{"id":535796,"date":"2021-11-05T22:01:10","date_gmt":"2021-11-05T21:01:10","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=535796"},"modified":"2021-11-05T22:01:10","modified_gmt":"2021-11-05T21:01:10","slug":"escobar-nuk-do-te-kete-lufte-ne-bosnje-dhe-hercegovine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/escobar-nuk-do-te-kete-lufte-ne-bosnje-dhe-hercegovine\/","title":{"rendered":"Escobar: Nuk do t\u00eb ket\u00eb luft\u00eb n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Z\u00ebvend\u00ebsndihm\u00ebs-Sekretari amerikan i Shtetit p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Euroazin\u00eb, nj\u00ebher\u00ebsh i d\u00ebrguari p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar, para vizit\u00ebs n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb se d\u00ebshiron t\u2019u d\u00ebrgoj\u00eb mesazh qytetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij vendi se nuk do t\u00eb ket\u00eb luft\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dua q\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb Bosnje ta din\u00eb se ne jemi t\u00eb p\u00ebrkushtuar q\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb luft\u00eb. Dhe, m\u00eb besoni, t\u00eb gjitha vendet e rajonit, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00ebnshkruesit e tjer\u00eb t\u00eb Dejtonit, ku p\u00ebrfshihet Kroacia dhe Serbia jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuara q\u00eb t\u00eb mos shohin nj\u00eb luft\u00eb n\u00eb rajon\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Escobar n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ai do t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb m\u00eb 7 n\u00ebntor.<\/p>\n<p>Tensionet n\u00eb Bosnje jan\u00eb n\u00eb rritje pasi entiteti i Republika S\u00ebrpsk\u00ebs ka nd\u00ebrmarr\u00eb disa veprime koh\u00ebn e fundit, t\u00eb cilat jan\u00eb vler\u00ebsuar se po d\u00ebmtojn\u00eb rendin kushtetues t\u00eb vendit dhe udh\u00ebheq\u00ebsi serb i Bosnj\u00ebs, nj\u00ebher\u00ebsh an\u00ebtar i presidenc\u00ebs trepal\u00ebshe, Millorad Dodik, ka k\u00ebrc\u00ebnuar me ndarjen e Republika S\u00ebrpsk\u00ebs &#8211; entitet i banuar me shumic\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Escobar ka th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb fliste me ambasadorin e SHBA-s\u00eb n\u00eb Sarajev\u00eb, para se t\u00eb shpallte sanksionet e mundshme, pa specifikuar se cilat sanksione mund t\u00eb ishin nj\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, Escobar ka theksuar se SHBA-ja po punon ngusht\u00eb me Bashkimin Evropian n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, p\u00ebrfshir\u00eb dialogun nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb: Ju do t\u00eb vizitoni t\u00eb diel\u00ebn (7 n\u00ebntor) Bosnj\u00ebn. A \u00ebsht\u00eb kjo vizit\u00eb pjes\u00eb e presionit, t\u00eb cilin Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po e b\u00ebjn\u00eb ndaj vendit p\u00ebr t\u00eb shpejtuar reformat p\u00ebr integrime evropiane?<\/p>\n<p><strong>Gabriel Escobar:<\/strong> Nuk do ta quaja presion, por do t\u00eb thosha q\u00eb m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb partneritet. Pra, Dejtoni (Marr\u00ebveshja q\u00eb ndali luft\u00ebn n\u00eb Bosnje m\u00eb 1995 v.j) ka mbajtur paqen p\u00ebr 25 vjet, prandaj kemi p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb dhe t\u00eb shprehim mb\u00ebshtetjen ton\u00eb p\u00ebr sovranitetin, integritetin dhe pavar\u00ebsin\u00eb. P\u00ebrtej k\u00ebsaj, un\u00eb dua t\u00eb zhvilloj nj\u00eb s\u00ebr\u00eb takimesh p\u00ebr t\u00eb diskutuar sa i takon potencialit p\u00ebr zhvillim ekonomik t\u00eb rajonit dhe m\u00ebnyrat se si Amerika mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb krijimin e mund\u00ebsive, nga t\u00eb cilat Ballkani do t\u00eb p\u00ebrfitonte realisht.