{"id":538886,"date":"2021-11-11T13:16:50","date_gmt":"2021-11-11T12:16:50","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=538886"},"modified":"2021-11-11T13:16:50","modified_gmt":"2021-11-11T12:16:50","slug":"esat-raci-sdi-pse-ka-rikandiduar-elezaj-kur-shpejt-mund-te-denohet-per-keqperdorimet-e-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/zgjedhjet-lokale-2021\/esat-raci-sdi-pse-ka-rikandiduar-elezaj-kur-shpejt-mund-te-denohet-per-keqperdorimet-e-tij\/","title":{"rendered":"Esat Raci: S\u2019di pse ka rikandiduar Elezaj kur shpejt mund t\u00eb d\u00ebnohet p\u00ebr keqp\u00ebrdorimet e tij"},"content":{"rendered":"<p><strong>Kandidati i PDK-s\u00eb p\u00ebr kryetar t\u00eb Klin\u00ebs, Esat Raci ka premtuar nj\u00eb model ndryshe t\u00eb qeverisjes, nj\u00eb model t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, zhvillimor dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve pa dallime.<\/strong><\/p>\n<p>Raci \u00ebsht\u00eb i bindur se qytetar\u00ebt e Klin\u00ebs do t&#8217;ia japin shansin p\u00ebr t\u00eb qeverisur me k\u00ebt\u00eb komun\u00eb, sepse e njohin angazhimin e tij, p\u00ebrkushtimin\u00a0 e tij para e pas luft\u00ebs, dhe e din\u00eb se ai e mban fjal\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>KosovaPress: z. Raci keni qen\u00eb drejtor komune rreth 10 vjet, asamblisti m\u00eb i votuar i Kuvendit<\/strong><\/p>\n<p>Komunal t\u00eb Klin\u00ebs dhe z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr. \u00c7far\u00eb ju shtyri t\u2019i hyni gar\u00ebs p\u00ebr kryetar komune?<\/p>\n<p><strong>Esat Raci<\/strong>: I kam sh\u00ebrbyer koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Klin\u00ebs. \u00cbsht\u00eb obligim qytetar e moral i yni q\u00eb t\u2019ish\u00ebrbejm\u00eb qytetit ton\u00eb, shtetit ton\u00eb, sa her\u00eb q\u00eb mundemi dhe e k\u00ebrkon nevoja. Rrethanat q\u00eb u krijuan dhe modeli abuziv i qeverisjes kat\u00ebrvje\u00e7are q\u00eb po e l\u00ebm\u00eb pas jan\u00eb arsyet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb m\u00eb kan\u00eb shtyr\u00eb t\u2019i hyj k\u00ebsaj gare, me q\u00ebllimin e qart\u00eb q\u00eb ta ndryshojm\u00eb k\u00ebt\u00eb qeverisje t\u00eb keqe dhe ta kthejm\u00eb komun\u00ebn n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb qytetar\u00ebve. Klina deri m\u00eb tani e kishte nj\u00eb kryetar q\u00eb nuk ka qeverisur, por q\u00eb\u00a0 ka qen\u00eb vet\u00eb i qeverisur prej grupeve t\u00eb interesit, grupeve politike e parapolitike. Ne e kishim nj\u00eb<br \/>\nkryetar q\u00eb vet\u00ebm me pun\u00ebsime, favorizime dhe rehatime politike \u00ebsht\u00eb marr\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb mandatit t\u00eb tij. Asnj\u00eb projekt t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm nuk e ka realizuar. Mbi 90 p\u00ebr qind t\u00eb premtimeve t\u00eb tij ka d\u00ebshtuar t\u2019i implementoj\u00eb. As projektet q\u00eb kishin mbetur t\u00eb pap\u00ebrfunduara n\u00eb mandatin para tij, nuk ka arritur t\u2019i p\u00ebrfundoj\u00eb, sepse nuk ka qen\u00eb aspak i interesuar t\u00eb punoj\u00eb p\u00ebr Klin\u00ebn dhe qytetar\u00ebt e saj, por i ka interesuar vet\u00ebm t\u2019iu sh\u00ebrbej interesave familjare dhe klaneve t\u00eb ngushta politike. Qytetar\u00ebt e Klin\u00ebs i<br \/>\ndin\u00eb k\u00ebto dhe besoj q\u00eb s\u00eb bashku do ta instalojm\u00eb shum\u00eb shpejt\u00eb nj\u00eb model ndryshe t\u00eb qeverisjes, nj\u00eb model t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, zhvillimor dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve, pa dallime politike.