{"id":550109,"date":"2021-11-30T08:57:30","date_gmt":"2021-11-30T07:57:30","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=550109"},"modified":"2021-11-30T08:57:30","modified_gmt":"2021-11-30T07:57:30","slug":"kosova-serish-para-reciprocitetit-tregtar-me-serbine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/kosova-serish-para-reciprocitetit-tregtar-me-serbine\/","title":{"rendered":"Kosova s\u00ebrish para reciprocitetit tregtar me Serbin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb Kosov\u00eb rikthehet debati mbi barrierat tregtare q\u00eb Serbia i b\u00ebn Kosov\u00ebs. Qeveria e Kosov\u00ebs po shikon mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr vendosjen e masave t\u00eb reciprocitetit tregtar me Serbin\u00eb po ekspert\u00ebt jan\u00eb kund\u00ebr, ata k\u00ebrkojn\u00eb dialog.<\/strong><\/p>\n<p>Zyrtar\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb shprehur, se jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgatitjet dhe koordinimin e nevojsh\u00ebm nd\u00ebrinstitucional q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb zbatim t\u00eb plot\u00eb dhe funksional t\u00eb masave t\u00eb reciprocitetit tregtar me Serbin\u00eb. Ky hap b\u00ebhet nevojsh\u00ebm, sipas tyre, sepse Serbia nuk njeh origjin\u00ebn e prodhimeve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pengon edhe eksportin e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb t\u00eb organizuar s\u00eb fundmi nga Instituti Demokratik i Kosov\u00ebs (NDI), ku u debatua p\u00ebr barrierat tregtare nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, ministrja e Tregtis\u00eb, Rozeta Hajdari tha se Serbia nuk e njeh origjin\u00ebn e prodhimeve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ajo po i pengon eksportet.<\/p>\n<p>\u201cSerbia nuk njeh asnj\u00eb certifikat\u00eb nga Kosova dhe nuk k\u00ebrkon asnj\u00eb certifikat\u00eb, sepse nuk d\u00ebshiron ta njoh\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Hajdari.<\/p>\n<p><strong>Reciprociteti nuk duhet t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb n\u00eb terren<\/strong><\/p>\n<p>Hajdari thot\u00eb, se institucionet jan\u00eb duke i koordinuar veprimet p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrgjigjur qasjes s\u00eb Serbis\u00eb ndaj mallrave t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNe jemi t\u00eb zotuar q\u00eb t\u00eb zbatojm\u00eb reciprocitetin, por gjithmon\u00eb kjo k\u00ebrkon sukses n\u00eb terren dhe p\u00ebrgatitje logjistike n\u00eb terren dhe po ashtu \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb koordinim t\u00eb af\u00ebrt me kryeministrin Kurti, i cili e ka edhe aspektin politik q\u00eb e shqyrton se si m\u00eb s\u00eb miri t\u00eb adresohen, prandaj n\u00eb koordinim nd\u00ebrqeveritar dhe institucionet duhet t\u00eb jemi t\u00eb p\u00ebrgatitur shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb mos na d\u00ebshtoj zbatimi i ndonj\u00eb mase t\u00eb reciprocitetit n\u00eb terren\u201d, thekson ajo.<\/p>\n<p>Disa nga partit\u00eb politike opozitare vazhdojn\u00eb ta kritikojn\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs, pasi nuk po u jep p\u00ebrgjigje t\u00eb duhur problemeve tregtare me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Ferat Shala, kryetar i Komisionit p\u00ebr Ekonomi, thot\u00eb se kjo qeveri identifikohet me retorik\u00eb dhe jo me veprim.<\/p>\n<p>\u201cE kemi pritur nj\u00eb rezultat m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb relacion me reciprocitetin ndoshta kemi gabuar por k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatit\u00eb opinioni si\u00e7 keni th\u00ebn\u00eb se ne do t\u00eb kemi nj\u00eb reciprocitet t\u00eb fuqish\u00ebm dhe transparent n\u00eb raport me problemet q\u00eb kemi me Serbin\u00eb dhe nga retorika juaj, tash po e shoh q\u00eb po insistoni me disa vendime parciale, dyt\u00ebsore t\u00eb produkteve ndaras, po d\u00ebshironi t\u00eb gjeni nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr t\u2019i ikur vendimit t\u00eb madh t\u00eb reciprocitetit\u201d, thot\u00eb Shala.<\/p>\n<p><strong>Oda Ekonomike e Kosov\u00ebs: Duhen masa kreative para reciprocitetit<\/strong><\/p>\n<p>Kurse ekspert\u00ebt e Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs, thon\u00eb se me Serbin\u00eb duhet t\u00eb gjenden masa kreative p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemet tregtare para se t\u00eb veprohet me masa t\u00eb reciprocitetit. Sipas tyre, barrierave jotarifore q\u00eb Serbia i aplikon me Kosov\u00ebn duhet p\u00ebrgjigjur me aplikim t\u00eb masave kreative para se t\u00eb merren vendime. Por si i sheh njoh\u00ebsi i \u00e7\u00ebshtjeve ekonomike, profesori Safet G\u00ebrxhaliu p\u00ebrpjekjet e qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb koordinim nd\u00ebrinstitucional n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb caktuar t\u00eb vendoset reciprocitet tregtar me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>G\u00ebrxhaliu n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr DW-s\u00eb, tha se dialogu \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb tejkaluar problemet tregtare me Serbin\u00eb, duke e p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb un\u00eb mendoj, se duhet t\u00eb jet\u00eb dialogu mekaniz\u00ebm p\u00ebr zgjidhjen e problemeve. Duhet pasur parasysh q\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procesit t\u00eb Berlinit vitin e kaluar n\u00eb Sofie, jan\u00eb n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshje substanciale q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me tregun e p\u00ebrbashk\u00ebt rajonal, p\u00ebr l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb mallrave edhe sh\u00ebrbimeve, kapitalit dhe njer\u00ebzve. Prandaj, duhet b\u00ebr\u00eb presion q\u00eb k\u00ebto marr\u00ebveshje t\u00eb zbatohen, t\u00eb eliminohen barrierat e t\u00eb b\u00ebrit biznes n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb relacion nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb\u201d, tha G\u00ebrxhaliu.