{"id":533033,"date":"2021-11-01T14:08:11","date_gmt":"2021-11-01T13:08:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=533033"},"modified":"2021-11-01T14:44:27","modified_gmt":"2021-11-01T13:44:27","slug":"komisioni-per-buxhet-i-pergjigjet-kushtetueses-per-rrymen-ne-veri-kundershton-opozita","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/komisioni-per-buxhet-i-pergjigjet-kushtetueses-per-rrymen-ne-veri-kundershton-opozita\/","title":{"rendered":"Komisioni p\u00ebr Buxhet i p\u00ebrgjigjet Kushtetueses p\u00ebr rrym\u00ebn n\u00eb veri, kund\u00ebrshton opozita"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ani se pati kritika nga deputet\u00ebt e opozit\u00ebs, Komisioni p\u00ebr Buxhet, Pun\u00eb dhe Transfere me shumic\u00eb votash vendosi t\u2019i p\u00ebrgjigjet Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr rekomandimin e kuvendin lidhur me pages\u00ebn e 11 milion\u00eb euro nga ana e KOSTT-it p\u00ebr rrym\u00ebn n\u00eb kat\u00ebr komunat veriore.<\/strong><\/p>\n<p>An\u00ebtarja e k\u00ebtij komisioni, Jeta Statovci e cila ka hartuar p\u00ebrgjigjen p\u00ebr Gjykat\u00ebn Kushtetuese, tha se tri pyetje jan\u00eb k\u00ebrkuar nga Kushtetuesja, e para \u00ebsht\u00eb n\u00ebse ky komision ka shqyrtuar rekomandimin e Komisionit p\u00ebr Ekonomi n\u00eb lidhje me autorizimet dhe rekomandimin e pages\u00ebs s\u00eb humbjeve n\u00eb veri.<\/p>\n<p>Pyetja e dyt\u00eb sipas Statovcit, \u00ebsht\u00eb n\u00ebse ky komision ka qen\u00eb i obliguar t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb opinion t\u00eb till\u00eb, dhe e treta \u00e7ka mendon ky komision n\u00eb lidhje me letr\u00ebn ose p\u00ebrgjigjen q\u00eb ia ka kthyer KOSTT Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>Deputetja Jeta Statovci n\u00eb p\u00ebrgjigjen e shkruar n\u00eb raport me tri k\u00ebrkesat dhe tri pyetjet e ngritura n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nga Gjykata Kushtetuese, thekson se iu ka referuar rregullores s\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrgjigjet trajtojn\u00eb tri aspektet e ngritura, fillimisht kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb n\u00ebse kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb trajtoj nga Komisioni p\u00ebr Buxhet. Andaj, n\u00eb p\u00ebrgjigje iu kam referuar rregullores s\u00eb Kuvendit ku thuhet q\u00eb nuk p\u00ebrcaktohet se Komisioni Funksional merr mendim apo opinion nga komisionet tjera, k\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Komisioni p\u00ebr Buxhet, Pun\u00eb dhe Transfere gjithashtu edhe ai mbik\u00ebqyr\u00ebs i financave nuk kan\u00eb pasur n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rregullores ndonj\u00eb obligim me dh\u00ebn\u00eb opinione\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p>N\u00ebnkryetari i k\u00ebtij komisioni, M\u00ebrgim Lushtaku nga PDK-ja, tha se p\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb pagesa e rrym\u00ebs n\u00eb veri nga KOSTT \u00ebsht\u00eb shkelje kushtetuese, ky komision nuk \u00ebsht\u00eb korrekt t\u2019i p\u00ebrgjigjet kushtetueses fare.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast fatkeq\u00ebsisht q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr pages\u00ebn e rrym\u00ebs n\u00eb veri, shihet qart\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb proceduar n\u00eb t\u00eb gjitha Komisionet, dhe p\u00ebr mendimin tim, kjo tregon q\u00eb ka nj\u00eb shkelje edhe Kushtetuese dhe t\u00eb ligjit p\u00ebr menaxhimin e financave publike. Pavar\u00ebsisht opinionit q\u00eb mundet me i dh\u00ebn\u00eb Komisioni p\u00ebr Buxhet, Pun\u00eb dhe Transfere, un\u00eb si an\u00ebtar i komisionit do t\u00eb paraqes nj\u00eb parashtres\u00eb edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Ju (pozita) i keni numrat, mundeni edhe me kaluar nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb korrekte\u201d, theksoi Lushtaku.