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> P\u00ebr \u00e7far\u00eb lloj ndihme b\u00ebhet fjal\u00eb? A mund t\u00eb na sqaroni?<\/p>\n<p><strong>Gabriel Escobar:<\/strong> Epo, ka shum\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ndihm\u00eb. S\u00eb pari, un\u00eb i kam d\u00ebrguar mesazh Bashkimit Evropian se Ballkani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rajon i mund\u00ebsive dhe se un\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb shihja p\u00ebrshpejtim t\u00eb procesit t\u00eb zgjerimit. Por, un\u00eb, gjithashtu, do t\u00eb doja t&#8217;i inkurajoja kompanit\u00eb amerikane dhe evropiane q\u00eb ta shohin Ballkanin p\u00ebr at\u00eb q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb: nj\u00eb treg me nj\u00eb rritje t\u00eb shpejt\u00eb, universitete t\u00eb shk\u00eblqyera dhe n\u00eb nj\u00eb pozicion t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm gjeografik. Pra, kjo lloj ndihme ka p\u00ebr q\u00ebllim fillimisht rritjen e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb, dhe s\u00eb dyti, p\u00ebr t\u00eb eksploruar p\u00ebr rrug\u00ebt tjera q\u00eb mund t\u00eb ndjekim p\u00ebr t\u00eb ndihmuar, misionet p\u00ebr tregti, mb\u00ebshtetje e USAID-it (Agjencia amerikane p\u00ebr Zhvillim Nd\u00ebrkomb\u00ebtar) dhe mb\u00ebshtetja potenciale e DFC-s\u00eb (Korporata Financiare p\u00ebr Zhvillim e SHBA-s\u00eb). T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb n\u00eb tryez\u00eb. Dhe, un\u00eb pres q\u00eb t\u00eb takohem me lider\u00eb modern dhe lider\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj mentaliteti p\u00ebr integrimin n\u00eb sistemin evropian dhe integrimin brenda Ballkanit Per\u00ebndimor. K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb do t\u00eb zhvilloj takime, jo vet\u00ebm me politikan\u00eb, por edhe me biznese.<\/p>\n<p>N\u00eb Srebrenic\u00eb, forcat serbe t\u00eb Bosnj\u00ebs kan\u00eb vrar\u00eb mbi 8,000 burra dhe djem mysliman\u00eb n\u00eb vitin 1995.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> A do t\u00eb takoheni me Millorad Dodikun?<\/p>\n<p><strong>Gabriel Escobar:<\/strong> Kjo do t\u00eb vendoset m\u00eb von\u00eb n\u00eb konsultim me ambasadorin ton\u00eb n\u00eb Sarajev\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Ju keni biseduar me presidenten e Republika S\u00ebrpsk\u00ebs, Zheljka Cvijanoviq. Ajo ka k\u00ebrkuar nj\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb balancuar. Por, ende nuk e dim\u00eb cili ka qen\u00eb mesazhi juaj p\u00ebr t\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Gabriel Escobar:<\/strong> Po, mesazhi q\u00eb i dhash\u00eb asaj \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb si ai q\u00eb iu kam dh\u00ebn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb lider\u00ebve n\u00eb rajon. Dejtoni ka siguruar paqen p\u00ebr 25 vjet dhe \u00ebsht\u00eb baza e politik\u00ebs son\u00eb. \u00c7far\u00ebdo l\u00ebvizje p\u00ebr t\u00eb minuar Dejtonin, p\u00ebrfshir\u00eb at\u00eb q\u00eb Millorad Dodiku po b\u00ebn tash, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e d\u00ebmshme dhe destabilizuese p\u00ebr rajonin.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Si t\u00eb veprohet ndaj k\u00ebrc\u00ebnimeve p\u00ebr shp\u00ebrb\u00ebrje t\u00eb vendit, transferim t\u00eb kompetencave dhe minimin e institucioneve shtet\u00ebrore, q\u00eb p\u00ebrkrahen nga Millorad Dodik? Njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb frik\u00ebsuar se mund t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb luft\u00eb e re. Ne ende nuk kemi par\u00eb sanksione n\u00eb lidhje me k\u00ebto k\u00ebrc\u00ebnime?