{"id":553116,"date":"2021-12-05T11:54:23","date_gmt":"2021-12-05T10:54:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=553116"},"modified":"2021-12-09T21:37:02","modified_gmt":"2021-12-09T20:37:02","slug":"fundi-i-nje-epoke-qeverisese-dhe-trashegimia-e-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/opinione\/fundi-i-nje-epoke-qeverisese-dhe-trashegimia-e-saj\/","title":{"rendered":"Fundi i nj\u00eb epoke qeveris\u00ebse dhe trash\u00ebgimia e saj"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Afrim Kasolli<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>N\u00eb nj\u00eb ceremoni t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, Angela Merkel, para dy dite i dha fund qeverisjes s\u00eb saj gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7are n\u00eb shtetin gjerman. Kjo politikane mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00ebra nga drejtueset m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb politike t\u00eb Gjermanis\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/strong><\/p>\n<p>Karriera e saj, mbase mund t\u00eb krahasohet m\u00eb at\u00eb Konrad Adenauer-it, q\u00eb e inkuadroi Gjermanin\u00eb Per\u00ebndimore n\u00eb strukturat euro-atlantike, dhe nuk u josh nga dinak\u00ebria e Stalinit kur e lejoi bashkimin e dy Gjermanive, me kusht q\u00eb ky shtet i bashkuar t\u00eb ishte neutral gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb dhe t\u00eb mos ishte pjes\u00eb e NATO-s\u00eb, Willy Brandt-in q\u00eb u dallua me inaugurimin e konceptit t\u00eb tij \u201cOstpolitik\u201d si pjes\u00eb e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me Lindjen si dhe Helmut Kohl-it q\u00eb i ra fati t\u00eb jetonte dhe vepronte n\u00eb koh\u00ebn e triumfit t\u00eb \u201cfundit t\u00eb historis\u00eb\u201d, rr\u00ebnimit t\u00eb Murit t\u00eb Berlinit dhe bashkimit t\u00eb Gjermanis\u00eb Per\u00ebndimore me at\u00eb Lindore. E, ky i fundit, konsiderohet si m\u00eb meritori, q\u00eb ia hapi dyert e karrier\u00ebs politike Angela Merkelit. Ndon\u00ebse n\u00eb fund ajo u distancua nga mentori i saj, pas akuzave p\u00ebr korrupsion q\u00eb shp\u00ebrthyen kund\u00ebr Helmit Kohl-it. Me nj\u00eb formulim t\u00eb guximsh\u00ebm dhe lakonik, ajo deklaroi, se tash e tutje partia (CDU), \u201cduhet t\u00eb marr\u00eb frym\u00eb\u201d edhe pa Helmut Kohli-in, pavar\u00ebsisht rolit t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm historik q\u00eb ai zinte n\u00eb historin\u00eb moderne t\u00eb Gjermanis\u00eb.<\/p>\n<p>Kuptohet jet\u00ebshkrimin politik t\u00eb Angela Merkelit nuk e karakterizuan kthesa dhe yll\u00ebsi t\u00eb tilla historike. Ajo m\u00eb shum\u00eb u dallua si nj\u00eb menaxhere e krizave imediate q\u00eb u imponuan gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb saj si n\u00eb nivel global, evropian ashtu edhe n\u00eb shtetin q\u00eb e drejtonte. Kriza financiare, ajo e refugjateve, administrimi sa m\u00eb me pak pasoja p\u00ebr BE-n\u00eb, i Brexitit dhe n\u00eb fund shp\u00ebrthimi i pandemis\u00eb Covid 19 e konsumuan nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb energjive dhe veprimtaris\u00eb s\u00eb saj politike.<\/p>\n<p>Kancelarja Merkel ishte apologjete e vendosur e ruajtjes s\u00eb raporteve transatlantike. Kjo politikane me origjin\u00eb nga Gjermania Lindore, e cila dikur ishte pjes\u00eb e universit totalitar komunist, n\u00eb vazhdim\u00ebsi e potenconte nevoj\u00ebn p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie specifike q\u00eb BE-ja duhet ta kishte me Uashingtonin. Mir\u00ebpo, pas fitores s\u00eb Donald Trump-it n\u00eb Amerik\u00eb dhe tensioneve q\u00eb shp\u00ebrthyen nd\u00ebrmjet k\u00ebtyre dy vendeve, Angela Merkel deklaroi hapur se tash e tutje BE-ja, e ka obligim ta mendoj\u00eb autonomin\u00eb e saj strategjike, sepse ky entitet trans-nacional nuk do t\u00eb mund ta bazoj\u00eb sigurin\u00eb e tij kolektive duke u mb\u00ebshtetur gjithmon\u00eb n\u00eb mbrojtjen qendrore q\u00eb e ofronte prezenca amerikane n\u00eb kontinent.