{"id":555175,"date":"2021-12-08T17:00:23","date_gmt":"2021-12-08T16:00:23","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=555175"},"modified":"2021-12-08T17:00:50","modified_gmt":"2021-12-08T16:00:50","slug":"dosja-e-snajperistit-kosovar-te-isis-it-qe-u-zbulua-nga-fbi-xhihadin-e-nisi-me-nje-kallashnikov-u-pagua-100-dollare-ne-muaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/dosja-e-snajperistit-kosovar-te-isis-it-qe-u-zbulua-nga-fbi-xhihadin-e-nisi-me-nje-kallashnikov-u-pagua-100-dollare-ne-muaj\/","title":{"rendered":"Dosja e snajperistit kosovar t\u00eb ISIS-it q\u00eb u zbulua nga FBI: Xhihadin e nisi me nj\u00eb kallashnikov, u pagua 100 dollar\u00eb n\u00eb muaj"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: right;\">Autor: <strong>Mentor Gjergjaj<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p><strong>100 dollar\u00eb n\u00eb muaj pag\u00eb, Skender Qerimi deklaron t\u2019i ket\u00eb marr\u00eb nga ISIS, \u00e7do muaj, gjat\u00eb q\u00ebndrimit p\u00ebr 7 vjet n\u00eb zonat e luft\u00ebs n\u00eb Siri. Autoritet kosovare, me ndihm\u00ebn e FBI-s\u00eb kan\u00eb gjetur prova se ferizajasi, q\u00eb xhihadin e tij n\u00eb vitin 2014 e nisi me nj\u00eb kallashnikov, dy vite m\u00eb von\u00eb arriti q\u00eb t\u00eb inkuadrohet n\u00eb nj\u00eb kontingjent t\u00eb snajperist\u00ebve t\u00eb brigad\u00ebs \u201cDabik\u201d. Ai u riatdhesua n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti, disa koh\u00eb pasi ishte vet\u00ebdor\u00ebzuar tek Forcat Demokratike Siriane t\u00eb cilat n\u00eb tri vitet e fundit kan\u00eb arritur t\u00eb marrin n\u00ebn kontroll disa nga bastionet kryesore t\u00eb ushtrive t\u00eb Shtetit Islamik t\u00eb Irakut dhe Shamit (ISIS).<\/strong><\/p>\n<p>I pafajsh\u00ebm p\u00ebr akuzat p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb grup terrorist \u00ebsht\u00eb deklaruar t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs, Sk\u00ebnder Qerimi.<\/p>\n<p>Ferizajasi, i njohur me nofk\u00ebn \u201cEbu Dher\u201d, <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/lajmi-i-fundit-shteti-kthen-ne-kosove-11-gra-e-femije-nga-siria\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">ishte riatdhesuar n\u00eb Kosov\u00eb ver\u00ebn e k\u00ebtij viti, bashk\u00eb me 10 persona tjer\u00eb q\u00eb mbaheshin n\u00eb kampe n\u00eb Siri nga Forcat Demokratike Siriane<\/a>.<\/p>\n<p>Me t\u00eb arritur n\u00eb vendlindje, 30 vje\u00e7ari nga fshati Muhovc i Ferizajt, u arrestua nga autoritet kosovare, dhe vazhdon t\u00eb mbahet n\u00eb paraburgim, p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrballur me akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs n\u00ebn dyshimin se e ka kryer vepr\u00ebn penale \u201cOrganizimi dhe pjes\u00ebmarrja n\u00eb grup terrorist\u201d, e d\u00ebnueshme nga 5 deri n\u00eb 10 vite burgim maksimumi.<\/p>\n<p>Prokuroria pretendon se ferizajasi p\u00ebr 7 vjet rresht ka qen\u00eb pjes\u00eb aktive n\u00eb luft\u00ebrat e ISIS-it, n\u00eb qytetet Mosul, Zumer e Sedfaruk, e ku sipas tyre ka qen\u00eb i angazhuar edhe n\u00eb Batalionin e Snajperist\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00ebn e siguruar nga Gazeta Online Reporteri.net, thuhet se Qerimi udh\u00ebtoi p\u00ebr n\u00eb Siri m\u00eb 27 qershor 2014, s\u00eb bashku me dy shok\u00ebt e tij, poashtu nga Ferizaj, tashm\u00eb t\u00eb deklaruar si t\u00eb vdekur n\u00eb luftime atje, Albert Ukzmjali dhe Valon Qukovci.