{"id":54857,"date":"2019-06-15T21:39:36","date_gmt":"2019-06-15T19:39:36","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=54857"},"modified":"2019-06-15T21:39:36","modified_gmt":"2019-06-15T19:39:36","slug":"kryemadhi-edi-mos-u-merr-me-filxhane-dil-e-shpjegoju-shqiptareve-te-vertetat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqiperia\/kryemadhi-edi-mos-u-merr-me-filxhane-dil-e-shpjegoju-shqiptareve-te-vertetat\/","title":{"rendered":"Kryemadhi: Edi, mos u merr me filxhan\u00eb, dil e shpjegoju shqiptar\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtetat"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u201cFallxhorja e filxhanit\u201d, k\u00ebshtu ka zgjedhur kryeministri Edi Rama ta quaj\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs Monika Kryemadhin, kryetare e L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim, e cila ka reaguar mbr\u00ebmjen e sotme.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>Duke shprehur keqardhjen p\u00ebr kryeministrin, Kryemadhi thot\u00eb se ai merr n\u00ebp\u00ebr goj\u00eb, shan e p\u00ebrshtyn k\u00ebdo q\u00eb i fanepset n\u00eb \u00ebndrra dhe i prish rehatin\u00eb e pushtetin kriminal. Ajo k\u00ebrkon nga kryeministri q\u00eb t\u00eb mos merret me filaxhan\u00eb, kazan\u00eb apo tepsi, por t\u2019u shpjegoj\u00eb shqiptat\u00ebve disa t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb m\u00ebdha dhe ku rendit disa prej akuzave p\u00ebr afera t\u00eb denoncuara nga opozita dhe mediat.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb reagimit, Monika Kryemadhi ka edhe nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb p\u00ebr Edi Ram\u00ebn: \u201cHiq dor\u00eb nga mbjellja e p\u00ebr\u00e7arjes mes shqiptareve, se kush \u00ebsht\u00eb munduar ta b\u00ebj\u00eb ka korrur nj\u00eb fund t\u00eb tmerrsh\u00ebm.\u201d<\/p>\n<p><strong>Reagimi i kryetares s\u00eb LSI<\/strong><\/p>\n<p>Edi sa keq m\u00eb vjen p\u00ebr ty. Je b\u00ebr\u00eb si Kizi dikur. Merr n\u00ebp\u00ebr goj\u00eb, shan e p\u00ebshtyn k\u00ebdo, q\u00eb t\u00eb fanepset n\u00eb \u00ebndrra dhe t\u00eb prish rehatin\u00eb e pushtetit t\u00ebnd kriminal.<\/p>\n<p>Ed, mos u merr me filxhan\u00eb, kazan\u00eb apo tepsi, por dil e shpjegoju shqiptar\u00ebve disa t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb m\u00ebdha, q\u00eb do t\u00eb ndjekin gjith\u00eb jet\u00ebn. Ndoshta p\u00ebr fat t\u00eb keq edhe pas saj.<\/p>\n<p>Shpjegoju shqiptar\u00ebve si e ke v\u00ebn\u00eb shtetin ne sh\u00ebrbim te krimit. Dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr trafiqet e drog\u00ebs, pastrimin e parave, por p\u00ebr at\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb hall shum\u00eb i madh dhe nuk t\u00eb l\u00eb as t\u00eb flesh. P\u00ebrdorimin e policis\u00eb dhe prokuroris\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb ca bandave, q\u00eb blejn\u00eb votat p\u00ebr ty, kund\u00ebr disa bandave t\u00eb tjera. Asgj\u00eb m\u00eb pak se n\u00eb Chicago e viteve 20 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar. K\u00ebtu e ke \u00e7uar shtetin e shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Shpjegoju shqiptareve si ka mund\u00ebsi q\u00eb 500 milion euro PPP, t\u00eb rrug\u00ebve Balldren-Milot dhe rrug\u00ebn e Arb\u00ebrit, ua jep daj\u00eb e nip. Dy koncesionet me korruptive, jo n\u00eb Shqip\u00ebri, por besoj n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Shpjegoju shqiptareve kush do i paguaj\u00eb 140 milion eurot e humbura me Be\u00e7hettin p\u00ebr hir t\u00eb tekave t\u00eb tua dhe p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer pronar\u00ebve t\u00eb megafon\u00ebve t\u00eb \u00e7jerr\u00eb t\u00eb propagand\u00ebs t\u00ebnde. Dhe kjo vler\u00eb sa vjen e rritet nga interesat dhe gjyqet e tjera, q\u00eb do t\u00eb pasojn\u00eb. Tregoju shqiptar\u00ebve sa para po ju merr nga xhepat e tyre, p\u00ebr hir t\u00eb pushtetit t\u00ebnd t\u00eb kriminalizuar.