{"id":551526,"date":"2021-12-02T14:32:31","date_gmt":"2021-12-02T13:32:31","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=551526"},"modified":"2021-12-02T15:04:57","modified_gmt":"2021-12-02T14:04:57","slug":"trupi-gjykues-refuzon-disa-deshmitare-te-mbrojtjes-se-gucatit-e-haradinajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/trupi-gjykues-refuzon-disa-deshmitare-te-mbrojtjes-se-gucatit-e-haradinajt\/","title":{"rendered":"Trupi gjykues refuzon disa d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb mbrojtjes s\u00eb Gucatit e Haradinajt"},"content":{"rendered":"<p><strong>N\u00eb Dhomat e Specializuara n\u00eb Hag\u00eb nes\u00ebr do t\u00eb hapet \u00e7\u00ebshtja nga ana e mbrojtjes n\u00eb gjykimin ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Veteran\u00ebve t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb sot nga trupi gjykues, i cili ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se nes\u00ebr do t\u00eb b\u00ebhet deklarata hap\u00ebse e mbrojtjes s\u00eb Hysni Gucatit, nd\u00ebrsa paraqitja e provave dhe d\u00ebshmitar\u00ebve do t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn m\u00eb 6 dhjetor.<\/p>\n<p>N\u00eb konferenc\u00ebn e sotme p\u00ebrgatitore p\u00ebr mbrojtjen, trupi gjykues ka refuzuar d\u00ebgjimin e tre d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb mbrojtjes, nj\u00eb ka pranuar ta d\u00ebgjoj\u00eb pjes\u00ebrisht, nd\u00ebrsa ka aprovuar d\u00ebshmitar\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb ishin n\u00eb list\u00eb t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>Kryetari i trupit gjykues n\u00eb rastin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, Charles L. Smith III ka pranuar k\u00ebrkes\u00ebn e avokat\u00ebve q\u00eb t\u00eb fillohet me \u00e7\u00ebshtjen e mbrojtjes s\u00eb Gucatit dhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb saj t\u00eb vazhdohet me at\u00eb t\u00eb Haradinajt, meq\u00eb ky i fundit po p\u00ebrballet me simptoma t\u00eb COVID-19.<\/p>\n<p>Gjykat\u00ebsi gjithashtu b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur vendimet q\u00eb lidhen me pranimin ose jo t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb paraqitur nga ana e mbrojtjes, p\u00ebr t\u00eb cilat vendimi me shkrim do t\u00eb publikohet nes\u00ebr.<\/p>\n<p>Paraprakisht, Zyra e Prokurorit t\u00eb Specializuar kishte paraqitur mocione p\u00ebr t\u00eb hequr d\u00ebshmitar\u00eb nga lista e d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p><strong>Smith: Trupi gjykues pranon t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt 1221 dhe 1222 t\u00eb mbrojtjes<\/strong><\/p>\n<p>\u201cLidhur me k\u00ebrkes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb F312 trupi gjykues do t\u00eb adresoj\u00eb vet\u00ebm d\u00ebshmitar\u00ebt q\u00eb propozohet t\u00eb thirren nga mbrojtja, lidhur me d\u00ebshmitarin e mbrojtjes s\u00eb Gucatit 1221 dhe 1222, ne mendojm\u00eb se disa aspekte t\u00eb tyre jan\u00eb me natyr\u00eb t\u00eb diskutueshme, por jo t\u00eb tilla q\u00eb t\u00eb mos lejohen, sikurse ka disa aspekte t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tyre q\u00eb lidhen qart\u00ebsisht me \u00e7\u00ebshtjen. Prandaj, trupi gjykues lejon thirrjen e tyre, por e k\u00ebrkon mbrojtjen e zot\u00ebri Gucatit q\u00eb t\u00eb sigurohet se d\u00ebshmia q\u00eb do t\u00eb merret prej tyre t\u00eb jepet rrept\u00ebsisht\u00eb n\u00eb k\u00ebto procedura\u201d, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur kryetari i trupit gjykues.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lidhur me dy d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, trupi gjykues ka vler\u00ebsuar se mbrojtja nuk ka demonstruar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n<p><strong>Smith: Trupi gjykues nuk do t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt 1250 dhe 1251 t\u00eb paraqitur nga mbrojtja<\/strong><\/p>\n<p>\u201cLidhur me d\u00ebshmitarin e zot\u00ebri Haradinajt 1246, trupi gjykues \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur se ajo q\u00eb propozohet lidhet me pretendimin e shtyrjes p\u00ebr vepra penale prandaj e lejojm\u00eb t\u00eb thirret p\u00ebr at\u00eb \u00e7\u00ebshtje pa cenuar \u00e7\u00ebshtjen e disponuesh\u00ebmris\u00eb s\u00eb vepr\u00ebs s\u00eb nxitjes s\u00eb vepr\u00ebs penale sipas regjimit t\u00eb zbatuesh\u00ebm ligjor. Lidhur me d\u00ebshmitarin 1250 dhe 1251, trupi gjykues konstaton se mbrojtja nuk ka demonstruar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tyre t\u00eb propozuar prandaj refuzon thirrjen e tyre dhe nuk do t\u00eb lejoj\u00eb mbrojtjen e Haradinajt q\u00eb t\u2019i th\u00ebrras\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Smith.