{"id":537120,"date":"2021-11-08T16:43:48","date_gmt":"2021-11-08T15:43:48","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=537120"},"modified":"2021-11-08T17:15:06","modified_gmt":"2021-11-08T16:15:06","slug":"kriza-per-qeverine-ne-shkup-menduh-thaci-zaevi-skenari-rus-dhe-loja-e-keqe-e-partive-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/kriza-per-qeverine-ne-shkup-menduh-thaci-zaevi-skenari-rus-dhe-loja-e-keqe-e-partive-shqiptare\/","title":{"rendered":"Kriza p\u00ebr qeverin\u00eb n\u00eb Shkup, Menduh Tha\u00e7i: Zaevi, skenari rus dhe loja e keqe e partive shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><strong>Pas dor\u00ebheqjes s\u00eb kryeministrit t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Zoran Zaev, opozita po forcon p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet. Kreu i saj, Hristjan Mickoski u shpreh se kemi shumic\u00ebn parlamentare. <\/strong><\/p>\n<p>Por cfar\u00eb po ndodh n\u00eb Shkup? P\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr situat\u00ebn politike n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut u zhvillua nj\u00eb intervist\u00eb me kryetarin e PDSH-s\u00eb, Menduh Tha\u00e7i n\u00eb Abc News. Ai u shpreh se \u00ebsht\u00eb i sigurt q\u00eb pavar\u00ebsisht se cfar\u00eb deklaron opozita, qeverin\u00eb do ta drejtoj\u00eb s\u00ebrish Zoran Zaev. Tha\u00e7i kritikoi ashp\u00ebr partit\u00eb shqiptare q\u00eb i jan\u00eb bashkuar opozit\u00ebs maqedonase.<\/p>\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb Maqedonia e Veriut n\u00eb kriz\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb sidomos n\u00eb 30 vitet e fundit, Maqedonia vijon q\u00eb t\u00eb mbes\u00eb eksperimenti i p\u00ebrplasjes mes SHBA dhe Rusis\u00eb dhe her\u00eb pas her\u00eb edhe Kin\u00ebs dhe t\u00eb tjer\u00ebve. Situata n\u00eb Bosnje dhe Mal t\u00eb Zi, pritej q\u00eb t\u00eb destabilizohej edhe n\u00eb Maqedoni. Un\u00eb jam optimist, nuk mendoj se do t\u00eb ket\u00eb ndryshim t\u00eb qeverisjes, teat\u00ebr i radh\u00ebs i opozit\u00ebs maqedonase me eksperimentin e majt\u00eb me dy deputet\u00eb dhe prej disa partive t\u00eb vogla t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb u paraqit\u00ebn n\u00eb sken\u00ebn politike para 5-6 viteve. Mendoj se kjo situat\u00eb do t\u00eb zhvillohet n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, q\u00eb edhe po t\u00eb ket\u00eb parashtrim t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr shkarkimin e qeveris\u00eb. Edhe ata (Mickoski) kan\u00eb pranuar se nuk kan\u00eb 61 deputet\u00eb. Por edhe n\u00ebse kryeministri jep dor\u00ebheqjen, mandatari do t\u00eb jet\u00eb i k\u00ebsaj shumice. Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb. Partit\u00eb shqiptare q\u00eb jan\u00eb futur n\u00eb k\u00ebt\u00eb loj\u00eb t\u00eb keqe, t\u00eb nj\u00eb skenari rus, shpejt do t\u00eb t\u00ebrhiqen.<\/p>\n<p><strong>Pse do i interesonte Serbis\u00eb t\u00eb trazonte uj\u00ebrat n\u00eb Maqedoni kur duket se Vu\u00e7i\u00e7 dhe Zaev e kan\u00eb gjetur gjuh\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>Serb\u00ebt tjet\u00ebr flasin dhe tjet\u00ebr b\u00ebjn\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb e njohur me shekuj dhe po ashtu edhe Vucic. Ata jan\u00eb pas qeverisjes s\u00eb Malit t\u00eb Zi, iniciuesit e destabizlizuesit t\u00eb Bosnj\u00ebs dhe me Maqedonin\u00eb t\u00eb tregojn\u00eb forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kusht\u00ebzuar SHBA-n\u00eb dhe BE. Edhe vet\u00eb kryeministri i dor\u00ebhequr e p\u00ebrmendi se p\u00ebrve\u00e7 loj\u00ebrave politike n\u00eb zgjedhje ka pasur edhe financime drejtp\u00ebrdrejta q\u00eb kan\u00eb ardhur prej jasht\u00eb p\u00ebr t\u00eb destabilizuar sken\u00ebn politike. Pse \u00ebsht\u00eb aq e r\u00ebnd\u00ebsishme Maqedonia? \u00cbsht\u00eb i vetmi shtet q\u00eb nuk ka kufij etnik\u00eb. Sllav\u00ebt p\u00ebr dallim nga shqiptar\u00ebt, identitetin e lidhin me territorin, kurse ne me gjuh\u00ebn, kultur\u00ebn. Por me ndihm\u00ebn e aleat\u00ebve per\u00ebndimore do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb tronditje e radh\u00ebs, por kursi i qeverisjes do t\u00eb jet\u00eb ai per\u00ebndimor.