{"id":521601,"date":"2021-10-14T11:52:01","date_gmt":"2021-10-14T09:52:01","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=521601"},"modified":"2021-10-14T11:52:01","modified_gmt":"2021-10-14T09:52:01","slug":"shqiptaret-bashke-ne-mitrovice-te-veriut-per-ta-thyer-pushtetin-e-listes-serbe-rezultatet-nder-vite-ne-5-komunat-veriore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/zgjedhjet-lokale-2021\/shqiptaret-bashke-ne-mitrovice-te-veriut-per-ta-thyer-pushtetin-e-listes-serbe-rezultatet-nder-vite-ne-5-komunat-veriore\/","title":{"rendered":"Shqiptar\u00ebt bashk\u00eb n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Veriut p\u00ebr ta thyer pushtetin e List\u00ebs Serbe \u2013 rezultatet nd\u00ebr vite n\u00eb 5 komunat veriore"},"content":{"rendered":"<p><strong>Lista Serbe, parti kjo e kontrolluar nga Serbia, qe disa vite ka pushtet absolut n\u00eb komunat veriore.<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb prej komunave q\u00eb Lista Serbe fiton prej vitesh n\u00eb raundin e pare \u00ebsht\u00eb edhe Mitrovica e Veriut, ku p\u00ebr disa vjet ka udh\u00ebhequr Goran Rakiq.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2020 kur Rakiq u largua p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pozit\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs u shpall\u00ebn zgjedhjet e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr kryetar komune, ku fitoi Milan Radojeviq po nga Lista Serbe.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta sfiduar m\u00eb fuqish\u00ebm List\u00ebn Serbe n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb 17 tetorit, partit\u00eb shqiptare kan\u00eb vendosur q\u00eb t\u00eb garojn\u00eb s\u00eb bashku. L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, PDK, LDK, AAK, Koalicioni VAKAT, AKR, shoq\u00ebria civile, komuniteti RAE t\u00eb gjitha jan\u00eb bashkuar q\u00eb ta sfidojn\u00eb List\u00ebn Serbe n\u00eb k\u00ebt\u00eb komun\u00eb Partit\u00eb e bashkuara shqiptare n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Veriut kan\u00eb aplikuar p\u00ebr certifikim n\u00eb Komisionin Qendror t\u00eb Zgjedhjeve (KQZ), me emrin \u2018Iniciativa qytetare Mitrovica\u2019.<\/p>\n<p><b>M\u00eb posht\u00eb gjeni rezultatet nd\u00ebr vite n\u00eb 5 komunat veriore t\u00eb lartcekura:<\/b><\/p>\n<p><b>Rezultatet<\/b><strong>\u00a0n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut<\/strong><\/p>\n<p>Zgjedhjet e n\u00ebntorit t\u00eb vitit 2013 i kishte fituar kandidati i List\u00ebs Serbe, Kristimir Pantiq, por ai at\u00eb koh\u00eb kishte refuzuar t\u00eb n\u00ebnshkruaj\u00eb deklarat\u00ebn n\u00eb flet\u00ebn, ku sipas informatave, simbolet e Kosov\u00ebs ishin fshehur me nj\u00eb let\u00ebr ngjit\u00ebse, ishte interpretuar si demonstrim i refuzimit t\u00eb njohjes s\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu Qeveria e Kosov\u00ebs kishte shpallur t\u00eb d\u00ebshtuar seanc\u00ebn inauguruese p\u00ebr kryetarin e Mitrovic\u00ebs veriore. Si rrjedhoj\u00eb, ishin shpallur zgjedhjet e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb ishin mbajtur n\u00eb shkurt t\u00eb 2014-t\u00ebs.<\/p>\n<p>Goran Rakiq ishte kandidat nga Lista Serbe i cili kishte fituar mandatin e kryetarit q\u00eb n\u00eb raundin e pare pasi kishte fituar 52,84% te votave, duke mundur kund\u00ebrkandidatin e tij,<\/p>\n<p>Oliver Ivanoviq (tashm\u00eb i ndjer\u00eb) q\u00eb at\u00eb koh\u00eb kishte fituar 27.62% t\u00eb votave.<br \/>\nRakiq garoi edhe n\u00eb zgjedhjet e vitit 2017 ku fitoi mandatin e dyt\u00eb pasi mori 67.5% t\u00eb votave.<\/p>\n<p>Edhe zgjedhjet e jasht\u00ebzakonshme t\u00eb vitit 2019 i kishte fituar Rakiq me 90.4% te votave<br \/>\nPas nj\u00eb vitit Mitrovica e Veriut shkoj s\u00ebrish n\u00eb zgjedhje pasi Rakiq mori pozit\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e mbajtura n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb 2020, Milan Radojevic nga Lista Serbe u zgjodh kryetar i Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p><strong>Rezulatet n\u00eb komun\u00ebn e Zve\u00e7anit:<\/strong><\/p>\n<p>Vu\u010dina Jankoviq mban detyr\u00ebn e kryetarit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Zve\u00e7anit nga viti 2013. Si kandidat i List\u00ebs Serbe \u00ebsht\u00eb rizgjedhur n\u00eb zgjedhjet lokale 2017.