{"id":544436,"date":"2021-11-20T14:46:06","date_gmt":"2021-11-20T13:46:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=544436"},"modified":"2021-12-09T21:37:06","modified_gmt":"2021-12-09T20:37:06","slug":"si-ta-presim-gabriel-escobar-in","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/si-ta-presim-gabriel-escobar-in\/","title":{"rendered":"Si ta presim Gabriel Escobar-in?"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Afrim Kasolli<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p style=\"text-align: left;\"><strong>Dje mediat vendore, duke iu referuar nj\u00eb komunikate t\u00eb qeveris\u00eb, e transmetuan nj\u00eb lajm, sipas s\u00eb cilit, Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pasur nj\u00eb bised\u00eb telefonike me Gabriel Escobar-in, t\u00eb d\u00ebrguarin e Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor. Sipas k\u00ebtij informacioni, ky komunikim n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr bosht tematik ka pasur negociatat nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb q\u00eb po zhvillohen n\u00eb Bruksel dhe mund\u00ebsin\u00eb e arritjes s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebrfundimtare nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre dy vendeve. Po ashtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb komunikat\u00eb thuhet se Escobari ka shprehur vullnetin q\u00eb ta vizitoj\u00eb Kosov\u00ebn.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">N\u00ebse k\u00ebto informacione jan\u00eb t\u00eb sakta, at\u00ebher\u00eb ky zhvillim i ri flet p\u00ebr nj\u00eb vullnet dhe gatishm\u00ebri t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr ta p\u00ebrafruar q\u00ebndrimin e saj me at\u00eb t\u00eb Uashingtonit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e dialogut. Personalisht, nuk besoj se i d\u00ebrguari i ShBA-ve do ta merrte mundin p\u00ebr ta vizituar Prishtin\u00ebn n\u00ebse biseda telefonike m\u00eb kryeministrin nuk do t\u00eb kishte shenja t\u00eb tilla. Natyrisht, \u00ebsht\u00eb her\u00ebt q\u00eb t\u00eb konkludohet mbi bilancin e mundsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj \u201ckthese\u201d diplomatike dhe politike p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Mir\u00ebpo, simptomatikisht nj\u00eb zhvillim i till\u00eb tregon se dinamika e dialogut nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb e leht\u00ebsuar nga Brukseli dhe e mb\u00ebshtetur nga SHBA-t\u00eb n\u00eb prapasken\u00eb, do t\u00eb mund t\u00eb futet n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb m\u00eb intensive. Ky proces ka koh\u00eb q\u00eb ndodhet n\u00eb gjendje komatoze, p\u00ebr shkak t\u00eb shum\u00eb faktor\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr zhvillimet q\u00eb lidhen me k\u00ebt\u00eb ecurin\u00eb e negociatave nd\u00ebrmjet dy vendeve ka koh\u00eb q\u00eb jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb barr\u00eb dhe ngarkes\u00eb t\u00eb tmerrshme p\u00ebr Kosov\u00ebn. Ka pothuajse nj\u00eb dekad\u00eb q\u00eb zhvillimet politike n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb peng i k\u00ebsaj teme. Kurse pas vitit 2015 e k\u00ebndej thuajse \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb kusht\u00ebzuar nga ky proces. Jan\u00eb rr\u00ebzuar dhe ngritur qeveri kryesisht nga presionet q\u00eb ka prodhuar ky stagnim. Zhvillimet rreth tij jan\u00eb p\u00ebrdorur nga partit\u00eb politike si nj\u00eb instrument p\u00ebr t\u2019i agravuar deri n\u00eb ekstrem p\u00ebr\u00e7arjet e brendshme politike.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Sulmet brutale, akuzat, etiketimet, konsiparicionet dhe shpifjet kund\u00ebr nj\u00ebri tjetrit e kan\u00eb dominuar vokabularin politik, n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb dialogut me Serbin\u00eb. Dhe k\u00ebshtu do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr aq koh\u00eb sa kjo \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb jet\u00eb e hapur.