{"id":525567,"date":"2021-10-20T16:07:59","date_gmt":"2021-10-20T14:07:59","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=525567"},"modified":"2021-10-22T17:53:31","modified_gmt":"2021-10-22T15:53:31","slug":"synimet-e-rrezikshme-te-dodikut-situate-serioze-politike-ne-bosnje-hercegovine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/synimet-e-rrezikshme-te-dodikut-situate-serioze-politike-ne-bosnje-hercegovine\/","title":{"rendered":"&#8216;Synimet e rrezikshme&#8217; t\u00eb Dodikut, &#8220;situat\u00eb serioze politike n\u00eb Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8220;Synimet e rrezikshme&#8221; t\u00eb Dodikut k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb paqen. K\u00ebshtu i vler\u00ebsojn\u00eb analist\u00ebt njoftimet p\u00ebr anulimin e nj\u00ebansh\u00ebm t\u00eb ligjeve shtet\u00ebrore t\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00ebs n\u00eb territorin e Republik\u00ebs Srpska.<\/strong><\/p>\n<p>Me anulimin e &#8220;ligjit t\u00eb Inzkos&#8221; p\u00ebr ndalimin e mohimit t\u00eb gjenocidit, autoritetet e Republika Srpska (RS) kan\u00eb kryer nj\u00eb grusht shteti, sepse nivelet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb qeverisjes nuk mund t\u00eb mohojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme ligjet e miratuara n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, shtet\u00ebror, thot\u00eb sociologu Slavo Kuki\u00e7. I inkurajuar nga mungesa e nj\u00eb reagimi adekuat nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, pik\u00ebs\u00ebpari nga zyra e P\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Lart\u00eb (OHR), Milorad Dodik tani paralajm\u00ebron &#8220;l\u00ebvizje m\u00eb t\u00eb rrezikshme&#8221;, kthimin n\u00eb &#8220;Dejtonin origjinal&#8221;, me ndalimin e pun\u00ebs s\u00eb agjencive shtet\u00ebrore (SIPA &#8211; Agjencia Shtet\u00ebrore p\u00ebr Hetimin dhe Mbrojtjen dhe OSA &#8211; Agjencia e Inteligjenc\u00ebs dhe Siguris\u00eb) n\u00eb territorin e entitetit t\u00eb Republik\u00ebs Srpska.<\/p>\n<p>Dodik k\u00ebrc\u00ebnon edhe me t\u00ebrheqjen nga &#8220;marr\u00ebveshja p\u00ebr Forcat e Armatosura t\u00eb B-H&#8221; dhe me riformimin e ushtris\u00eb s\u00eb RS, me largimin nga sistemi fiskal shtet\u00ebror dhe ndalimin e pun\u00ebs s\u00eb organeve shtet\u00ebrore gjyq\u00ebsore (Gjykata dhe Prokuroria e B-H) n\u00eb territorin e k\u00ebtij entiteti. Dodik prej pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebsh p\u00ebrdor t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn qasje &#8220;hap pas hapi\u201d n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb reagimeve. Por tani ai e ka kaluar vij\u00ebn e kuqe dhe mendoj se nuk ka kthim mbrapa, jo p\u00ebr shkak t\u00eb aventurave politike, t\u00eb cilave po u hyn, por p\u00ebr shkak t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb tij se vet\u00ebm radikalizmi politik mund ta shp\u00ebtoj\u00eb nga krimi, q\u00eb lidhet me t\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb af\u00ebrtit e tij &#8211; edhe an\u00ebtar\u00ebt e familjes edhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt\u201d, thot\u00eb Slavo Kuki\u00e7 p\u00ebr DW.