<\/p>\n<p>Prokuroria ka kund\u00ebrshtuar edhe d\u00ebshmitarin 1252 t\u00eb mbrojtjes s\u00eb Haradinajt, i cili \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitar ekspert, por trupi gjykues ka vendosur ta d\u00ebgjoj\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Kryetari i trupit gjykues ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur refuzimin e d\u00ebgjimit t\u00eb d\u00ebshmitarit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e ekspertit me kodin 1253 dhe gjithashtu refuzuar t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb d\u00ebshmitarin 1248.<\/p>\n<p><strong>Smith: Prokuroria mund t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb pranimin e deklaratave t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve si pjes\u00eb prova materiale<\/strong><\/p>\n<p>\u201cLidhur me d\u00ebshmitarin e mbrojtjes s\u00eb Gucatit 1243, 1244 dhe 1245, 1247 dhe d\u00ebshmitarin e mbrojtjes s\u00eb Haradinajt 1254, trupi gjykues \u00ebsht\u00eb i mendimit se disa pjes\u00eb t\u00eb d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tyre jan\u00eb opinione, por ne mendom\u00eb se duhet t\u00eb marr\u00eb apo duhet ofruar si prov\u00eb kjo d\u00ebshmi, n\u00ebse ndodh kjo prokuroria mund t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb marrjen e d\u00ebshmis\u00eb, pranimin e deklarat\u00ebs apo pjes\u00ebve t\u00eb saj si prov\u00eb materiale. Trupi gjykues konstaton se \u00ebsht\u00eb e parakohshme t\u00eb jep vendim p\u00ebr pranueshm\u00ebrin\u00eb e tyre n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb kryetari i trupit gjykues.<\/p>\n<p>N\u00eb konferenc\u00ebn e sotme, ZPS ka kund\u00ebrshtuar list\u00ebn me d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb paraqitur nga mbrojtja me arsyetimin se deklaratat e disa d\u00ebshmitar\u00ebve nuk lidhen me \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb, mbrojtja e Haradinajt, avokati Toby Cadman ka th\u00ebn\u00eb se tashm\u00eb kan\u00eb theksuar elementet e interesit publik p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar d\u00ebshmitar\u00ebt e parapar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Cadman: Nj\u00eb d\u00ebshmitar ka qen\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>\u201cSa i takon d\u00ebshmitarit W1246, edhe pse ky d\u00ebshmitar \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e list\u00ebs s\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebrkohen prej nesh, ky d\u00ebshmitar \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, sepse duhet t\u00eb nxjerrim n\u00ebse Policia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb udh\u00ebzuar p\u00ebr t\u00eb kryer hetime ose \u00ebsht\u00eb penguar p\u00ebr t\u00eb kryer hetime. K\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb pozicione ishte nga ky d\u00ebshmitar sa i takon ZPS-s\u00eb dhe sa i takon udh\u00ebzimeve q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb ZPS-ja Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Personi n\u00eb fjal\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb person n\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb n\u00eb policin\u00eb kosovare dhe fakti q\u00eb personi nuk ka qen\u00eb n\u00eb vend n\u00eb momentin e nxjerrjes s\u00eb informacionit, nuk cek provat q\u00eb ai mund t\u2019i paraqes\u00eb. Ai, si zyrtar i lart\u00eb i policis\u00eb, mund t\u00eb thot\u00eb se cilat jan\u00eb udh\u00ebzimet, t\u00eb cilat i jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe oficer\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb n\u00ebn drejtimin e tij\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Cadman.