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb jan\u00eb ngushtuar mund\u00ebsit\u00eb diplomatike t\u00eb Kosov\u00ebs, aq m\u00eb tep\u00ebr \u00ebsht\u00eb shtuar k\u00ebrkimi i brendsh\u00ebm i fajtorit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb degradim t\u00eb pozicionit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb shtetit. P\u00ebr pozit\u00ebn, mungesa e vullnetit t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr konsensus t\u00eb brendsh\u00ebm politik \u00ebsht\u00eb konsideruar p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb d\u00ebshtim, kurse p\u00ebr opozit\u00ebn l\u00ebshimet, kompromiset dhe gabimet strategjike n\u00eb raport me k\u00ebrkesat e pal\u00ebs serbe, e kan\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb thelbin e k\u00ebtij degradimi.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Pra mbi k\u00ebt\u00eb sfond t\u00eb tensionit t\u00eb vazhduesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb shtres\u00ebzuar dhe akumuluar kjo atmosfer\u00eb militanteske sa i p\u00ebrket zhvillimeve t\u00eb brendshme, e q\u00eb, desh\u00ebm apo s\u2019desh\u00ebm ta pranojm\u00eb, e ka l\u00ebnduar tej mase pozit\u00ebn negociuese t\u00eb Kosov\u00ebs. Sepse ndryshimi i koniunktur\u00ebs dhe ambientit nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb po ashtu ka pasur nj\u00eb impakt n\u00eb k\u00ebt\u00eb bllokim \u00ebsht\u00eb tjet\u00ebr rr\u00ebfim.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Sidoqoft\u00eb, n\u00ebse politika kosovare d\u00ebshiron t\u00eb dal\u00eb nga ky rreth vicioz, ku \u00ebsht\u00eb katandisur tash e sa koh\u00eb, e ka t\u00eb nevojshme dhe t\u00eb domosdoshme ta gjej\u00eb rrug\u00ebn e \u201cshp\u00ebtimit\u201d nga kjo gjendje \u201chumneruese\u201d dhe amulli e tmerrshme ku \u00ebsht\u00eb katandisur. Ky objektiv \u00ebsht\u00eb nj\u00eb imperativ strategjik n\u00eb rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat ndodhemi.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Gjithsesi, kjo detyr\u00eb shtet\u00ebrore, politike dhe historike s\u2019\u00ebsht\u00eb obligim vet\u00ebm i nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb, por i gjith\u00eb spektrit politik. Si i pushtetit ashtu edhe i opozit\u00ebs. Asnj\u00ebra pal\u00eb s\u2019mundet t\u00eb sillet me stilin e \u201cgjuetis\u00eb s\u00eb shtrigave\u201d p\u00ebr ta pritur me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb heshtur d\u00ebshtimin e pal\u00ebs tjet\u00ebr, si shans p\u00ebr sukses t\u00eb brendsh\u00ebm politik. \u00c7do strukje n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim \u00ebsht\u00eb me pasoja p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Kuptohet, k\u00ebtu kryeministri ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi m\u00eb t\u00eb madhe. Madje edhe pas rezultatit jo t\u00eb favorsh\u00ebm n\u00eb zgjedhjet lokale q\u00eb mori partia e tij, p\u00ebrs\u00ebri ai ka legjitimitet p\u00ebr t\u2019i prir\u00eb k\u00ebtij procesi. Por, duke e k\u00ebrkuar mb\u00ebshtetjen e opozit\u00ebs n\u00eb nd\u00ebrtimin e nja strategjie shtet\u00ebrore dialoguese se si Kosova duhet t\u2019i qaset k\u00ebtij problemi. Kurse opozita nuk e ka luksin e refuzimit dhe eskivimit nga ky obligim. Ajo nuk mund t\u2019i laj\u00eb duart si Ponc Pilati, me arsyetimin se ne s\u2019kemi asgj\u00eb me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. Sepse t\u00eb gjitha temat q\u00eb po i imponohen shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb tavolin\u00eb jan\u00eb trash\u00ebgimi e koh\u00ebs kur ajo kishte participuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Madje, n\u00eb fund t\u00eb fundit, jan\u00eb vet\u00eb lider\u00ebt e partive opozitare q\u00eb edhe pas suksesit q\u00eb arrit\u00ebn n\u00eb zgjedhjet lokale jan\u00eb shprehur kund\u00ebr zgjedhjeve t\u00eb parakohshme parlamentare. Dhe ky q\u00ebndrim kuptohet nuk rrjedh nga dashuria e tyre p\u00ebr ta par\u00eb Albin Kurtin si kryeminist\u00ebr, por nga kalkulimi se mos i pari i qeveris\u00eb