{"id":533349,"date":"2021-11-02T07:15:40","date_gmt":"2021-11-02T06:15:40","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=533349"},"modified":"2021-11-02T07:15:40","modified_gmt":"2021-11-02T06:15:40","slug":"a-mund-te-zevendesohet-zoran-zaev-nga-nje-kryeminister-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/a-mund-te-zevendesohet-zoran-zaev-nga-nje-kryeminister-shqiptar\/","title":{"rendered":"A mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet Zoran Zaev nga nj\u00eb kryeminist\u00ebr shqiptar?"},"content":{"rendered":"<p><strong>T\u00eb diel\u00ebn u mbajt raundi i dyt\u00eb i votimeve p\u00ebr zgjedhjet lokale n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut.<\/strong><\/p>\n<p>Partia LSDM q\u00eb deri mbr\u00ebmjen e s\u00eb diel\u00ebs e udh\u00ebhoqi Zoran Zaev, nuk doli mir\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje,<\/p>\n<p>Me t\u2019i shpallur rezultatet preliminare Komisioni Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve erdhi reagimi i Zaevit i cili u dor\u00ebhoq nga posti i kryeministrit dhe kreut t\u00eb partis\u00eb.<\/p>\n<p>Njoh\u00ebsi i \u00e7\u00ebshtjeve politike n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut Xhelal Neziri, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Klankosova.tv tha se ky veprim i Zoran Zaevit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb q\u00eb ai mund t\u00eb t\u00ebrhiqet nga politika.<\/p>\n<p>Neziri tha se zgjedhet e p\u00ebrgjithshme nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohen, por se asnj\u00ebra nga partit\u00eb nuk i d\u00ebshiron ato.<\/p>\n<p>\u201cZaev si duket po t\u00ebrhiqet t\u00ebr\u00ebsisht nga politika. U fut n\u00eb politik\u00ebn nacionale n\u00eb vitin 2013, kur mori drejtimin e LSDM, e solli n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 2016 pas nj\u00eb krize serioze politike dhe t\u00eb siguris\u00eb me publikimin e p\u00ebrgjimeve, zgjodhi problemin me Greqin\u00eb dhe an\u00ebtar\u00ebsoi vendin n\u00eb NATO. Ajo q\u00eb e goditi m\u00eb shum\u00eb ishte nj\u00eb here vetoja franceze n\u00eb vitin 2019 p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb metodologji t\u00eb re t\u00eb procesit t\u00eb bisedimeve an\u00ebtr\u00ebsuese, e s\u00eb fundmi edhe vetoja bullgare. Arriti t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsoj\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut n\u00eb NATO, por d\u00ebshtoi me BE-n\u00eb. U ndje i tradh\u00ebtuar nga Brukseli, i cili i kishte premtuar nj\u00eb integrim t\u00eb shpejt\u00eb n\u00ebse zgjidh problemet historike me Athin\u00ebn dhe Sofjen. Zaev pagoi \u00e7mimin e munges\u00ebs s\u00eb rezultateve n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Zgjedhjet e parakohshme nuk p\u00ebrjashtohen si skenar, por duket se asnj\u00ebra nga partit\u00eb nuk i d\u00ebshiron ato\u201d.<\/p>\n<p>Ai theksoi se Maqedonia e Veriut ka gjasa q\u00eb t\u00eb ket\u00eb edhe nj\u00eb kryeminist\u00ebr shqiptar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse shkohet n\u00eb krijimin e nj\u00eb koalicioni t\u00eb gjer\u00eb me kat\u00ebr partit\u00eb kryesore n\u00eb qeveri, at\u00ebher\u00eb ka shum\u00eb gjasa q\u00eb kryeministri t\u00eb jet\u00eb shqiptar. Aq m\u00eb tep\u00ebr kur para qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem tjet\u00ebr I ndjesh\u00ebm p\u00ebr maqedonasit etnik \u2013 marr\u00ebveshja me Bullgarin\u00eb p\u00ebr historin\u00eb dhe gjuh\u00ebn maqedonase. N\u00ebse vazhdon ky koalicion LSDM-BDI, at\u00ebher\u00eb sipas marr\u00ebveshjes 100 dit\u00eb para zgjedhjeve vendi do t\u00eb ket\u00eb kryeminist\u00ebr shqiptar\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet nj\u00eb model i kryeministrit si Zoran Zaev, sa i p\u00ebrket bashk\u00ebpunimit rajonal.<\/p>\n<p>Ai tha se kryeministri i deritanish\u00ebm krijoi raporte t\u00eb hapura me shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dhe poashtu kishte shum\u00eb miq n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cZaev nd\u00ebrtoi raporte t\u00eb hapura me shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut dhe rajon. Kishte shum\u00eb miq n\u00eb Kosov\u00eb. Nuk besoj se mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet nj\u00eb profil kryeministri si ai kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebto bashk\u00ebpunime rajonale\u201d.<\/p>\n<p>Njoh\u00ebsi i \u00e7\u00ebshtjeve politike n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut komentoi edhe rezultatin e zgjedhjeve lokale atje.