<\/p>\n<p><strong>Gabriel Escobar:<\/strong> Dua t\u00eb diskutoj me ambasadorin ton\u00eb para se t\u00eb shpallim sanksione t\u00eb reja. Kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb tryez\u00eb. Por, un\u00eb dua t&#8217;i them popullit t\u00eb Bosnj\u00ebs: nuk do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb luft\u00eb tjet\u00ebr, ne, bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare jemi t\u00eb bashkuar me partner\u00ebt tan\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, dhe ajo q\u00eb ne duam \u00ebsht\u00eb t\u00eb sigurohemi se angazhimet tona p\u00ebr paqen dhe sigurin\u00eb e njer\u00ebzve n\u00eb rajon jan\u00eb plot\u00ebsuar. Por, sa i takon dob\u00ebsimit t\u00eb institucioneve qendrore, do t\u00eb jem shum\u00eb i sinqert\u00eb, arsyeja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb korrupsioni. Ajo q\u00eb po b\u00ebn Millorad Dodiku \u00ebsht\u00eb se ai po p\u00ebrpiqet t\u00eb gjej\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pushtetin dhe parat\u00eb e tij. K\u00ebshtu q\u00eb, un\u00eb po u k\u00ebrkoj njer\u00ebzve q\u00eb t\u00eb mos ia mund\u00ebsojn\u00eb atij ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb?<\/strong> A e konsideroni veten si nj\u00eb njeri q\u00eb mund t\u00eb ushtroj\u00eb nj\u00eb ndikim vendimtar, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndalur retorik\u00ebn n\u00eb rritje anti-Bosnje, por gjithashtu t\u00eb ndal\u00eb edhe agjend\u00ebn Dodikut?<\/p>\n<p><strong>Gabriel Escobar:<\/strong> Sinqerisht, agjenda q\u00eb po e ndjek Dodiku nuk po mb\u00ebshtetet nga askush n\u00eb rajon, p\u00ebrfshir\u00eb Serbin\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebn ne po zhvillojm\u00eb partneritet. Un\u00eb nuk po p\u00ebrpiqem t&#8217;i ndaj serb\u00ebt. N\u00eb fakt, ajo q\u00eb po b\u00ebjm\u00eb ne tani n\u00eb Serbi \u00ebsht\u00eb se po shprehim mb\u00ebshtetje p\u00ebr nism\u00ebn e &#8220;Ballkanit t\u00eb hapur&#8221;, e cila mendojm\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim shum\u00eb pozitiv n\u00eb rajon, kemi n\u00ebnshkruar nj\u00eb ndihm\u00eb prej afro nj\u00eb miliard dollar\u00ebsh nd\u00ebrmjet Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe DFC-s\u00eb, kemi n\u00ebnshkruar nj\u00eb partneritet t\u00eb ri universitar nd\u00ebrmjet Universitetit t\u00eb Beogradit, i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga universitetet m\u00eb t\u00eb mira midis Budapestit dhe Athin\u00ebs dhe midis Adriatikut dhe Detit t\u00eb Zi, pastaj kemi Marin\u00ebn e SHBA-s\u00eb dhe Beretat e Gjelbra q\u00eb zhvillojn\u00eb st\u00ebrvitje me forcat speciale serbe. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ne mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebr serb\u00ebt edhe n\u00eb Republik\u00ebn S\u00ebrpska. Por, jan\u00eb mesazhet alternative q\u00eb Dodik po shtyn p\u00ebrpara, Ai m\u00eb par\u00eb do ta shihte Republik\u00ebn S\u00ebrpska t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb Transnjestri, ose Oseti Jugore, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbrojtur pasurin\u00eb e tij.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Sipas nj\u00eb raporti t\u00eb gazet\u00ebs Guardian, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i lart\u00eb i komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Bosnje e Hercegovin\u00eb, Christian Schmidt, ka paralajm\u00ebruar p\u00ebr &#8220;rrezikun real&#8221; t\u00eb luft\u00ebs. Autenticiteti i raportit nuk \u00ebsht\u00eb mohuar. Cili \u00ebsht\u00eb mendimi juaj?