<\/p>\n<p><strong>KosovaPress:<\/strong> P\u00ebrmendet grupe interesi, klane politike, a mund t\u00eb jeni ju lutem m\u00eb konkret, kush jan\u00eb ata, kujt i ka sh\u00ebrbyer kryetari i deritash\u00ebm i Klin\u00ebs?<\/p>\n<p><strong>Esat Raci<\/strong>: Po dihen k\u00ebta, krejt Klina i din\u00eb. Ka pas edhe raportime mediale. Ka besa edhe aktakuz\u00eb p\u00ebrkeqp\u00ebrdorimin e detyr\u00ebs zyrtare. Komuna e Klin\u00ebs \u00ebsht\u00eb mbushur plot me militant\u00eb partiak\u00eb, shkollat e Klin\u00ebs jan\u00eb mbushur me drejtor\u00eb politik\u00eb si ushtrues detyre, konkurset publike po i p\u00ebrs\u00ebrisin vazhdimisht p\u00ebr t\u2019ua p\u00ebrshtatur kund\u00ebrligjsh\u00ebm individ\u00ebve t\u00eb caktuar. Pra, kemi politizim t\u00eb skajsh\u00ebm, klienteliz\u00ebm, favorizime dhe abuzime t\u00eb pandalshme. Shum\u00eb shpejt mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb edhe vet\u00eb kryetari i deritash\u00ebm si i d\u00ebnuar p\u00ebr keqp\u00ebrdorimet e tij, prandaj nuk e di edhe pse ka rikandiduar kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor t\u00eb pap\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p><strong>KosovaPress: Pse duhet t\u2019iu besojn\u00eb juve qytetar\u00ebt e Klin\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Esat Raci:<\/strong> K\u00ebto zgjedhje jan\u00eb p\u00ebr ndryshim, sepse qytetar\u00ebt jan\u00eb ngopur me k\u00ebt\u00eb keqqeverisje. Ndryshimi jam un\u00eb dhe e kam p\u00ebrkrahjen edhe t\u00eb partner\u00ebve, partive tjera politike n\u00eb Klin\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyera nga bashk\u00ebpunimi q\u00eb kan\u00eb pasur me kryetarin Elezaj. Pra, ai nuk i ka zhg\u00ebnjyer vet\u00ebm qytetar\u00ebt e Klin\u00ebs, por edhe partner\u00ebt e tij politik\u00eb q\u00eb i ka pasur deri m\u00eb tani, sepse nuk ka qen\u00eb korrekt as n\u00eb relacionet nd\u00ebrpartiake t\u00eb cilat i ka krijuar p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer Klin\u00ebs, se l\u00ebre m\u00eb n\u00eb raport me qytetar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt e kishin votuar para 4 vjet\u00ebve me shpres\u00eb q\u00eb do ta b\u00ebnte ndonj\u00eb pun\u00eb t\u00eb hairit.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt e Klin\u00ebs besoj q\u00eb tani do t\u00eb ma japin mua shansin t\u00eb qeveris me Klin\u00ebn, sepse m\u00eb njohin dhe e njohin edhe angazhimin tim, p\u00ebrkushtimin tim, kontributin tim para, gjat\u00eb dhe pas luft\u00ebs. I njohin edhe sukseset e qeverisjes son\u00eb t\u00eb m\u00ebhershme dhe e din\u00eb q\u00eb un\u00eb e mbaj fjal\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>KosovaPress:<\/strong> Po flisni vazhdimisht p\u00ebr d\u00ebshtime\u2026 a mund t\u00eb na thoni cilat jan\u00eb tri d\u00ebshtimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb qeverisjes s\u00eb kryetarit t\u00eb deritash\u00ebm, kund\u00ebrkandidatit tuaj?<br \/>\nEsat Raci: Me ua th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjidhen tri d\u00ebshtimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb tij, sepse qeverisja e tij ishte komplet nj\u00eb d\u00ebshtim i madh. Ai asnj\u00eb projekt kapital nuk e ka realizuar. Asnj\u00eb shkoll\u00eb, \u00e7erdhe apo palest\u00ebr sportive nuk e ka nd\u00ebrtuar. Nuk i ka mbajtur as premtimet dhe mbi 90 p\u00ebr qind t\u00eb tyre as nuk i ka p\u00ebrmbushur. Klina vazhdon t\u00eb ket\u00eb probleme me uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm. Nuk