{"id":538680,"date":"2021-11-10T23:14:47","date_gmt":"2021-11-10T22:14:47","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=538680"},"modified":"2021-11-10T23:29:07","modified_gmt":"2021-11-10T22:29:07","slug":"perballja-vitia-rama-kush-e-fitoi-debatin-sonte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/zgjedhjet-lokale-2021\/perballja-vitia-rama-kush-e-fitoi-debatin-sonte\/","title":{"rendered":"P\u00ebrballja Vitia-Rama, kush e fitoi debatin sonte?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Para balotazhit t\u00eb 14 n\u00ebntorit, jan\u00eb p\u00ebrballur n\u00eb nj\u00eb debat televiziv kandidat\u00ebt p\u00ebr kryetar t\u00eb Prishtin\u00ebs, Arben Vitia i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje \u00a0e P\u00ebrparim Rama i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb duelin mes tyre ku pati edhe shum\u00eb p\u00ebrplasje, Vitia e Rama shpalos\u00ebn programin e tyre p\u00ebr kat\u00ebr vitet e ardhshme n\u00eb Prishtin\u00eb, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.<\/p>\n<p>Vitia e Rama shpalos\u00ebn argumentet e tyre pse program i secili \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mir\u00eb se i tjetrit.<\/p>\n<p>Ata n\u00eb Rubikon t\u00eb Klan Kosov\u00ebs \u00a0u shpreh\u00ebn t\u00eb bindur se m\u00ebngjesi i 15 n\u00ebntorit do t&#8217;i gjej si kryetar t\u00eb Prishtin\u00ebs. Ata treguan edhe planet e tyre p\u00ebr dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb pun\u00ebs si kryetar.<\/p>\n<p>Rama i tha Vitis\u00eb se n\u00eb debat e ka pritur t\u00eb shoq\u00ebruar nga kryetari i Vet\u00ebvendosjes dhe kryeministri, Albin Kurti.<\/p>\n<p>Ata shk\u00ebmbyen edhe batuta mes vete. Madje n\u00eb nj\u00eb moment Rama i LDK-s\u00eb e ftoi Vitin\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet pjes\u00eb e kabinetit t\u00eb tij, por vet\u00ebm n\u00ebse nuk ka kandidat m\u00eb me CV m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb e kam list\u00ebn e emrave dhe para dy muajsh kam dashur ta b\u00ebj publike sepse besoj q\u00eb duhet t\u00eb jemi transparent\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb, por e kam kuptuar q\u00eb nuk duan t\u00eb paraqiten para fitores p\u00ebr shkaqe t\u00eb ndryshme, sepse kemi pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb partive t\u00eb ndryshme aty \u2013 edhe t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje \u2013 dhe nuk duan t\u00eb b\u00ebhen publike para fitores. Jam i hapur\u201d, tha Rama.<\/p>\n<p>Vitia ka qeshur me deklarat\u00ebn e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMund t\u00eb jesh i hapur, por ju sfidoj q\u00eb ta p\u00ebrmendni dhe jam i sigurt duke njohur aktivist\u00ebt e L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje. Jam i sigurt se nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e aktivist\u00ebve t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje do t\u00eb jen\u00eb drejtor\u00eb, ama n\u00eb drejtorit\u00eb q\u00eb do t\u00eb udh\u00ebheq un\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Rama i ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb bindet t\u00eb h\u00ebn\u00ebn dhe \u201cdo t\u00eb festojn\u00eb s\u00eb bashku\u201d, derisa Vitia i p\u00ebrgjigjet se kjo, p\u00ebrpos humorit, \u00ebsht\u00eb edhe ironi.<\/p>\n<p>Kandidati i Vet\u00ebvendosjes p\u00ebr kryeqytetin ka th\u00ebn\u00eb se deklarata e Ram\u00ebs nuk duhet t\u00eb merret seriozisht.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb thuash q\u00eb ka drejtor\u00eb edhe nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje n\u00eb ekipin tuaj duhet t\u00eb jemi m\u00eb serioz z.Rama. Besoj n\u00eb vullnetin e tij t\u00eb mir\u00eb q\u00eb kishte qen\u00eb mir\u00eb t\u00eb jet\u00eb edhe dikush nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, por t\u00eb thuhet se kam biseduar edhe me dik\u00eb nga l\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb drejtor mendoj se p\u00ebrve\u00e7 se nuk merret seriozisht \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebr t\u00eb ardhur keq q\u00eb para qytetar\u00ebve jepni nj\u00eb konstatim t\u00eb till\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pav\u00ebrtet\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Kandidati i LDK-s\u00eb p\u00ebr Prishtin\u00ebn i ka th\u00ebn\u00eb kund\u00ebrkandidatit t\u00eb tij se duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb mendjehapur dhe se do ta mir\u00ebpriste n\u00eb kabinetin e tij, n\u00ebse do t\u00eb jet\u00eb kryetar i kryeqytetit.