{"id":54158,"date":"2019-06-14T15:26:30","date_gmt":"2019-06-14T13:26:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=54158"},"modified":"2019-06-14T15:26:30","modified_gmt":"2019-06-14T13:26:30","slug":"ekspertet-nga-shqiperia-po-ikin-edhe-njerezit-me-standard-te-mire-te-jeteses","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/ekspertet-nga-shqiperia-po-ikin-edhe-njerezit-me-standard-te-mire-te-jeteses\/","title":{"rendered":"Ekspert\u00ebt: Nga Shqip\u00ebria po ikin edhe njer\u00ebzit me standard t\u00eb mir\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Statistikat p\u00ebr fenomenin e emigracionit nga Shqip\u00ebria jan\u00eb shqet\u00ebsuese. Sipas ekspert\u00ebve emigrimi i viteve t\u00eb fundit dallon nga ai viteve 90-t\u00eb.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2018, 38.703 shqiptar\u00eb lan\u00eb vendin p\u00ebr t\u00eb emigruar jasht\u00eb kufijve. M\u00eb her\u00ebt, n\u00eb vitet 2011-2017 u num\u00ebruan 330 mij\u00eb persona q\u00eb ik\u00ebn si emigrant\u00eb. Shifrat b\u00ebhen publike zyrtarisht nga Instituti i Statistikave. Situata \u00ebsht\u00eb serioze, thon\u00eb ekspert\u00ebt. Ata k\u00ebrkojn\u00eb nga klasa politike q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyhet sa m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndaluar k\u00ebt\u00eb fenomen, i cili s\u00eb fundmi po i merr vendit t\u00eb rinjt\u00eb e kualifikuar.<\/p>\n<p><strong>Emigracion elitar<\/strong><\/p>\n<p>Sociologu G\u00ebzim Tushi thot\u00eb p\u00ebr Deutsche Welle-n, se emigracioni i viteve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb krejt i ndrysh\u00ebm nga ai i viteve &#8217;90, i cili sipas tij kishte karakter politik dhe preku t\u00eb gjith\u00eb shtresat shoq\u00ebrore. &#8220;Tani po p\u00ebrballemi me nj\u00eb emigracion q\u00eb un\u00eb e quaj t\u00eb vonuar, i cili ndryshon nga ai i viteve &#8217;90. Ndryshon nga p\u00ebrmasat, nga motivimet, nga arsyet, nga shkaqet, nga struktura sociale e atyre q\u00eb largohen.&#8221;<\/p>\n<p><strong>Arsyet e emigrimit t\u00eb ri<\/strong><\/p>\n<p>Sipas ekspertit, G\u00ebzim Tushi ata q\u00eb po braktisin sot vendin jan\u00eb t\u00eb lodhur nga pritja e vazhdueshme p\u00ebr zbatimin e reformave n\u00eb ekonomi, politik\u00eb, arsim dhe sh\u00ebndet\u00ebsi. Faktor\u00ebt e shumt\u00eb, arsyeton Tushi, \u00e7ojn\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pasojash t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. &#8220;Emigracioni i fundit po jep pasoja t\u00eb fuqishme demografike dhe social-ekonomike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb boshatisja e vendit, plakja e popullsis\u00eb, ulja e numrit t\u00eb lindjeve, n\u00eb t\u00eb cilat emigracioni ka &#8220;pesh\u00ebn e luanit\u201d, sepse ata q\u00eb largohen nga vendi jan\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht mosh\u00eb e re, me aft\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha prodhuese. Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e tyre jan\u00eb elitar\u00eb nga pik\u00ebpamja profesionale dhe kjo \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese. Po ik\u00ebn elita e vendit, &#8220;truri\u201d, largimi i profesionist\u00ebve si\u00e7 jan\u00eb inxhinier\u00ebt, mjek\u00ebt, punonj\u00ebs t\u00eb IT-s\u00eb, infermier\u00eb, m\u00ebsues, t\u00eb cil\u00ebt kur largohen nga vendi, krijojn\u00eb vakuume q\u00eb nuk mund t\u00eb plot\u00ebsohen kollaj. P\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb investuar dhe largimi i tyre krijon boshll\u00ebqe t\u00eb m\u00ebdha\u201d, i thot\u00eb G\u00ebzim Tushi DW-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8220;Deformim