<\/p>\n<p><strong>Gabriel Escobar:<\/strong> Epo, shikoni, un\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dua q\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb Bosnje ta din\u00eb se ne jemi t\u00eb p\u00ebrkushtuar se nuk do t\u00eb ket\u00eb luft\u00eb. Dhe m\u00eb besoni, t\u00eb gjitha vendet e rajonit, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00ebnshkruesit e tjer\u00eb t\u00eb Dejtonit, ku p\u00ebrfshihet Kroacia, dhe Serbia jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuara q\u00eb t\u00eb mos shohin nj\u00eb luft\u00eb n\u00eb rajon. Dhe, n\u00ebse shikoni se \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb rajonit, vet\u00ebm n\u00eb Bosnje, a keni k\u00ebt\u00eb lloj tensioni n\u00eb rritje, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb t\u00eb fokusuar n\u00eb integrimin evropian dhe zhvillimin ekonomik. Pas vizit\u00ebs sime n\u00eb Bosnje, udh\u00ebtoj p\u00ebr n\u00eb Mal t\u00eb Zi p\u00ebr t\u00eb diskutuar p\u00ebr t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb Mali i Zi ka p\u00ebr t\u00eb ofruar. Do t\u00eb takohem me nj\u00eb qeveri q\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrqendruar n\u00eb krijimin e rrug\u00ebve reale p\u00ebr zhvillim, duke p\u00ebrfshir\u00eb ministrin e Financave, i cili ka folur p\u00ebr krijimin e Malit t\u00eb Zi si nj\u00eb qend\u00ebr p\u00ebr E-tregtin\u00eb, pastaj z\u00ebvend\u00ebskryeministrin, i cili ka folur p\u00ebr krijimin e Malit t\u00eb Zi si nj\u00eb qend\u00ebr transporti, energjie dhe turistike p\u00ebr Evrop\u00ebn Jugore. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb mundshme. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb flasim. N\u00eb vend t\u00eb k\u00ebtyre, Dodik po flet p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat \u00e7\u00ebshtje qe 25 vjet.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Ju keni th\u00ebn\u00eb se me reforma t\u00eb kufizuara kushtetuese, t\u00eb shoq\u00ebruara me reforma t\u00eb sistemit zgjedhor dhe gjyq\u00ebsor, Bosnja mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb shtet shum\u00eb m\u00eb funksional. Si mund t\u00eb arrihet kjo n\u00ebse mungon nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet thelb\u00ebsore?<\/p>\n<p><strong>Gabriel Escobar:<\/strong> Ka shembuj n\u00eb histori q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt federale dhe entitete t\u00eb forta. Belgjika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull. Pra, brenda Evrop\u00ebs, Bosnja mund t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb till\u00eb. Ne duam nj\u00eb Federat\u00eb shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe nj\u00eb Republika S\u00ebrpska shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe askush nuk e v\u00eb n\u00eb dyshim t\u00eb drejt\u00ebn e Republik\u00ebs S\u00ebrpska p\u00ebr t\u00eb ekzistuar. \u00cbsht\u00eb pjes\u00eb e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Dejtonit. Ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po flasim jan\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb nd\u00ebrmarrin l\u00ebvizje p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar, si Dejtonin ashtu edhe qeverin\u00eb qendrore. Dhe, p\u00ebrs\u00ebri m\u00eb duhet t\u00eb theksoj, ai (an\u00ebtari i presidenc\u00ebs trepal\u00ebshe t\u00eb Bosnj\u00ebs, Millorad Dodik v.c) po e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb p\u00ebr agjend\u00ebn e tij personale.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> A \u00ebsht\u00eb e dobishme nd\u00ebrhyrja e Serbis\u00eb, Kroacis\u00eb dhe Turqis\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb Bosnj\u00ebs, apo ka nj\u00eb efekt t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm?