{"id":527505,"date":"2021-10-23T12:47:33","date_gmt":"2021-10-23T10:47:33","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=527505"},"modified":"2021-10-26T14:35:29","modified_gmt":"2021-10-26T12:35:29","slug":"nga-kriza-ne-krize","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/nga-kriza-ne-krize\/","title":{"rendered":"Nga kriza n\u00eb kriz\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Afrim Kasolli<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>Po thuhet se shum\u00eb shpejt qeveria e Kosov\u00ebs do t\u2019i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb presioni politik dhe diplomatik p\u00ebr ta themeluar Bashk\u00ebsin\u00eb e Komunave me shumic\u00eb serbe (Asociacionin, apo Zajednic\u00ebn, si\u00e7 e quanin dikur kritikuesit e k\u00ebtij entiteti sa ishin n\u00eb opozit\u00eb). Madje si konfirmim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pandehm\u00eb po merret edhe rikthimi i gard\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr diplomatike t\u00eb shtetit amerikan n\u00eb rajon. Emra t\u00eb njohur t\u00eb k\u00ebtij segmenti t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme amerikane, e q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb familjarizuar me raportet Kosov\u00eb-Serbi, sikurse Christofer Hill, James O\u2019Brien, Hoyt Brian Yee dhe Gabriel Escobar, pritet q\u00eb shum\u00eb shpejt t\u2019i qasen aktivisht pun\u00ebs nga pozita t\u00eb ndryshme, p\u00ebr ta intensifikuar dialogun nd\u00ebrmjet Prishtin\u00ebs dhe Beogradit.<\/strong><\/p>\n<p>Po ashtu, zyrtar\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb nga BE-ja po ia p\u00ebrkujtojn\u00eb Kosov\u00ebs k\u00ebt\u00eb obligim. Madje ambasadori i Bashkimit Evropian n\u00eb Kosov\u00eb, Tomas Szunyog deklaroi se t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet e arritura nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb duhet t\u00eb zbatohen, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Asociacionin. Implementimi i tij s\u2019ka alternativ\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit, Kosova ka marr\u00eb obligim nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb entitet. Prandaj kjo \u00e7\u00ebshtje nuk varet nga ndryshimet momentale politike q\u00eb ndodhin n\u00eb sken\u00ebn politike t\u00eb vendit, por ka karakter imperativ, sipas rregullave nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kurse n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Lista Serbe\u2013instrumenti i politik\u00ebs s\u00eb Vu\u00e7iq-it n\u00eb Kosov\u00eb, ka paralajm\u00ebruar se n\u00ebse s\u2019ka asnj\u00eb l\u00ebvizje n\u00eb drejtim t\u00eb zbatimit t\u00eb k\u00ebtij projekti, nga muaji n\u00ebntor ata do t\u00eb t\u00ebrhiqen nga institucionet. Duke e shtuar si zakonisht logjik\u00ebn e shantazhit.<\/p>\n<p>Spekulimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb jan\u00eb nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet. Madje po shtohen z\u00ebrat analitik\u00eb se n\u00ebse kryeministri i vendit nuk demonstron vullnet dhe gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u2019u treguar gjeneroz n\u00eb raport me themelimin e bashk\u00ebsis\u00eb, at\u00ebher\u00eb rrezikon q\u00eb ta humb edhe pozit\u00ebn e t\u00eb parit t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, q\u00eb nga viti 2015 e deri m\u00eb tani, nuk mund t\u00eb mohohet fakti se shtizat kryesore n\u00eb procesin e dialogut t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Brukseli jan\u00eb thyer rreth k\u00ebsaj teme. Skena politike n\u00eb vend pas n\u00ebnshkrimit t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje s\u00eb bashku me at\u00eb t\u00eb demarkacionit me Malin e Zi, u fut n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb, nga e cila n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre nuk ka mundur t\u00eb dal\u00eb ende. Desh\u00ebm apo s\u2019desh\u00ebm ta pranojm\u00eb, jemi ende peng t\u00eb asaj situate. Kurse Serbia, duke e shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb shans, i ka m\u00ebshuar vazhdimisht ides\u00eb se pasi q\u00eb Kosova s\u2019po demonstron vullnet p\u00ebr t\u2019i jet\u00ebsuar obligimet e marra, nuk mund t\u00eb ecim m\u00eb tutje n\u00eb agjend\u00ebn e dialogut. Dhe si pasoj\u00eb e k\u00ebtij rrethi vicioz kemi ardhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje ku jemi.