{"id":554372,"date":"2021-12-07T13:24:08","date_gmt":"2021-12-07T12:24:08","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=554372"},"modified":"2021-12-07T13:24:08","modified_gmt":"2021-12-07T12:24:08","slug":"ankesa-per-moszbatimin-e-ligjit-per-mbikeqyrje-elektronike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/ankesa-per-moszbatimin-e-ligjit-per-mbikeqyrje-elektronike\/","title":{"rendered":"Ankesa p\u00ebr moszbatimin e Ligjit p\u00ebr Mbik\u00ebqyrje Elektronike"},"content":{"rendered":"<p><strong>Ligji p\u00ebr Mbik\u00ebqyrje Elektronike t\u00eb personave t\u00eb cil\u00ebt u kufizohet l\u00ebvizja me vendim t\u00eb gjykat\u00ebs nuk po zbatohet n\u00eb Kosov\u00eb. Madje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligj nuk ka as salla operative p\u00ebr mbik\u00ebqyrje elektronike si dhe nuk ka pajisje apo byzylyk elektronik p\u00ebr mbik\u00ebqyrje.<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebshtu thot\u00eb raporti Pajisjet elektronike: fokusi n\u00eb parandalimin e rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje\u201d, i lansuar sot nga L\u00ebvizja FOL dhe mb\u00ebshtetur nga misioni i EULEX-it n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Shefi i Misionit t\u00eb EULEX-it n\u00eb Kosov\u00eb, Lars-Gunnar Wigemark deklaroi se Kosova ka p\u00ebrshtatur korniz\u00ebn ligjore me at\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e luftimit t\u00eb k\u00ebsaj dukurie, por theksoi se qeveria duhet t\u00eb punoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb aspektin e strategjis\u00eb komb\u00ebtare p\u00ebr mbrojtje nga dhuna n\u00eb familje.<\/p>\n<p>Por, sipas tij ndon\u00ebse ka pasur vullnet politik, Ligji p\u00ebr Mbik\u00ebqyrje Elektronike nuk po gjen zbatim n\u00eb praktik, dhe ka mbetur vet\u00ebm si ligj n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cKosova tashm\u00eb ka nj\u00eb ligj p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen e elektronik\u00ebs, personi t\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb kufizuar l\u00ebvizja me vendim t\u00eb gjykat\u00ebs[&#8230;]Si t\u00eb p\u00ebrdoren mjetet e survejimit elektronik si pjes\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, dhe objektivi, natyrisht, \u00ebsht\u00eb gjurmimi i atyre q\u00eb kan\u00eb kryer vepra penale dhe q\u00eb dyshohen ose mund t\u00eb kryejn\u00eb p\u00ebrs\u00ebri vepra t\u00eb tilla. Me sa kam un\u00eb njohuri, ky ligj p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen e elektronik\u00ebs \u00ebsht\u00eb kryesisht nj\u00eb ligj n\u00eb let\u00ebr. Nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi, dhe jo vet\u00ebm k\u00ebtu n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb ka mbetur n\u00eb let\u00ebr, por tani 5-6 vjet pasi u miratua, \u00ebsht\u00eb koha p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se si mund t\u00eb zbatohet. Sigurisht, k\u00ebtu po e shikoj n\u00eb ve\u00e7anti Policin\u00eb e Kosov\u00ebs por edhe Gjyq\u00ebsorin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi q\u00eb duhet t\u00eb vendos\u00eb se si t\u00eb ecet p\u00ebrpara\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se institucionet e Kosov\u00ebs kan\u00eb sh\u00ebnuar progres n\u00eb aspektin e parandalimit t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, por nevojitet q\u00eb t\u00eb plot\u00ebsohet tutje korniza ligjore p\u00ebr trajtimin e k\u00ebtyre rasteve.<\/p>\n<p>Sipas tij institucionet e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb punojn\u00eb shum\u00eb n\u00eb aspektin e krijimit t\u00eb mekanizmave p\u00ebr riintegrimin e viktimave t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje. Nd\u00ebrsa ka shtuar se shteti i Kosov\u00ebs ka d\u00ebshtuar t\u00eb zbatoj n\u00eb praktik Ligjin p\u00ebr Mbik\u00ebqyrje Elektronike, transmeton Ksp.<\/p>\n<p>\u201cShteti, qeveria ka d\u00ebshtuar ta zbatoj\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj, n\u00eb fakt ne nuk kemi t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb deri m\u00eb sot jan\u00eb siguruar pajisjet q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundur zbatimin e k\u00ebtij ligji. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr Policia dhe Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme kan\u00eb nxjerr udh\u00ebzimet administrative se si mund t\u00eb zbatohet ky ligj por deri m\u00eb sot mund t\u00eb themi se ne k\u00ebt\u00eb drejtim nuk \u00ebsht\u00eb treguar rezultat dhe nuk \u00ebsht\u00eb treguar sukses dhe p\u00ebrkund\u00ebr rekomandimeve t\u00eb qarta edhe nga Avokati i Popullit\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Kapiten, Arsim Shala koordinator komb\u00ebtar p\u00ebr dhun\u00ebn n\u00eb familje pran\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs tha se raportimi i dhun\u00ebs n\u00eb familje n\u00eb vitet e fundit n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb fenomen n\u00eb rritje.<\/p>\n<p>Sipas tij ndon\u00ebse me vones\u00eb Policia e Kosov\u00ebs tashm\u00eb ka p\u00ebrgatitur nj\u00eb plan p\u00ebr funksionalizimin e mekanizmave p\u00ebr zbatim t\u00eb Ligjit p\u00ebr Mbik\u00ebqyrje elektronike, plan i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e fizibilitetit dhe n\u00eb gjysm\u00ebn e vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm mund t\u00eb implementohet.