{"id":558251,"date":"2021-12-14T11:16:52","date_gmt":"2021-12-14T10:16:52","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=558251"},"modified":"2021-12-14T11:16:52","modified_gmt":"2021-12-14T10:16:52","slug":"prishtina-eshte-qytet-i-veshtire-te-qeveriset-mustafa-del-me-keshilla-per-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/prishtina-eshte-qytet-i-veshtire-te-qeveriset-mustafa-del-me-keshilla-per-ramen\/","title":{"rendered":"\u201cPrishtina \u00ebsht\u00eb qytet i v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb qeveriset\u201d \u2013 Mustafa del me k\u00ebshilla p\u00ebr Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong>Prishtina \u00ebsht\u00eb qytet shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u qeverisur. Me shum\u00eb njer\u00ebz, shum\u00eb vetura dhe fare pak hap\u00ebsir\u00eb, \u00e7do nd\u00ebrhyrje p\u00ebr ta rikonstruktuar si vendbanim has\u00eb n\u00eb bllokad\u00eb nga pronar\u00eb privat\u00eb meq\u00eb komuna ka fare pak pron\u00eb publike.<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr P\u00ebrparim Ram\u00ebn, kryetarin e ri, q\u00eb krejt fushat\u00ebn e ka nd\u00ebrtuar mbi iden\u00eb e ri-modelimit dhe transformimit t\u00eb kryeqytetit t\u00eb Kosov\u00ebs, telashet do jen\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe realizimi i planeve m\u00eb shum\u00eb se i v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Se sa e zorshme \u00ebsht\u00eb ia thot\u00eb Isa Mustafa, nj\u00eb nga njer\u00ebzit q\u00eb m\u00eb mir\u00eb se kushdo tjet\u00ebr i njeh t\u00eb fshehtat e k\u00ebtij qyteti.<\/p>\n<p>Mustafa ka udh\u00ebhequr me Prishtin\u00ebn n\u00eb dy koh\u00eb e sisteme t\u00eb ndryshme. Ai, nj\u00eb her\u00eb ishte kryetar i K\u00ebshillit Ekzekutiv, pra praktikisht kryetar i Prishtin\u00ebs, n\u00eb vitet 1984-88, e m\u00eb pas kryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Prishtin\u00ebs p\u00ebr gjasht\u00eb vjet (2007-2013).<\/p>\n<p>Mustafa, q\u00eb megjithat\u00eb ia pranon potencialin Ram\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Albanian Post thekson se problemi s\u2019\u00ebsht\u00eb te kryetari, as t\u00eb d\u00ebshira e tij p\u00ebr t\u00eb punuar, por te vet\u00eb specifika e qytetit.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb besoj q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb edhe ka kapacitet t\u00eb jet\u00eb kryetar i suksessh\u00ebm\u201d, pohon Mustafa, por \u201cp\u00ebr \u00e7do nj\u00ebrin q\u00eb vjen n\u00eb at\u00eb pozit\u00eb, ka v\u00ebshtir\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Ai deklaron se, fakti q\u00eb Rama nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb jet\u00ebs e ka kaluar n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar, s\u2019p\u00ebrb\u00ebn ndonj\u00eb diferenc\u00eb, \u201csepse ambiciet, synimet, nganj\u00ebher\u00eb nuk p\u00ebrputhen me mund\u00ebsit\u00eb, me rrethin\u00ebn t\u00eb themi edhe ligjore ose normative t\u00eb komun\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Ish-kryetari tregon se \u201cka shum\u00eb kufizime q\u00eb jan\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e pron\u00ebs, t\u00eb cilat pastaj nuk japin hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb mjaftueshme q\u00eb q\u00ebllimet, objektivat e mira t\u00eb nj\u00eb kryetrari t\u00eb komun\u00ebs apo t\u00eb nj\u00eb Kuvendi Komunal, t\u00eb realizohen\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPrishtina ka pak tok\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb komun\u00ebs, ku komuna mund t\u00eb shkoj\u00eb e t\u00eb b\u00ebj\u00eb nd\u00ebrtime, por kryesisht jan\u00eb prona private t\u00eb cilat m\u00eb pas komuna nuk mundet t\u2019i implementoj\u00eb sipas d\u00ebshirave ose sipas orientimeve t\u00eb saj\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb krejt bind\u00ebs n\u00eb at\u00eb q\u00eb thot\u00eb, Mustafa th\u00ebrret disa kujtime t\u00eb tij n\u00eb koh\u00ebn kur me k\u00ebt\u00eb problematik\u00ebn e pron\u00ebs i duhej t\u00eb merrej vet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNe fillonim nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shkolle n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb caktuar, dilte nj\u00eb individ aty thoshte se \u2018\u00ebsht\u00eb prona ime e kam kontestuar, \u00ebsht\u00eb n\u00eb procedur\u00eb n\u00eb gjyq\u2019, edhe pastaj duhet pritur edhe pes\u00eb \u2013 gasht\u00eb vjet q\u00eb t\u00eb kryhet procedura e tij p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb investim\u201d.