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, ashtu si p\u00ebr shum\u00eb tema tjera, q\u00eb vazhdimisht ka munguar nj\u00eb transparenc\u00eb e duhur, edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb ka shum\u00eb konfuzion dhe paqart\u00ebsi. Nuk dihet se p\u00ebr \u00e7far\u00eb modalitete po diskutohet konkretisht prapa dyerve t\u00eb mbyllura. A po u b\u00ebhet thirrje autoriteteve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb ta zbatojn\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb Bruksel, pavar\u00ebsisht konstatimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese? A po tentohet t\u00eb \u201criniset\u201d procesi i dialogut fillimisht me k\u00ebt\u00eb nyje gordiane dhe p\u00ebr t\u00eb vazhduar m\u00eb pastaj me tema t\u00eb tjera q\u00eb s\u2019u shihet fundi? Apo \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr integrimin e k\u00ebsaj pike n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebrfundimtare nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, ku Kosova n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb sigurimit t\u00eb njohjes nga Serbia dhe zhbllokimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb do ta zbatonte edhe k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Rreth k\u00ebtyre vramendjeve ekziston nj\u00eb mjegullnaj\u00eb totale. Deri m\u00eb tani, ajo \u00e7ka dihet jan\u00eb prononcimet publike t\u00eb presidentit t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iq, por jo vet\u00ebm t\u00eb tij, sepse pjes\u00eb e k\u00ebtij kori jan\u00eb edhe kryeministrja Ana B\u00ebrnabi\u00e7 si dhe kryetari i Parlamentit t\u00eb Serbis\u00eb, Ivica Da\u00e7iq, se nuk do ta pranojn\u00eb me asnj\u00eb \u00e7mim pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Pra elita kryesore politike n\u00eb Serbi n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre prononcimeve mbetet e prer\u00eb. Se edhe n\u00ebse Kosova e zbaton k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje, Prishtina nuk do t\u00eb mund ta p\u00ebrfitoj\u00eb njohjen nga Serbia. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk kemi par\u00eb nj\u00eb reagim kritik nga ana e vendeve t\u00eb BE-s\u00eb drejtuar Serbis\u00eb sa i p\u00ebrket k\u00ebtij q\u00ebndrimi refuzues. P\u00ebrjashto Shtetet e Bashkuara q\u00eb n\u00eb vazhdim\u00ebsi kan\u00eb pohuar se marr\u00ebveshja finale nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb njohjen reciproke, vendet e BE-s\u00eb mjaftohen me p\u00ebrs\u00ebritjen e refrenit konstant se e ardhmja e vendeve t\u00eb rajonit ndodhet n\u00eb Bashkim Evropian. Kurse dialogu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument i domosdosh\u00ebm drejt k\u00ebtij q\u00ebllimi strategjik dhe politik.<\/p>\n<p>Kurse koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, kryeparlamentari Konjufca shprehu haptazi rezervat e tij p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb mundshme nd\u00ebrmjet dy vendeve, sepse, sipas tij, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkonte nga Kosova ndryshime kushtetuese gj\u00eb q\u00eb ne nuk jemi n\u00eb gjendje ta b\u00ebjm\u00eb. Megjithat\u00eb ai nuk adresoi asnj\u00ebr\u00ebn nga dilemat e ngritura. Pra a po i b\u00ebhet Kosov\u00ebs presion q\u00eb m\u00eb pastaj bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare ta p\u00ebrdor\u00eb vullnetin ton\u00eb p\u00ebr kompromis si mund\u00ebsi p\u00ebr ta orientuar presionin mbi Serbin\u00eb, p\u00ebr ta detyruar q\u00eb ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn si shtet? Apo thjesht autoriteteve vendore politike po u k\u00ebrkohet t\u00eb futen n\u00eb ingranazhin e kompromiseve t\u00eb reja, p\u00ebr t\u00eb kaluar nga nj\u00ebra marr\u00ebveshje n\u00eb tjetr\u00ebn, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb vepruar deri tash dhe q\u00eb zgjidhja finale e problemit t\u00eb zvarritet n\u00eb pafund\u00ebsi. Skenar ky q\u00eb vet\u00ebm do ta p\u00ebrkeq\u00ebsonte gjendjen. Sepse praktika ka d\u00ebshmuar q\u00eb kjo logjik\u00eb e aranzhimit t\u00eb negociatave s\u2019\u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar produktive.