<\/p>\n<p><strong>Gabriel Escobar:<\/strong> Un\u00eb do t\u00eb thosha se n\u00eb kontekstin e mbrojtjes s\u00eb sovranitetit t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe mbrojtjes s\u00eb integritetit territorial t\u00eb Bosnj\u00ebs, Kroacia dhe Serbia kan\u00eb nj\u00eb z\u00eb pasi jan\u00eb n\u00ebnshkruese t\u00eb Dejtonit. Pra, ne mir\u00ebpresim diskutimet tona me t\u00eb dy kryeqytetet. Sa i takon Turqis\u00eb, n\u00eb kontekstin e Ballkanit, ata(p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb Turqis\u00eb) kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb me ne aty, ata kan\u00eb kontribuar n\u00eb zhvillimin ekonomik. Pra, si an\u00ebtare e NATO-s, ne mir\u00ebpresim angazhimin ton\u00eb me Turqin\u00eb edhe n\u00eb Ballkan.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Cilat, sipas jush, jan\u00eb ato pikat e nxehta n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor?<\/p>\n<p><strong>Gabriel Escobar:<\/strong> Un\u00eb do t\u00eb thosha se p\u00ebrgjith\u00ebsisht ato nuk i kemi. Pra, n\u00ebse shikoni marr\u00ebdh\u00ebniet tona me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Maqedonin\u00eb e Veriut, ata, p\u00ebr mendimin tim, jan\u00eb gati t\u00eb fillojn\u00eb negocatat e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE. Dhe, ne shpresojm\u00eb q\u00eb ata do ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb, q\u00eb BE-ja ta miratoj\u00eb k\u00ebt\u00eb dhe t&#8217;i filloj\u00eb ato diskutime k\u00ebt\u00eb vit kalendarik. Partneriteti yn\u00eb me t\u00eb dyja k\u00ebto vende, si brenda NATO-s dhe dypal\u00ebsh, ka qen\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Ata kan\u00eb qen\u00eb aleat\u00eb t\u00eb mir\u00eb, partner\u00eb t\u00eb mir\u00eb, jan\u00eb miq t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm dhe kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb un\u00eb po i them Bashkimit Evropian. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb ata mund t\u00eb presin nga k\u00ebto vende.<\/p>\n<p>Pastaj, Mali i Zi ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb rrug\u00ebn drejt Evrop\u00ebs. Ata jan\u00eb nj\u00eb partner solid i NATO-s. Ne jemi duke punuar shum\u00eb ngusht\u00eb me Bashkimin Evropian p\u00ebr dialogun mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE-ja. Dhe, un\u00eb jam i lumtur t\u00eb them se ne nuk kemi ndonj\u00eb fush\u00eb mosmarr\u00ebveshjeje me Bashkimin Evropian p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Si\u00e7 e thash\u00eb kemi partneritetin n\u00eb zhvillim me Serbin\u00eb q\u00eb ka qen\u00eb shum\u00eb p\u00ebrfitues p\u00ebr t\u00eb dyja vendet. Ne kemi festuar s\u00eb fundi 140-vjetorin e vendosjes s\u00eb raporteve diplomatike me Serbin\u00eb. Dhe, ajo trajektore q\u00eb kemi pasur p\u00ebr nj\u00eb shekull e gjysm\u00eb, shpresojm\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Bosnje, ne kemi perspektiva shum\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr integrimin evropian, n\u00ebse njer\u00ebzit pranojn\u00eb se Bosnja duhet t\u00eb mbetet nj\u00eb vend sovran, i pavarur, i plot\u00eb n\u00eb aspektin territorial duke respektuar plot\u00ebsisht Dejtonin.