<\/p>\n<p>Shpjegoju shqiptar\u00ebve si ka mund\u00ebsi q\u00eb zgjerimi i nj\u00eb rruge me 3 metra e gjat\u00ebsi 14 km kushton 70 milion euro. Nj\u00eb koncesion tjet\u00ebr fam\u00ebkeq ai i Orikum-Dukat.<\/p>\n<p>Shpjegoju shqiptar\u00ebve, si p\u00ebr hir t\u00eb pushtetit t\u00ebnd dhe lidhjeve t\u00eb tua me kriminelet, po i l\u00eb jasht\u00eb nga \u00ebndrra e tyre p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb BE.<\/p>\n<p>Shpjegoju si po i shkat\u00ebrron fermer\u00ebt dhe blegtor\u00ebt nga urrejtja, p\u00ebrbuzja dhe p\u00ebr\u00e7mimi qe ke p\u00ebr ta, sa edhe subvencionet ja ke ulur deri ne 6 her\u00eb.<\/p>\n<p>Shpjegoju prind\u00ebrve t\u00eb familjeve shqiptare, si po ua b\u00ebn jet\u00ebn ferr t\u00eb rinjve shqiptare, q\u00eb t\u00eb vetmen d\u00ebshir\u00eb dhe \u00ebnd\u00ebrr q\u00eb kan\u00eb, \u00ebsht\u00eb t\u00eb ikin sa m\u00eb par\u00eb nga vendi i tyre.<\/p>\n<p>Edi, harroje se kriminel\u00eb dhe me dhun\u00ebn e policis\u00eb do n\u00ebnshtrosh shqiptar\u00ebt n\u00eb betej\u00ebn e tyre p\u00ebr zgjedhje te lira dhe t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Hiqe nga mendje q\u00eb mund t\u2019i n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb\u00ebsh shqiptar\u00ebve, aspirat\u00ebn e tyre, q\u00eb n\u00eb ,90, p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri si gjith\u00eb Evropa.<\/p>\n<p>Edi l\u00ebri shfaqet si arushi Silva, por hapi rrug\u00ebn zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Mjaft u p\u00ebrpoqe t\u00eb p\u00ebr\u00e7ash shqiptaret, t\u2019i kund\u00ebrv\u00ebsh ata kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit, v\u00ebllain kund\u00ebr v\u00ebllait, motr\u00ebn kund\u00ebr motr\u00ebs, prind\u00ebrit kund\u00ebr f\u00ebmij\u00ebve, komshiun kund\u00ebr komshiut, p\u00ebr t\u00eb vetmin q\u00ebllim t\u00eb mbash pushtetin t\u00ebnd n\u00eb sh\u00ebrbim te oligark\u00ebve t\u00eb oborrit t\u00ebnd dhe bandit\u00ebve, pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb tavolinave t\u00eb tua t\u00eb nat\u00ebs.<\/p>\n<p>Edi, kam edhe nj\u00eb k\u00ebshille p\u00ebr ty. Hiq dor\u00eb nga mbjellja e p\u00ebr\u00e7arjes mes shqiptareve, se kush \u00ebsht\u00eb munduar ta b\u00ebj\u00eb ka korrur nj\u00eb fund t\u00eb tmerrsh\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cFallxhorja e filxhanit\u201d, k\u00ebshtu ka zgjedhur kryeministri Edi Rama ta quaj\u00eb gjat\u00eb fushat\u00ebs Monika Kryemadhin, kryetare e L\u00ebvizjes Socialiste p\u00ebr Integrim, e cila ka reaguar mbr\u00ebmjen e sotme. Duke shprehur keqardhjen p\u00ebr kryeministrin, Kryemadhi thot\u00eb se ai merr n\u00ebp\u00ebr goj\u00eb, shan e p\u00ebrshtyn k\u00ebdo q\u00eb i fanepset n\u00eb \u00ebndrra dhe i prish rehatin\u00eb e pushtetin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":13383,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[22],"tags":[],"class_list":["post-54857","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shqiperia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54857","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54857"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54857\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/13383"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54857"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54857"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54857"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}