<\/p>\n<p>Kur vjen puna te nd\u00ebrtimet, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga problemet, por jo i vetmi.<\/p>\n<p>\u201cPastaj ka probleme me organet e prokurimit publik dhe me organet t\u00eb cilat merren me mbik\u00ebqyrjen e prokurimit publik, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb OSHP dhe te tjer\u00eb, dikush ankohet \u2013 e \u00e7on atje \u2013 edhe nj\u00eb investim q\u00eb duhet ta b\u00ebje gjat\u00eb nj\u00eb viti, t\u00eb shtyhet p\u00ebr vitin tjet\u00ebr p\u00ebr shkak t\u00eb procedurave, sepse nuk mund ta fillosh investimin\u201d.<\/p>\n<p>Arsyeje t\u00eb tilla p\u00ebr mos realizimin e projekteve ka plot\u00eb, por gishti i qytetarit \u2013 tregon Mustafa nga p\u00ebrvoja \u2013 gjen ve\u00e7 nj\u00eb fajtor, kryetarin.<\/p>\n<p>\u201cGjithmon\u00eb pastaj p\u00ebrgjegj\u00ebsia mbetet tek ti q\u00eb nuk arrite t\u2019i shfryt\u00ebzosh mjetet q\u00eb i ke pasur n\u00eb buxhet p\u00ebr investime publike\u201d.<\/p>\n<p>Mustafa pohon se kishte provuar ta zgjidhte k\u00ebt\u00eb ng\u00ebr\u00e7. Kishte d\u00ebrguar ekipe n\u00eb vende t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrvoja, por si\u00e7 do ta kuptonte m\u00eb von\u00eb, \u201ccopy paste\u201d n\u00eb k\u00ebto lloj pun\u00ebsh nuk funksionon.<\/p>\n<p>Ndryshojn\u00eb ligjet, mentalitetet dhe kontekstet.<\/p>\n<p>\u201cNja tri her\u00eb kam \u00e7\u2019u ekspert\u00ebt tan\u00eb t\u00eb urbanizmit n\u00eb Turqi q\u00eb t\u00eb shihnin p\u00ebrvojat. Edhe n\u00eb Stamboll edhe n\u00eb Ankara, sepse atje \u00ebsht\u00eb punuar shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb hapjen e lagjeve t\u00eb reja, mir\u00ebpo rregullativat ligjore atje kan\u00eb qen\u00eb ndryshe, n\u00eb krahasim me ton\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Si p\u00ebrfundim, Mustafa do ta kuptonte se \u201cs\u2019ka pron\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb shkollave, s\u2019ka pron\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb \u00e7erdheve p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, s\u2019ka pron\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb hap\u00ebsirave sportive q\u00eb nevojiten p\u00ebr qytetin, s\u2019ka mund\u00ebsi ose, mund\u00ebsit\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngushta p\u00ebr zgjerimin e rrug\u00ebve n\u00eb qytet\u201d.<\/p>\n<p><strong>Tjet\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsi \u2013 koalicionet politike<\/strong><\/p>\n<p>Perparim Rama dhe Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike te Kosoves qe e zgjodhi Ramen te garonte ne siglen e LDK-se per Prishtinen<\/p>\n<p>P\u00ebrparim Rama e ka mundur Arben Vitin\u00eb p\u00ebr 1603 vota, por L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje n\u00eb Prishtin\u00eb e ka mposhtur Lidhjen Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr 5099 vota, prandaj, n\u00eb Asamblen\u00eb e kryeqyteti prej 51 ul\u00ebsesh, LDK ka vet\u00ebm 14 prej tyre.<\/p>\n<p>I duhen edhe 12 p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb shumic\u00eb t\u00eb thjesht \u2013 vota q\u00eb mund t\u2019i gjej\u00eb n\u00eb grupin e asamblist\u00ebve t\u00eb LVV-s\u00eb q\u00eb ka 17 gjithsejt\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb edhe arsyeja pse Rama pak dit\u00eb pas fitore e ftoi rivalin Vitia q\u00eb t\u2019i bashkohet n\u00eb qeverisjen lokale si Drejtor i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebr Mustaf\u00ebn ting\u00ebllon disi e \u00e7uditshme kjo thirrje e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cTani, se si e ka menduar ai ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje me zot\u00ebri Vitin\u00eb pa e b\u00ebr\u00eb me VV-n\u00eb, a funksionon apo jo, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr.\u00a0 Sepse rendi i pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb s\u00eb pari b\u00ebhet marr\u00ebveshja me subjekt pastaj ai subjekt i delegon njer\u00ebzit e vet q\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb kuvendin komunal\u201d, thot\u00eb Mustafa p\u00ebr Albanian Post.