<\/p>\n<p><strong>Grusht shteti<\/strong><\/p>\n<p>Posa\u00e7\u00ebrisht e rrezikshme \u00ebsht\u00eb shpallja e anulimeve t\u00eb ligjeve kryesore, q\u00eb u miratuan at\u00ebher\u00eb n\u00eb institucione si rezultat i reformave shum\u00ebvje\u00e7are me ndihm\u00ebn k\u00ebshilluese dhe financiare t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kryesisht t\u00eb BE dhe SHBA. &#8220;Historia e kthimit te &#8220;Dejtonit origjinal &#8220;, si\u00e7 k\u00ebrkon Dodik, \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb kushtetut\u00ebs s\u00eb Bosnj\u00eb Hercegovin\u00ebs dhe sinqerisht shpresoj se do t\u00eb mund ta derdh\u00eb m\u00eb n\u00eb fund got\u00ebn n\u00eb qendrat e fuqive nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe n\u00eb Prokurorin\u00eb e Bosnj\u00eb Hercegovin\u00ebs &#8211; sepse \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb sulm klasik ndaj rendit kushtetues. Me vendimet e RS p\u00ebr anulimin e &#8216;ligjit Inzko&#8217;, q\u00eb pas n\u00ebnshkrimit prej Presidentes s\u00eb Republik\u00ebs Srpska u botua edhe n\u00eb fletoren zyrtare t\u00eb RS, u krye nj\u00eb grushti shteti i llojit t\u00eb vet. N\u00ebse e gjith\u00eb kjo mbetet pa kurrfar\u00eb p\u00ebrgjigjeje, si nga ana e vendasve ashtu edhe e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, nuk na pret nj\u00eb e ardhme premtuese&#8221;, vler\u00ebson Kuki\u00e7.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebbiseduesi i DW \u00ebsht\u00eb i sigurt se Milorad Dodik &#8220;nuk do t\u00eb largohej as nga skenar\u00ebt m\u00eb radikal\u00eb&#8221; p\u00ebr t\u00eb ruajtur pozicionin e tij n\u00eb pushtet. &#8220;Problemi i tij \u00ebsht\u00eb, se ai \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb pak i sigurt, q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetjen e serb\u00ebve nga RS. M\u00eb fakt opozita e atjeshme, pasi p\u00ebr disa vjet ai qe n\u00eb gjendje ta t\u00ebrhiqte at\u00eb n\u00eb loj\u00ebrat e tij, i ka kthyer shpin\u00ebn hapur dhe shpresoj definitivisht. Dhe k\u00ebt\u00eb jav\u00ebt e fundit ata e kan\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur pothuajse \u00e7do dit\u00eb. Nuk jam i sigurt, n\u00ebse skenar\u00eb t\u00eb till\u00eb do t\u00eb ishin t\u00eb gatsh\u00ebm t`i ndiqnin t\u00eb gjith\u00eb partner\u00ebt e koalicionit, por jam i sigurt se edhe nj\u00eb p\u00ebrqindje e madhe e qytetar\u00ebve t\u00eb RS do t&#8217;i kthenin shpin\u00ebn. Q\u00eb t\u00eb kuptohemi, k\u00ebt\u00eb e ka t\u00eb qart\u00eb edhe Dodiku. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk jam i sigurt n\u00ebse, edhe pse logjik\u00ebn e radikalizimit do ta \u00e7oj\u00eb deri n\u00eb fund, nuk i mban valixhet t\u00eb b\u00ebra gati\u201d, p\u00ebrfundon Kuki\u00e7.<\/p>\n<p><strong>Dodik nuk ka mb\u00ebshtetjen e opozit\u00ebs n\u00eb RS<\/strong><\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb i pak\u00ebt numri i atyre q\u00eb mendojn\u00eb se k\u00ebrc\u00ebnimet e Dodikut jan\u00eb vet\u00ebm \u201eretorik\u00eb parazgjedhore&#8221;, e cila, si\u00e7 pohon sociologu Kuki\u00e7, nuk ka pushuar n\u00eb Bosnj\u00eb Hercegovin\u00eb n\u00eb dhjet\u00eb vitet e fundit. Muajt e fundit, ashtu si dhe para \u00e7do zgjedhjeje n\u00eb vitet e m\u00ebparshme, ajo ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr homogjenizimin e elektoratit. K\u00ebt\u00eb e pohon edhe ish-diplomati Sllobodan Shoja, i cili shkruan n\u00eb profilin e tij n\u00eb Facebook, se njer\u00ebzit n\u00eb Bosnj\u00eb Hercegovin\u00eb jan\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb trembur, por luft\u00eb \u201enuk do t\u00eb ket\u00eb&#8221;. \u201ePo na ndodhin gjithfar\u00eb gj\u00ebrash dhe gjith\u00e7ka po flitet dit\u00ebt e fundit. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, asgj\u00eb e re dhe asgj\u00eb serioze. Njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb frik\u00ebsuar, prej nj\u00eb kohe t\u00eb gjat\u00eb punohet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Mjeshtrave tan\u00eb shpesh u p\u00eblqen t\u00eb yshtin pasionet e njer\u00ebzve q\u00eb u besojn\u00eb leht\u00eb. E para dhe m\u00eb kryesorja: luft\u00eb sigurisht q\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb dhe madje \u00ebsht\u00eb joserioze t\u00eb p\u00ebrmendesh k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi. &#8220;Ajo q\u00eb po jetojm\u00eb, nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb aspak me vitet 1990, dhe k\u00ebt\u00eb krahasim e b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm keqdash\u00ebsit&#8221;, thot\u00eb ish-diplomati.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb numri i atyre, q\u00eb n\u00eb ngjarjet aktuale n\u00eb Bosnj\u00eb Hercegovin\u00eb dhe rajon rishohin pik\u00ebrisht vitet 90-t\u00eb, dhe anulimin e \u201eligjit t\u00eb Inzkos\u201c n\u00eb RS e konsiderojn\u00eb si model p\u00ebr shp\u00ebrb\u00ebrjen e m\u00ebtejshme t\u00eb shtetit t\u00eb Bosnje Hervegovin\u00ebs. Politikani serb dhe ish-an\u00ebtari i presidend\u00ebs s\u00eb Bosnje Hercegovin\u00ebs, Mladen Ivani\u0107 mendon se kriza aktuale politike dhe kushtetuese n\u00eb Bosnj\u00eb Hercegovin\u00eb \u00ebsht\u00eb &#8220;m\u00eb e madhja q\u00eb nga Daytoni&#8221; dhe se Dodiku k\u00ebsaj radhe \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb fund \u2013 \u00e7far\u00ebdo q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kjo, por q\u00eb opozita ne RS nuk do t\u00eb ndjek\u00eb aventurizmin e tij. Opozita, e cila e mb\u00ebshteti Dodikun p\u00ebr shfuqizimin e &#8220;ligjit t\u00eb Inzkos\u201d n\u00eb parlamentin e RS, tani e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se nuk do t\u00eb ndjek\u00eb SNSD-n\u00eb e Dodikut (Lidhja e Socialdemokrat\u00ebve t\u00eb Pavarur) n\u00eb shfuqizimin e nj\u00ebansh\u00ebm t\u00eb ligjeve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>&#8220;Dhe SDS n\u00eb program mbron &#8216;Dejtonin origjinal&#8217;, dhe ne gjithmon\u00eb do t\u00eb jemi t\u00eb interesuar q\u00eb t\u00eb gjitha kompetencat e transferuara n\u00eb shtet t&#8217;i kthehen RS.&#8221; Por kjo duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si\u00e7 jan\u00eb transferuar n\u00eb shtetin e Bosnj\u00eb Hercegovin\u00ebs, dhe kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb parlamentet dhe institucionet e tjera t\u00eb shtetit dhe entiteteve\u201d, thot\u00eb presidenti i SDS -s\u00eb, Mirko Sharovi\u00e7.<\/p>\n<p><strong>\u201eNuk do t\u00eb ket\u00eb luft\u00eb, por incidentet jan\u00eb t\u00eb mundshme&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>Dodik, i cili s\u00eb fundmi u takua n\u00eb Beograd me presidentin e Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7i\u00e7 dhe ministrin e Jasht\u00ebm t\u00eb Rusis\u00eb, Sergej Lavrov, vjen me nj\u00eb skenar t\u00eb viteve 90-t\u00eb. Duke folur p\u00ebr riformimin e ushtris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs Srpska, ai k\u00ebrc\u00ebnon