{"id":526019,"date":"2021-10-21T09:53:37","date_gmt":"2021-10-21T07:53:37","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=526019"},"modified":"2021-10-21T09:53:37","modified_gmt":"2021-10-21T07:53:37","slug":"bqk-ja-pa-bord-qe-15-muaj-rrezikohet-bllokimi-i-sistemit-financiar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/bqk-ja-pa-bord-qe-15-muaj-rrezikohet-bllokimi-i-sistemit-financiar\/","title":{"rendered":"BQK-ja pa bord qe 15 muaj, rrezikohet bllokimi i sistemit financiar"},"content":{"rendered":"<p><strong>Banka Qendrore e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb pa bord q\u00eb prej qershorit t\u00eb vitit 2020 dhe si\u00e7 thon\u00eb nga ky institucion p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, n\u00ebse Bordi nuk kompletohet deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti, i t\u00ebr\u00eb sistemi financiar rrezikon q\u00eb t\u00eb bllokohet.<\/strong><\/p>\n<p>BQK-ja ka d\u00ebrguar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs emrat p\u00ebr zgjedhjen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb rinj, por deri m\u00eb tani, legjislativi nuk ka marr\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Zgjedhjen e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb urgjente e ka rekomanduar edhe Komisioni Evropian n\u00eb Raportin e Progresit t\u00eb publikuar m\u00eb 19 tetor.<\/p>\n<p>Komisioni Evropian n\u00eb Raportin e Progresit ka alarmuar p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr procesesh t\u00eb nisura dhe q\u00eb jan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ekonomin\u00eb e Kosov\u00ebs, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb liberalizimi i sigurimeve, rregullorja p\u00ebr likuiditet etj, por q\u00eb pa kompletimin e bordit, t\u00eb nj\u00ebjtat nuk do t\u00eb mund t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb Bordit, BQK-ja gjithashtu \u00ebsht\u00eb duke funksionuar pa buxhet t\u00eb miratuar, pasi ky proces \u00ebsht\u00eb kompetenc\u00eb e bordit. Aktualisht, BQK-ja \u00ebsht\u00eb duke shfryt\u00ebzuar nj\u00eb t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00ebn e buxhetit t\u00eb vitit paraprak. Kjo vlen vet\u00ebm p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb financimit t\u00eb shpenzimeve operacionale.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, BQK-ja ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se mungesa e Bordit pamund\u00ebson miratimin e rregulloreve t\u00eb reja dhe ndryshimin e atyre ekzistuese, si dhe pengon p\u00ebrafrimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb korniz\u00ebs rregullative t\u00eb BQK-s\u00eb me aktet rregullative t\u00eb BE-s\u00eb, parimeve baz\u00eb p\u00ebr mbik\u00ebqyrje efektive dhe dokumenteve t\u00eb Komitetit t\u00eb Bazelit.<\/p>\n<p>N\u00eb Bank\u00ebn Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs thon\u00eb se pa kompletimin e bordit, nga janari i vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm nuk do t\u00eb mund t\u00eb paguajn\u00eb as pun\u00ebtor\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cPamund\u00ebsia e shfryt\u00ebzimit t\u00eb buxhetit do t\u00eb n\u00ebnkuptonte nd\u00ebrprerjen e aktiviteteve t\u00eb BQK-s\u00eb, me pasoja shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr funksionimin normal t\u00eb ekonomis\u00eb, por edhe t\u00eb vet\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e BQK-s\u00eb d\u00ebrguar Radios Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mbi 15 muaj pa bord<\/strong><\/p>\n<p>BQK-ja ka p\u00ebrfunduar procedurat p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e tre an\u00ebtar\u00ebve joekzekutiv\u00eb t\u00eb Bordit, nga shpallja e konkursit e deri te procedimi i list\u00ebs s\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb kandidat\u00ebve q\u00eb e ka d\u00ebrguar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>BQK-ja m\u00eb 13 prill t\u00eb k\u00ebtij viti d\u00ebrgoi n\u00eb kuvend emrat p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Bordit, por deri m\u00eb tani nuk ka ndodhur asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Bordi i BQK-s\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet prej pes\u00eb an\u00ebtar\u00ebve dhe aktualisht jan\u00eb vet\u00ebm dy an\u00ebtar\u00eb: guvernatori i BQK-s\u00eb dhe kryetari i Bordit, t\u00eb cilit i ka skaduar mandati.<\/p>\n<p>Profesori i ekonomis\u00eb, Safet G\u00ebrxhaliu thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se mungesa e bordit t\u00eb BQK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb duke d\u00ebmtuar shum\u00eb procese n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ai shton se si BQK jan\u00eb edhe shum\u00eb institucione tjera n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb e kemi edhe n\u00eb nd\u00ebrmarrjet tjera publike, t\u00eb cilat po mbesin peng i k\u00ebtyre proceseve, por besoj q\u00eb prioritet n\u00eb aspektin kohor afatshkurt p\u00ebr institucionet aktuale do t\u00eb jet\u00eb kompletimi i k\u00ebtyre bordeve. Qoft\u00eb n\u00eb Telekom, qoft\u00eb n\u00eb Post\u00eb, n\u00eb Trep\u00e7\u00eb, Ib\u00ebr Lepenc, kemi zakonisht ushtrues detyre t\u00eb udh\u00ebheqjes s\u00eb bordeve, t\u00eb cilat borde jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkohshme dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qasje e cila do t\u00eb godas\u00eb seriozitetin e pun\u00ebve dhe performanc\u00ebn e k\u00ebtyre nd\u00ebrmarrjeve\u201d, thot\u00eb G\u00ebrxhaliu.