<\/p>\n<p>Mbrojtja e Haradinajt, avokati Toby Cadman ka k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb fillohet me mbrojtjen e Gucatit dhe pastaj t\u00eb vazhdohet me Haradinajn meq\u00eb ky i fundit po p\u00ebrballet me simptoma t\u00eb COVID-19 dhe nuk po merr pjes\u00eb fizikisht n\u00eb seanc\u00eb gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p><strong>Cadman: Haradinaj vazhdon t\u00eb shfaq\u00eb shenja t\u00eb COVID-19<\/strong><\/p>\n<p>\u201cN\u00eb rastin e zotit Haradinaj \u00ebsht\u00eb pak ndryshme situate sepse vazhdon t\u00eb shfaq\u00eb shenja t\u00eb COVID-it, nuk kemi qasje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebrve\u00e7 komunikimeve t\u00eb sigurta elektronike, sigurisht q\u00eb kjo na krijon probleme sepse duhet t\u00eb marrim udh\u00ebzime kur t\u00eb filloj\u00eb gjyqi, prandaj do t\u00eb ishte mir\u00eb si\u00e7 kemi sugjeruar q\u00eb mbrojtja e Gucatit t\u00eb ishte e para pastaj mbrojtja e Haradinajt t\u00eb vinte pas, kjo do t\u00eb m\u00eb mund\u00ebsit\u00eb t\u00eb kisha kontakte me Haradinajn kur t\u00eb paraqesim \u00e7\u00ebshtje. P\u00ebr momentin, jemi t\u00eb informuar se do t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb karantin\u00eb deri nes\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn, nuk e dim\u00eb nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb testin ende, por paraqet simptoma\u201d, ka th\u00ebn\u00eb avokati i Haradinajt.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai ka p\u00ebrcjell\u00eb q\u00ebndrimin e Nasim Haradinajt i cili \u00ebsht\u00eb i interesuar q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb ngecje t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor, por i nj\u00ebjti t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb sa m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nga ZPS \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb shkohet me t\u00eb dy mbrojtjet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, por nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga avokat\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>Rees: Mbrojtja ka nxjerr\u00eb t\u00eb gjitha deklaratat e d\u00ebshmitar\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>\u201cI kemi nxjerr\u00eb t\u00eb gjitha deklaratat e d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb holl\u00ebsishme, t\u00eb \u00e7do d\u00ebshmitari q\u00eb propozojm\u00eb t\u00eb th\u00ebrrasim, nuk kemi nevoj\u00eb dhe nuk marrim m\u00ebsim p\u00ebr nxjerrje materiali, sidomos lidhur me \u00e7\u00ebshtjen e nxjerrjes paraprake t\u00eb list\u00ebs s\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve nga prokuroria. N\u00eb deklaratat tona t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve kemi parashtruar \u00e7\u00ebshtjet p\u00ebr t\u00eb cilat nj\u00eb d\u00ebshmitar synohet q\u00eb t\u00eb jap d\u00ebshmi, n\u00ebse do t\u00eb dal\u00eb ndonj\u00eb \u00e7\u00ebshtje shtes\u00eb q\u00eb do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nxjerrje t\u00eb m\u00ebtejme do ta b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb nxjerrje t\u00eb till\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb avokati i Gucatit, Jonathan Elystan Rees.<\/p>\n<p>Rees gjithashtu ka p\u00ebrs\u00ebritur k\u00ebrkes\u00ebn e mbrojtjes q\u00eb ZPS t\u00eb jep nj\u00eb em\u00ebr nga stafi i tyre t\u00eb cilit mbrojtja do t\u00eb mund t\u2019i b\u00ebnte pyetje rreth rrjedhjes s\u00eb dokumenteve dhe d\u00ebrgimit t\u00eb tyre n\u00eb zyrat e Organizat\u00ebs s\u00eb Veteran\u00ebve t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se d\u00ebshmitar\u00ebt e deritanish\u00ebm t\u00eb ZPS-s\u00eb nuk ndihmojn\u00eb n\u00eb zbardhjen e k\u00ebtij rasti andaj sipas tij, ZPS duhet t\u00eb ofroj\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr d\u00ebshmitar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Por, prokuroria edhe nj\u00ebher\u00eb ka theksuar se nuk planifikon t\u00eb th\u00ebrras\u00eb d\u00ebshmitare t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa kryetari i trupit gjykues gjithashtu ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se nuk do t\u00eb lejojn\u00eb d\u00ebshmit\u00eb q\u00eb nuk lidhen e me \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Smith: Trupi gjykues nuk do t\u00eb lejoj\u00eb paraqitje ne d\u00ebshmive q\u00eb nuk lidhen me \u00e7\u00ebshtjen<\/strong><\/p>\n<p>\u201cV\u00ebrejm\u00eb me shqet\u00ebsim se nj\u00eb