ka investuar as n\u00eb arsim, as n\u00eb bujq\u00ebsi, as n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, duke p\u00ebrjashtuar k\u00ebtu disa renovime periferike. N\u00eb komun\u00ebn e Klin\u00ebs funksionojn\u00eb vet\u00ebm Qendra Kryesore e Mjek\u00ebsis\u00eb Familjare e tri QMF n\u00eb tri bashk\u00ebsi lokale dhe asnj\u00eb tjet\u00ebr nuk funksionon. Madje edhe pandemia \u00ebsht\u00eb menaxhuar<br \/>\ntep\u00ebr keq, sepse jan\u00eb keqp\u00ebrdorur edhe mjetet e taksapaguesve t\u00eb Klin\u00ebs n\u00eb em\u00ebr t\u00eb blerjes s\u00eb materialeve t\u00eb nevojshme n\u00eb QKMF. Kan\u00eb bler\u00eb sasi t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb morfin\u00ebs, e cila as nuk p\u00ebrdoret n\u00eb QKMF dhe ka pasur e vazhdon t\u00eb ket\u00eb mungesa t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb barnave esenciale p\u00ebr trajtimin e COVIDit. K\u00ebto dhe shum\u00eb tjera jan\u00eb t\u00eb pasqyruara edhe n\u00eb raportin e auditimit. Nuk ka arritur t\u2019i p\u00ebrfundoj\u00eb<br \/>\nas projektet q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfunduara n\u00eb vitin 2017. Ka premtuar qeverisje me duar t\u00eb pastra, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sot \u00ebsht\u00eb vet\u00eb i treti me aktakuza dhe sillen n\u00ebp\u00ebr procese gjyq\u00ebsore p\u00ebr keqp\u00ebrdorimet q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb me detyr\u00ebn zyrtare. U b\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se tri, por t\u00eb jeni t\u00eb sigurt q\u00eb d\u00ebshtimet i ka t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, sepse krejt \u00e7far\u00eb i ka interesuar \u00ebsht\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbej taborit t\u00eb tij politik dhe t\u2019i josh\u00eb<br \/>\nnjer\u00ebzit e partive t\u00eb tjera me favorizime dhe premtime p\u00ebr pun\u00ebsime t\u00eb ndryshme, me shpres\u00eb q\u00eb e rrit\u00eb vot\u00ebn partiake. Kjo \u00ebsht\u00eb e d\u00ebnueshme dhe do t\u00eb nd\u00ebshkohet edhe nga qytetar\u00ebt e Klin\u00ebs m\u00eb 14<br \/>\nn\u00ebntor.<\/p>\n<p><strong>KosovaPress:<\/strong> A mund t\u00eb na tregoni cilat do t\u00eb jen\u00eb tri prioritetet tuaja si kryetar i Klin\u00ebs?<br \/>\nEsat Raci: Prioritet mbi t\u00eb gjitha prioritetet \u00ebsht\u00eb q\u00eb Komun\u00ebn e Klin\u00ebs t\u2019ia kthejm\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj, duke e rritur cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimeve komunale dhe eliminuar t\u00eb gjitha burokracit\u00eb administrative. Komuna e Klin\u00ebs, t\u00ebr\u00eb administrata publike, do u sh\u00ebrbej vet\u00ebm qytetar\u00ebve dhe zhvillimit t\u00eb Klin\u00ebs. Pra, komun\u00ebn do ua marr\u00eb grupeve t\u00eb interesit q\u00eb ua ka dh\u00ebn\u00eb kryetari n\u00eb ikje dhe do ua kthej qytetar\u00ebve t\u00eb saj. Pastaj, bujq\u00ebsia, blegtoria dhe zhvillimi rural do t\u00eb jen\u00eb gjithashtu prioritete t\u00eb qeverisjes sime. Brenda mandatit tim kat\u00ebrvje\u00e7ar do t\u2019i investoj mbi 1 milion euro si p\u00ebrkrahje direkte<br \/>\np\u00ebr bujqit e Klin\u00ebs. Nd\u00ebrsa, prioriteti i treti, nga pik\u00ebpamja e tanishme vler\u00ebsoj se \u00ebsht\u00eb kompletimi i t\u00ebr\u00ebsish\u00ebm infrastrukturor n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sektor\u00ebt, q\u00eb nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb t\u2019i japim fund investimeve t\u00eb vazhdueshme infrastrukturore, si parakushte p\u00ebr zhvillim t\u00eb