<\/p>\n<p>\u201cNe si Polici e Kosov\u00ebs kemi personel t\u00eb mjaftuesh\u00ebm edhe kemi mekanizma t\u00eb mjaftuesh\u00ebm q\u00eb shtrihen n\u00eb t\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn ku p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb kemi detyra dhe obligime n\u00eb aspektin e ofrimit t\u00eb mbrojtjes dhe siguris\u00eb p\u00ebr viktimat e dhun\u00ebs n\u00eb familje, nj\u00ebkoh\u00ebsisht kemi mekanizma t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb realizuar edhe obligimet q\u00eb dalin sa i p\u00ebrket ligjit p\u00ebr Mbik\u00ebqyrje Elektronike[&#8230;]Jemi akteri q\u00eb kemi obligim pra p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr vendosjen, heqjen dhe funksionimin e k\u00ebtyre pajisjeve dhe jemi p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb kontrolluar m\u00ebnyr\u00ebn se si po funksion dhe po realizohet mbik\u00ebqyrja elektronike n\u00eb terren. Sa i p\u00ebrket k\u00ebtij obligimi e thash n\u00eb fillim pak me vones\u00eb por ne si Polici e Kosov\u00ebs kemi nd\u00ebrmarr\u00eb disa hapa konkret fillimisht \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb projekt p\u00ebrmes t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb edhe m\u00ebnyra se si do realizohet i nj\u00ebjti n\u00eb praktik&#8230; 34\u201907 N\u00eb Polici t\u00eb Kosov\u00ebs ekziston qendra operative dhe koordinuese n\u00eb DPP e cila ka kapacitet t\u00eb mjaftueshme edhe p\u00ebr realizim t\u00eb k\u00ebtij projekti \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi i ekspert\u00ebve tan\u00eb q\u00eb jan\u00eb ekspert tan\u00eb t\u00eb IT-s\u00eb dhe kan\u00eb ardhur p\u00ebrfundime se jemi n\u00eb gjendje ta realizojm\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt. Pra, nga qendra koordinuese e DPP-s\u00eb ku do jet\u00eb i vendosur serveri apo pajisja kryesore do i jepet nj\u00eb qasje 41 stacioneve tjera policore\u201d, theksoi ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, ekspertja nga FOL, Albana Hasani prezantoi raportin ku tha se Ligji p\u00ebr Mbik\u00ebqyrje Elektronike jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka gjetur zbatim, por as kushtet nuk ekzistojn\u00eb q\u00eb ky ligj t\u00eb zbatohet.<\/p>\n<p>Hasani tha se p\u00ebr zbatim t\u00eb k\u00ebtij ligji mungojn\u00eb pajisjet elektronike e sallat operative.<\/p>\n<p>\u201cLigj i cili synon t\u00eb krijoj nj\u00eb mekaniz\u00ebm efektiv p\u00ebr ekzekutimin e vendimeve t\u00eb gjykat\u00ebs, por ajo q\u00eb mbetet shqet\u00ebsuese edhe gjasht\u00eb vite pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb k\u00ebtij ligji \u00ebsht\u00eb se institucionet e Kosov\u00ebs ende vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb probleme n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e hapave konkret n\u00eb funksionalizimin e plot\u00eb dhe efikas t\u00eb k\u00ebtij ligji. Shqet\u00ebsuese vazhdon t\u00eb mbetet se ky ligj \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr dhe pamund\u00ebsia e krijimit t\u00eb kushteve p\u00ebr zbatim n\u00eb praktik. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb siguruara n\u00eb Kosov\u00eb nuk ekzistojn\u00eb as salla operative p\u00ebr mbik\u00ebqyrje elektronike si\u00e7 p\u00ebrcaktohet me Ligjin p\u00ebr Mbik\u00ebqyrje elektronike. Nuk ka byzylyk elektronik apo pajisje elektronike dhe nuk jan\u00eb mbajtur trajnim p\u00ebr personelin kompetenc\u00eb..26\u201945 Gjat\u00eb periudh\u00ebs korrik 2015-korrik 2021 jan\u00eb kryer gjithsej 46 vrasje si pasoj\u00eb e dhun\u00eb n\u00eb familje ky num\u00ebr kaq i lart\u00eb i personave q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar me fatalitet si pasoj\u00eb e dhun\u00ebs n\u00eb familje tregon qart\u00eb urgjenc\u00ebn p\u00ebr shfryt\u00ebzimin e t\u00eb gjith\u00eb mekanizmave shtet\u00ebror p\u00ebr luftimin e k\u00ebsaj dukurie\u201d, u shpreh Hasani.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr Mbik\u00ebqyrje Elektronike t\u00eb personave t\u00eb cil\u00ebt u kufizohet l\u00ebvizja me vendim t\u00eb gjykat\u00ebs \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb vitin 2015, nd\u00ebrsa n\u00eb fuqi hyri n\u00eb vitin 2010.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ligji p\u00ebr Mbik\u00ebqyrje Elektronike t\u00eb personave t\u00eb cil\u00ebt u kufizohet l\u00ebvizja me vendim t\u00eb gjykat\u00ebs nuk po zbatohet n\u00eb Kosov\u00eb. Madje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ligj nuk ka as salla operative p\u00ebr mbik\u00ebqyrje elektronike si dhe nuk ka pajisje apo byzylyk elektronik p\u00ebr mbik\u00ebqyrje. K\u00ebshtu thot\u00eb raporti Pajisjet elektronike: fokusi n\u00eb parandalimin e rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":554373,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[556,554],"class_list":["post-554372","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-avokati-i-popullit","tag-gjyqesori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/554372","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=554372"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/554372\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/554373"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=554372"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=554372"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=554372"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}