<\/p>\n<p>Edhe deputeti nga LDK-ja, Avdullah Hoti tha se si komision nuk duhet t\u00eb japin vler\u00ebsim p\u00ebr KOSTT-in. Derisa tha se kuvendi ka b\u00ebr\u00eb shkelje ligjore me rekomandimet e dh\u00ebna p\u00ebr ta paguar rrym\u00ebn KOSTT-i.<\/p>\n<p>\u201cTe pyetja e tret\u00eb, un\u00eb nuk besoj q\u00eb ne mundemi dhe as q\u00eb duhet madje q\u00eb ne t\u00eb japim vler\u00ebsimin ton\u00eb si komision p\u00ebr p\u00ebrgjigjen q\u00eb KOSTT-i, ia ka dh\u00ebn\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Kush jemi ne? \u00c7far\u00eb kompetenc\u00eb kemi ne si komision q\u00eb ne t\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb se a \u00ebsht\u00eb me vend apo jo. Sugjerimi im \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjigja jona nga ana e komisionit t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e thjesht: Komisioni nuk e ka shqyrtuar rekomandimin e Komisionit p\u00ebr Ekonomi, p\u00ebrpara se t\u00eb shkoj n\u00eb kuvend. Edhe n\u00eb pyetjen e fundit, q\u00eb ne nuk mund t\u00eb japim vler\u00ebsim p\u00ebr p\u00ebrgjigjet e KOSTT-it drejtuar Kushtetueses\u2026Kuvendi n\u00eb fakt nuk ka marr\u00eb as vendim, ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb list\u00eb t\u00eb rekomandimeve q\u00eb ia ka d\u00ebrguar KOSTT-it. Kur kuvendi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ka b\u00ebr\u00eb edhe shkelje ligjore dhe k\u00ebto shkelje nuk mund t\u00eb fsheh\u00ebn pas vendimeve kolektive. \u00cbsht\u00eb shkel ligji p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb tregtare, nuk mundet Kuvendi me vendos p\u00ebr me ndar\u00eb mjete t\u00eb KOSTT-it\u201d, theksoi Hoti.<\/p>\n<p>Ndaj k\u00ebtyre deklaratave t\u00eb Hotit ka reaguar deputeti nga VV-ja, Eman Rrahmani. Si rekomandim ai tha se nuk ka shkelje ligjore sepse si\u00e7 u shpreh ai nuk ka detyrim.<\/p>\n<p>\u201cDeputeti Hoti ra n\u00eb kund\u00ebrth\u00ebnie me vetveten. N\u00eb fillim theksuat q\u00eb \u00ebsht\u00eb rekomandim q\u00eb ka dal prej Kuvendit, e m\u00eb pastaj theksuat q\u00eb Kuvendi ka vendosur p\u00ebr shp\u00ebrndarje kund\u00ebrligjsh\u00ebm divident\u00eb. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet q\u00eb ky ka qen\u00eb nj\u00eb rekomandim, dhe jo vendim. Si rekomandim nuk mundet me pasur fuqi ekzekutive dhe nuk mund t\u00eb jet\u00eb as shkelje ligjore sepse nuk detyrohet\u201d, theksoi Rrahmani.<\/p>\n<p>N\u00eb replik\u00ebn ndaj deputetit Rrahamni, Avdullah Hoti tha se at\u00eb q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb Qeveria Kurti, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019i ikur ballafaqimit me problemin politik n\u00eb veri.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb mir\u00eb ta respektojm\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, disa deputet\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb komision luajn\u00eb rolin e komentimit dhe t\u00eb deklarimeve t\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Mbaj p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e them dhe jam plot\u00ebsisht i vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po e them. Edhe n\u00eb qeverit\u00eb e kaluara kan\u00eb ndar\u00eb mjete p\u00ebr pages\u00ebn e energjis\u00eb atje (n\u00eb veri), p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem politik ende i pa zgjidhur. At\u00eb q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb kjo qeveri, \u00ebsht\u00eb munduar me kurthuar veten, edhe me i ik\u00eb ballafaqimit me problemin. K\u00ebt\u00eb q\u00eb po ma thua ti deputet Rrahmani, po me konfirmon krejt at\u00eb q\u00eb un\u00eb po mendoj lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u2026 Jan\u00eb kuthuar institucionet, dhe tash \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese dhe ky diskutim i k\u00ebtij komisionin komplet i panevojsh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb problem q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar pa