<\/p>\n<p>Dyshime p\u00ebr procesin e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb bordit t\u00eb ri<\/p>\n<p>P\u00ebrzgjedhjen e borit t\u00eb ri t\u00eb BQK-s\u00eb e vler\u00ebsojn\u00eb si urgjente edhe deputet\u00ebt e partis\u00eb n\u00eb pushtet, L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>Deputeti i k\u00ebsaj partie, Eman Rrahmani, q\u00eb po ashtu \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Komisionit p\u00ebr Buxhet, Pun\u00eb dhe Transfere, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se ka dyshime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb kandidat\u00ebve p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb bordit t\u00eb BQK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNatyrisht q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb disa procese p\u00ebr t\u00eb cilat ka edhe dyshime q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb rregullta n\u00eb aspektin ligjor, dhe mendoj se duhet t\u00eb shikohet edhe ligjshm\u00ebria e tyre te p\u00ebrzgjedhja e kandidat\u00ebve potencial\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00eb t\u00eb bordit apo p\u00ebr pozicione tjera q\u00eb kan\u00eb kaluar n\u00eb BQK dhe i jan\u00eb drejtuar kuvendit, mir\u00ebpo nuk q\u00eb jan\u00eb procese krejt t\u00eb qarta dhe t\u00eb rregulla\u201d, thot\u00eb Rrahmani.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se mungesa e bordit ka ndikuar n\u00eb performanc\u00ebn jo t\u00eb mir\u00eb t\u00eb BQK-s\u00eb, por nuk p\u00ebrmend se cilat do t\u00eb jen\u00eb hapat e ardhsh\u00ebm n\u00eb kompletimin e bordit.<\/p>\n<p><strong>Opozita: Tentim p\u00ebr politizimin e bordeve<\/strong><\/p>\n<p>Deputet\u00eb t\u00eb partive opozitare q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e Komisionit p\u00ebr Buxhet, Pun\u00eb dhe Transfere, i cili i d\u00ebrgon emrat e kandidat\u00ebve p\u00ebr miratim n\u00eb kuvend, thon\u00eb se Qeveria Kurti po tenton t\u00eb mbush\u00eb bordet e institucioneve me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK), M\u00ebrgim Lushtaku, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se qeveria po e neglizhon funksionalizimin e bordeve, q\u00eb sipas tij, pamund\u00ebson vendimmarrjen n\u00eb k\u00ebto institucione.<\/p>\n<p>\u201cSigurisht q\u00eb kjo n\u00eb vetvete sjell\u00eb edhe probleme t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e vendimmarrjes n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion. Prandaj, jo vet\u00ebm n\u00eb BQK, por edhe n\u00eb institucionet tjera t\u00eb pavarura, po shihet qart\u00eb se m\u00eb shum\u00eb e ka politizuar pushteti aktual se q\u00eb ka ardhur me nj\u00eb platform\u00eb, e cila mund t\u00eb sjell\u00eb zgjidhjen e problemeve edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka krijuar problem sesa i ka zgjedhur ato\u201d, thekson Lushtaku.<\/p>\n<p>Edhe an\u00ebtari tjet\u00ebr i k\u00ebtij komisioni, Pal Lekaj nga Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK), thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se qeveria po tregohet joprofesionale dhe tendencioze, e q\u00eb sipas tij, mosfunksionalizimi i bordeve t\u00eb shum\u00eb nd\u00ebrmarrjeve, do t\u00eb ket\u00eb edhe pasoja ekonomike.<\/p>\n<p>\u201cVet\u00eb Qeveria Kurti po e neglizhon funksionalizimin e bordeve pik\u00ebrisht n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve. \u00c7do institucion vital q\u00eb nuk ka t\u00eb formuar bordin dhe nuk funksionon si duhet, ndikon negativisht n\u00eb Kosov\u00eb\u201d, thot\u00eb Lekaj.<\/p>\n<p>Deputeti i LVV-s\u00eb, Eman Rrahmani, megjithat\u00eb thot\u00eb se n\u00eb disa nd\u00ebrmarrje jan\u00eb hapur konkurset edhe jan\u00eb n\u00eb proces t\u00eb p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb bordeve t\u00eb rregullta.<\/p>\n<p>Deri tash, sipas tij, ka pasur borde t\u00eb p\u00ebrkohshme p\u00ebr shkak t\u00eb ndalimit t\u00eb keqqeverisjes dhe keqmenaxhimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Rrahmani thekson se jan\u00eb larguar ato borde, t\u00eb cilat sipas raporteve t\u00eb auditimit, kan\u00eb pasur keqmenaxhime t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb theksuara.<\/p>\n<p>Aktualisht, n\u00eb Bordin e BQK-s\u00eb jan\u00eb tri pozita t\u00eb lira, p\u00ebr plot\u00ebsimin e t\u00eb cilave BQK-ja ka d\u00ebrguar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs list\u00ebn e kandidat\u00ebve p\u00ebr p\u00ebrzgjedhje, t\u00eb cil\u00ebt pritet t\u00eb procedohen tutje p\u00ebr votim nga Kuvendi i Kosov\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Banka Qendrore e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb pa bord q\u00eb prej qershorit t\u00eb vitit 2020 dhe si\u00e7 thon\u00eb nga ky institucion p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, n\u00ebse Bordi nuk kompletohet deri n\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij viti, i t\u00ebr\u00eb sistemi financiar rrezikon q\u00eb t\u00eb bllokohet. BQK-ja ka d\u00ebrguar n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs emrat p\u00ebr zgjedhjen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":526020,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-526019","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/526019","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=526019"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/526019\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/526020"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=526019"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=526019"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=526019"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}