{"id":555649,"date":"2021-12-09T12:26:33","date_gmt":"2021-12-09T11:26:33","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=555649"},"modified":"2021-12-09T12:26:33","modified_gmt":"2021-12-09T11:26:33","slug":"deshmitarja-ngjarjet-me-dokumentet-ne-ovl-uck-me-kane-shkaktuar-traume","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/deshmitarja-ngjarjet-me-dokumentet-ne-ovl-uck-me-kane-shkaktuar-traume\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmitarja: Ngjarjet me dokumentet n\u00eb OVL-U\u00c7K m\u00eb kan\u00eb shkaktuar traum\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Taibe Miftari, asistente teknike dhe recepsioniste n\u00eb zyr\u00ebn kryesore t\u00eb Organizuar\u00ebs s\u00eb Veteran\u00ebve t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, ka rr\u00ebfyer tre rastet kur n\u00eb OVL-U\u00c7K nj\u00eb person i panjohur ka d\u00ebrguar dokumente dhe ka th\u00ebn\u00eb se e gjith\u00eb kjo i ka shkaktuar traum\u00eb p\u00ebr \u00e7ka ende i bart\u00eb pasojat. Ajo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitarja e mbrojtjes n\u00eb gjykimin ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. N\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb paraqitjes s\u00eb saj para Dhomave t\u00eb Specializuara n\u00eb Hag\u00eb, mbrojtja e ka lexuar deklarat\u00ebn e saj me shkrim t\u00eb cil\u00ebn trupi gjykues e ka pranuar si prov\u00eb materiale.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e saj me shkrim, t\u00eb cil\u00ebn ne ka lexuar mbrojtja, Taibe Miftari ka th\u00ebn\u00eb se dokumentet n\u00eb OVL-U\u00c7K n\u00eb tre rastet jan\u00eb dor\u00ebzuar nga tre persona t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe se t\u00eb nj\u00ebjtat ajo nuk i ka lexuar.<\/p>\n<p>Ajo ka th\u00ebn\u00eb se m\u00eb 7 shtator rreth or\u00ebs 10:00 ndodhej n\u00eb zyr\u00ebn e saj n\u00eb OVL-U\u00c7K kur nj\u00eb person i panjohur ishte shfaqur n\u00eb korridor. Sipas saj, i nj\u00ebjti mbante mask\u00eb anti-Covid, kapele bejsbolli, syz\u00eb t\u00eb diellit dhe doreza andaj ishte e pamundur t\u00eb dallonte ndonj\u00eb tipar identifikues.<\/p>\n<p>\u201cE l\u00ebshoi paket\u00ebn n\u00eb nj\u00eb tavolin\u00eb t\u00eb vog\u00ebl drejt tavolin\u00ebs sime, ishte nj\u00eb paket\u00eb nga kartoni e cila ishte goxha e madhe, isha e ulur n\u00eb tavolin\u00ebn time kur e l\u00ebshoi paket\u00ebn dhe tha \u2018jepja atij q\u00eb flet n\u00eb televizor\u2019. E pyeta kush ishte, por nuk tha asgj\u00eb dhe u largua. U ngrita nga karrigia ime dhe e pyeta disa her\u00eb kush ishte por ai vazhdoi t\u00eb ecte, foli n\u00eb shqip dhe nuk kishte asgj\u00eb t\u00eb pazakont\u00eb apo t\u00eb \u00e7uditshme lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn se si ai foli, nuk i kam kushtuar v\u00ebmendje njeriut q\u00eb po largohej dhe nuk kam b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ndjekur pas, isha e brengosur q\u00eb n\u00eb paket\u00eb mund t\u00eb kishte bomb\u00eb dhe isha e frik\u00ebsuar q\u00eb do t\u00eb eksplodonte\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Miftari n\u00eb deklarat\u00ebn e saj me shkrim.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebsaj, ajo ka th\u00ebn\u00eb se ka shkuar n\u00eb zyr\u00ebn e kryetarit t\u00eb OVL-U\u00c7K, Hysni Gucati dhe i ka njoftuar ata.<\/p>\n<p>Miftari ka th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb kryesis\u00eb s\u00eb lart\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb zyr\u00eb me Gucatin dhe t\u00eb tjer\u00ebt e ka marr\u00eb paket\u00ebn dhe e kan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb zyr\u00ebn e Gucatit. Sipas saj, ajo nuk ka par\u00eb asgj\u00eb nga dokumentet q\u00eb ishin sjell\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cIsha v\u00ebrtet\u00eb e frik\u00ebsuar dhe stresuar n\u00eb at\u00eb koh\u00eb meq\u00eb asgj\u00eb e till\u00eb nuk kishte ndodhur m\u00eb par\u00eb, isha e shtangur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sepse mendova q\u00eb n\u00eb paket\u00eb kishte bomb\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk kam dashur ta hap at\u00eb. Prej ndodhjes kam p\u00ebrjetuar pasojat e k\u00ebsaj tronditjeje, duke qen\u00eb k\u00ebshtu ju shmangem situatave kur mund t\u00eb mbet\u00ebm vet n\u00eb zyrat e OVL-s\u00eb. Nuk kam qen\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb fare n\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr shtyp dhe mund t\u00eb them q\u00eb dokumentet i kam par\u00eb vet\u00ebm nga distanca dhe nuk m\u00eb kan\u00eb lejuar t\u2019i shoh ato\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ajo n\u00eb deklarat\u00ebn me shkrim.