num\u00ebr dokumentesh q\u00eb jan\u00eb n\u00eb list\u00ebn e provave materiale t\u00eb mbrojtjes nuk duket se kan\u00eb lidhje me procedur\u00ebn, theksojm\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e luft\u00ebs dhe kryerje ne krimeve gjat\u00eb nj\u00eb konflikti nuk jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe trupi gjykues nuk do t\u00eb lejoj\u00eb marrjen apo paraqitjen e d\u00ebshmive t\u00eb tilla. D\u00ebshmi lidhur me karakterin e luft\u00ebs apo akte t\u00eb paligjshme q\u00eb i atribuohen vendeve, pal\u00ebve apo personave nuk lidhen me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, pyetje t\u00eb b\u00ebra p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre linjave apo p\u00ebrgjigjet e d\u00ebshmitareve p\u00ebr k\u00ebto tema do t\u00eb nd\u00ebrpriten dhe nuk do t\u00eb lejohen\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Smith.<\/p>\n<p>Turpi gjykues synon 17 janarin 2022 dat\u00eb p\u00ebr mbylljen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb mbrojtjes.<\/p>\n<p>N\u00eb konferenc\u00ebn e sotme u tha se mbrojtja e Hysni Gucatit ka ngritur p\u00ebrs\u00ebri \u00e7\u00ebshtjen e vazhdimit t\u00eb mbajtjes n\u00eb paraburgim, p\u00ebr \u00e7ka trupi gjykues ka th\u00ebn\u00eb se jan\u00eb n\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrkthimit n\u00eb anglisht t\u00eb raportit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn e ka d\u00ebrguar m\u00eb 25 n\u00ebntor 2021.<\/p>\n<p>Konferenca e sotme p\u00ebrgatitore i paraprin hapjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb mbrojtjes. Prokuroria kishte hapur \u00e7\u00ebshtjen e saj m\u00eb 7 tetor dhe ka paraqitur t\u00eb dh\u00ebnat e saj nga 18 tetor deri 5 n\u00ebntor p\u00ebr ta mbyllur pastaj \u00e7\u00ebshtjen e saj zyrtarisht m\u00eb 10 n\u00ebntor 2021.<\/p>\n<p>M\u00eb 26 n\u00ebntor, trupi gjykues kishte vendosur t\u00eb mos hidhte posht\u00eb asnj\u00eb nga akuzat e prokuroris\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, vendim ky q\u00eb i ka hapur rrug\u00eb mbrojtjes t\u00eb hap\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e saj.<\/p>\n<p>Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, t\u00eb cilat nga nj\u00eb person ende i panjohur jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb zyrat e OVL-U\u00c7K-s\u00eb, dhe b\u00ebrja publike e k\u00ebsaj ngjarje nga krer\u00ebt e organizat\u00ebs, \u00ebsht\u00eb arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.<\/p>\n<p>Mbi ta r\u00ebndojn\u00eb akuzat p\u00ebr vepra penale kund\u00ebr administrimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, konkretisht p\u00ebr pengim t\u00eb personave zyrtar\u00eb n\u00eb kryerjen e detyrave zyrtare, p\u00ebr frik\u00ebsim t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve, p\u00ebr hakmarrje dhe p\u00ebr shkelje t\u00eb fsheht\u00ebsis\u00eb s\u00eb procedur\u00ebs.<\/p>\n<p>Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u arrestuan m\u00eb 25 shtator 2020 dhe prej at\u00ebher\u00eb po mbahen n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Dhomat e Specializuara n\u00eb Hag\u00eb nes\u00ebr do t\u00eb hapet \u00e7\u00ebshtja nga ana e mbrojtjes n\u00eb gjykimin ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Veteran\u00ebve t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb. Vendimi \u00ebsht\u00eb marr\u00eb sot nga trupi gjykues, i cili ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur se nes\u00ebr do t\u00eb b\u00ebhet deklarata hap\u00ebse e mbrojtjes s\u00eb Hysni Gucatit, nd\u00ebrsa paraqitja e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":536992,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[394,395],"class_list":["post-551526","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-hysni-gucati","tag-nasim-haradinaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/551526","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=551526"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/551526\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/536992"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=551526"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=551526"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=551526"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}