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb imediate e k\u00ebsaj qeverie q\u00eb t\u2019i adresoj\u00eb hapur k\u00ebto dilema. Shpresa se duke u mbyllur n\u00eb qerthullin e saj t\u00eb mosveprimit dhe duke ndjekur \u201cpritjen strategjike\u201d deri n\u00eb krijim t\u00eb nj\u00eb koniunkture t\u00eb re nd\u00ebrkomb\u00ebtare m\u00eb t\u00eb favorshme p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb iluzore. Kjo vet\u00ebm sa do t\u2019i irritoj\u00eb protagonist\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb diplomacis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb involvuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. E ndodhur n\u00ebn nj\u00eb presion i shum\u00ebfisht\u00eb vendor dhe i jasht\u00ebm ajo do t\u00eb paralizohet dhe kurthohet n\u00eb raport me vetveten. Prandaj m\u00ebnyra se si do t\u00eb orientohet pozita n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb do t\u2019ia p\u00ebrcaktoj\u00eb edhe t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Dhe ripozicionimi i saj padyshim se \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, sidomos duke marr\u00eb parasysh kryq\u00ebzatat satanizuese morale dhe politike q\u00eb partia kryesore n\u00eb vend ka zhvilluar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn sa ishte n\u00eb opozit\u00eb, kund\u00ebr atyre q\u00eb participonin n\u00eb procesin e dialogut.<br \/>\nMadje ekzistojn\u00eb opinione dhe spekulime se n\u00eb fund t\u00eb fundit, pushteti aktual u forcua gradualisht edhe si rezultat i mb\u00ebshtetjes nga nj\u00eb pjes\u00eb e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Sepse me k\u00ebt\u00eb suport shpresohej q\u00eb t\u00eb leht\u00ebsohej puna e kalimit dhe miratimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb n\u00ebnshkruara dhe atyre q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb dakordoheshin n\u00eb t\u00eb ardhmen nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, pasi partit\u00eb q\u00eb deri at\u00eb koh\u00eb ishin n\u00eb pushtet u bllokuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb agjend\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb diskreditimit t\u00eb tyre publik. Skenar ky q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur edhe n\u00eb vende t\u00eb tjera. Thuhet se nj\u00eb logjik\u00eb e ngjashme ishte aplikuar n\u00eb rastin e Greqis\u00eb. Disa shtete t\u00eb Bashkimit Evropian pretendohet se u angazhuan p\u00ebr ta p\u00ebrkrahur partin\u00eb Syriza, sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ato kalkulonin se do t\u00eb zbatoheshin pa telashe shoq\u00ebrore dhe politike marr\u00ebveshjet p\u00ebr borxhet q\u00eb ky shtet i kishte n\u00ebnshkruar me institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare financiare. Ky paradoks doli i v\u00ebrtet\u00eb. Syriza u p\u00ebrdor vet\u00ebm si mjet p\u00ebr t\u00eb shlyer \u201cm\u00ebkatet\u201de armiqve t\u00eb saj ideologjik\u00eb. Dhe p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar nj\u00eb kthim normal t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs n\u00eb pushtet n\u00eb Greqi e cila n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr kolapsin financiar t\u00eb atij vendi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst s\u2019mund t\u00eb p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia q\u00eb edhe Kosova t\u2019i n\u00ebnshtrohet presioneve t\u00eb tilla. Q\u00eb n\u00ebse qeveria aktuale refuzon t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb k\u00ebto aranzhmane t\u2019i v\u00ebshtir\u00ebsohet funksionimi. Madje pse jo edhe shkarkimi si dhe t\u00eb provokohen zgjedhjet e parakohshme pas qart\u00ebsimit t\u00eb peizazhit politik nga zgjedhjet lokale.<br \/>\nGjithsesi n\u00ebse kjo qeveri shkarkohet p\u00ebr shkak t\u00eb refuzimit p\u00ebr ta themeluar Bashk\u00ebsin\u00eb e Komunave me shumic\u00eb serbe ku s\u2019p\u00ebrfshihet njohja nga Serbia nuk do t\u00eb sh\u00ebnonte fundin e k\u00ebsaj amullie.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, si shoq\u00ebri, shtet dhe politik\u00eb do t\u00eb kalonim nga nj\u00eb kriz\u00eb e madhe n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb madhe. Logjikisht, kushdo q\u00eb pretendon ta drejtoj\u00eb qeverin\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballet me t\u00eb nj\u00ebjtin obligim. Dhe do ta ket\u00eb t\u00eb pamundur ta zot\u00ebroj\u00eb situat\u00ebn n\u00ebse b\u00ebn l\u00ebshime n\u00eb raport me k\u00ebrkesat e pal\u00ebs serbe, vet\u00ebm p\u00ebr hir t\u00eb rekomandimeve t\u00eb miqve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, pa p\u00ebrfituar asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebmbim.<\/p>\n<p>Madje edhe po t\u00eb dob\u00ebsohej deri n\u00eb ekstrem pozita politike e Albin Kurtit p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshtimit n\u00eb qeverisjen e brendshme, p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb skenar i till\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb aventur\u00eb e rrezikshme. Sepse shoq\u00ebria kosovare \u00ebsht\u00eb molisur dhe rraskapitur nga ky proces i pafund. Dhe ajo do t\u00eb reagoj\u00eb pashmangsh\u00ebm ndaj k\u00ebsaj tendence q\u00eb po ja asfikson frym\u00ebmarrjen. N\u00eb fund t\u00eb fundit, nj\u00eb gj\u00eb e ka v\u00ebrtetuar historia e Kosov\u00ebs. Se cilido lider q\u00eb ka tentuar q\u00eb t\u00eb vendos krye n\u00eb vete p\u00ebr raportet me Serbin\u00eb, ka d\u00ebshtuar. Kjo pun\u00eb nuk kalon pa konsensus shoq\u00ebror dhe politik. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb shpresojn\u00eb p\u00ebr t\u2019u ngritur politikisht duke e shfryt\u00ebzuar k\u00ebt\u00eb shans do t\u00eb kolapsojn\u00eb m\u00eb shpejt se sa mund ta paramendojn\u00eb.<br \/>\nPrandaj \u00ebsht\u00eb m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb Kosova ta shmang k\u00ebt\u00eb rrezik. Dhe k\u00ebtu p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kryesore p\u00ebr t\u00eb evituar k\u00ebt\u00eb skenar, p\u00ebrs\u00ebri e ka kryeministri. Ai duhet t\u2019i prij\u00eb valles n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Ta k\u00ebrkoj\u00eb mb\u00ebshtetjen nga partit\u00eb opozitare p\u00ebr ta p\u00ebrballuar s\u00eb bashku k\u00ebt\u00eb proces. Dhe t\u00eb koordinohet me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare ndaj k\u00ebtij shantazhi.<\/p>\n<p>Natyrisht, partit\u00eb opozitare, p\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs s\u00eb ashp\u00ebr politike n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn me pushtetin aktual, mund t\u00eb ken\u00eb pengesa psikologjike, morale dhe politike t\u00eb koordinohen me qeverin\u00eb. Por ato nj\u00eb gj\u00eb duhet ta ken\u00eb t\u00eb qart\u00eb. Q\u00eb p\u00ebrpjekja p\u00ebr ta instrumentalizuar k\u00ebt\u00eb presion diplomatik nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr q\u00ebllime t\u00eb brendshme politike do t\u2019u kthehet n\u00eb bumerang. Si shembull konkret nga kjo mund\u00ebsi mund ta marrin qeverin\u00eb aktuale. Ato mund edhe t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb taktikisht nga v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb tilla. Por do t\u00eb humbin strategjikisht n\u00eb planin afatgjat\u00eb. Po ashtu, ato kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike, morale dhe shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u2019ia leht\u00ebsuar barr\u00ebn Kosov\u00ebs nga ky lak q\u00eb i \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb qaf\u00eb, sepse n\u00eb fund t\u00eb fundit ato vet\u00eb jan\u00eb pajtuar p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb till\u00eb q\u00eb e l\u00ebndon tej mase funksionalitetin e brendsh\u00ebm t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb fund nd\u00ebrmjet\u00ebsuesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb duhet ta kuptojn\u00eb se duke ushtruar presion vet\u00ebm mbi Kosov\u00ebn vet\u00ebm sa do ta thellojn\u00eb kriz\u00ebn. Kosova do kaloj\u00eb nga nj\u00ebri ekstrem n\u00eb tjetrin, por asnj\u00ebher\u00eb s\u2019do ta gjej\u00eb rrug\u00ebn e stabilitetit t\u00eb \u00ebnd\u00ebrruar. Kurse dialogu n\u00eb vend t\u00eb normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb, si\u00e7 ka qen\u00eb q\u00ebllimi fillestar i tij, do ta \u00e7\u2019normalizoj\u00eb edhe m\u00eb tej Kosov\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Afrim Kasolli Po thuhet se shum\u00eb shpejt qeveria e Kosov\u00ebs do t\u2019i n\u00ebnshtrohet nj\u00eb presioni politik dhe diplomatik p\u00ebr ta themeluar Bashk\u00ebsin\u00eb e Komunave me shumic\u00eb serbe (Asociacionin, apo Zajednic\u00ebn, si\u00e7 e quanin dikur kritikuesit e k\u00ebtij entiteti sa ishin n\u00eb opozit\u00eb). Madje si konfirmim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pandehm\u00eb po merret edhe rikthimi i gard\u00ebs [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":276812,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-527505","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/527505","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=527505"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/527505\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/276812"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=527505"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=527505"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=527505"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}