{"id":546179,"date":"2021-11-23T17:17:13","date_gmt":"2021-11-23T16:17:13","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=546179"},"modified":"2021-11-23T17:17:13","modified_gmt":"2021-11-23T16:17:13","slug":"kostt-me-2022-parashihen-33-milione-euro-shpenzime-per-rrymen-ne-veri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/kostt-me-2022-parashihen-33-milione-euro-shpenzime-per-rrymen-ne-veri\/","title":{"rendered":"KOSTT: M\u00eb 2022 parashihen 33 milion\u00eb euro shpenzime p\u00ebr rrym\u00ebn n\u00eb veri"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb periudh\u00ebn e fundit, Qeveria dhe Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut t\u00eb energjis\u00eb elektrike t\u00eb Kosov\u00ebs, KOSTT kan\u00eb paguar p\u00ebr rrym\u00ebn e shpenzuar n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs 27.7 milion\u00eb euro.<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshtu ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur kryetari i Bordit t\u00eb KOSTT, Jeton Mehmeti gjat\u00eb raportimit sot n\u00eb Komisionin p\u00ebr Ekonomi, ku theksoi se vet\u00ebm p\u00ebr vitin 2021 jan\u00eb ndar\u00eb nga KOSTT 17.8 milion\u00eb euro p\u00ebr mbulimin e humbjeve t\u00eb energjis\u00eb n\u00eb at\u00eb pjes\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto shpenzime sipas Mehmetit, jan\u00eb shtuar p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb konsumit dhe shtrenjtimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>\u201cShqet\u00ebsuese \u00ebsht\u00eb faza q\u00eb n\u00eb kemi hyr\u00eb, n\u00eb muajin e dhjet\u00eb dhe muaji i nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb. N\u00eb muajin e dhjet\u00eb, \u00e7mimi mesatar ka qen\u00eb 171 euro p\u00ebr megavat n\u00eb or\u00eb dhe vlera ka shkuar 5 milion\u00eb 827 euro vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb muaj. Nd\u00ebrsa, n\u00eb muajin e nj\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb deri m\u00eb 16.11.2021 \u00e7mimi mesatar i nj\u00eb megavati n\u00eb or\u00eb \u00ebsht\u00eb 193 euro, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u00e7mimi vet\u00ebm p\u00ebr dy jav\u00eb ka shkuar 3 milion\u00eb e 295 euro. Pra, n\u00eb total deri tash jan\u00eb paguar 17 milion\u00eb e 806 mij\u00eb euro. Kostoja totale nga dhjetori deri m\u00eb 16 n\u00ebntor kostoja totale p\u00ebr veriun \u00ebsht\u00eb 27 milion\u00eb e 608 mij\u00eb euro, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe pjes\u00ebn e ndar\u00eb prej Qeveris\u00eb t\u00eb ndara 10 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa, kostoja e ndar\u00eb nga buxheti vetanak me vendim t\u00eb bordit \u00ebsht\u00eb 17 milion\u00eb e 806 euro\u201d, tha Mehmeti.<\/p>\n<p>Kryetari i Bordit t\u00eb KOSTT-it ka th\u00ebn\u00eb se prej dat\u00ebs 16 n\u00ebntor jan\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb pagesat p\u00ebr rrym\u00ebn e shpenzuar n\u00eb kat\u00ebr komunat veriore.<\/p>\n<p>\u201cDuke pasur parasysh k\u00ebt\u00eb situat\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ne ndodhemi tash, ne kemi dashur ta respektojm\u00eb afatin kohor prej 6 muajve dhe kemi b\u00ebr\u00eb pagesa p\u00ebr 6 muaj. Prej dat\u00ebs 16 n\u00ebntor ne kemi nd\u00ebrprer\u00eb pagesat, ne nuk kemi ndar\u00eb m\u00eb mjete dhe ne kemi filluar me devijime, t\u00eb cilat nuk bien n\u00eb sy dhe nuk e d\u00ebmtojn\u00eb shum\u00eb marr\u00ebveshjen KOSTT-ENTSO-E. Por, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb nuk duhet t\u00eb paguajm\u00eb