<\/p>\n<p>Aty p\u00ebrshkruhet se treshja rrug\u00ebn p\u00ebr t\u2019iu bashkuar organizat\u00ebs terroriste ISIS e b\u00ebn\u00eb p\u00ebrmes Aeroportit shqiptar t\u00eb Rinasit duke fluturuar deri n\u00eb Stamboll t\u00eb Turqis\u00eb, nga ku m\u00eb pas p\u00ebrmes lidhjeve t\u00eb caktuara arrit\u00ebn deri n\u00eb qytetin Urfa, ku u prit\u00ebn nga pjes\u00ebtar\u00ebt e ISIS-it me t\u00eb cil\u00ebt dep\u00ebrtuan deri n\u00eb qytetin Raka dhe u regjistruan p\u00ebr t\u00eb vijuar tutje trajnimet fizike, taktike dhe luftarake si pjes\u00eb e organizat\u00ebs terroriste q\u00eb at\u00eb koh\u00eb e kishin n\u00ebn kontroll pothuajse gjith\u00eb territorin e Siris\u00eb dhe Irakut.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb shpjegohet se Sk\u00ebnder Qerimi, q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte vet\u00ebm 23 vje\u00e7, luft\u00ebn e tij p\u00ebr shtetin islamik e nisi me nj\u00eb pushk\u00eb automatike AK-47, e njohur si kallashnikov, duke arritur tutje q\u00eb dy vjet m\u00eb von\u00eb t\u00eb rekrutohet edhe si snajperist i Batalionit t\u00eb Snajperist\u00ebve t\u00eb kontingjentit \u201cEbu Abdurrahman El Beilavi\u201d n\u00eb brigad\u00ebn \u201cDabik\u201d.<\/p>\n<p>D\u00ebshmi p\u00ebr k\u00ebto, prokurori special pretendon se ka gjetur n\u00eb pakot e provave q\u00eb ua ka siguruar Byroja Federative amerikane e Hetimeve \u2013 FBI. N\u00eb k\u00ebto prova, n\u00eb aktakuz\u00ebn ndaj Sk\u00ebnder Qerimit, t\u00eb siguruar nga Gazeta Online Reporteri.net, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb p\u00ebrshkruajn\u00eb identitetin e t\u00eb akuzuarit dhe periudh\u00ebn kohore shkurt 2016 deri qershor 2017 kur ishte i angazhuar si snajperist i ISIS-it, ka t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb mjaftueshme dhe evidentohen edhe pagat mujore me t\u00eb cilat u pagua kosovari dhe luft\u00ebtar\u00ebt tjer\u00eb t\u00eb bataljonit t\u00eb cilit i ishte bashkuar i riu nga Ferizaj.<\/p>\n<p>\u201cVe\u00e7mas nga pakoja e provave t\u00eb p\u00ebrshkruar si m\u00eb lart\u00eb e t\u00eb siguruara p\u00ebrmes rrug\u00ebve diplomatike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mjaft\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe bind\u00ebse v\u00ebrtetohet aktiviteti kriminal i t\u00eb pandehurit Sk\u00ebnder Qerimi n\u00eb zonat e konfliktet n\u00eb Siri ku p\u00ebrshkruhet sakt\u00eb edhe p\u00ebrfshirja e tij si ushtar\u00eb n\u00eb batalionin e snajperist\u00ebve me num\u00ebr identifikues 1170016136, me em\u00ebrtimin Skender Derk Zik Qerimi Kusufi, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb kontingjentin \u201cEbu Abdurrahman El Bejlavi\u201d n\u00eb Brigad\u00ebn \u201cDabik\u201d. I nj\u00ebjti sipas k\u00ebtij raporti rezulton se ka marr\u00eb paga t\u00eb rregullta mujore nga ISIS\u201d, thuhet n\u00eb aktakuz\u00eb.