{"id":535184,"date":"2021-11-04T21:16:29","date_gmt":"2021-11-04T20:16:29","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=535184"},"modified":"2021-11-04T21:16:29","modified_gmt":"2021-11-04T20:16:29","slug":"opozita-maqedonase-synon-kthimin-e-emrit-maqedoni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/opozita-maqedonase-synon-kthimin-e-emrit-maqedoni\/","title":{"rendered":"Opozita maqedonase synon kthimin e emrit \u201cMaqedoni\u201d"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fitorja e opozit\u00ebs maqedonase n\u00eb zgjedhjet lokale dhe k\u00ebrkesa e saj p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme parlamentare, ka nxitur debate lidhur me t\u00eb ardhmen e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Presp\u00ebs, pasi drejtuesit e disa asambleve t\u00eb reja komunale, kan\u00eb kthyer n\u00eb p\u00ebrdorim emrin e vjet\u00ebr t\u00eb shtetit, Republika e Maqedonis\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e Presp\u00ebs p\u00ebr ndryshimin e emrit \u201cMaqedoni\u201d n\u00eb \u201cMaqedoni t\u00eb Veriut\u201d, ishte arritur m\u00eb 17 qershor t\u00eb vitit 2018, me \u00e7ka dy shtetet zgjidh\u00ebn kontestin gati 30-vje\u00e7ar, q\u00eb \u00e7oi n\u00eb zhbllokimin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut n\u00eb NATO dhe institucionet tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Si k\u00ebmbim, Shkupi pranoi se maqedonasit e tanish\u00ebm nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhshm\u00ebri me maqedonasit antik, e as pretendime territoriale ndaj Greqis\u00eb s\u00eb Veriut, q\u00eb mban gjithashtu emrin Maqedoni.<\/p>\n<p>Kjo marr\u00ebveshje, asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pranuar nga opozita maqedonase q\u00eb udh\u00ebhiqet nga VMRO DPMNE-ja, duke paralajm\u00ebruar se n\u00eb rast se vjen n\u00eb pushtet do t\u00eb angazhohet p\u00ebr shfuqizimin e saj.<\/p>\n<p>Por, duke e komentuar veprimin e disa asambleve t\u00eb reja lokale, q\u00eb kthyen n\u00eb p\u00ebrdorim emrin e vjet\u00ebr t\u00eb shtetit, kreu i VMRO DPMNE-s\u00eb, Hristijan Mickoski, tha se emri i ri \u00ebsht\u00eb realitet, t\u00eb cilin, sipas tij, e imponoi kryeministri Zoran Zaev.<\/p>\n<p>Ai theksoi se mosrespektimi i k\u00ebtij emri mund t\u00eb sjell\u00eb pasoja, por s\u00ebrish premtoi se do t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar, si\u00e7 tha, \u201cmarr\u00ebveshjen n\u00ebn\u00e7muese\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMarr\u00ebveshja e Presp\u00ebs \u00ebsht\u00eb realitet. A na p\u00eblqen neve ky realitet? Sigurisht se nuk na p\u00eblqen. K\u00ebt\u00eb realitet na e solli Zoran Zaev, por n\u00ebse nuk respektohet ky realitet n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb funksionimit administrativ t\u00eb k\u00ebtyre institucioneve, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb kemi probleme me instanca tjera, si\u00e7 jan\u00eb gjykata, prokuroria, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Se a do t\u00eb punojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar k\u00ebt\u00eb realitet, kur nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb kemi mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb k\u00ebta b\u00ebjm\u00eb, un\u00eb them se po, por p\u00ebr momentin ne t\u00eb gjith\u00eb po veprojm\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij realiteti, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i dhimbsh\u00ebm, n\u00ebn\u00e7mues p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ne q\u00eb Maqedonin\u00eb e vler\u00ebsojm\u00eb si atdheun ton\u00eb\u201d, deklaroi Mickovski.<\/p>\n<p>Veprimi i asambleve t\u00eb reja komunale ka shkaktuar reagimin e Ministris\u00eb s\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme.<\/p>\n<p>\u201cMinistria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme b\u00ebn thirrje q\u00eb t\u00eb zbatohen dispozitat kushtetuese n\u00eb p\u00ebrputhje me Marr\u00ebveshjen e Presp\u00ebs, duke pasur parasysh se mosrespektimi i Kushtetut\u00ebs dhe ratifikimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, seriozisht prish imazhin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb shtetit dhe cenon rendin juridik t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme.