{"id":55926,"date":"2019-06-17T23:37:19","date_gmt":"2019-06-17T21:37:19","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=55926"},"modified":"2019-06-17T23:37:19","modified_gmt":"2019-06-17T21:37:19","slug":"shqiptari-tregon-si-u-arratis-me-tre-shoket-nga-burgu-famekeq-grek","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/shqiptari-tregon-si-u-arratis-me-tre-shoket-nga-burgu-famekeq-grek\/","title":{"rendered":"Shqiptari tregon si u arratis me tre shok\u00ebt nga burgu fam\u00ebkeq grek"},"content":{"rendered":"<p><strong>Endrit Bacaj, nj\u00ebri prej 4 t\u00eb arratisurve nga stacioni policor n\u00eb Athin\u00eb, tregon \u00e7far\u00eb ndodhi m\u00eb 3 Qershor n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit.<\/strong><\/p>\n<hr \/>\n<p>N\u00eb nj\u00eb lidhje telefonike p\u00ebr tvklan.al, 32-vje\u00e7ari thot\u00eb se plani u sajua n\u00eb moment.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri prej 4 t\u00eb burgosurve u shtir si i s\u00ebmur\u00eb dhe kur roja shkoi p\u00ebr t\u00eb ofruar ndihm\u00eb, e k\u00ebrc\u00ebnuan me thika t\u00eb improvizuara.<\/p>\n<p>Endrit Bacaj: Na d\u00ebrguan atje q\u00eb t\u00eb na shp\u00ebrndanin n\u00ebp\u00ebr burgjet tona p\u00ebr arsye se ne kemi ardhur p\u00ebr gjyqe k\u00ebtej. Na \u00e7uan atje n\u00eb Metagogon, q\u00eb t\u00eb na shp\u00ebrndanin n\u00ebp\u00ebr burgjet tona. Atje si\u00e7 po rrinim, ishte nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje rast\u00ebsore dometh\u00ebn\u00eb, q\u00eb ndodhi rast\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Pyetje: Nuk e kishit planifikuar?<\/p>\n<p>Endrit Bacaj: Jo jo! Thjesht ishte nj\u00eb gjys\u00ebm ore plan.<\/p>\n<p>Pyetje: Kush e kishte organizuar?<\/p>\n<p>Endrit Bacaj: T\u00eb t\u00ebr\u00eb bashk\u00eb. E menduam at\u00eb muhabet, edhe\u2026 e b\u00ebjm\u00eb, e b\u00ebjm\u00eb!<\/p>\n<p>Pyetje: N\u00eb cil\u00ebn or\u00eb ndodhi arratisja dhe n\u00eb cil\u00ebn dat\u00eb?<\/p>\n<p>Endrit Bacaj: N\u00eb dat\u00ebn 3 dhe nga ora 03:00 e m\u00ebngjesit. B\u00ebri nj\u00ebri si i s\u00ebmur\u00eb aty, u shtri. Tjetri tha kam un\u00eb ila\u00e7et n\u00eb \u00e7ant\u00ebn time, e hapi polici der\u00ebn q\u00eb t\u00eb dali ai t\u00eb marr\u00eb ila\u00e7et. Nga momenti kur u kthye ai n\u00eb zon\u00ebn ku ishim ne, aty shtym\u00eb der\u00ebn, dol\u00ebm n\u00eb korridor. Vajt\u00ebm tek kupola ku rrin\u00eb polic\u00ebt. Nga aty pastaj nxorr\u00ebm thikat, u vum\u00eb thikat n\u00eb fyt, u mor\u00ebm edhe pistolet\u00ebn. I vum\u00eb prangat polic\u00ebve edhe vazhdoi historia.<\/p>\n<p>Pyetje: Ku i gjet\u00ebt thikat?<\/p>\n<p>Endrit Bacaj: Ka llamarina burgu.<\/p>\n<p>Pyetje: Thika t\u00eb improvizuara?<\/p>\n<p>Endrit Bacaj: Thika t\u00eb improvizuara.<\/p>\n<p>Kat\u00ebr t\u00eb burgosurit shkuan n\u00eb zyrat ku q\u00ebndronin punonj\u00ebsit e stacionit t\u00eb policis\u00eb. I \u00e7armatos\u00ebn, i lidh\u00ebn me pranga dhe mor\u00ebn pistolet\u00ebn. N\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e arm\u00ebs, zbrit\u00ebn n\u00eb parkimin e n\u00ebndhesh\u00ebm t\u00eb godin\u00ebs dhe u fut\u00ebn n\u00eb makin\u00ebn e policis\u00eb. Brenda mjetit ishte edhe nj\u00eb efektive fem\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebn e detyruan t\u00eb ngiste automjetin deri tek dalja kryesore. Aty u p\u00ebrball\u00ebn me nj\u00eb roje tjet\u00ebr, i cili refuzoi t\u00eb hapte port\u00ebn. Prej k\u00ebtej, u larguan me k\u00ebmb\u00eb deri n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb nj\u00eb lumi, ku dhe u ndan\u00eb. Pas arratisjes nga stacioni policor, Endriti theu k\u00ebmb\u00ebn dhe u kap nga forcat policore pas 14 or\u00ebsh. Ai thot\u00eb se n\u00eb asnj\u00eb moment nuk ushtruan dhun\u00eb ndaj rojeve t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje: Dhe n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebrc\u00ebnimit ju arrit\u00ebt t\u00eb dilni deri tek dera e jashtme e burgut. Prej andej?