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq n\u00eb politik\u00ebn e jashtme ajo vazhdoi tradit\u00ebn \u201cpasive\u201d t\u00eb k\u00ebtij shteti t\u00eb vendosur mbi t\u00eb nga fitimtar\u00ebt e luft\u00ebs q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Madje edhe n\u00ebse rrethanat aktuale globale e k\u00ebrkonin nj\u00eb angazhim m\u00eb dinamik t\u00eb shtetit gjerman, p\u00ebr shkak t\u00eb pesh\u00ebs q\u00eb e ka ky shtet n\u00eb ekonomin\u00eb bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb paradoks t\u00eb till\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb e ka pasqyruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simptomatike \u00a0Radoslaw Sikorski, ish-minist\u00ebr i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Polonis\u00eb, kur deklaroi se \u201c kam filluar t\u2019i frik\u00ebsohem m\u00eb shum\u00eb joaktivitetit t\u00eb Gjermanis\u00eb, se sa ushtrimit t\u00eb pushtetit t\u00eb saj n\u00eb nivel global\u201d ( I fear German power less than I am beginning to fear German inactivity).<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u00ebshtja gjermane dhe BE-ja<\/strong><\/p>\n<p>Tipar tjet\u00ebr i Angela Merkelit ishte p\u00ebrkushtimi i saj p\u00ebr ta fuqizuar dhe p\u00ebrmir\u00ebsuar sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb ishte e mundur rolin, pesh\u00ebn dhe funksionin e Bashkimit Evropian. Dhe k\u00ebt\u00eb jo pa arsye. Sepse ajo e dinte ashtu si paraardh\u00ebsit e saj, se mbijetesa e k\u00ebtij formacioni \u201cpost historik\u201d mbetet nj\u00eb kusht i domosdosh\u00ebm p\u00ebr ta akomoduar edhe \u00e7\u00ebshtjen gjermane.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ka pohuar me t\u00eb drejt\u00eb studiuesi i njohur i marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare Robert Kagan, n\u00eb artikullin e tij \u201cThe New German Question\u201d, t\u00eb botuar koh\u00eb m\u00eb par\u00eb n\u00eb Foreign Affrairs, se bashkimi i Gjermanis\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 1871 e kishte debalancuar ekuilibrin e forc\u00ebs q\u00eb kishte dominuar deri at\u00eb koh\u00eb n\u00eb kontinentin evropian. N\u00eb mes t\u00eb tij ishte krijuar nj\u00eb shtet i fuqish\u00ebm, i pasur, i madh dhe tejet i pushtetsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u mbajtur n\u00ebn kontroll nga fuqit\u00eb tjera evropiane. Kjo kthes\u00eb solli gradualisht rr\u00ebnimin e atij rendi dhe u hapi rrug\u00ebn tensioneve t\u00eb reja gjeopolitike q\u00eb rezultuan n\u00eb dy luft\u00ebra tragjike bot\u00ebrore. Agravimi i k\u00ebtyre kontradiktave u kusht\u00ebzua nga kalkulimet strategjike t\u00eb Franc\u00ebs, Rusis\u00eb dhe Britanis\u00eb p\u00ebr potencialin e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebsaj fuqie qendrore si dhe apetitet e Berlinit p\u00ebr tregje t\u00eb reja dhe l\u00ebnd\u00eb t\u00eb par\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebmbajtur n\u00eb ritme t\u00eb larta forc\u00ebn industriale t\u00eb k\u00ebtij kombi vibrant. Madje ky ankth u v\u00ebrejt n\u00eb rezervat dhe dyshimet q\u00eb k\u00ebto vende demonstruan edhe n\u00eb vitin 1990 lidhur me ribashkimin e Gjermanis\u00eb. Ishte vet\u00ebm insistimi dhe garancia e Uashingtonit q\u00eb e i qet\u00ebsoi k\u00ebto dilema dhe shqet\u00ebsime gjeopolitike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst \u00e7\u00ebshtja gjermane solucionin me adekuat deri m\u00eb tani e ka gjetur n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb institucioneve