asnj\u00eb nevoj\u00eb\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, edhe deputeti nga AAK-ja, Pal Lekaj, ka th\u00ebn\u00eb se rekomandimet e Kuvendit kan\u00eb qen\u00eb nd\u00ebrhyrje n\u00eb kompetenca t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, mendoj q\u00eb Komisioni p\u00ebr Buxhet nuk e ka trajtuar, k\u00ebshtu q\u00eb ajo \u00e7far\u00eb na \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar mund t\u2019i p\u00ebrgjigjemi vet\u00ebm se k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nuk e kemi trajtuar. P\u00ebr pages\u00ebn e rrym\u00ebs veri, kemi qen\u00eb kund\u00ebr, kam qen\u00eb kund\u00ebr, sepse dihet baza ekzekutive se kush e lejon KOSTT-in sa i p\u00ebrket dividentave p\u00ebr trajtim dhe shpenzim t\u00eb atyre parave. Nuk \u00ebsht\u00eb kuvendi ai q\u00eb t\u2019ia caktoj shum\u00ebn se kush e sa duhet t\u00eb paguaj. Kuvendi ka mundur qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs me obliguar me nj\u00eb amandemantim q\u00eb ta paguaj k\u00ebt\u00eb shum\u00eb, q\u00eb asnj\u00eb her\u00eb nuk kam qen\u00eb pro. Ne si kuvend kemi hyr\u00eb aty ku nuk duhet, por \u00ebsht\u00eb Gjykata Kushtetuese q\u00eb do ta thot\u00eb fjal\u00ebn e vet\u201d, tha Lekaj.<\/p>\n<p>Kryetari i Komisionit p\u00ebr Buxhet, Pun\u00eb dhe Transfere, Armend Muja tha se deklarata e propozuar nga Statovci i p\u00ebrmbajn\u00eb t\u00eb gjitha elementet e nj\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj Kushtetueses.<\/p>\n<p>\u201cElementi i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb po ashtu, t\u00eb na ofroni komentet e juaja n\u00eb lidhje me shkres\u00ebn e KOSTT-it t\u00eb dat\u00ebs 18 tetor 2021. Dhe n\u00eb esenc\u00eb se \u00e7ka deklaroi deputetja Statovci dhe deputeti Hoti, nuk po shoh ndeshje sa I p\u00ebrket k\u00ebtyre deklaratave. Pra, ajo \u00e7ka po thuhet ka nj\u00eb dakordim, thjesht \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb baz\u00ebn e Ligjit p\u00ebr energji dhe atij p\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb tregtare dhe nuk kemi hyr\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera. Kjo deklarat\u00eb e propozuar nga deputetja Statovci i p\u00ebrmban t\u00eb gjitha elementet e nj\u00eb p\u00ebrgjigje sa do q\u00eb ne nuk mund t\u00eb p\u00ebrgjigjemi n\u00eb gjith\u00e7ka. Sugjeroj q\u00eb n\u00ebse ka edhe ndonj\u00eb deklarat\u00eb tjet\u00ebr nga deputet\u00ebt ta propozojm\u00eb dhe t\u00eb nj\u00ebjtat t\u2019i hedhim n\u00eb votim\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Muja.<\/p>\n<p>Ndryshe, PDK n\u00eb muajin maj t\u00eb k\u00ebtij viti i kishte d\u00ebrguar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese rekomandimet e nxjerra nga Kuvendi p\u00ebr kompensimin e rrym\u00ebs s\u00eb shpenzuar n\u00eb veri n\u00eb vler\u00eb 11 milion\u00eb euro.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ani se pati kritika nga deputet\u00ebt e opozit\u00ebs, Komisioni p\u00ebr Buxhet, Pun\u00eb dhe Transfere me shumic\u00eb votash vendosi t\u2019i p\u00ebrgjigjet Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr rekomandimin e kuvendin lidhur me pages\u00ebn e 11 milion\u00eb euro nga ana e KOSTT-it p\u00ebr rrym\u00ebn n\u00eb kat\u00ebr komunat veriore. An\u00ebtarja e k\u00ebtij komisioni, Jeta Statovci e cila ka hartuar p\u00ebrgjigjen p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":533034,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-533033","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/533033","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=533033"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/533033\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/533034"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=533033"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=533033"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=533033"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}