prap\u00eb, sepse k\u00ebto devijime n\u00eb I sjell\u00eb n\u00eb fatura ENTSO-E dhe ne jemi t\u00eb obliguar me ligj, me marr\u00ebveshje, si dhe me licenc\u00eb q\u00eb ne t\u2019i mbulojm\u00eb devijimet\u2026 N\u00ebse ne vazhdojm\u00eb vet\u00ebm edhe dhjetorin ta mbulojm\u00eb, ne do ta p\u00ebrmbyllim vitin 2021 me nj\u00eb humbje p\u00ebr KOSTT-in prej 18 milion\u00eb euro\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Mehmeti ka k\u00ebrkuar nj\u00eb zgjidhje alternative buxhetore p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e pages\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb se 33 milion\u00eb euro parashihet shuma e shpenzimeve t\u00eb rrym\u00ebs n\u00eb veri p\u00ebr 2022.<\/p>\n<p>\u201cAlternativa e vetme p\u00ebr momentin konsiston n\u00eb at\u00eb q\u00eb t\u00eb ndahet nj\u00eb linj\u00eb buxhetore p\u00ebr vitin 2022. Nuk e di se kur mund t\u00eb zgjidhet \u00e7\u00ebshtja e kompanis\u00eb \u201cElektrosever\u201d, mir\u00ebpo ne i kemi b\u00ebr\u00eb disa kalkulime t\u00eb cil\u00ebt thon\u00eb q\u00eb p\u00ebr vitin 2022 n\u00eb baz\u00eb t\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb cilat ne i kemi tani llogariten rreth 33 milion\u00eb e 982 mij\u00eb euro. N\u00ebse zgjidhet kjo \u00e7\u00ebshtje n\u00eb janar, e shpresoj q\u00eb t\u00eb zgjidhet dhe Kosova mos t\u00eb paguaj\u00eb dhe t\u00eb mos ket\u00eb k\u00ebsi lloj obligime financiare. Alternativa e vetme \u00ebsht\u00eb t\u00eb ndahen mjete t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr pjes\u00ebn e par\u00eb ose tremujorin e par\u00eb 2022, sepse KOSTT-i nuk mundet m\u00eb t\u2019i p\u00ebrballoj\u00eb, sepse m\u00eb 1 janar ne nuk kemi mund\u00ebsi t\u00eb marrim p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb raportim, nuk munguan as p\u00ebrplasjet nd\u00ebrmjet pozit\u00ebs dhe opozit\u00ebs p\u00ebr pages\u00ebn e rrym\u00ebs n\u00eb veri.<\/p>\n<p>Deputetja Mimoza Kusari-Lila duke iu p\u00ebrgjigjur kryetarit t\u00eb k\u00ebtij Komisioni, Ferat Shala p\u00ebr mos zgjidhjen e k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje brenda 6 muajve t\u00eb premtuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb rekomandimeve t\u00eb nxjerra nga Kuvendi n\u00eb maj t\u00eb k\u00ebtij viti, tha se ndoshta \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje jav\u00ebsh kur qeveria do t\u00eb b\u00ebn zgjidhjen p\u00ebr veriun.<\/p>\n<p>\u201cKjo qeveri p\u00ebr n\u00ebnt\u00eb muaj \u00ebsht\u00eb duke u marr\u00eb intensivisht, edhe ne po e presim, ndoshta \u00e7\u00ebshtje jav\u00ebsh q\u00eb ta kemi zgjidhjen p\u00ebr situat\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb qytetar q\u00eb ka vendbanim n\u00eb Zve\u00e7an, Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovic\u00eb e veriut i vjen fatura dhe e paguan nj\u00ebjt\u00eb sikurse \u00e7do qytetar n\u00eb secil\u00ebn pjes\u00eb tjet\u00ebr Kosov\u00ebs. Por, ju p\u00ebr t\u00eb r\u00ebnduar bised\u00ebn deri n\u00eb rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat shkojm\u00eb edhe p\u00ebr tej asaj duke i fabrikuar gj\u00ebra, po abstrahojm\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb\u201d, theksoi ajo.<\/p>\n<p>Ndarja e mjeteve nga projektbuxheti p\u00ebr vitin 2022 p\u00ebr pages\u00ebn e rrym\u00ebs n\u00eb veri, deputeti Armend Muja ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb e pamundur, si\u00e7 tha ai nuk jan\u00eb \u201ckaramele\u201d.