{"id":546512,"date":"2021-11-24T07:58:36","date_gmt":"2021-11-24T06:58:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=546512"},"modified":"2021-11-24T07:58:36","modified_gmt":"2021-11-24T06:58:36","slug":"krejt-cka-dihet-deri-me-tani-per-aksidentin-qe-tronditi-rajonin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/rajon\/krejt-cka-dihet-deri-me-tani-per-aksidentin-qe-tronditi-rajonin\/","title":{"rendered":"Krejt \u00e7ka dihet deri m\u00eb tani p\u00ebr aksidentin q\u00eb tronditi rajonin"},"content":{"rendered":"<p><strong>Qeveria e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut ka shpallur t\u00eb mart\u00ebn tri dit\u00eb zie komb\u00ebtare pas aksidentit me autobus n\u00eb Bullgari, q\u00eb la t\u00eb vdekur t\u00eb pakt\u00ebn 46 persona. Nd\u00ebrkaq, sot n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb jet\u00eb dit\u00eb zie n\u00eb nderim t\u00eb viktimave t\u00eb aksidentit n\u00eb Bullgari.<\/strong><\/p>\n<p>Aksidenti ndodhi n\u00eb nj\u00eb autostrad\u00eb n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Bullgaris\u00eb, ku nj\u00eb autobus me 53 pasagjer\u00eb, shumica nga Maqedonia e Veriut, u p\u00ebrfshi nga flak\u00ebt n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb 23 n\u00ebntorit.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e viktimave ka edhe t\u00eb pakt\u00ebn 12 f\u00ebmij\u00eb. Nj\u00eb zyrtar nga spitali n\u00eb Sofje ka th\u00ebn\u00eb se shtat\u00eb persona jan\u00eb duke u trajtuar, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb arritur t\u00eb largohen nga autobusi. Gjendja e tyre \u00ebsht\u00eb stabile.<\/p>\n<p>Sipas zyrtar\u00ebve maqedonas, shumica e viktimave ishin nga Shkupi dhe ishin duke u kthyer nga Stambolli i Turqis\u00eb, ku kishin q\u00ebndruar n\u00eb nj\u00eb vizit\u00eb treditore.<\/p>\n<p>Aksidenti ka ndodhur n\u00eb autostrad\u00ebn Struma rreth 45 kilometra n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Sofjes. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aksident nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb automjete t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Nj\u00eb hetim p\u00ebr shkakun e aksidentit \u00ebsht\u00eb duke u zhvilluar.<\/p>\n<p>Shefi i sh\u00ebrbimit t\u00eb hetimeve n\u00eb Bullgari, Borislav Sarafov tha se kat\u00ebr autobus\u00eb nga agjencit\u00eb e udh\u00ebtimeve t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, kishin hyr\u00eb n\u00eb Bullgari nga Turqia n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb s\u00eb h\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cGabimi njer\u00ebzor i shoferit ose problemet teknike jan\u00eb dy versionet e para p\u00ebr aksidentin\u201d, tha Sarafov p\u00ebr gazetar\u00ebt.<\/p>\n<p>M\u00eb her\u00ebt gjat\u00eb t\u00eb mart\u00ebs, ministri i Brendsh\u00ebm bullgar, Bojko Rashkov tha se autobusi shkat\u00ebrroi parmakun mbrojt\u00ebs t\u00eb autostrad\u00ebs, duke shtuar se ka gjasa q\u00eb zjarri t\u00eb jet\u00eb shkaktuar nga kontakti i autobusit me parmakun mbrojt\u00ebs.<\/p>\n<p>Prokurorja e krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskoska tha se agjencia turistike \u00ebsht\u00eb duke u hetuar dhe se ajo e ka kontaktuar pronarin e saj.<\/p>\n<p>\u201cAi \u00ebsht\u00eb k\u00ebtu n\u00eb vendngjarje, ku \u00ebsht\u00eb autobusi. Fola shkurt me t\u00eb dhe m\u00eb tha q\u00eb 20 vjet ka kompani transporti. Deri m\u00eb tani nuk ka pasur ndonj\u00eb incident. K\u00ebshtu m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb ai. Por, ne do ta sigurojm\u00eb dokumentacionin e plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb autobus\u00ebt e kompanis\u00eb, kur jan\u00eb t\u00eb regjistruar, kur kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr kontroll teknik dhe do t\u2019ua d\u00ebrgojm\u00eb koleg\u00ebve k\u00ebtu n\u00eb Bullgari p\u00ebr hetime t\u00eb m\u00ebtejme\u201d, ka deklaruar prokurorja maqedonase, Ruskoska.<\/p>\n<p>Stanislav Vladimirov, kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Pernikut q\u00eb gjendet n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb vendit ku ndodhi aksidenti, tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb autostrad\u00eb ka shpesh aksidente sepse rruga nuk \u00ebsht\u00eb e nivelizuar si duhet dhe trafiku \u00ebsht\u00eb mjaft i r\u00ebnduar.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, rruga ishte e lag\u00ebsht p\u00ebr shkak t\u00eb shiut, k\u00ebshtu q\u00eb arsyet mund t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb t\u00eb ndryshme\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kryeministri bullgar, Stefan Yanev tha se tragjedia e ka vendosur Bullgarin\u00eb para nj\u00eb sfide t\u00eb madhe, p\u00ebr t\u00eb zbuluar sa m\u00eb shpejt shkaqet e aksidentit.