{"id":555160,"date":"2021-12-08T16:25:22","date_gmt":"2021-12-08T15:25:22","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=555160"},"modified":"2021-12-08T16:25:46","modified_gmt":"2021-12-08T15:25:46","slug":"janjiq-themelimi-ose-jo-i-asociacionit-nuk-eshte-pune-e-borrellit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/janjiq-themelimi-ose-jo-i-asociacionit-nuk-eshte-pune-e-borrellit\/","title":{"rendered":"Janjiq: Themelimi ose jo i Asociacionit, nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e Borrellit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Dushan Janjiq nga Forumi p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie etnike n\u00eb Beograd ka th\u00ebn\u00eb se roli i Bashkimit Evropian n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs dhe leht\u00ebsues, por jo imponues apo i nj\u00eb arbitri, duke iu referuar presionit q\u00eb po i b\u00ebhet Kosov\u00ebs p\u00ebr implementimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe.<\/strong><\/p>\n<p>Sipas tij, q\u00eb nga viti 2014, kur nd\u00ebrmjet\u00ebsuesi i par\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dialog, Robert Cooper nuk e kishte m\u00eb k\u00ebt\u00eb rol, BE-ja e kishte shuar edhe Zyr\u00ebn p\u00ebr zbatim t\u00eb marr\u00ebveshjeve. Madje sipas tij, tashm\u00eb nuk ka as raportime, t\u00eb cilat ndodhnin \u00e7do gjasht\u00eb muaj ku mund t\u00eb shiheshin faktet dhe argumentet lidhur p\u00ebrparimin ose v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e procesit.<\/p>\n<p>Insistimin e Borrellit p\u00ebr formimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, Janjiq e sheh si p\u00ebrzierje n\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk i takon shefit t\u00eb diplomacis\u00eb evropiane.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb puna e tij q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoj\u00eb se a \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkesa e Beogradit e drejt\u00eb. Ai me siguri q\u00eb nuk e di q\u00eb grupi punues q\u00eb duhet ta hartoj\u00eb statutin (e Asociacionit), i cili grup p\u00ebrb\u00ebhet nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e kat\u00ebr komunave me shumic\u00eb serbe, kurr\u00eb nuk ia ka dor\u00ebzuar at\u00eb statut BE-s\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arsyetim i mir\u00eb p\u00ebr pal\u00ebn e Kosov\u00ebs. Pra, ai (Borrell) \u00ebsht\u00eb jokompetent p\u00ebr at\u00eb \u00e7\u00ebshtje, dhe n\u00eb rregull, sepse nuk duhet t\u00eb dij\u00eb gjith\u00e7ka. Por, problemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb ai q\u00eb para tij e udh\u00ebheq dialogun (i d\u00ebrguari i posa\u00e7\u00ebm i BE-s\u00eb p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi, Mirosllav Laj\u00e7ak) nuk e \u2018ndri\u00e7on\u2019 udh\u00ebheq\u00ebsin e tij. Problemi i tyre \u00ebsht\u00eb se ata nuk kan\u00eb pasqyrat e v\u00ebrteta dhe as q\u00eb iu intereson zhvillimi i dialogut\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Janjiq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb mart\u00ebn, Borrelli u p\u00ebrplas publikisht me kryeministrin Albin Kurti, pasi ky u shpreh se Asociacioni nuk e ka kaluar testin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs. Borrell u shpreh se Kosova ka n\u00ebnshkruar marr\u00ebveshjen dhe se tash duhet ta implementoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Njoh\u00ebsi i zhvillimeve politike n\u00eb Kosov\u00eb e Serbi, Agon Maliqi, ka th\u00ebn\u00eb se BE-ja l\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar se nuk e sheh faktin q\u00eb marr\u00ebveshja p\u00ebr Asociacionin nuk do t\u00eb mund t\u00eb trajtohet si e shk\u00ebputur nga nj\u00eb marr\u00ebveshje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse. Sipas tij, BE-ja s\u2019ka instrumente p\u00ebr ta detyruar arritjen e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb till\u00eb, por edhe p\u00ebr zbatimin e marr\u00ebveshjeve t\u00eb deritashme. Maliqi ka vler\u00ebsuar se deklarata e Borrellit shp\u00ebrfaq faktin q\u00eb BE-ja po i b\u00ebn presion pal\u00ebs m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cAbsolutisht, pozicioni i BE-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb \u00ebsht\u00eb asimetrik dhe favorizues ndaj Serbis\u00eb, sepse n\u00eb munges\u00eb t\u00eb instrumenteve detyruese \u2013 \u00e7far\u00ebdo lloj instrumenti detyrues edhe ndaj Serbis\u00eb \u2013 dhe munges\u00ebs s\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloj procesi integrues, presioni drejtohet drejt pal\u00ebs m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt. Pozicioni i BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb asimetrik edhe p\u00ebr faktin se pes\u00eb shtete nuk e njohin Kosov\u00ebn dhe kjo po reflektohet edhe n\u00eb orientimin n\u00eb nj\u00eb kahe t\u00eb presionit drejt Kosov\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur nuk ka kurrfar\u00eb kuptimi dhe kurrfar\u00eb procesi\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Maliqi.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e marr\u00ebveshjes s\u00eb Asociacionit, sipas Dushan Janjiqit, m\u00eb shum\u00eb sh\u00ebrben si shkak p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb procesin e dialogut. Sipas tij, q\u00eb nga viti 2018, n\u00eb koh\u00ebn kur dialogun e leht\u00ebsonte paraardh\u00ebsja e Borrellit, Federica Mogherini, procesi kishte marr\u00eb tat\u00ebpjet\u00ebn dhe vazhdon m\u00eb tej n\u00eb at\u00eb kurs t\u00eb l\u00ebvizjes, p\u00ebr shkak t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb politik\u00ebs ditore.