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, nuk paragjykon, \u201ci mbetet zot\u00ebri Ram\u00ebs q\u00eb ai ta mendoj\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb\u201d. Derisa i sugjeron q\u00eb \u201ct\u00eb konsultohet edhe me subjektin, i cili e ka sjellur deri aty q\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb p\u00ebr kryetar t\u00eb komun\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Por, qoft\u00eb me Vitin\u00eb e VV-s\u00eb, qoft\u00eb me dik\u00eb tjet\u00ebr, r\u00ebnd\u00ebsi ka pak. I domosdoshme \u00ebsht\u00eb sigurimi i votave, sepse, si\u00e7 e di Mustafa nga p\u00ebrvoja, ndryshe nuk b\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cNganj\u00ebher\u00eb votat mund t\u00eb arrihen edhe aty p\u00ebr aty me subjektet politike, mir\u00ebpo siguri nuk ka t\u00eb plot\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se nuk e ke nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb votave p\u00ebr t\u00eb filluar nj\u00eb procedur\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPlanet rregullues, planet zhvillimore t\u00eb komun\u00ebs, k\u00ebrkojn\u00eb gjithmon\u00eb p\u00ebrkrahje. Ose buxheti i komun\u00ebs, k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb ket\u00eb votat e mjaftueshme. Un\u00eb vler\u00ebsoj se tash duhet t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebrpjekje q\u00eb t\u00eb gjenden dy ose tre partner\u00eb dhe t\u00eb mund t\u00eb arrihet nj\u00eb qeverisje m\u00eb stabile sa i p\u00ebrket rregulloreve dhe dokumenteve t\u00eb cilat kalojn\u00eb p\u00ebrmes kuvendit\u201d.<\/p>\n<p><strong>Po liqeni?<\/strong><\/p>\n<p>Mustafa, edhe pse me nj\u00ebfar\u00eb n\u00ebnqeshje, nuk ka hezituar t\u00eb flas p\u00ebr iden\u00eb e l\u00ebshuar n\u00eb aj\u00ebr nga Rama gjat\u00eb fushat\u00ebs, p\u00ebr shnd\u00ebrrimin e stadiumit aktual \u201cFadil Vokrri\u201d n\u00eb liqe.<\/p>\n<p>Rama m\u00eb pas e kishte sqaruar. Pati th\u00ebn\u00eb se iu nxor nga konteksti dhe se at\u00eb e dha ve\u00e7 si nj\u00eb ide q\u00eb do realizohej vet\u00ebm pasi t\u00eb kishte Prishtina nj\u00eb tjet\u00ebr stadium dhe vet\u00ebm pasi t\u00eb ishte konkretizuar plani mir\u00eb.<\/p>\n<p>Por, sqarimi nuk e ndali euforin\u00eb shpotit\u00ebse dhe me ironi n\u00eb drejtim t\u00eb Ram\u00ebs. Shumica e pat\u00ebn p\u00ebrqeshur, nj\u00eb pjes\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl than\u00eb se Rama ishte nj\u00eb urbanist futuristik dhe nuk po kuptohet mir\u00eb.<\/p>\n<p>Mustafa, me p\u00ebrgjigjen e tij, nuk takon as te grupi i par\u00eb dhe as te i dyti. Atij, thjesht, i duket di\u00e7ka v\u00ebshtir\u00eb e realizueshme.<\/p>\n<p>\u201cSi e ka konceptuar zot\u00ebri Rama nd\u00ebrtimin e liqenit \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr, sepse mua nuk m\u00eb ka r\u00ebn\u00eb t\u00eb bisedoj me t\u00eb: si do t\u00eb sigurohet uji, mir\u00ebmbajtja, hap\u00ebsira, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb nuk mund t\u00eb flas tani, por e di q\u00eb brenda qytetit \u00ebsht\u00eb mjaft r\u00ebnd\u00eb dhe v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebhet\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prishtina \u00ebsht\u00eb qytet shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u qeverisur. Me shum\u00eb njer\u00ebz, shum\u00eb vetura dhe fare pak hap\u00ebsir\u00eb, \u00e7do nd\u00ebrhyrje p\u00ebr ta rikonstruktuar si vendbanim has\u00eb n\u00eb bllokad\u00eb nga pronar\u00eb privat\u00eb meq\u00eb komuna ka fare pak pron\u00eb publike. P\u00ebr P\u00ebrparim Ram\u00ebn, kryetarin e ri, q\u00eb krejt fushat\u00ebn e ka nd\u00ebrtuar mbi iden\u00eb e ri-modelimit dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":558253,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[735,289],"class_list":["post-558251","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-isa-mustafa","tag-perparim-rama"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/558251","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=558251"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/558251\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/558253"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=558251"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=558251"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=558251"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}