i statusit&#8221;<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mesin e atyre q\u00eb e braktisin Shqip\u00ebrin\u00eb ka edhe nj\u00eb kategori shqet\u00ebsuese p\u00ebr ekspert\u00ebt. Kategoria e t\u00eb painformuarve. Ata ikin n\u00eb emigracion pa nj\u00eb objektiv, thot\u00eb G\u00ebzim Rushi. &#8220;Ekziston edhe nj\u00eb emigracion q\u00eb b\u00ebhet pa kusht, pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ikje pa objektiv, pa nj\u00eb busull t\u00eb qart\u00eb, pa nj\u00eb orientim t\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb. Dometh\u00ebn\u00eb ikin p\u00ebr t\u00eb ikur. Mua kjo m\u00eb shqet\u00ebson. M\u00eb shqet\u00ebson gjithashtu statusi i emigrant\u00ebve q\u00eb ikin nga Shqip\u00ebria dhe shkojn\u00eb n\u00eb vendet e Per\u00ebndimit. \u00cbsht\u00eb e papranueshme q\u00eb inxhinieri b\u00ebhet murator, m\u00ebsuesja b\u00ebhet babysitter, mban t\u00eb moshuarin etj. Pra ky deformim i statusit, t\u00eb ik\u00ebsh nga vendi yt duke qen\u00eb k\u00ebtu dikushi dhe shkon n\u00eb emigracion p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb askushi mua m\u00eb duket e palogjikshme\u201d.<\/p>\n<p><strong>Kriza politike dhe papun\u00ebsia<\/strong><\/p>\n<p>Referuar Institutit t\u00eb Statistikave, n\u00eb fund t\u00eb vitit 2018 shkalla zyrtare e papun\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri arriti n\u00eb 12.3% dhe krijimi i vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs u ngadal\u00ebsua ndjesh\u00ebm. Eksperti i ekonomis\u00eb, Selami Xhepa argumenton se situata ekonomike lidhet drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti me situat\u00ebn politike n\u00eb vend. &#8220;Ajo q\u00eb spikat \u00ebsht\u00eb se sa her\u00eb ka acarime t\u00eb situat\u00ebs politike, fenomeni i emigracionit rishfaqet s\u00ebrish. Kur ka pasur normalitet, kur ekonomia ka qen\u00eb n\u00eb zhvillim dhe politika brenda normalitetit dhe standardeve demokratike, qytetar\u00ebt jan\u00eb kthyer dhe jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb ndryshojn\u00eb jet\u00ebn e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri.&#8221;<\/p>\n<p>Eksperti, Selami Xhepa v\u00ebren se nuk ka pasur vet\u00ebm largim nga Shqip\u00ebria. Sipas tij, fenomeni i riatdhesimit t\u00eb emigrant\u00ebve p\u00ebr shembull, mund t\u00eb v\u00ebrehet shum\u00eb mir\u00eb n\u00eb vitet 2006-2007 dhe 2008. &#8220;Por tashm\u00eb fatkeq\u00ebsisht, ndoshta edhe p\u00ebr shkak t\u00eb konfliktualitetit politik, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb standardeve demokratike, p\u00ebrkeq\u00ebsimit t\u00eb fenomenit t\u00eb korrupsionit, rritjes s\u00eb barr\u00ebs s\u00eb taksave apo ndryshimit t\u00eb standardit t\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve dhe nj\u00eb gjendjeje ekonomike n\u00eb stanjacion, \u00ebsht\u00eb rigjall\u00ebruar s\u00ebrish interesi i qytetar\u00ebve p\u00ebr t&#8217;u larguar nga vendi dhe kjo d\u00ebshmohet jo ve\u00e7 me braktisje. Me t\u00eb gjith\u00eb testimet q\u00eb u b\u00ebhen t\u00eb rinjve n\u00eb ve\u00e7anti, por ndoshta edhe brezit t\u00eb mes\u00ebm, ata kan\u00eb filluar q\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb t\u00eb ardhme jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, thot\u00eb Xhepa p\u00ebr Deutsche Welle-n.