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb tragjedi q\u00eb ka tronditur Bullgarin\u00eb, duke e v\u00ebn\u00eb para nj\u00eb situate q\u00eb t\u00eb reagoj\u00eb shum\u00eb shpejt. Do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb mundur q\u00eb ky aksident trafiku t\u00eb hetohet. T\u00eb zbulojm\u00eb se pse humb\u00ebn jet\u00ebn 46 persona dhe \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb l\u00ebnduarit. Tani gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e organeve t\u00eb hetuesis\u00eb dhe vet\u00ebm m\u00eb pas mund t\u00eb komentojm\u00eb shkakun dhe \u00e7far\u00eb ka ndodhur sakt\u00ebsisht. P\u00ebr momentin, e vetmja gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb themi \u00ebsht\u00eb se kemi nj\u00eb tragjedi t\u00eb madhe dhe shfryt\u00ebzoj rastin q\u00eb t\u00eb shpreh ngush\u00ebllimet e mia p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit e viktimave\u201d, ka deklaruar kryeministri bullgar, Stefan Yanev.<\/p>\n<p>Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, s\u00eb bashku me ministrin e Jasht\u00ebm, Bujar Osmani dhe ministrin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, Venko Filip\u00e7e, kan\u00eb shkuar n\u00eb Bullgari.<\/p>\n<p>\u201cJam n\u00eb kontakt me kryeministrin Stefan Janev, i cili tashm\u00eb ka vizituar njer\u00ebzit. Pata mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb bisedoja me nj\u00eb nga t\u00eb mbijetuarit. Ai shpjegoi se ata ishin duke fjetur n\u00eb autobus kur u d\u00ebgjua nj\u00eb shp\u00ebrthim i fort\u00eb. Ata kan\u00eb mundur t\u00eb thyejn\u00eb nj\u00ebrin nga xhamat dhe t\u00eb shp\u00ebtojn\u00eb disa persona. Fatkeq\u00ebsisht, t\u00eb tjer\u00ebt nuk ia arrit\u00ebn. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb tragjedi e tmerrshme. Shumica prej tyre \u2013 12 \u2013 jan\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00ebn 18 vje\u00e7, dhe t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb t\u00eb rinj rreth 20-30 vje\u00e7. Shumica prej tyre jan\u00eb shtetas tan\u00eb, por ka edhe nga Serbia\u201d, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev.<\/p>\n<p>Ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Venko Filip\u00e7e pasi ka vizituar t\u00eb l\u00ebnduarit t\u00eb spitalin e Sofjes, tha se ata jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb q\u00ebndrueshme sh\u00ebndet\u00ebsore. Sipas tij, n\u00eb mesin e atyre q\u00eb kan\u00eb mbijetuar aksidentin e r\u00ebnd\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb vajz\u00eb 16-vje\u00e7are.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Bujar Osmani, ka th\u00ebn\u00eb se shumica e viktimave jan\u00eb nga Shkupi, t\u00eb cil\u00ebt po ktheheshin nga Turqia ku kishin shkuar p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb tredit\u00ebshe n\u00eb Stamboll.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, lider\u00eb t\u00eb shteteve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor dhe zyrtar\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian kan\u00eb shprehur solidaritetin e tyre me Maqedonin\u00eb e Veriut pas aksidentit.<\/p>\n<p>Bullgaria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me disa aksidente rrugore vdekjeprur\u00ebse n\u00eb vjet\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb fundit ka ndodhur m\u00eb 2018, kur 17 turist\u00eb bullgar\u00eb kan\u00eb vdekur pas rr\u00ebshqitjes dhe rrokullisjes s\u00eb autobusit, si pasoj\u00eb e lag\u00ebshtis\u00eb.<\/p>\n<p>Aksidentet zakonisht jan\u00eb shkaktuar p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve n\u00eb rrug\u00eb, makinave t\u00eb vjetra dhe shpejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut ka shpallur t\u00eb mart\u00ebn tri dit\u00eb zie komb\u00ebtare pas aksidentit me autobus n\u00eb Bullgari, q\u00eb la t\u00eb vdekur t\u00eb pakt\u00ebn 46 persona. Nd\u00ebrkaq, sot n\u00eb Kosov\u00eb do t\u00eb jet\u00eb dit\u00eb zie n\u00eb nderim t\u00eb viktimave t\u00eb aksidentit n\u00eb Bullgari. Aksidenti ndodhi n\u00eb nj\u00eb autostrad\u00eb n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Bullgaris\u00eb, ku nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":546513,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[317],"tags":[],"class_list":["post-546512","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-rajon"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/546512","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=546512"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/546512\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/546513"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=546512"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=546512"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=546512"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}