<\/p>\n<p>Ai ka dyshime, se \u00e7do tentim p\u00ebr reciprocitet do t\u00eb marr\u00eb konotacion politik p\u00ebrball\u00eb faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, n\u00eb ve\u00e7anti Shtetet e Bashkuara.<\/p>\n<p>\u201cBesoj q\u00eb pajtohemi se Kosov\u00ebs nuk i duhet edhe nj\u00eb taks\u00eb 100 p\u00ebr qind kund\u00ebr Serbis\u00eb nga e cila p\u00ebrfitoi vet\u00ebm Serbia edhe n\u00eb aspektin ekonomik dhe politik dhe mbi t\u00eb gjitha i p\u00ebrvet\u00ebsoi krejt miqt\u00eb e Kosov\u00ebs dhe i b\u00ebri miq t\u00eb Serbis\u00eb. Prandaj duhet nj\u00eb analiz\u00eb, t\u00eb mendohet edhe pozicioni i sektorit privat n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb pas pandemike. Pra, duhet b\u00ebr\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb, sepse \u00e7do vendim politik dhe \u00e7do kalkulim politik pa analiz\u00eb ekonomike, e d\u00ebmton n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt qytetarin e Kosov\u00ebs\u201d, tha ai.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriten gabimet e s\u00eb shkuar\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Safet G\u00ebrxhaliu kujton edhe nj\u00eb fakt tjet\u00ebr ku n\u00eb rast t\u00eb vendosjes s\u00eb reciprocitetit tregtar me Serbin\u00eb, Kosova mund t\u00eb p\u00ebrballet me presion nga vendet industrialisht t\u00eb zhvilluara.<\/p>\n<p>\u201cDuhet t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb analiz\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb dhe t\u00eb shihet qart\u00eb dhe q\u00eb dihet se nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e importeve nga Serbia, p\u00ebrjashtuar derivatet e naft\u00ebs, jan\u00eb edhe marka evropiane q\u00eb prodhohen n\u00eb Serbi, prandaj n\u00ebse Kosova merr nj\u00eb iniciative p\u00ebr reciprocitet tregtar me Serbin\u00eb, kam frik\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballet edhe me diplomacit\u00eb e vendeve evropiane q\u00eb natyrsh\u00ebm mbrojn\u00eb markat e tyre q\u00eb prodhohen n\u00eb Serbi dhe kudoqofshin ato\u201d, u shpreh G\u00ebrxhaliu.<\/p>\n<p>Prandaj sipas tij, Kosova nuk duhet t\u00eb p\u00ebrs\u00ebris gabimet e s\u00eb shkuar\u00ebs, por t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb dialog.<\/p>\n<p>\u201cKosova nuk duhet ta p\u00ebrs\u00ebris skenarin e taks\u00ebs 100 p\u00ebr qind ku t\u00eb gjith\u00eb faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe t\u00eb gjith\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsit e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs ishin kund\u00ebr nj\u00eb takse t\u00eb till\u00eb dhe Serbia e promovoi k\u00ebt\u00eb si barrier\u00eb nga Kosova. Pra, Serbia nga nj\u00eb vend q\u00eb e ka shfryt\u00ebzuar Kosov\u00ebn ekonomikisht, u shnd\u00ebrrua n\u00eb viktim\u00eb dhe e d\u00ebmtoi Kosov\u00ebn. Prandaj edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb kur Kosova ndodhet n\u00eb dialog me Serbin\u00eb, \u00e7do mas\u00eb tregtare nga Kosova do ta d\u00ebmtoj\u00eb procesin e dialogut dhe n\u00eb fund, Kosova do t\u00eb jet\u00eb edhe e d\u00ebmtuar edhe humb\u00ebse\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs jav\u00eb m\u00eb par\u00eb u ka d\u00ebrguar let\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb shteteve evropiane p\u00ebr t\u2019i informuar me shkeljet q\u00eb po i b\u00ebn Serbia n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet tregtare me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr i ka njoftuar po ashtu se po shqyrtohen masat e reciprocitetit n\u00ebse Serbia nuk heq barrierat ndaj mallrave t\u00eb Kosov\u00ebs. Q\u00eb nga viti 2008, kur Kosova shpalli pavar\u00ebsin\u00eb e saj, 3.8 miliard\u00eb euro mallra jan\u00eb importuar nga Serbia. Nd\u00ebrsa, 1.8 miliard\u00eb euro nga Shqip\u00ebria. K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna jan\u00eb publikuar nga Agjencia e Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs. \/Deutsche Welle\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Kosov\u00eb rikthehet debati mbi barrierat tregtare q\u00eb Serbia i b\u00ebn Kosov\u00ebs. Qeveria e Kosov\u00ebs po shikon mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr vendosjen e masave t\u00eb reciprocitetit tregtar me Serbin\u00eb po ekspert\u00ebt jan\u00eb kund\u00ebr, ata k\u00ebrkojn\u00eb dialog. Zyrtar\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb shprehur, se jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgatitjet dhe koordinimin e nevojsh\u00ebm nd\u00ebrinstitucional q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":550110,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-550109","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/550109","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=550109"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/550109\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/550110"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=550109"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=550109"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=550109"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}