<\/p>\n<p><strong>Emigracioni elitar<\/strong><\/p>\n<p>E reja e k\u00ebtij emigracioni, dhe shqet\u00ebsuese p\u00ebr ekspert\u00ebt \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ata e quajn\u00eb emigracioni elitar. &#8220;Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e qytetar\u00ebve q\u00eb po largohen jan\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht qytetar\u00eb q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb standard t\u00eb mir\u00eb jetese n\u00eb Shqip\u00ebri. Pra, kan\u00eb pasuri, kan\u00eb prona dhe kan\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb standard t\u00eb caktuar jetese. Por ata gjejn\u00eb nivelin e sh\u00ebrbimeve shum\u00eb problematik, sistemin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb edukimit problematik. Qytetari ndjehet i pa p\u00ebrfaq\u00ebsuar, qytetari ndjehet pa z\u00eb dhe ndjehet i pafuqish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndryshuar gjendjen politike t\u00eb vendit\u201d.<\/p>\n<p>Edhe G\u00ebzim Tusha v\u00ebren dallime n\u00eb fenomenin e emigracionit, krahasuar me at\u00eb t\u00eb viteve t\u00eb para pas diktatur\u00ebs. &#8220;N\u00ebqoft\u00ebse emigrant\u00ebt e viteve &#8217;90 ishin nj\u00eb mas\u00eb gri nga pik\u00ebpamja demografike dhe nga pik\u00ebpamja sociale, ky emigracioni i vonuar i k\u00ebtyre viteve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb pak i zgjedhur. \u00cbsht\u00eb elitar\u201d.<\/p>\n<p>Por sipas ekspertit Selami Xhepa, rol n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb luan edhe tregu i pun\u00ebsimit. &#8220;Nga ata 1 milion njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb larguar, gati 40% e tyre jan\u00eb me aft\u00ebsi t\u00eb dallueshme p\u00ebr pun\u00eb, jan\u00eb &#8220;skilled labor\u201d dhe largimi i &#8220;skilled labor\u201d krijon probleme serioze p\u00ebr tregun e brendsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjetur profesionist\u00eb t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr profesione t\u00eb caktuara. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kjo ka krijuar edhe nj\u00eb efekt psikologjik t\u00eb demoralizimit edhe t\u00eb atyre q\u00eb jan\u00eb k\u00ebtu, t\u00eb cil\u00ebt nuk shikojn\u00eb alternativ\u00eb krijimin e aft\u00ebsive p\u00ebr pun\u00eb p\u00ebr t&#8217;iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebrkesave t\u00eb tregut t\u00eb pun\u00ebs por s\u00ebrish shikojn\u00eb si alternativ\u00eb ikjen jasht\u00eb vendit. K\u00ebshtu q\u00eb edhe sfida p\u00ebr t\u00eb ardhmen mbetet m\u00eb serioze n\u00eb kuptimin e produktivitetit, sepse fakti q\u00eb largohet &#8220;skilled labor\u201d do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtja e produktivitetit t\u00eb fuqis\u00eb pun\u00ebtore do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb problem serioz dhe q\u00eb do t\u00eb manifestohet n\u00eb vitet n\u00eb vazhdim\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Statistikat p\u00ebr fenomenin e emigracionit nga Shqip\u00ebria jan\u00eb shqet\u00ebsuese. Sipas ekspert\u00ebve emigrimi i viteve t\u00eb fundit dallon nga ai viteve 90-t\u00eb. Gjat\u00eb vitit 2018, 38.703 shqiptar\u00eb lan\u00eb vendin p\u00ebr t\u00eb emigruar jasht\u00eb kufijve. M\u00eb her\u00ebt, n\u00eb vitet 2011-2017 u num\u00ebruan 330 mij\u00eb persona q\u00eb ik\u00ebn si emigrant\u00eb. Shifrat b\u00ebhen publike zyrtarisht nga Instituti i Statistikave. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":54160,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-54158","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54158","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54158"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54158\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54160"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54158"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54158"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54158"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}