<\/p>\n<p>Zhvillimet n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut jan\u00eb komentuar edhe nga Athina zyrtare.<\/p>\n<p>\u201cKthimi i retorik\u00ebs nacionaliste te fqinj\u00ebt tan\u00eb mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb ridefinim t\u00eb pozicionit ton\u00eb komb\u00ebtar n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb procesit t\u00eb zgjerimit t\u00eb BE-s\u00eb\u201d, citojn\u00eb mediat nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsministrit t\u00eb Jasht\u00ebm grek, Miltiadis Varvitsiotis.<\/p>\n<p>Ai shprehu shqet\u00ebsimin p\u00ebr zhvillimet n\u00eb vend dhe theksoi se zbatimi i duhur i Marr\u00ebveshjes s\u00eb Presp\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga parakushtet p\u00ebr korniz\u00ebn negociuese t\u00eb Shkupit me BE-n\u00eb.<\/p>\n<p>Partit\u00eb n\u00eb pushtet thon\u00eb se nuk do t\u00eb lejojn\u00eb q\u00eb opozita t\u00eb rrezikoj\u00eb Marr\u00ebveshjen e Presp\u00ebs dhe raportet me Greqin\u00eb q\u00eb mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb bllokime t\u00eb reja.<\/p>\n<p>\u201cLSDM-ja dhe koalicioni nuk do t\u00eb lejojn\u00eb q\u00eb VMRO-DPMNE dhe Mickoski t\u00eb rrezikojn\u00eb Marr\u00ebveshjen e Presp\u00ebs, t\u00eb na fusin n\u00eb grindje t\u00eb reja me Greqin\u00eb dhe fqinj\u00ebt e tjer\u00eb, t\u00eb na sjellin n\u00eb konflikt dhe urrejtje t\u00eb brendshme dhe k\u00ebshtu ta kthejn\u00eb vendin n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb regjimit\u201d, thuhet n\u00eb komunikat\u00ebn e LSDM-s\u00eb t\u00eb publikuar t\u00eb enjten.<br \/>\nRistevski: Betimi bazuar n\u00eb emrin e vjet\u00ebr, i pavlefsh\u00ebm<\/p>\n<p>Temelko Ristevski, njoh\u00ebs i \u00e7\u00ebshtjeve kushtetuese, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb, se \u00e7do veprim i kujtdo qoft\u00eb q\u00eb bie ndesh me Kushtetut\u00ebn, \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuesh\u00ebm, p\u00ebrfshir\u00eb edhe veprimet e komunave t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti juridik, Republika e Maqedonis\u00eb, me amendamentet kushtetuese q\u00eb jan\u00eb miratuar para dy viteve m\u00eb nuk ekziston. Tani kemi subjekt t\u00eb ri juridik, Republika e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb betimin bazuar n\u00eb emrin e vjet\u00ebr t\u00eb shtetit, jan\u00eb t\u00eb pavlefshme dhe duhet t\u00eb anulohen\u201d, thot\u00eb profesori Temelko Ristevski.<\/p>\n<p>Sipas tij, \u00e7do vendim q\u00eb mund t\u00eb miratojn\u00eb komunat me emrin e vjet\u00ebr t\u00eb shtetit, do t\u00eb jet\u00eb i pavlefsh\u00ebm dhe mund t\u00eb ngrihen procedura para organeve gjyq\u00ebsore p\u00ebr shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p>Lidhur me zhvillimet n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut, ka reaguar edhe Brukseli duke b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr zbatimin e reformave q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me Bashkimin Evropian, por edhe me respektimin e t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.\/REL\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fitorja e opozit\u00ebs maqedonase n\u00eb zgjedhjet lokale dhe k\u00ebrkesa e saj p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme parlamentare, ka nxitur debate lidhur me t\u00eb ardhmen e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Presp\u00ebs, pasi drejtuesit e disa asambleve t\u00eb reja komunale, kan\u00eb kthyer n\u00eb p\u00ebrdorim emrin e vjet\u00ebr t\u00eb shtetit, Republika e Maqedonis\u00eb. Marr\u00ebveshja e Presp\u00ebs p\u00ebr ndryshimin e emrit \u201cMaqedoni\u201d [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":535185,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-535184","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/535184","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=535184"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/535184\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/535185"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=535184"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=535184"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=535184"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}