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb jeni mendjehapur p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Prishtin\u00ebs. Nuk kam problem q\u00eb edhe ju t\u00eb jeni pjes\u00eb e kabinetit tim, por n\u00ebse ka m\u00eb t\u00eb mir\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt do ta marrin vendin. Kjo \u00ebsht\u00eb ideja q\u00eb ne t\u2019i marrim m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt q\u00eb ta \u00e7ojm\u00eb qytetin p\u00ebrpara dhe ta heqim nga ky kaos\u201d.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb ka n\u00eb sy gjat\u00eb debatit ishte se Arben Vitia i Vet\u00ebvendosjes n\u00eb vazhdim\u00ebsi e p\u00ebrmendte mb\u00ebshtetjen q\u00eb do ta ket\u00eb nga pushteti qendror.<\/p>\n<p>Kjo iu duk shum\u00eb shqet\u00ebsuese kandidatit t\u00eb LDK-s\u00eb, P\u00ebrparim Rama. Rama tha se \u00ebsht\u00eb I shqet\u00ebsuar nga kjo deklarat\u00eb. Ai e pyeti Vitin\u00eb se a do t\u00eb thot\u00eb kjo q\u00eb Qeveria nuk do ta ndihmoj\u00eb at\u00eb si kryetar.<\/p>\n<p>Pati edhe thumbime e shpoti gjat\u00eb debatit. P\u00ebrderisa Vitia thoshte se p\u00ebr Ram\u00ebn \u00ebsht\u00eb n\u00eb disfavor q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e politik\u00ebs.<\/p>\n<p>E Rama i tha se me \u00e7\u00ebshtjet politike merret Lumir Abdixhiku, e ai me problemet e Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Madje Rama e ka thumbuar kund\u00ebrkandidatin e tij nga Vet\u00ebvendosja Arben Vitia duke i th\u00ebn\u00eb se p\u00ebr dallim prej tij ai i merr vendimet vet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr teje, marr vendime vet\u00eb. Nuk e pyes ask\u00ebnd lart, por marr vendime vet\u00eb. Vendimet e mia jan\u00eb q\u00eb stafi im t\u00eb jet\u00eb profesional, t\u00eb ket\u00eb aft\u00ebsi menaxheriale dhe s\u2019ka lidhje a jan\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb, Vet\u00ebvendosjes, PDK-s\u00eb, ose partive t\u00eb tjera. Stafi do t\u00eb jet\u00eb profesional, sepse ideja \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb Prishtin\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Ata kan\u00eb folur edhe p\u00ebr planet e tyre p\u00ebr zgjidhjen e kaosit urban dhe problemeve t\u00eb tjera me t\u00eb cilat p\u00ebrballen qytetar\u00ebt e Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Vitia e Rama kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se n\u00ebse fitojn\u00eb do t\u00eb ia urojn\u00eb fitoren nj\u00ebri tjetrin.<\/p>\n<p>Se kush e fitoi debatin e tregojn\u00eb t\u00eb diel\u00ebn m\u00eb 14 n\u00ebntor qytetar\u00ebt e Prishtin\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Para balotazhit t\u00eb 14 n\u00ebntorit, jan\u00eb p\u00ebrballur n\u00eb nj\u00eb debat televiziv kandidat\u00ebt p\u00ebr kryetar t\u00eb Prishtin\u00ebs, Arben Vitia i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje \u00a0e P\u00ebrparim Rama i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb duelin mes tyre ku pati edhe shum\u00eb p\u00ebrplasje, Vitia e Rama shpalos\u00ebn programin e tyre p\u00ebr kat\u00ebr vitet e ardhshme n\u00eb Prishtin\u00eb, shkruan Gazeta Online [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":538330,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[279],"tags":[],"class_list":["post-538680","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-zgjedhjet-lokale-2021"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/538680","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=538680"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/538680\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/538330"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=538680"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=538680"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=538680"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}