multilaterale nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb u krijuan pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Dhe k\u00ebtu p\u00ebr shkak t\u00eb distanc\u00ebs historike, pohon R.Kagan, \u00ebsht\u00eb harruar fakti se ve\u00e7an\u00ebrisht NATO si nj\u00ebra nd\u00ebr organizatat kryesore t\u00eb siguris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare u themelua at\u00ebbot\u00eb me motiv p\u00ebr ta mbajtur \u201cGjermanin\u00eb t\u00eb p\u00ebrkulur dhe Bashkimin Sovjetik jasht\u00eb sfer\u00ebs s\u00eb interesave strategjike amerikane n\u00eb Evrop\u00ebn Per\u00ebndimore\u201d. (\u201cKeep the Soviet Union out, the Americnas in, and the Germans down\u201d)<\/p>\n<p>N\u00ebn drit\u00ebn e k\u00ebtij zhvillimi u hap shtegu p\u00ebr krijimin e shum\u00eb institucioneve tjera multilaterale edhe me karakter ekonomik, me q\u00ebllim intensifikimin dhe bashk\u00ebpunimin e qarkullimit tregtar, ekonomik, t\u00eb sh\u00ebrbimeve dhe kapitalit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb tregu t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe t\u00eb hapur. E till\u00eb ishte fillimisht ai i Bashk\u00ebsis\u00eb Evropiane t\u00eb Qymyrit dhe \u00c7elikut (The Europan Steel and Coal Community), e cila mund t\u00eb themi se i parapriu krijimit t\u00eb Bashkimit Evropian. Madje, si\u00e7 kishte pohuar Geroge Kenan, ish-diplomat amerikan, \u201cnj\u00eb form\u00eb e integrimit evropian ishte e vetmja mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ofruar nj\u00eb zgjidhje adekuate p\u00ebr problemin e Gjermanis\u00eb dhe pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb Evrop\u00ebs\u201d. Sepse me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj formule mund t\u00eb akomodoheshin shtytjet dhe nevojat e ekonomis\u00eb gjermane p\u00ebr nj\u00eb treg t\u00eb madh pa r\u00ebn\u00eb pre e ambicieve territoriale, hegjemonike dhe nacionaliste. Dob\u00ebsimi i nj\u00eb pjese sovranitetit shtet\u00ebror p\u00ebr hir t\u00eb p\u00ebrfitimeve ekonomike e karakterizonte k\u00ebt\u00eb formule \u201cmagjike\u201d. Dhe dizajnimi i k\u00ebtij rendi u etablua n\u00ebn ombrell\u00ebn e siguris\u00eb amerikane. Mir\u00ebmbajtja e k\u00ebsaj koniunkture shfaqet si nj\u00eb imperativ strategjik p\u00ebr Gjermanin\u00eb edhe sot. \u00a0Si\u00e7 dihet, ky shtet mbi 50% t\u00eb GDP-s\u00eb e ka t\u00eb garantuar nga eksporti. Nj\u00eb fenomen ky i paprecedent. Prandaj me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtij modeli ky shtet ka mund\u00ebsi ta ruaj\u00eb mrekullin\u00eb e tij ekonomike pa u tunduar nga doktrinat hegjemonike. \u00c7do \u00e7ekuilibrim i k\u00ebtyre parametrave mund t\u00eb prodhoj\u00eb pasoja t\u00eb paparashikueshme p\u00ebr stabilitetin kontinental. K\u00ebto kontradikta tregojn\u00eb p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka BE-ja p\u00ebr Gjermanin\u00eb dhe anasjelltas.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja e tensioneve q\u00eb u shp\u00ebrfaqen nd\u00ebrmjet ish-administrat\u00ebs s\u00eb Trumpit dhe shtetit gjerman. Sepse, sipas bindjeve t\u00eb s\u00eb par\u00ebs, nga rendi q\u00eb e kan\u00eb themeluar dhe mir\u00ebmbajtur SHBA-t\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00eb shekulli, m\u00eb s\u00eb shumti ka p\u00ebrfituar ekonomikisht Gjermania, prandaj edhe kjo e fundit duhet t\u00eb tregohet me gjeneroze p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb politikat kolektive t\u00eb siguris\u00eb. Berlini nuk duhet t\u00eb tregohet koprrac dhe indiferent n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Dhe nuk mund t\u00eb jetoj\u00eb n\u00eb iluzionin e \u201cparajs\u00ebs s\u00eb paqes s\u00eb p\u00ebrjetshme kantine\u201d duke e l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm Amerik\u00ebn t\u00eb p\u00ebrball\u00ebt n\u00eb nj\u00eb \u201cbot\u00eb kaotike hobsbiane\u201d. Madje Gjermania nuk duhet t\u00eb mendoj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr interesat e veta sa u p\u00ebrket marr\u00ebveshjeve energjetike q\u00eb b\u00ebn\u00eb me Mosk\u00ebn, sikurse \u00ebsht\u00eb rasti me gazp\u00ebr\u00e7uesin Nord Stream 2, duke e d\u00ebmtuar ekonomikisht Polonin\u00eb dhe Ukrain\u00ebn si dy vendet q\u00eb ndodhen n\u00eb vij\u00ebn e par\u00eb t\u00eb frontit kund\u00ebr ambicieve revizioniste gjeopolitike t\u00eb Putinit.<\/p>\n<p>N\u00eb rajonin ton\u00eb iniciativa m\u00eb e njohur e Angela Merklit mbetet inaugurimi i Procesit t\u00eb Berlinit, nj\u00eb nism\u00eb kjo p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar bashk\u00ebpunimin rajonal midis gjasht\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor- Shqip\u00ebris\u00eb, Serbis\u00eb, Bosnj\u00ebs dhe Hercegovin\u00ebs, Kosov\u00ebs, Maqedonis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi. Q\u00ebllimi i k\u00ebsaj nisme formalisht ishte t\u2019u mund\u00ebsohet atyre q\u00eb n\u00eb staze afatgjata t\u2019i bashkohen BE-s\u00eb. Por fillimisht duke e inkurajuar k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim n\u00ebp\u00ebrmjet \u201cagjend\u00ebs s\u00eb lidhshm\u00ebris\u00eb\u201d, n\u00eb shum\u00eb fusha si ato t\u00eb transportit, energjis\u00eb etj. Dhe po ashtu me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj strategjie m\u00ebtohej t\u00eb tejkaloheshin rivalitet politike, etnike dhe historike nd\u00ebrmjet vendeve t\u00eb rajonit. Sidoqoft\u00eb , refuzimi i Serbis\u00eb p\u00ebr ta njohur shtetin e Kosov\u00ebs edhe mungesa e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse nd\u00ebrmjet dy vendeve, edhe p\u00ebrkund\u00ebr zhvillimit t\u00eb negociatave nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb progresi t\u00eb mos jet\u00eb shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrpjekjet e saj p\u00ebr t\u00eb promovuar konturat e stabilitetit afatgjat\u00eb n\u00eb rajonin ton\u00eb, jo rrall\u00ebher\u00eb jan\u00eb sfiduar dhe sabotuar \u201ctin\u00ebzisht\u201d nga Franca. Ky q\u00ebndrim \u201csubversiv\u201d i Parisit kusht\u00ebzohej pik\u00ebrisht nga rivaliteti p\u00ebr influenc\u00eb n\u00eb rajon. Dep\u00ebrtimi n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe i mallrave \u201cMade in Germany\u201d n\u00eb k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb gjeoekonomike ndikoi q\u00eb Parisi ta shihte m\u00eb dyshim k\u00ebt\u00eb sukses. Prandaj edhe u b\u00eb penges\u00eb serioze n\u00eb avancimin e proceseve integruese t\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor si pjes\u00eb e strategjis\u00eb p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb planeve t\u00eb mb\u00ebshtetura nga Gjermania q\u00eb pretendonin ta p\u00ebrshpejtonin k\u00ebt\u00eb agjend\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr aq koh\u00eb sa q\u00ebndroi si Kancelare, ajo kurr\u00eb s\u2019e vizitoi Kosov\u00ebn, p\u00ebrkund\u00ebr dashuris\u00eb dhe respektit t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij shteti p\u00ebr pun\u00ebn e saj. Arsyetimet se refuzimi p\u00ebr ta vizituar Kosov\u00ebn lidhej me korrupsionin e elitave politike q\u00eb dominonin n\u00eb Prishtin\u00eb dhe munges\u00ebn e progresit demokratik n\u00eb shtetin m\u00eb t\u00eb ri t\u00eb Evrop\u00ebs, nuk duken bind\u00ebse dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme. Sepse ajo shkoi p\u00ebr vizit\u00eb shtet\u00ebrore disa her\u00eb Serbi, vend ky q\u00eb vazhdon jet\u00eb ende i zhytur n\u00eb kthetrat e mentalitetit fashist dhe nacionalist t\u00eb epok\u00ebs se Milosheviqit.