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e 2013-t\u00ebs, Jankoviq kishte fituar 57.55% t\u00eb votave, n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb 2017-t\u00ebs 70.59% t\u00eb votave, kurse n\u00eb zgjedhjet e 2019 kishte fituar 94.08% t\u00eb votave.<\/p>\n<p><strong>Rezultatet n\u00eb komun\u00ebn e Zubin Potokut<\/strong><\/p>\n<p>Edhe k\u00ebt\u00eb komun\u00eb nga viti 2013 e udh\u00ebheq Lista Serbe.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2013, kryetar ishte zgedhur Stevan Vuloviq q\u00eb kishte fituar 78,74% t\u00eb votave. Vuloviq fitoi edhe mandatin e dyt\u00eb n\u00eb zgjedhjet e 2017-t\u00ebs, ku kishte fituar 79.85% t\u00eb votave.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e 2019-t\u00eb, Lista Serbe fitoi me kandidatin Srdjan Vuloviq q\u00eb kishte fituar 94,6% t\u00eb votave.<\/p>\n<p><b>Rezultatet<\/b><strong>\u00a0n\u00eb komun\u00ebn e Sht\u00ebrpc\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Qe tre mandate me radh\u00eb kjo komun\u00eb drejtohet nga Bratislav Nikoliq, s\u00eb pari si kandidat i SLS-s\u00eb dhe m\u00eb pas i List\u00ebs Serbe.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb 2009-t\u00ebs, Nikoliq ishte zgjedhur kryetar n\u00eb raundin e dyt\u00eb me 64,50% t\u00eb votave si kandidat i SLS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb 2013 Nikoliq s\u00ebrish si kanidat i SLS-s\u00eb kishte arritur t\u00eb behet kryetar pasi n\u00eb balotazh kishte fituar 56.25% t\u00eb votave duke mposhtur kunderkandidatin nga Lista Serbe Ivan Redziq q\u00eb kishte marr\u00eb 43.75% te votave Nikoliq kishte fituar edhe mandatin e tret\u00eb si kryetar i Sht\u00ebrpc\u00ebs, por n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb 2017-t\u00ebs kishte kandidauar n\u00ebn petkun e List\u00ebs Serbe ku kishte fituar n\u00eb raundin e par\u00eb me 73.58% t\u00eb votave.<\/p>\n<p><b>Rezultatet<\/b><strong>\u00a0n\u00eb komun\u00ebn e Leposaviqit<\/strong><\/p>\n<p>Edhe kjo komun\u00eb nga viti 2013 udh\u00ebhiqet nga Lista Serbe.<br \/>\nN\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2013 kishte fituar kandidati Dragan Jablanoviq me 51,48% t\u00eb otave.<\/p>\n<p>Kurse n\u00eb zgjedhjet e 2017-t\u00ebs, Lista Serbe kishte garuar me kandidatin Zoran Todiq q\u00eb kishte fituar mandatin e pare si kryetar pasi kishte arritur t\u00eb fitonte 63.20% t\u00eb votave.<\/p>\n<p>Todiq fitoi edhe n\u00eb zgjedhjet e vitit 2019 me 96,7% t\u00eb votave duke marr\u00eb mandatin e dyt\u00eb t\u00eb kryetarit. \/Reporteri.net\/.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lista Serbe, parti kjo e kontrolluar nga Serbia, qe disa vite ka pushtet absolut n\u00eb komunat veriore. Nj\u00eb prej komunave q\u00eb Lista Serbe fiton prej vitesh n\u00eb raundin e pare \u00ebsht\u00eb edhe Mitrovica e Veriut, ku p\u00ebr disa vjet ka udh\u00ebhequr Goran Rakiq. N\u00eb vitin 2020 kur Rakiq u largua p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pozit\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":521607,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[279],"tags":[254,253,283],"class_list":["post-521601","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-zgjedhjet-lokale-2021","tag-mitrovice","tag-mitroviceveriut","tag-zgjedhjet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/521601","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=521601"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/521601\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/521607"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=521601"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=521601"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=521601"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}