{"id":558838,"date":"2021-12-15T12:48:53","date_gmt":"2021-12-15T11:48:53","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=558838"},"modified":"2021-12-15T12:48:53","modified_gmt":"2021-12-15T11:48:53","slug":"kmdlnj-e-papergjegjshme-nderprerja-e-ngrohjes-nga-termokosi-shtrenjtimi-i-rrymes-i-papranueshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kmdlnj-e-papergjegjshme-nderprerja-e-ngrohjes-nga-termokosi-shtrenjtimi-i-rrymes-i-papranueshem\/","title":{"rendered":"KMDLNJ: E pap\u00ebrgjegjshme nd\u00ebrprerja e ngrohjes nga \u201cTermokosi\u201d, shtrenjtimi i rrym\u00ebs i papranuesh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<p><strong>K\u00ebshilli p\u00ebr Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive t\u00eb Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas nd\u00ebrprerjes s\u00eb ngrohjes p\u00ebr qytetar\u00ebt e Prishtin\u00ebs nga \u201cTermokosi\u201d, duke e vler\u00ebsuar si nj\u00eb veprim t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe t\u00eb d\u00ebnuesh\u00ebm. KMDLNj kund\u00ebrshton edhe paralajm\u00ebrimin e ngritjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb rrym\u00ebs prej 7%, duke e konsideruar si goditje t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb varf\u00ebruar.<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb reagimin e KMDLNJ thuhet se \u201cm\u00eb 15.12.2021, p\u00ebrjashtuar QKUK-n\u00eb, i t\u00ebr\u00eb qyteti i Prishtin\u00ebs ka mbetur pa furnizim me ngrohje nga \u2018Termokos\u2019 me arsyetim se Ngrohtorja e Qytetit nuk po ka mund\u00ebsi t\u00eb furnizohet me avull nga KEK-u n\u00eb koh\u00ebn kur temperaturat jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, kur ka reduktime t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb energjis\u00eb elektrike (deri n\u00eb 13 or\u00eb brenda 24 or\u00ebve), kur drut\u00eb jan\u00eb shtrenjtuar shum\u00eb, kurse th\u00ebngjilli nuk rekomandohet shkaku se e ndot\u00eb shum\u00eb ajrin\u201d.<\/p>\n<p>\u201cT\u2019i l\u00ebsh\u00eb qytetar\u00ebt pa furnizim me ngrohje edhe n\u00eb koh\u00ebn kur ngrohja e shpenzuar faturohet thuaja 100% p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb \u00ebsht\u00eb pap\u00ebrgjegj\u00ebsi e pafalshme, rrezikon seriozisht sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve, si nj\u00ebra nd\u00ebr t\u00eb drejtat elementare t\u00eb njeriut, pamund\u00ebson kryerjen e pun\u00ebve efektive p\u00ebr t\u00eb pun\u00ebsuarit dhe v\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje funksionimin e institucioneve arsimore , q\u00eb nga ai parashkollor e deri te ai universitar. Nd\u00ebrprerja e furnizimit me ngrohje e rrit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike shpenzimin e rrym\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn kur Kosova n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, e Prishtina n\u00eb ve\u00e7anti , po p\u00ebrballen me munges\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb rrym\u00ebs duke e v\u00ebshtir\u00ebsuar gjendjen edhe m\u00eb shum\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb reagimin e KMDLNJ, transmeton Telegrafi.<\/p>\n<p>M\u00eb tej n\u00eb reagim thuhet se thirrja publike e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb kursehet rryma e humb kuptimin p\u00ebr shkak t\u00eb mosfurnizimit me ngrohje e q\u00eb e b\u00ebn\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm p\u00ebrdorimin e rrym\u00ebs p\u00ebr t\u00eb siguruar ngrohje.<\/p>\n<p>\u201cKEDS-i p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb paralajm\u00ebron se cilat lokacione do t\u00eb shky\u00e7en nga rrjeti i furnizimit me rrym\u00eb me arsyetim se po punohet n\u00eb rrjet apo n\u00eb trafo. \u00c7udit\u00ebrisht, t\u00eb gjitha k\u00ebto shky\u00e7je zgjasin 13 or\u00eb, e q\u00eb l\u00eb p\u00ebr t\u00eb dyshuar se shky\u00e7jet jan\u00eb t\u00eb q\u00ebllimta (p\u00ebr t\u00eb kursyer rrym\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb mos bler\u00eb me \u00e7mime t\u00eb kripura q\u00eb jan\u00eb sot n\u00eb tregun bot\u00ebror), duke e rrezikuar seriozisht sh\u00ebndetin e qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Shky\u00e7ja nga furnizimi me ngrohje e sidomos me rrym\u00eb prodhon efekt zinxhirore, duke e rrezikuar edhe funksionimin e institucioneve publike dhe private, ekonomis\u00eb dhe segmenteve t\u00eb tjera t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>KMDLNj fton Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs t\u00eb merr masa t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr stabilizim t\u00eb furnizimit me ngrohje dhe rrym\u00eb n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn po krijohen kushte dhe masa kritike t\u00eb shprehjes s\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb sociale t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebrmes protestave masive, mospages\u00ebs s\u00eb faturave pa iu kompensuar d\u00ebmet q\u00eb iu shkaktohen n\u00eb biznes dhe ekonomi familjare si dhe formave tjera t\u00eb kund\u00ebrshtimit.