<\/p>\n<p>Ai tha se k\u00ebto rezultate jan\u00eb si pasoj\u00eb e r\u00ebnies s\u00eb mb\u00ebshtetjes p\u00ebr LSDM-n\u00eb sesa ngritje e VMRO-DPMNE-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb rezultate t\u00eb pritura. K\u00ebto rezultate ishim m\u00eb shum\u00eb si pasoj\u00eb e r\u00ebnies s\u00eb mb\u00ebshtetjes ndaj LSDM-s\u00eb, sesa e ngritjes s\u00eb VMRO-DPMNE-s\u00eb. N\u00eb krahasim me zgjedhjet e kaluara lokale t\u00eb 2017 LSDM ka nj\u00eb r\u00ebnie spektakolare prej 200 mij\u00eb votash. Pra, para kat\u00ebr viteve num\u00ebronte 450 mij\u00eb vota, tash vet\u00ebm 240 mij\u00eb. VMRO-DPMNE ka sh\u00ebnuar nj\u00eb r\u00ebnie m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl \u2013 n\u00eb 2017 kishte 330 mij\u00eb, tash ka af\u00ebr 290 mij\u00eb. Pra fitorja e VMRO-DPMNE-s\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ngritjen e k\u00ebsaj partie, por me r\u00ebnien e LSDM-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, gazetari i Radio Televizionit t\u00eb Maqedonis\u00eb, Zekirja Mexhidi, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Klankosova.tv tha se dor\u00ebheqja e Zoran Zaevit, nga posti i kryeministrit e fut k\u00ebt\u00eb vend n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb re politike.<\/p>\n<p>Mexhidi tha se dor\u00ebheqja e Zaev-it ka qen\u00eb befasuese.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb zhvillime q\u00eb fusin Maqedonin\u00eb e Veriut do t\u00eb thoja n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb re politike. Rezultati i dob\u00ebt, apo debakli q\u00eb ka p\u00ebsuar partia e kryeministrit Zaev n\u00eb k\u00ebto zgjedhje ka qen\u00eb e pritshme por dor\u00ebheqja teksa shpalleshin akoma rezultatet preliminare ka qen\u00eb befasuese\u201d.<\/p>\n<p>Ai theksoi se q\u00ebllimi i Zoran Zaev e ka p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shmang zgjedhjet e parakohshme.<\/p>\n<p>\u201cPo, pik\u00ebrisht. E tha edhe vet ai, se do to t\u00eb jet\u00eb partia e tij e cila do t\u00eb formoj\u00eb s\u00ebrish qeverin\u00eb pasi pretendon q\u00eb akoma i ka numrat por kjo mbetet p\u00ebr tu par\u00eb p\u00ebr shkak se n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb edhe opozita pretendon se i ka numrat p\u00ebr t\u00eb formuar shumic\u00ebn e re por le t\u00eb shohim n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim. Zaev ka nj\u00eb q\u00ebllim, do t\u00eb b\u00ebj \u00e7mos p\u00ebr t\u2019i shmangur zgjedhjet e parakohshme pasi n\u00eb asnj\u00eb menyre nuk i p\u00ebrshtat\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Gazetari i RTM-s\u00eb shtoi se shqiptar\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb faktor\u00eb edhe pa Zaev-in, dhe raporti i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb kushdo q\u00eb t\u00eb vij\u00eb kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pa Zaevin shqiptar\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb faktor\u00eb ky\u00e7 p\u00ebr rrjedh\u00ebn e proceseve n\u00eb shtet, nd\u00ebrsa raporti i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut me k\u00ebdo qoft\u00eb kryeminist\u00ebr nuk mund t\u00eb ndryshoj\u00eb karshi Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb faktorizimit t\u00eb shqipatr\u00ebve n\u00eb Maqedoni\u201d.<\/p>\n<p>Mexhidi tha se mund t\u00eb b\u00ebhet realitet q\u00eb kryeministri i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb shqiptar.<\/p>\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket kryeministrit shqiptar ndoshta do t\u00eb b\u00ebhet realitet por nuk e besoj se n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment p\u00ebr shkak t\u00eb shum\u00eb paqart\u00ebsive q\u00eb jan\u00eb krijuar pas k\u00ebtyre zgjedhjeve\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPartit\u00eb shqiptare bashk\u00ebpunuan edhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje me partit\u00eb maqedonase. BDI bashkepunoi me LSDM dhe ASH bashkepunoi me VMRO DPMNE\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb diel\u00ebn u mbajt raundi i dyt\u00eb i votimeve p\u00ebr zgjedhjet lokale n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Partia LSDM q\u00eb deri mbr\u00ebmjen e s\u00eb diel\u00ebs e udh\u00ebhoqi Zoran Zaev, nuk doli mir\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje, Me t\u2019i shpallur rezultatet preliminare Komisioni Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve erdhi reagimi i Zaevit i cili u dor\u00ebhoq nga posti i kryeministrit [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":533350,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-533349","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/533349","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=533349"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/533349\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/533350"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=533349"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=533349"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=533349"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}