<\/p>\n<p><strong>Zaev e ka deklaruar dor\u00ebheqjen\u2026<\/strong><\/p>\n<p>Motivet e k\u00ebtyre q\u00eb ngrit\u00ebn mocionin nuk jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta, secili ka motivin e vet. Opozita ka fituar zgjedhjet dhe duan sa m\u00eb shpejt t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb zgjedhje duke menduar se e kan\u00eb t\u00eb garantuar fitoren. Ata nuk duan t\u00eb marrin drejtimin e qeveris\u00eb n\u00eb k\u00ebto momente t\u00eb v\u00ebshtira. Opozita shqiptare q\u00eb i ka humbur zgjedhjet duan n\u00eb qeverisje q\u00eb t\u00eb rikuperojn\u00eb veten. Nd\u00ebrsa nj\u00eb parti, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e qeverisjes \u2018BESA\u2019 duan t\u00eb p\u00ebrforcojn\u00eb pozitat. Ka mund\u00ebsi q\u00eb kryeministri Zaev t\u00eb jet\u00eb drejtuesi i qeveris\u00eb, pse mendoj un\u00eb k\u00ebshtu? Kapacitetet e koalicionit t\u00eb Zaev, i mundojn\u00eb atij m\u00eb shpejt prej t\u00eb gjith\u00ebve t\u00eb siguroj\u00eb numrin 61 p\u00ebr qeverisjen e ardhshme.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodh tani me dor\u00ebheqjen, kalohet n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme apo mandatohet dikush tjet\u00ebr?<\/p>\n<p>Mandatohet ai q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb num\u00ebr t\u00eb deputet\u00ebve. Gjasat p\u00ebr 99% i ka zoti Zaev, n\u00ebse kemi kriz\u00eb dhe asnj\u00eb nuk mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb qeverisje, at\u00ebher\u00eb brenda 45 dit\u00ebve do t\u00eb kemi zgjedhje t\u00eb parakohshme. Gjasat jan\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb qeverisje s\u00ebrish Zaev, kapacitetet e tij p\u00ebr koalicion jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p><strong>Cfar\u00eb kuptimi ka q\u00eb Zaev deklaroi dor\u00ebheqjen nga posti i kryeministrit dhe LSDM-s\u00eb n\u00ebse rikthehet s\u00ebrish dhe di\u00e7ka tjet\u00ebr, n\u00eb gjykimin tuaj u dor\u00ebhoq me vullnet t\u00eb plot\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Mendoj se ishte nj\u00eb ngutje emocionale e kryeministrit. Normalisht si t\u00eb gjith\u00eb ne, q\u00eb jemi t\u00eb zhg\u00ebnjyer me ngecjen e procesit t\u00eb integrimit. Un\u00eb mendoj se nuk ka vdekje biologjike kur t\u00ebrhiqeni n\u00eb politik\u00eb. Partit\u00eb politike kan\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb mb\u00ebshtesin nj\u00eb mandatar dhe vler\u00ebsimi im \u00ebsht\u00eb q\u00eb ai q\u00eb me m\u00eb shum\u00eb leht\u00ebsi t\u00eb krijoj\u00eb numrat \u00ebsht\u00eb Zaev. Partner\u00ebt e koalicionit, por besoj shum\u00eb nga informatat q\u00eb kam, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt nuk jan\u00eb dakord q\u00eb ky proces t\u00eb nd\u00ebrpritet k\u00ebtu. Besoj se prap\u00eb ai \u00ebsht\u00eb personi, por mund t\u00eb ket\u00eb edhe ndonj\u00eb njeri tjet\u00ebr, por prap\u00eb mendoj se Zaev e ka potencialin e koalicionimit shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh e dikush tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>Ali Ahmeti tha se partit\u00eb q\u00eb i jan\u00eb bashkuar opozit\u00ebs maqedonase jan\u00eb anti-shqiptare, gjykoni edhe ju k\u00ebshtu?