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> Pra, prioritetet tuaja nuk ndryshojn\u00eb kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, si\u00e7 edhe keni th\u00ebn\u00eb kur jeni em\u00ebruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Gabriel Escobar:<\/strong> Ashtu \u00ebsht\u00eb, ato nuk kan\u00eb ndryshuar. Kur e shikoj, shikoj 20 vjet m\u00eb par\u00eb, njer\u00ebzit q\u00eb po lindin n\u00eb Ballkan tani, duhet t\u00eb gjejn\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb jetuar nj\u00eb jet\u00eb normale, ekonomikisht t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb vendet ku kan\u00eb lindur, n\u00ebse ata d\u00ebshirojn\u00eb, sepse p\u00ebr momentin, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zgjedhje shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr njer\u00ebzit t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb Ballkan p\u00ebr shkak t\u00eb situat\u00ebs ekonomike. Pra, sipas mendimit tim personal, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kam qen\u00eb edhe vet\u00eb d\u00ebshmitar, njer\u00ebzit e Ballkanit ia dalin shum\u00eb mir\u00eb kudo. Populli n\u00eb Ballkan dhe un\u00eb po flas p\u00ebr shqiptar\u00ebt, boshnjak\u00ebt, kroat\u00ebt, serb\u00ebt, cil\u00ebtdo qofshin, kan\u00eb nd\u00ebrtuar vendin tim, ata po nd\u00ebrtojn\u00eb Evrop\u00ebn, ne kemi nevoj\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar Ballkanin. Dhe, ne duam t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb me at\u00eb brez p\u00ebr t\u00eb gjetur mund\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>Radio Evropa e Lir\u00eb:<\/strong> A mendoni se Bashkimi Evropian duhet t\u00eb p\u00ebrfshihet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb situat\u00ebn n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb? Duket se ata jan\u00eb disi m\u00eb shum\u00eb larg problemeve q\u00eb kemi k\u00ebtu&#8230;<\/p>\n<p><strong>Gabriel Escobar<\/strong>: Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. P\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Lart\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb evropian, forcat paqeruajt\u00ebse t\u00eb cilave koh\u00ebn e fundit iu zgjat mandati jan\u00eb evropiane. Pra, shum\u00eb nga strukturat nd\u00ebrkomb\u00ebtare brenda Bosnj\u00ebs, jan\u00eb evropiane tani dhe gjith\u00e7ka q\u00eb b\u00ebjm\u00eb ne, \u00ebsht\u00eb n\u00eb konsultim me koleg\u00ebt tan\u00eb evropian\u00eb, n\u00eb fakt, q\u00eb nga Dejtoni, deri n\u00eb zgjidhjen e kriz\u00ebs s\u00eb targave mes Serbis\u00eb dhe Kosov\u00ebs muajin e kaluar u b\u00ebn\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me Bashkimin Evropian. Ne planifikojm\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb k\u00ebshtu.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Z\u00ebvend\u00ebsndihm\u00ebs-Sekretari amerikan i Shtetit p\u00ebr Evrop\u00ebn dhe Euroazin\u00eb, nj\u00ebher\u00ebsh i d\u00ebrguari p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, Gabriel Escobar, para vizit\u00ebs n\u00eb Bosnje dhe Hercegovin\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb se d\u00ebshiron t\u2019u d\u00ebrgoj\u00eb mesazh qytetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij vendi se nuk do t\u00eb ket\u00eb luft\u00eb. \u201cUn\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dua q\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb Bosnje ta din\u00eb se ne jemi t\u00eb p\u00ebrkushtuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":535797,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-535796","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/535796","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=535796"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/535796\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/535797"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=535796"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=535796"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=535796"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}