<\/p>\n<p>Tutje, n\u00eb deklarat\u00ebn e saj me shkrim, Miftari ka th\u00ebn\u00eb se t\u00eb nes\u00ebrmen m\u00eb 8 shtator 2020 p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb Specializuar kan\u00eb vizituar zyrat e OVL-U\u00c7K-s\u00eb dhe kan\u00eb biseduar me Faton Klinakun meq\u00eb Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj ishin me pushime.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa m\u00eb 16 shtator ka th\u00ebn\u00eb se ka arritur d\u00ebrges\u00eb tjet\u00ebr sipas saj rreth or\u00ebs 15:00.<\/p>\n<p>N\u00eb d\u00ebrges\u00ebn e dyta ajo ka th\u00ebn\u00eb se kan\u00eb qen\u00eb tre paketa prej t\u00eb cilave nj\u00ebra ishte m\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>\u201cNjeriu q\u00eb i solli ato paketa ishte ndryshe nga ai q\u00eb i kishte sjell\u00eb dokumentet her\u00ebn e par\u00eb m\u00eb 7 shtator 2020. Ky nj\u00ebri kishte kapel\u00eb t\u00eb bejsbollit, syze t\u00eb diellit, doreza, bluz\u00eb me kapuq dhe rroba me ngjyr\u00eb t\u00eb kalt\u00ebr t\u00eb mbyllt\u00eb ose kalt\u00ebr t\u00eb thell\u00eb, ai ishte m\u00eb i gjat\u00eb se njeriu i par\u00eb q\u00eb kishte sjell\u00eb dokumentet, gjat\u00ebsia e tij ishte e vetmja gj\u00eb q\u00eb dallonte at\u00eb nga njeriu i par\u00eb q\u00eb kishte sjell\u00eb d\u00ebrges\u00ebn\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Miftari.<\/p>\n<p>Ajo ka th\u00ebn\u00eb se n\u00eb t\u00eb gjitha rastet dokumentet jan\u00eb marr\u00eb nga Gucati e Haradinaj dhe ajo nuk \u00ebsht\u00eb lejuar t\u2019i shoh ato.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e saj me shkrim, Miftari ka treguar q\u00eb m\u00eb 17 shtator hetuesit e ZPS-s\u00eb p\u00ebrs\u00ebri kan\u00eb vizituar zyrat e organizat\u00ebs dhe kan\u00eb biseduar me Gucatin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa m\u00eb 22 shtator, sipas saj, rreth or\u00ebs 10:00 ka arritur d\u00ebrgesa e tret\u00eb n\u00eb OVL-U\u00c7K. Miftari ka th\u00ebn\u00eb se p\u00ebrs\u00ebri ishte nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebson q\u00eb i kishte d\u00ebrguar ato.<\/p>\n<p>\u201cPash nj\u00eb nj\u00ebri duke dal\u00eb nga ashensori, ai ishte i maskuar dhe mbante syze t\u00eb diellit, doreza dhe nj\u00eb kapele t\u00eb bejsbollit. Njeriu i vuri duart n\u00eb bel, kur e pash duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb isha e ulur pran\u00eb tavolin\u00ebs sime dhe e l\u00ebviza karrigen, q\u00eb \u00ebsht\u00eb karrige e zyr\u00ebs me rrota, sepse nuk e dija \u00e7far\u00eb kishte n\u00eb brez. N\u00ebse kishte arm\u00eb ai mund t\u00eb m\u00eb vriste, isha e frik\u00ebsuar dhe l\u00ebviza n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb rast se do t\u00eb kishte arm\u00eb. Njeriu kishte grumbuj t\u00eb dokumenteve n\u00eb trup t\u00eb futura n\u00eb k\u00ebmish\u00ebn e tij, ai po e ngrinte k\u00ebmish\u00ebn lart\u00eb p\u00ebr t\u2019i nxjerr\u00eb letrat e at\u00ebher\u00eb mendova q\u00eb ai ishte duke nxjerr\u00eb nj\u00eb arm\u00eb, ai pastaj i nxori letrat dhe i l\u00ebshoi n\u00eb dysheme, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment un\u00eb u \u00e7ova dhe shkova tek dera e zyr\u00ebs sime i thash \u2018kush je ti\u2019, at\u00ebher\u00eb ai b\u00ebrtiti me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb \u2018mos m\u00eb pengo, mos m\u00eb pengo\u2019. Pasi e tha k\u00ebt\u00eb ai shkoi posht\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Miftari n\u00eb deklarat\u00ebn e saj me shkrim.