m\u00ebtutjesh\u00ebm shum\u00ebdimensional. Ne duhet ta p\u00ebrfundojm\u00eb faz\u00ebn e investimeve infrastrukturore, q\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb me etapa t\u00eb reja<br \/>\nzhvillimore, duke e p\u00ebrmir\u00ebsuar mir\u00ebmbajtjen e asaj infrastrukture. Kot investohet, n\u00ebse nuk mir\u00ebmbahet investimi m\u00eb pas. Klina ka nd\u00ebrtuar rrug\u00eb, por ato duhet t\u00eb mir\u00ebmbahen, t\u00eb pastrohen. N\u00eb fakt, kryetari aktual i paska shtruar edhe do rrug\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebsore mbi t\u00eb cilat edhe dilte bari i gjelb\u00ebr. Besa ka shtruar edhe rrug\u00eb jasht\u00eb territorit t\u00eb Klin\u00ebs, sepse si kryetar as territorin q\u00eb qeveris\u00eb nuk e din\u00eb.<\/p>\n<p><strong>KosovaPress:<\/strong> Mesazhi juaj p\u00ebr qytetar\u00ebt e Klin\u00ebs p\u00ebr 14 n\u00ebntorin?<\/p>\n<p><strong>Esat Raci<\/strong>: Nga qytetar\u00ebt e Klin\u00ebs k\u00ebrkoj q\u00eb t\u00eb m\u00eb votojn\u00eb m\u00eb 14 n\u00ebntor, sepse jam nj\u00ebri nga ta. Do t\u00eb vazhdoj t\u00eb jem nj\u00ebri nga ta edhe si kryetar i Klin\u00ebs, por me mund\u00ebsi shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb s\u00eb bashku ta b\u00ebjm\u00eb Klin\u00ebn ashtu si\u00e7 e duan qytetar\u00ebt, ta rrisim mir\u00ebqenien e tyre. Nga qytetar\u00ebt e Klin\u00ebs k\u00ebrkoj q\u00eb t\u00eb ma japin shansin, t\u00eb ma japin mund\u00ebsin\u00eb, q\u00eb t\u2019ua d\u00ebshmoj q\u00eb s\u00eb bashku mund ta ndryshojm\u00eb<br \/>\nKlin\u00ebn, mund ta zhvillojm\u00eb dhe t\u2019ia kthejm\u00eb gjall\u00ebrin\u00eb qytetit. Klina ka vende t\u00eb mrekullueshme, por komuna duhet t\u00eb kujdeset p\u00ebr to. Pra, mesazhi im p\u00ebr qytetar\u00ebt e Klin\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt besoj e din\u00eb vullnetin dhe gatishm\u00ebrin\u00eb time p\u00ebr t\u2019iu sh\u00ebrbyer me nder, korrekt\u00ebsi e p\u00ebrgjegjshm\u00ebri, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrtej meje, sepse nga klinasit k\u00ebrkoj q\u00eb t\u00eb ma besojn\u00eb vot\u00ebn e tyre, q\u00eb jo vet\u00ebm un\u00eb, por e t\u00ebr\u00eb administrata e Klin\u00ebs t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tyre dhe t\u00eb zhvillimit t\u00eb fshatrave dhe qytetit ton\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kandidati i PDK-s\u00eb p\u00ebr kryetar t\u00eb Klin\u00ebs, Esat Raci ka premtuar nj\u00eb model ndryshe t\u00eb qeverisjes, nj\u00eb model t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, zhvillimor dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve pa dallime. Raci \u00ebsht\u00eb i bindur se qytetar\u00ebt e Klin\u00ebs do t&#8217;ia japin shansin p\u00ebr t\u00eb qeverisur me k\u00ebt\u00eb komun\u00eb, sepse e njohin angazhimin e tij, p\u00ebrkushtimin\u00a0 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":538907,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[279],"tags":[],"class_list":["post-538886","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-zgjedhjet-lokale-2021"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/538886","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=538886"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/538886\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/538907"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=538886"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=538886"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=538886"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}