se \u201edo t\u00eb marr\u00eb kazermat e forcave t\u00eb armatosura t\u00eb Bosnj\u00eb Hercegovin\u00ebs, si\u00e7 kan\u00eb b\u00ebr\u00eb slloven\u00ebt me kazermat e ish-JNA-s\u00eb (Ushtris\u00eb popullore jugosllave) n\u00eb vitin 1992\u201d. Megjithat\u00eb nuk permendi, se at\u00ebher\u00eb u pat\u00ebn vrar\u00eb 40 vet\u00eb. Pastaj deklaroi se \u201emiqt\u00eb i kan\u00eb premtuar ndihm\u00eb Republik\u00ebs Srpska n\u00eb rast t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimit t\u00eb dhun\u00ebs dhe intervenimit ushtarak t\u00eb Per\u00ebndimit.<\/p>\n<p>Analist\u00ebt n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi jan\u00eb t\u00eb nj\u00eb mendimi, se asnj\u00eb vend, p\u00ebrfshir\u00eb Serbin\u00eb dhe Rusin\u00eb, nuk do ta mb\u00ebshteste hapur Dodikun ushtarakisht n\u00eb rast konflikti t\u00eb armatosur. Tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb angazhimi i mercenar\u00ebve, formacioneve paramilitare dhe &#8220;vullnetar\u00ebve&#8221;. Analisti ushtarako-politik, Gjuro Kozar nuk beson se konflikti n\u00eb Bosnj\u00eb Hercegovin\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohet, por nuk p\u00ebrjashton &#8220;incidentet&#8221;. &#8220;N\u00eb Bosnj\u00eb Hercegovin\u00eb jan\u00eb EUFOR (European Union Force &#8211; Forcat e BE -s\u00eb n\u00eb B-H) dhe shtabi I NATO-s dhe ata ndjekin situat\u00ebn dhe jan\u00eb gati t\u00eb reagojn\u00eb, n\u00ebse policia e RS p\u00ebr shembull do t\u00eb rrethoj\u00eb kazermat n\u00eb Banja Luka, Doboj ose Bile\u00e7a. \u00cbsht\u00eb indikative q\u00eb Dodik vazhdimisht thot\u00eb se ka mb\u00ebshtetje p\u00ebr skenar\u00eb destruktiv\u00eb, me sa duket duke llogaritur me Serbin\u00eb dhe Rusin\u00eb. Pyetja \u00ebsht\u00eb, n\u00ebse k\u00ebto vende do t\u00eb donin dhe mund t\u00eb ndihmonin ushtarakisht, pasi RS \u00ebsht\u00eb e rrethuar me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb NATO -s, q\u00eb do t\u00eb pengonin nd\u00ebrhyrjen e jashtme n\u00eb rast t\u00eb nj\u00eb situate konflikti n\u00eb Bosnj\u00eb Hercegovin\u00eb&#8221;, thot\u00eb Kozar p\u00ebr DW.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb p\u00ebrforcohen forcat e EUFOR-it dhe NATO-s<\/strong><\/p>\n<p>Bashk\u00ebthemeluesi i K\u00ebshillit p\u00ebr Politik\u00ebn e Demokratizimit nga Berlini, Kurt Bassuener, mendon se Per\u00ebndimi, p\u00ebrmes EUFOR-it dhe NATO-s tashm\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm, duhet t\u00eb forcoj\u00eb pranin\u00eb ushtarake n\u00eb rajon. &#8220;Duhet t\u00eb d\u00ebrgohen m\u00eb shum\u00eb ushtar\u00eb n\u00eb B-H, sepse vet\u00ebm kjo mund t\u00eb ndaloj\u00eb Dodikun dhe Rusin\u00eb. Dodik \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar q\u00eb Per\u00ebndimi t\u00eb t\u00ebrhiqet dhe p\u00ebrgjigja verbale nuk \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme. Kam frik\u00eb se do t\u00eb ket\u00eb reagime t\u00eb brendshme. \u00c7far\u00ebdo p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb B-H nuk do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb mir\u00eb &#8230; Dodik gjith\u00e7ka e b\u00ebn me mb\u00ebshtetjen e Vu\u00e7i\u00e7it dhe Lavrovit. Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u habitur q\u00eb Dodik e krahason situat\u00ebn n\u00eb Republik\u00ebn Srpska me Sllovenin\u00eb. Shikoni vet\u00ebm se kush jan\u00eb miqt\u00eb e Dodikut &#8211; Viktor Orban dhe Janez Jansha &#8230; (Christian)Schmidt tha se gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e autoriteteve t\u00eb Bosnj\u00eb Hercegovin\u00ebs.Kjo nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb! Schmidt nuk ishte i aft\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb ka marr\u00eb\u201d, tha Bassuener p\u00ebr televizionin FACE.<\/p>\n<p>Nga serioziteti i situat\u00ebs paralajm\u00ebrojn\u00eb edhe zyrtar\u00ebt e vendeve fqinje, secili nga perspektiva e tij dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me prioritetet e veta. Presidenti serb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 ka paralajm\u00ebruar se &#8220;vendet e fuqishme evropiane&#8221; deri n\u00eb fund t\u00eb pranver\u00ebs s\u00eb ardhshme do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb &#8220;zhdukjen e RS&#8221;. Edhe ministri kroat i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Evrop\u00ebs, Gordan Grli\u00e7 Radman, \u00ebsht\u00eb i shqet\u00ebsuar p\u00ebr zhvillimin politik t\u00eb situat\u00ebs n\u00eb B-H dhe n\u00eb rajon. &#8220;N\u00eb vend t\u00eb konsensusit p\u00ebr reform\u00ebn e ligjit zgjedhor, ne tani kemi nj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim politik dhe bllokim t\u00eb institucioneve&#8221;, tha Radman.<\/p>\n<p><strong>Kush e mb\u00ebshtet n\u00eb BE publikisht Dodikun?<\/strong><\/p>\n<p>Serbia dhe Kroacia, s\u00eb bashku me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e n\u00ebnt\u00eb vendeve t\u00eb tjera evropiane koh\u00ebt e fundit iu p\u00ebrgjigj\u00ebn ftes\u00ebs s\u00eb Milorad Dodik-ut p\u00ebr nj\u00eb takim n\u00eb Sarajev\u00ebn lindore, ku ai i informoi, se RS do t\u00eb anuloj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme ligje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme shtet\u00ebrore. N\u00eb takim ishin ftuar p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb ambasadave t\u00eb 28 vendeve, dhe ftes\u00ebs iu p\u00ebrgjigjen 11 prej tyre, k\u00ebshtu q\u00eb disa media e vler\u00ebsuan k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje si nj\u00eb &#8220;d\u00ebshtim diplomatik&#8221;. Por t\u00eb tjer\u00ebt vun\u00eb n\u00eb dukje, se 11 nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb num\u00ebr fare i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Agjencia e lajmeve Patria m\u00ebson se n\u00eb takimin e Dodikut mor\u00ebn pjes\u00eb ambasador\u00ebt e Kroacis\u00eb, Norvegjis\u00eb, Polonis\u00eb, Bullgaris\u00eb, Greqis\u00eb, Suedis\u00eb, Rumanis\u00eb dhe Zvicr\u00ebs, nd\u00ebrsa disa ambasada d\u00ebrguan n\u00ebpun\u00ebs t\u00eb rangut m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Deklarata e Milorad Dodik se shtat\u00eb vende an\u00ebtare t\u00eb BE do t\u00eb mb\u00ebshtesin nj\u00eb &#8220;shp\u00ebrb\u00ebrje paq\u00ebsore&#8221; n\u00eb B-H u mohua nga institucionet evropiane. Z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i BE Peter Stano tha se nuk ka shtat\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb BE, q\u00eb jan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb &#8220;shp\u00ebrb\u00ebrje paq\u00ebsore&#8221;. &#8220;Kushdo q\u00eb v\u00eb n\u00eb dyshim integritetin dhe integritetin e B-H nuk \u00ebsht\u00eb i pranuesh\u00ebm p\u00ebr BE. