebr t\u00eb zotit. Nashti matematikat e dikujt kam me i prish, n\u00eb qoft\u00eb se Lista ve\u00e7 ka vendos\u00eb q\u00eb me u shkri n\u00eb Vet\u00ebvendosje, ose me ju than njer\u00ebzve q\u00eb na i realizuam \u00e7ka pat\u00ebm e juve jau boft\u00eb zoti qajren. Qashtu jemi met na. Un\u00eb n\u00eb Vushtrri s&#8217;po mund dal. Tu bo hajgare njer\u00ebzit me mu. Nuk u kan burra bash p\u00ebr qyshtu\u201d, thot\u00eb Bejta.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam shum\u00eb i sigurt, po s\u2019patem, po me vjen keq q\u00eb se pat\u00ebm edhe Haxhin\u00eb [Avdyli] k\u00ebtu, e me ju than, hajdni tash grahni partis\u00eb. Lypshit parti, grahni partis\u00eb. S\u2019ka me dy mendje me dy lug\u00eb. E jo tash, tash po shihet n\u00eb televizion, vec 2% me kan cka po del n\u00eb televizor, boll osht. Merrni edhe qata \u00e7ka i keni pa rahatu, rahatoni, e lenani rahat, na u digjem na. S&#8217;\u00ebsht\u00eb me randsi, u digjem na, \u00ebsht\u00eb Zoti i madh. Mu po me vjen shum\u00eb keq se n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb dasht me u shku, po megjithat\u00eb, me qen\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja se ajo pjesa ma e sinqerta e LDK-s\u00eb, u nda, ka sakrifiku, ma merr menja ma me pozitivitet o desht me i analizu senet. Me i ngu njer\u00ebzit, me jau hap telefonin, se kur ish fushata, po valla edhe nat\u00ebn xingrrojke\u201d, p\u00ebrfundon fjalimi i tij.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 Bejt\u00ebs, n\u00eb takimin n\u00eb fjal\u00eb, si\u00e7 merr vesh Gazeta Online Reporteri.net, edhe koordinator\u00ebt e qendrave tjera t\u00eb List\u00ebs Guxo kan\u00eb shprehur shqet\u00ebsimet dhe zhg\u00ebnjimet e tyre.<\/p>\n<p>Madje, disa prej tyre kan\u00eb e konsideruar \u201cList\u00ebn Guxo\u201d fantome dhe mashtrim.<\/p>\n<p>N\u00eb takim kishte folur edhe vet Donika Gervalla. E cila sipas nj\u00eb burimi, i pranish\u00ebm n\u00eb takim, i thot\u00eb Gazet\u00ebs Online Reporteri.net, pasi kishte par\u00eb se nuk po arrin t\u2019i qet\u00ebsoj\u00eb gj\u00ebrat, kishte devijuar n\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigje t\u00eb r\u00ebnda ndaj t\u00eb pranishm\u00ebve.<\/p>\n<p>Kryediplomatja Gervalla u kishte th\u00ebn\u00eb an\u00ebtar\u00ebve dhe koordinator\u00ebve t\u00eb List\u00ebs Guxo t\u00eb pranish\u00ebm se nuk jan\u00eb t\u00eb denj\u00ebt si kuadro p\u00ebr t\u00eb krijuar subjekt politik me ta, duke i quajtur ve\u00e7 \u201cvullnetar\u00eb&#8221;, &#8220;t\u00eb papun\u00eb&#8221; &#8220;q\u00eb s\u2019u ka k\u00ebrkuar vot\u00ebn as p\u00ebr veten, as p\u00ebr Vjos\u00ebn e as p\u00ebr Fatonin\u201d.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse nuk u b\u00eb kurr\u00eb publike, takimi kishte p\u00ebrfunduar me &#8216;hijen&#8217; e shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb List\u00ebs Guxo, ani pse drejtuesit e saj dhe Ministrat e saj vazhdojn\u00eb t\u00eb paraqiten si subjekt politik. <strong>[<a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/takimi-i-listes-guxo-ne-dubovik-donika-gervalla-aspak-mirenjohese-per-perkrahesit-e-saj-u-kerkon-atyre-nenshtrim\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">VAZHDON&#8230;<\/a>]<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Duboviku, vendlindja e saj, ishte p\u00ebrzgjedhur nga Ministrja e Jashtme Donika G\u00ebrvalla-Schwarz p\u00ebr t\u2019i grumbulluar parin\u00eb dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit tjer\u00eb t\u00eb List\u00ebs Guxo. Takimi ndodhi para m\u00eb shum\u00eb se tre muajsh, n\u00eb fillim t\u00eb ver\u00ebs s\u00eb vitit 2021, e ndon\u00ebse temperaturat n\u00eb Kosov\u00eb ishin ende t\u00eb ul\u00ebta, aty brenda n\u00eb kull\u00eb situata &#8216;u nxeh\u00eb&#8217; shum\u00eb. G\u00ebrvalla [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":518938,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-518930","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/518930","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=518930"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/518930\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/518938"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=518930"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=518930"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=518930"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}