<\/p>\n<p>\u201cAjo q\u00eb deputeti Shala po i thot\u00eb politik\u00eb e madhe, n\u00eb fakt n\u00eb ligj nuk \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb dhe qeveria nuk mund t\u00eb alokoj\u00eb mjete. Ne nuk mundemi t\u00eb veprojm\u00eb jasht\u00eb ligjit sikurse qeverit\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, nuk mund t\u2019i falim dikujt, ajo parashihet me ligjin p\u00ebr ndarjen buxhetore. Un\u00eb jam kryetar i Komisionit p\u00ebr Buxhet, por nuk mund ta shkeli ligjin. Nuk mund t\u00eb alokojm\u00eb, se nuk jan\u00eb karamele, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i ndarjes buxhetore\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kryetari i Komisionit, Ferat Shala ka insistuar q\u00eb mjetet p\u00ebr veriun t\u00eb ndahen nga buxheti 2022 dhe jo nga KOSTT. Madje, ai ofroj mb\u00ebshtetje n\u00ebse ka ndonj\u00eb propozim nga qeveria p\u00ebr ndarjen e mjeteve nga buxheti p\u00ebr veriun.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb pajtohem, dhe jam p\u00ebr ta futur k\u00ebt\u00eb pages\u00eb me ligj, pse s\u2019e keni sjell\u00eb projektligjin aktual p\u00ebr t\u2019i mbuluar. Po e konfirmoj. Ligji ka ardhur dhe ju nuk e keni parapar\u00eb asnj\u00eb cent p\u00ebr t\u00eb mbuluar shpenzimet q\u00eb i keni premtuar me rekomandime\u201d, tha Shala.<\/p>\n<p>Deputeti nga AAK, Pal Lekaj theksoi se ndarja e 6.7 milion\u00eb euro p\u00ebrve\u00e7 atyre 11 milion\u00eb q\u00eb jan\u00eb me autorizim t\u00eb Kuvendit, \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese.<\/p>\n<p>\u201cNga ajo q\u00eb kemi informacione ju keni b\u00ebr\u00eb pages\u00eb edhe p\u00ebr 6.7 milion\u00eb shtes\u00eb, q\u00eb bie se ju do t\u00eb paguani 17.7 milion\u00eb euro. Kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb na b\u00ebn\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsohemi p\u00ebr veprimet q\u00eb po merren dhe po paguhen p\u00ebr ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pand\u00ebrgjegjshme n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs dhe kjo po b\u00ebhet drejtp\u00ebrdrejt nga KOSTT q\u00eb nuk ka qen\u00eb praktik\u00eb e m\u00eb hershme\u201d, tha Lekaj.<\/p>\n<p>Kryetari i Komisionit Ferat Shala, duke komentuar shumat e larta p\u00ebr mbulimin e humbjeve n\u00eb veri, tha se Qeveria \u00ebsht\u00eb dashur t\u2019i zbatoj\u00eb rekomandimet e Kuvendit p\u00ebr gjetjen e nj\u00eb zgjidhje p\u00ebr gjasht\u00eb muaj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb periudh\u00ebn e fundit, Qeveria dhe Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut t\u00eb energjis\u00eb elektrike t\u00eb Kosov\u00ebs, KOSTT kan\u00eb paguar p\u00ebr rrym\u00ebn e shpenzuar n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs 27.7 milion\u00eb euro. K\u00ebshtu ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur kryetari i Bordit t\u00eb KOSTT, Jeton Mehmeti gjat\u00eb raportimit sot n\u00eb Komisionin p\u00ebr Ekonomi, ku theksoi se vet\u00ebm p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":520357,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-546179","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/546179","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=546179"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/546179\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/520357"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=546179"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=546179"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=546179"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}