<\/strong><\/p>\n<p>Partit\u00eb shqiptare q\u00eb tash e mb\u00ebshtet\u00ebn, nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb problem lideri i opozit\u00ebs maqedonase sepse \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar shum\u00eb p\u00ebr marr\u00ebveshjet e Ohrit dhe Presp\u00ebs, por problemi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb partner i ri i koalicioni, nj\u00eb parti fashiste, q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb abrogohet pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs, marr\u00ebveshja e Ohrit dhe Presp\u00ebs. K\u00ebta parti shqiptare n\u00eb zgjedhjet e ardhshme do t\u00eb zhbien nga skena politike. Partit\u00eb opozitare shqiptare p\u00ebsuan fiasko n\u00eb k\u00ebto zgjedhje. Kjo q\u00eb ndodhi \u00ebsht\u00eb e trishtuese, t\u00eb gjenden disa parti shqiptare q\u00eb mohojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe kan\u00eb k\u00ebrkuar kur t\u00eb vijn\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrpresin xhamit\u00eb. Dy forca shqiptare kan\u00eb keqp\u00ebrdorur besimin islam p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vota. Un\u00eb mendoj se kjo do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb fiasko. PDSH dhe BDI duan nj\u00eb kosistenc\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshpejtuar integrimin.<\/p>\n<p><strong>Faktori shqiptar p\u00ebrse nuk arrin asnj\u00ebher\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb bashk\u00eb, si ka mund\u00ebsi?<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb nuk jemi bashk\u00eb, pasi po t\u00eb jemi bashk\u00eb do t\u00eb ishim turm\u00eb. Ne kemi p\u00ebrcaktime, jemi komb politik. Ne kemi v\u00ebshtir\u00ebsi. Rusia dhe t\u00eb tjer\u00ebt, ambient pozitiv p\u00ebr kultivim t\u00eb bakterive poltike kan\u00eb Maqedonin\u00eb dhe Kosov\u00eb, se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kan\u00eb cfar\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb. P\u00ebr momentin jemi n\u00eb rrezik shum\u00eb t\u00eb madh. Nuk i shfaj\u00ebsoj partit\u00eb shqiptare q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet, BDI ka brenda korrupsion dhe nepotiz\u00ebm, por ka di\u00e7ka m\u00eb t\u00eb trishtueshme se kjo, kur kapet opozita, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrezik shum\u00eb i madh. Mendoj se k\u00ebt\u00eb betej\u00eb do ta kalojm\u00eb. Nuk presoj q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi bashk\u00eb, preferoj dy forca, nj\u00eb n\u00eb qeverisje dhe tjera n\u00eb opozit\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pas dor\u00ebheqjes s\u00eb kryeministrit t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Zoran Zaev, opozita po forcon p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet. Kreu i saj, Hristjan Mickoski u shpreh se kemi shumic\u00ebn parlamentare. Por cfar\u00eb po ndodh n\u00eb Shkup? P\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr situat\u00ebn politike n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut u zhvillua nj\u00eb intervist\u00eb me kryetarin e PDSH-s\u00eb, Menduh [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":537146,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-537120","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/537120","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=537120"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/537120\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/537146"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=537120"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=537120"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=537120"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}