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pozicion dhe qendrim i qart\u00eb i t\u00eb gjith\u00eb 27 an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb BE &#8211; ne jemi t\u00eb p\u00ebrkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit t\u00eb B-H&#8221;, tha Stano.<\/p>\n<p>T\u00eb pushtetshmit pranojn\u00eb vet\u00ebm gjendjen faktike<\/p>\n<p>Disa media n\u00eb B-H, mes tyre edhe portali Istraga.ba, paralajm\u00ebrojn\u00eb se &#8220;fuqit\u00eb e m\u00ebdha&#8221; njohin vet\u00ebm &#8220;situat\u00ebn faktike&#8221;, duke sugjeruar se edhe ndryshimi i situat\u00ebs n\u00eb B-H mund t\u00eb trajtohej sipas t\u00eb nj\u00ebjtit parim. Ky portal kritikon gjithashtu P\u00ebrfaq\u00ebsuesin e Lart\u00eb, Christian Schmidt, &#8220;i cili duhet t\u00eb fillonte t\u00eb b\u00ebnte pun\u00ebn e tij&#8221;.<\/p>\n<p>Prokuroria e Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00ebs, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb 14 prokuror\u00ebve, hapi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn (18 tetor) nj\u00eb procedur\u00eb t\u00eb re p\u00ebr shkak t\u00eb paraqitjeve n\u00eb media t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb Presidenc\u00ebs s\u00eb B-H, Milorad Dodik, n\u00eb t\u00eb cilat ai shpreh k\u00ebrc\u00ebnime ndaj integritetit territorial dhe institucioneve t\u00eb B-H. Rasti \u00ebsht\u00eb formuluar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb neni t\u00eb Kodit Penal, q\u00eb i referohet &#8220;sulmit ndaj rendit kushtetues, v\u00ebnies n\u00eb rrezik t\u00eb integritetit territorial, minimit t\u00eb fuqis\u00eb ushtarake ose mbrojt\u00ebse, rebelimit t\u00eb armatosur dhe formimit t\u00eb kund\u00ebrligjsh\u00ebm t\u00eb forcave ushtarake&#8221;, p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb parashikuar d\u00ebnime me burgim deri n\u00eb 10 vjet. Sanksione t\u00eb reja, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse kund\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsve p\u00ebr destabilizimin e Ballkanit Per\u00ebndimor kan\u00eb njoftuar edhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, dhe kjo p\u00ebrmes t\u00eb d\u00ebrguarit Gabriel Escobar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;Synimet e rrezikshme&#8221; t\u00eb Dodikut k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb paqen. K\u00ebshtu i vler\u00ebsojn\u00eb analist\u00ebt njoftimet p\u00ebr anulimin e nj\u00ebansh\u00ebm t\u00eb ligjeve shtet\u00ebrore t\u00eb Bosnje-Hercegovin\u00ebs n\u00eb territorin e Republik\u00ebs Srpska. Me anulimin e &#8220;ligjit t\u00eb Inzkos&#8221; p\u00ebr ndalimin e mohimit t\u00eb gjenocidit, autoritetet e Republika Srpska (RS) kan\u00eb kryer nj\u00eb grusht shteti, sepse nivelet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb qeverisjes [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":525581,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[23,317],"tags":[],"class_list":["post-525567","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/525567","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=525567"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/525567\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/525581"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=525567"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=525567"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=525567"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}