<\/p>\n<figure id=\"attachment_555183\" aria-describedby=\"caption-attachment-555183\" style=\"width: 2560px\" class=\"wp-caption alignnone\"><img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-555183\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Seknder-Qerimi.jpg\" alt=\"\" width=\"2560\" height=\"1920\" srcset=\"https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Seknder-Qerimi.jpg 2560w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Seknder-Qerimi-300x225.jpg 300w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Seknder-Qerimi-1024x768.jpg 1024w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Seknder-Qerimi-768x576.jpg 768w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Seknder-Qerimi-1536x1152.jpg 1536w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Seknder-Qerimi-2048x1536.jpg 2048w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Seknder-Qerimi-80x60.jpg 80w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Seknder-Qerimi-160x120.jpg 160w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Seknder-Qerimi-265x198.jpg 265w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Seknder-Qerimi-696x522.jpg 696w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Seknder-Qerimi-1392x1044.jpg 1392w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Seknder-Qerimi-1068x801.jpg 1068w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Seknder-Qerimi-560x420.jpg 560w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Seknder-Qerimi-1120x840.jpg 1120w, https:\/\/reporteri.net\/wp-content\/uploads\/2021\/12\/Seknder-Qerimi-1920x1440.jpg 1920w\" sizes=\"(max-width: 2560px) 100vw, 2560px\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-555183\" class=\"wp-caption-text\">I akuzuari Sk\u00ebnder Qerimi n\u00eb paraqitjen e tij n\u00eb seanc\u00ebn fillestare n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs | Foto: Betimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi, 07.12.2021<\/figcaption><\/figure>\n<p>Se ka marr\u00eb pag\u00eb mujore nga ISIS, Policis\u00eb dhe Prokuroris\u00eb s\u00eb Shtetit ua ka pohuar vet\u00eb Qerimi n\u00eb deklaratat e tij t\u00eb dh\u00ebna pas riatdhesimit n\u00eb Kosov\u00eb, para se t\u2019i ngritej aktakuza p\u00ebr terroriz\u00ebm.<\/p>\n<p>Sipas tij, ai gjat\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Siri ka marr\u00eb nga 100 dollar\u00eb n\u00eb muaj nga organizata terroriste p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i angazhuar si roje n\u00eb kampin ku ka q\u00ebndruar, duke mohuar tutje se ka marr\u00eb pjes\u00eb direkt n\u00eb luftime dhe duke mos pranuar t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e batalionit t\u00eb snajperist\u00ebve.<\/p>\n<p>Qerimi n\u00eb deklarat\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb n\u00eb hetuesi ka pretenduar se \u201cekziston mund\u00ebsia q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit e batalionit t\u00eb snajperist\u00ebve ta ken\u00eb vendosur gabim n\u00eb regjistrat\u201d, t\u00eb cilat autoriteteve kosovare ua ka dor\u00ebzuar FBI.<\/p>\n<p>Thot\u00eb se gjat\u00eb asaj kohe ka poseduar vet\u00ebm arm\u00ebn e zjarrit AK47 me kat\u00ebr karikator me municion.<\/p>\n<p>\u201cMbrojtjen e t\u00eb pandehurit se kinse n\u00eb zonat e konfliktit n\u00eb Siri ka b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm roje n\u00eb nj\u00eb depo t\u00eb arm\u00ebve dhe municionit duke u arsyetuar se kinse \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb jet\u00eb regjistruar gabimisht n\u00eb batalionin e lartp\u00ebrmendur e konsiderojm\u00eb jologjike, kontradiktore me gjendjen faktike si dhe me provat materiale t\u00eb siguruara gjat\u00eb hetimeve. Andaj, edhe si e till\u00eb \u00ebsht\u00eb e koncentruar n\u00eb shmangie t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale\u201d, thot\u00eb n\u00eb aktakuz\u00eb prokurori i shtetit, Afrim Shefkiu.