<\/p>\n<p>Ajo ka th\u00ebn\u00eb se i nj\u00ebjti ka folur n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe.<\/p>\n<p>Deklarata me shkrim e Taibe Miftarit ka vazhduar me dit\u00ebn e bastisjes n\u00eb organizat\u00eb q\u00eb ishte 25 shtatori i vitit 2020.<\/p>\n<p>\u201cKrejt incidenti ishte shum\u00eb stresues dhe m\u00eb ka shkaktuar shum\u00eb ankth dhe nuk kam mundur t\u00eb fle mir\u00eb at\u00eb nat\u00eb. N\u00eb asnj\u00eb moment kurr\u00eb nuk m\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb b\u00ebj kopje ose t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb kopje t\u00eb nj\u00eb dokumenti q\u00eb ishte sjell\u00eb, vet\u00ebm m\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar t\u2019i bart\u00eb ato prej nj\u00eb zyre n\u00eb tjetr\u00ebn por nuk i kam lexuar asnj\u00ebr\u00ebn prej tyre dhe nuk e di se \u00e7ka p\u00ebrmbanin ato, n\u00eb k\u00ebto rrethana, un\u00eb ende shkoj n\u00eb pun\u00eb por meq\u00eb i kam par\u00eb personat e maskuar duke hyr\u00eb n\u00eb zyrat e OVL-s\u00eb brengosem kur shoh njer\u00ebzit n\u00eb publik duke mbajtur maska meq\u00eb ato barten aktualisht p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb COVID-19. Prirem t\u2019u shmang\u00ebm njer\u00ebzve t\u00eb maskuar e t\u00ebr\u00eb kjo m\u00eb ka shkaktuar traum\u00eb dhe ishte mjaft frik\u00ebsuese\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Miftari.<\/p>\n<p>Deklarata me shkrim e Taibe Miftarit \u00ebsht\u00eb pranuar si prov\u00eb materiale nga trupi gjykues me p\u00ebrjashtim t\u00eb paragrafit 35 dhe 40 q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar me k\u00ebrkes\u00ebn e ZPS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Taibe Miftari \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitare e mbrojtjes n\u00eb gjykimin ndaj ish-krer\u00ebve t\u00eb OVL-U\u00c7K.<\/p>\n<p>Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan m\u00eb 25 shtator 2020 prej kur edhe po q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb paraburgim n\u00eb Hag\u00eb.<\/p>\n<p>Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, t\u00eb cilat nga nj\u00eb person ende i panjohur jan\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb zyrat e OVL-U\u00c7K, dhe publikimi i k\u00ebsaj ngjarjeje nga krer\u00ebt e organizat\u00ebs, \u00ebsht\u00eb arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.<\/p>\n<p>Mbi ta r\u00ebndojn\u00eb akuzat p\u00ebr vepra penale kund\u00ebr administrimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, konkretisht p\u00ebr pengim t\u00eb personave zyrtar\u00eb n\u00eb kryerjen e detyrave zyrtare, p\u00ebr frik\u00ebsim t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve, p\u00ebr hakmarrje dhe p\u00ebr shkelje t\u00eb fsheht\u00ebsis\u00eb s\u00eb procedur\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Taibe Miftari, asistente teknike dhe recepsioniste n\u00eb zyr\u00ebn kryesore t\u00eb Organizuar\u00ebs s\u00eb Veteran\u00ebve t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, ka rr\u00ebfyer tre rastet kur n\u00eb OVL-U\u00c7K nj\u00eb person i panjohur ka d\u00ebrguar dokumente dhe ka th\u00ebn\u00eb se e gjith\u00eb kjo i ka shkaktuar traum\u00eb p\u00ebr \u00e7ka ende i bart\u00eb pasojat. Ajo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmitarja e mbrojtjes n\u00eb gjykimin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":555650,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[622],"class_list":["post-555649","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-ovl-uck"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/555649","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=555649"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/555649\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/555650"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=555649"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=555649"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=555649"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}