do t\u00eb fundoset politikisht pik\u00ebrisht nga dega mbi t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb ngritur. Kjo shpres\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb edhe legjitime. Mir\u00ebpo, shtrohet nj\u00eb pyetje, n\u00ebse Albin Kurti d\u00ebshton n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, cila do jet\u00eb oferta e opozit\u00ebs kur t\u00eb ngjitet n\u00eb pushtet p\u00ebrball\u00eb k\u00ebtij obligimi? Edhe ajo do t\u00eb p\u00ebrballet me t\u00eb nj\u00ebjtat v\u00ebshtir\u00ebsi dhe pengesa. Prandaj kjo fitore do t\u00eb ishte nj\u00eb fitore e Pirros. Fati politik i kryeministrit aktual po e d\u00ebshmon k\u00ebt\u00eb. Ai sot po detyrohet t\u00eb merret pik\u00ebrisht me ato tema q\u00eb dikur i ka refuzuar me nj\u00eb patos dhe retorik\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb thuajse \u201crevolucionare\u201d. Nga kjo logjik\u00eb nuk do t\u00eb p\u00ebrfitonte askush. Prandaj roli proaktiv, gatishm\u00ebria dhe vullneti i opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kontribuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrrmarrje, n\u00ebse k\u00ebrkohet ndihma e saj, n\u00eb instanc\u00eb t\u00eb fundit, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb interes afatgjat\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Kosova duhet t\u00eb shmang me \u00e7do kusht situata t\u00eb tilla, si ajo ku u zhyt para Marr\u00ebveshjes s\u00eb Uashingtonit. Me k\u00ebt\u00eb nuk po them se nj\u00eb gjendje e till\u00eb mund t\u00eb riprodhohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb identike. Por gjurm\u00ebt e asaj atmosfere trazuese dhe acaruese kan\u00eb mbetur ende. Ajo ishte kriza m\u00eb e madhe politike dhe diplomatike e Kosov\u00ebs n\u00eb raport me aleatin e saj kryesor strategjik. Dhe nuk mund t\u00eb mohohet fakti se p\u00ebrgjegj\u00ebs kryesor i atij tensioni ishte kryeministri Kurti.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">PDK-ja si duket, po ashtu nga kalkulime t\u00eb brendshme, u p\u00ebrfshi n\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim nebuloz. Ka mbetur \u201cengim\u00eb\u201d refuzimi i k\u00ebsaj partie p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb e rikonfirmonte pozicionin e Kosov\u00ebs brenda paradigm\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb dhe sistemit t\u00eb vlerave t\u00eb promovuar nga SHBA-t\u00eb. Akord ky po ashtu q\u00eb sh\u00ebrbente si nj\u00eb mjet i domosdosh\u00ebm dhe afatgjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb kufizuar penetrimin e interesave t\u00eb armiqve strategjik\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb rajon. Dhe i cenonte rr\u00ebnj\u00ebsisht premisat strategjike t\u00eb Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb Serbis\u00eb t\u00eb fundamentuara mbi kat\u00ebr shtylla kryesore edhe me SHBA-n\u00eb edhe me Rusin\u00eb edhe me Kin\u00ebn dhe me BE-n\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">N\u00eb fund t\u00eb fundit, Kosova ka p\u00ebrfituar politikisht dhe strategjikisht nga dominimi gati unipolar i Uashingtonit pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb. Dhe stabilizimi i shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs, e pranuam apo s\u2019e pranuam ne, varet kryesisht nga konfirmimi dhe fuqizimi i interesave amerikane, si n\u00eb nivel global ashtu edhe n\u00eb rajon. \u00c7do alternativ\u00eb tjet\u00ebr e mbars skenarin e kaosit.