<\/p>\n<p>Si\u00e7 thot\u00eb ai, Asociacioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga mekanizmat p\u00ebr mbrojtjen e komunitetit serb dhe nj\u00eb nga mekanizmat p\u00ebr rregullimin e statusit t\u00eb k\u00ebsaj pakice brenda Kosov\u00ebs. Sipas Janjiqit, pala e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb barrikaduar pas k\u00ebsaj teme, sepse d\u00ebshiron t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb status tjet\u00ebr, pra, pranimin e Kosov\u00ebs nga Serbia.<\/p>\n<p>Janjiq thot\u00eb se insistimi i Serbis\u00eb vet\u00ebm n\u00eb formimin e Asociacionit dhe jo edhe p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb tjera, ka prapavij\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr shkak se edhe n\u00eb n\u00ebndijen e nd\u00ebrmjet\u00ebsuesit, por edhe t\u00eb Vu\u00e7iqit dhe Serbis\u00eb, ekziston ideja se veriu do t\u00eb ndahet&#8230; N\u00ebn \u2018rrogoz\u2019, as nj\u00ebra dhe as tjetra pal\u00eb nuk besojn\u00eb n\u00eb agjend\u00ebn e normalizimit (t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve). Ata nuk guxojn\u00eb t\u00eb thon\u00eb se nuk duan t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Bruksel, nd\u00ebrkaq q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb zgjidhje p\u00ebrfundimtare, \u00e7far\u00ebdo qoft\u00eb ajo. P\u00ebr Kurtin, kjo \u00ebsht\u00eb te bashkimi me Shqip\u00ebrin\u00eb, nd\u00ebrkaq p\u00ebr Vu\u00e7iqin kjo \u00ebsht\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb (ministri i Brendsh\u00ebm, Alleksandar) Vulini, \u2018marr\u00ebveshje e Serbis\u00eb dhe Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr ta ndar\u00eb Kosov\u00ebn\u2019. Pra, deri k\u00ebtu kemi arritur\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Janjiq.<\/p>\n<p>Themelimi i Asociacionit \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb me Marr\u00ebveshjen e Brukselit t\u00eb vitit 2013, t\u00eb arritur mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. Dy vjet m\u00eb von\u00eb, t\u00eb dyja pal\u00ebt jan\u00eb pajtuar edhe p\u00ebr parimet p\u00ebr themelimin e tij.<\/p>\n<p>Asociacioni parashikohet q\u00eb t\u00eb mbledh\u00eb rreth vetes dhjet\u00eb komuna n\u00eb Kosov\u00eb ku shumica e popullsis\u00eb jan\u00eb serb\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb Mitrovica e Veriut, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu, Gra\u00e7anica, Zve\u00e7ani, Zubin Potoku, Novob\u00ebrda, Leposaviqi dhe Sht\u00ebrpca. Asociacioni parashihet t\u00eb ket\u00eb organe dhe struktur\u00eb organizative. Sipas marr\u00ebveshjes, Asociacioni \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb kuvend si trup suprem, t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb em\u00ebruar prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb zgjedhur nga kuvendet e komunave pjes\u00ebmarr\u00ebse. Sipas marr\u00ebveshjes, Asociacioni ka p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb interesat kolektive t\u00eb atyre komunave, n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb fush\u00ebn e arsimit, sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, planifikimit urban dhe rural si dhe t\u00eb ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs m\u00eb 23 dhjetor 2015 kishte marr\u00eb vendim q\u00eb Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe t\u00eb themelohet ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb me Marr\u00ebveshjen e par\u00eb t\u00eb Brukselit, t\u00eb arritur n\u00eb prill t\u00eb vitit 2013, n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Gjykata kishte konstatuar se parimet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb Asociacionit nuk jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebri me frym\u00ebn e Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dushan Janjiq nga Forumi p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie etnike n\u00eb Beograd ka th\u00ebn\u00eb se roli i Bashkimit Evropian n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs dhe leht\u00ebsues, por jo imponues apo i nj\u00eb arbitri, duke iu referuar presionit q\u00eb po i b\u00ebhet Kosov\u00ebs p\u00ebr implementimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebr Asociacionin e komunave me shumic\u00eb serbe. Sipas tij, q\u00eb nga viti [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":555166,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[606,605,546],"class_list":["post-555160","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-asociacioni","tag-dushan-janjiq","tag-josep-borrell"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/555160","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=555160"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/555160\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/555166"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=555160"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=555160"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=555160"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}