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb, nuk e pranoj faj\u00ebsin\u00eb\u201d, <a href=\"https:\/\/betimiperdrejtesi.com\/deklarohet-i-pafajshem-i-akuzuari-per-pjesemarrje-ne-grup-terrorist-ne-siri-dhe-angazhim-ne-batalionin-e-snajperisteve\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">deklaroi i akuzuari Sk\u00ebnder Qerimi, t\u00eb mart\u00ebn<\/a>, n\u00eb Gjykat\u00ebn Themelore t\u00eb Prishtin\u00ebs, pasi aktakuza ndaj tij u prezantua n\u00eb seanc\u00ebn e shqyrtimit fillestar.<\/p>\n<p>N\u00eb afat prej 30 dit\u00ebsh, nga dje, i akuzuari p\u00ebrmes mbrojt\u00ebsit t\u00eb tij, mund t\u00eb paraqes k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr hudhje t\u00eb aktakuz\u00ebs dhe kund\u00ebrshtim t\u00eb provave.<\/p>\n<p>I akuzuari p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cOrganizimi dhe pjes\u00ebmarrja n\u00eb grup terrorist\u201d nga neni 143 par 2 t\u00eb Kodit Penal, m\u00eb 17 korrik 2021 \u00ebsht\u00eb riatdhesuar n\u00eb Kosov\u00eb. Me marrjen e kontrollit t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb ish-bastioneve t\u00eb ISIS-it nga Forcat Demokratike Siriane ai iu ishte dor\u00ebzuar k\u00ebtyre t\u00eb fundit, para riatdhesimit.<\/p>\n<p>Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs ishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb ndjekje t\u00eb ferizajasit qysh korrikun e vitit 2015, nj\u00eb vit pasi ai kishte shkuar n\u00eb Siri, kur ishte l\u00ebshuar edhe let\u00ebr-rreshtim nd\u00ebrkomb\u00ebtar ndaj tij. Por, proceduarat p\u00ebr Qerimin ishin pezulluar deri <a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/lajmi-i-fundit-shteti-kthen-ne-kosove-11-gra-e-femije-nga-siria\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">ver\u00ebn e k\u00ebtij viti kur ai u riatdhesua bashk\u00eb me 10 kosovar\u00eb tjer\u00eb nga Siria n\u00eb Kosov\u00eb, kryesisht gra dhe f\u00ebmij\u00eb<\/a>, p\u00ebr t\u2019u mbajtur n\u00eb paraburgim dhe p\u00ebr t\u00eb vazhduar p\u00ebrballjen me drejt\u00ebsin\u00eb kosovare. \/M.Gj.\/Reporteri.net\/.<\/p>\n<p><strong>[Vazhdon&#8230;]\u00a0<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Autor: Mentor Gjergjaj 100 dollar\u00eb n\u00eb muaj pag\u00eb, Skender Qerimi deklaron t\u2019i ket\u00eb marr\u00eb nga ISIS, \u00e7do muaj, gjat\u00eb q\u00ebndrimit p\u00ebr 7 vjet n\u00eb zonat e luft\u00ebs n\u00eb Siri. Autoritet kosovare, me ndihm\u00ebn e FBI-s\u00eb kan\u00eb gjetur prova se ferizajasi, q\u00eb xhihadin e tij n\u00eb vitin 2014 e nisi me nj\u00eb kallashnikov, dy vite m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":555181,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[],"class_list":["post-555175","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/555175","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=555175"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/555175\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/555181"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=555175"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=555175"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=555175"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}