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb klim\u00eb t\u00eb acaruar barr\u00ebn e tejkalimit t\u00eb k\u00ebsaj krize e mori mbi supe ish-kryeministri Abdullah Hoti. Ai ia doli q\u00eb t\u00eb kryej\u00eb me mision k\u00ebt\u00eb obligim historik. Ndon\u00ebse e pagoi nj\u00eb \u00e7mim publik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb guxim diplomatik. Vet\u00eb kryetari aktual i LDK-s\u00eb u t\u00ebrhoq at\u00ebbot\u00eb nga skena, me arsyetimin se nuk d\u00ebshiron t\u00eb jet\u00eb minist\u00ebr n\u00eb nj\u00eb qeveri e cila e shmangu k\u00ebt\u00eb konflikt me pasoja t\u00eb paparashikueshme p\u00ebr vendin. Dhe u shfaq n\u00eb teatrin e jet\u00ebs politike pas nj\u00eb \u201cpauze relaksuese\u201d vet\u00ebm pasi kaloi furtuna. Me k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm lideri aktual i LDK-s\u00eb tregoi se nxitet nga kalkulimi p\u00ebr t\u00eb mos u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e valles n\u00eb agjenda q\u00eb mund edhe t\u00eb mos jen\u00eb popullore, por q\u00eb reflektojn\u00eb interesa shtet\u00ebrore. Q\u00ebndrim ky i kund\u00ebrt me at\u00eb t\u00eb ish-kryeministrit Abdullah Hoti, i cili edhe p\u00ebrkund\u00ebr disponimit negativ popullor ndaj veprimeve q\u00eb nd\u00ebrmori, megjithat\u00eb u p\u00ebrcaktua kat\u00ebrcip\u00ebrisht p\u00ebr ta ruajtur me \u00e7do kusht k\u00ebt\u00eb interes shtet\u00ebror t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Kuptohet q\u00eb ekuilibri dhe menaxhimi i situatave t\u00eb tilla kontradiktore mbetet gjithmon\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje delikate. Sepse, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb Henry Kissinger, \u201cnj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb e kufizon rolin e tij me p\u00ebrvoj\u00ebn e popullit t\u00eb vet \u00ebsht\u00eb i d\u00ebnuar t\u00eb ngecet n\u00eb vend; nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb e tejkalon eksperienc\u00ebn e popullit t\u00eb vet rrezikon t\u00eb mos kuptohet\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Kosova e ka t\u00eb domosdoshme q\u00eb t\u2019i shmang nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb skenar\u00eb t\u00eb till\u00eb fatal\u00eb. Politika kosovare duhet t\u00eb distancohet nga trajtimi populist i tem\u00ebs s\u00eb dialogut apo pozicioni se vet\u00ebm n\u00ebse nj\u00eb parti \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet i pranon rezultatet e tij. Q\u00ebndrime t\u00eb tilla ekstreme jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kemi ardhur, sa u p\u00ebrket zhvillimeve t\u00eb brendshme. Korrigjimi i sjelljeve t\u00eb tilla \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nevoj\u00eb e pashmangshme. Mbase \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb ky pozicion i ri politik t\u00eb sforcohet para vizit\u00ebs s\u00eb Gabriel Eskobar-it n\u00eb Kosov\u00eb dhe marrjes s\u00eb detyr\u00ebs nga ambasadori i ri amerikan n\u00eb Prishtin\u00eb, Jeffrey M.Hovenier. Kjo do ishte nj\u00eb shenj\u00eb e nd\u00ebrgjegj\u00ebsimit, pjekuris\u00eb dhe seriozitetit p\u00ebrball\u00eb interesave shtet\u00ebrore t\u00eb partive tona politike. Me k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim do t\u00eb mund t\u2019i jepej fund mend\u00ebsis\u00eb ironike t\u00eb viteve t\u00eb fundit, e cila nuk njeh asnj\u00eb realitet tjet\u00ebr, pos egos personale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Afrim Kasolli Dje mediat vendore, duke iu referuar nj\u00eb komunikate t\u00eb qeveris\u00eb, e transmetuan nj\u00eb lajm, sipas s\u00eb cilit, Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pasur nj\u00eb bised\u00eb telefonike me Gabriel Escobar-in, t\u00eb d\u00ebrguarin e Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor. Sipas k\u00ebtij informacioni, ky komunikim n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr bosht tematik ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":8,"featured_media":544437,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-544436","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/544436","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/8"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=544436"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/544436\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/544437"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=544436"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=544436"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=544436"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}