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, si \u00e7do dukurie tjet\u00ebr n\u00eb politik\u00eb, edhe qeverisjes s\u00eb Angela Merkelit i erdhi fundi. Kjo politikane e p\u00ebrkulur, q\u00eb s\u2019u josh nga moda, fama shterpe dhe pasioni p\u00ebr luks, e drejtoi vendin e saj me nj\u00eb stil modest dhe e udh\u00ebhequr nga parimet e \u201cmendimit shkencor\u201d. Ajo e la pozit\u00ebn e kancelares pa asnj\u00eb skandal korruptiv dhe duke l\u00ebn\u00eb pas vetes nj\u00eb shembull se si duhet t\u2019i sh\u00ebrbehet vendit me pietet dhe devotshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo u largua nga nj\u00eb bot\u00eb ndoshta edhe m\u00eb pak stabile dhe m\u00eb pak e sigurt se sa kur u ngjit n\u00eb majat e pushtetit n\u00eb Gjermani. Dhe ky p\u00ebrkeq\u00ebsim i ambientit nd\u00ebrkomb\u00ebtar u intensifikua nga hov\u00ebzimi i forcave rivale historike, gjeopolitike, ekonomike dhe anarkike n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e globit. Kuptohet, kontrollimi dhe menaxhimi i tyre nuk mund t\u00eb b\u00ebhet nga asnj\u00eb personalitet dhe asnj\u00eb qend\u00ebr e vetme e pushtetit. Sepse frenimi i tyre k\u00ebrkon nj\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb multilateral nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb mision Angela Merkel pa dyshim se krahas sukseseve kishte edhe ngecje. Q\u00ebllimi i saj primar ishte menaxhimi i krizave n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ato t\u00eb mos shp\u00ebrthenin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakontrolluar. Nd\u00ebrkaq gjat\u00eb p\u00ebrballjes m\u00eb kriz\u00ebn e refugjat\u00ebve ajo shp\u00ebrfaqi humanizmin m\u00eb t\u00eb ndritsh\u00ebm t\u00eb saj. Dhe k\u00ebshtu u la brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfim se si duhet t\u00eb sillen politikisht dhe moralisht me ata q\u00eb i n\u00ebnshtrohen vuajtjes, abuzimit dhe trajtimit \u00e7njer\u00ebzor. Hapja e dyerve dhe zemr\u00ebs p\u00ebr \u2018tjetrin e ndrysh\u00ebm\u2019 q\u00eb ndodhet n\u00eb zgrip t\u00eb ekzistenc\u00ebs njer\u00ebzore \u00a0\u00ebsht\u00eb mbase trash\u00ebgimia m\u00eb e vyer politike dhe morale q\u00eb Angela Merkel e mbolli me shum\u00eb guxim dhe kuraj\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb trazuar, p\u00ebr\u00e7ar\u00eb dhe gjithnj\u00eb e m\u00eb armiq\u00ebsore, t\u00eb pushtuar nga urrejtja shkretane, fantazimi dhe ksenofobia.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Afrim Kasolli N\u00eb nj\u00eb ceremoni t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, Angela Merkel, para dy dite i dha fund qeverisjes s\u00eb saj gjasht\u00ebmb\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7are n\u00eb shtetin gjerman. Kjo politikane mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00ebra nga drejtueset m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb politike t\u00eb Gjermanis\u00eb pas p\u00ebrfundimit t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Karriera e saj, mbase mund t\u00eb krahasohet m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":21,"featured_media":414940,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[70],"tags":[],"class_list":["post-553116","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinione"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/553116","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/21"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=553116"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/553116\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/414940"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=553116"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=553116"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=553116"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}