<\/p>\n<p>Paralajm\u00ebrimin e ngritjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb rrym\u00ebs prej 7% KMDLNj e kund\u00ebrshton duke e konsideruar si goditje t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb varf\u00ebruar dhe t\u00eb cil\u00ebt edhe deri m\u00eb tani, me v\u00ebshtir\u00ebsi dhe sakrifica i kan\u00eb paguar faturat e rrym\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKMDLNj k\u00ebrkon nga Qeveria e Kosov\u00ebs q\u00eb urgjentisht t\u00eb vendos\u00eb sistemin e faturimit p\u00ebr rrym\u00ebn e shpenzuar n\u00eb komunat veriore t\u00eb Kosov\u00ebs duke e nd\u00ebrprer\u00eb diskriminimin n\u00eb baza etnike t\u00eb konsumator\u00ebve; serb\u00ebt qe 22 vite nuk paguajn\u00eb rrym\u00eb dhe sh\u00ebrbime tjera, nd\u00ebrkaq shqiptar\u00ebt dhe qytetar\u00ebt e komuniteteve jo serbe, pavar\u00ebsisht gjendjes ekonomike q\u00eb e kan\u00eb edhe me p\u00ebrmbarues detyrohen t\u2019i paguajn\u00eb faturat\u201d, thuhet n\u00eb reagim.<\/p>\n<p>\u201cKMDLNj k\u00ebrkon nga Qeveria e Kosov\u00ebs q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb lineare t\u00eb subvencionoj\u00eb shpenzimet e faturave t\u00eb rrym\u00ebs dhe sh\u00ebrbimeve tjera p\u00ebr aq sa do t\u00eb ket\u00eb rritje t\u00eb \u00e7mimit dhe sipas kriterit t\u00eb vet\u00ebm, gjendjes ekonomike t\u00eb konsumatorit\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKMDLNj k\u00ebrkon nga Qeveria e Kosov\u00ebs q\u00eb sindikatat t\u2019i konsideroj\u00eb dhe trajtoj\u00eb si partner\u00eb, t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me ta, t\u00eb mos nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e sindikatave, kurse nga kryeministri Kurti k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb takoj\u00eb n\u00eb baza t\u00eb rregullta dhe \u00e7do her\u00eb kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme udh\u00ebheq\u00ebsit e sindikatave n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb gjendet nj\u00eb zgjidhje m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr ta menaxhuar kriz\u00ebn duke evituar p\u00ebrshkall\u00ebzimin e situat\u00ebs e cila nuk do ta zgjidhte asnj\u00eb problem\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKMDLNj k\u00ebrkon nga sindikatat t\u00eb ken\u00eb mir\u00ebkuptim p\u00ebr situat\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb, t\u00eb tregohen m\u00eb tolerant\u00eb duke e arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb do t\u00eb zbatohej n\u00eb p\u00ebrputhje me mund\u00ebsit\u00eb reale. Asnj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim i gjendjes, nga cilado pal\u00eb qoft\u00eb e q\u00eb nuk p\u00ebrputhet me mund\u00ebsit\u00eb, nuk do t\u00eb zgjidh\u00eb asnj\u00eb problem p\u00ebrkundrazi kriza vet\u00ebm sa do t\u00eb thellohet. N\u00eb mozaikun e kriz\u00ebs bot\u00ebrore, Kosova nuk mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrjashtim\u201d, thuhet n\u00eb reagim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebshilli p\u00ebr Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive t\u00eb Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas nd\u00ebrprerjes s\u00eb ngrohjes p\u00ebr qytetar\u00ebt e Prishtin\u00ebs nga \u201cTermokosi\u201d, duke e vler\u00ebsuar si nj\u00eb veprim t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm dhe t\u00eb d\u00ebnuesh\u00ebm. KMDLNj kund\u00ebrshton edhe paralajm\u00ebrimin e ngritjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb rrym\u00ebs prej 7%, duke e konsideruar si goditje t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb varf\u00ebruar. N\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5032,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[326,760,548],"class_list":["post-558838","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-kmdlnj","tag-ngrohja","tag-rryma"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/558838","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=558838"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/558838\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5032"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=558838"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=558838"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=558838"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}