<\/p>\n<p>Endrit Bacaj: Po po. I mor\u00ebn arm\u00ebn policit q\u00eb ishte te kupola lart edhe zbrit\u00ebm posht\u00eb. Mor\u00ebm nj\u00eb makin\u00eb policie. Posht\u00eb ku hipim ne n\u00eb ato furgonat e transferimit \u00ebsht\u00eb bodrum. Edhe dol\u00ebm me makin\u00ebn e policis\u00eb nga bodrumi deri tek dera kryesore. Aty pastaj ishte mbyllur dera. Ishte polici i rojes aty. I tham\u00eb hape der\u00ebn, nuk e hapi, \u00ebsht\u00eb e prishur tha. I mor\u00ebm arm\u00ebn edhe atij, u shtri p\u00ebrdhe ai.<\/p>\n<p>Pyetje: Ndaj polic\u00ebve nuk pati asnj\u00eb akt dhune, thjesht k\u00ebrc\u00ebnim?<\/p>\n<p>Endrit Bacaj: As edhe nj\u00eb akt dhune ndaj polic\u00ebve, as nuk i ka prekur njeri me dor\u00eb. Thjesht ishte k\u00ebrc\u00ebnim se normale nuk mund t\u2019i thuash \u2018t\u00eb lutem hap der\u00ebn\u2019. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, mbi t\u00eb gjitha nuk na c\u00ebnuar as kur na kap\u00ebn. Edhe p\u00ebrkundrazi, na respektuan.<\/p>\n<p>Pyetje: Pasi dol\u00ebt nga bodrumi i stacionit t\u00eb policis\u00eb me makin\u00ebn e policis\u00eb, prej andej si u shp\u00ebrndat\u00eb?<\/p>\n<p>Endrit Bacaj: Makin\u00ebn e lam\u00eb brenda nuk u hap dera. Brenda n\u00eb makin\u00eb kishim edhe nj\u00eb police fem\u00ebr, q\u00eb ishte ajo n\u00eb timon dhe ne u ul\u00ebm n\u00eb sediljet nga pas.<\/p>\n<p>Pyetje: Ju k\u00ebrc\u00ebnuat at\u00eb p\u00ebr t\u2019u larguar bashk\u00eb me makin\u00ebn e policis\u00eb?<\/p>\n<p>Endrit Bacaj: Po normale.<\/p>\n<p>Pyetje: Deri ku shkuat?<\/p>\n<p>Endrit Bacaj: Pastaj shkuam deri tek dera kryesore. Dera kryesore nuk u hap edhe kaluam n\u00eb k\u00ebmb\u00eb pastaj edhe dol\u00ebm n\u00eb asfalt. N\u00eb momentin q\u00eb dol\u00ebm n\u00eb asfalt aty nxorra k\u00ebmb\u00ebn vendit un\u00eb. Vazhduam ashtu prap\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt bashk\u00eb deri n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb momenti. Aty pastaj un\u00eb s\u2019mund t\u00eb ecja dot m\u00eb me shok\u00eb, dhe u thash\u00eb vazhdoni. U hodh n\u00eb nj\u00eb lum\u00eb pastaj un\u00eb, aty ku u ndam\u00eb me shok\u00eb, kishte beton atje posht\u00eb dhe theva k\u00ebmb\u00ebn. Aty u ndam\u00eb pastaj. Un\u00eb u kapa pas 14-15 or\u00ebsh n\u00eb zon\u00ebn e votanikos. Nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb larg.<\/p>\n<p>Endriti ndodhet n\u00eb spitalin e burgut t\u00eb Koridhalos, ku pret q\u00eb t\u00eb operoj\u00eb k\u00ebmb\u00ebn e thyer. Problemet e tij me drejt\u00ebsin\u00eb nis\u00ebn kur ai shkoi n\u00eb Greqi n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p>Endrit Bacaj: N\u00eb Greqi kam rreth 11 vjet, q\u00eb nga viti 2008 q\u00eb vij n\u00eb Greqi edhe kthehem n\u00eb Shqip\u00ebri. Jemi ngat\u00ebrruar nj\u00eb\u00e7ik me k\u00ebto gj\u00ebrat e jasht\u00ebligjshme.<\/p>\n<p>Pyetje: Me origjin\u00eb nga jeni?<\/p>\n<p>Endrit Bacaj: Me origjin\u00eb jam nga Mirdita, banues n\u00eb Lezh\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje: N\u00eb Greqi me \u00e7far\u00eb jemi marr\u00eb kur keni shkuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb?<\/p>\n<p>Endrit Bacaj: Po si \u00e7do shqiptar avash-avash sa t\u00eb ngrihemi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, si emigrant shqiptar q\u00eb jemi ne.<\/p>\n<p>Pyetje: Me dokumente ilegale keni shkuar?<\/p>\n<p>Endrit Bacaj: I paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pyetje: Kur filluan problemet p\u00ebr ju n\u00eb Greqi?<\/p>\n<p>Endrit Bacaj: Sapo erdh\u00ebm u ngat\u00ebrruam me ca grabitje, gj\u00ebra k\u00ebshtu. Edhe k\u00ebshtu vazhduam me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje: Juve jeni d\u00ebnuar p\u00ebr k\u00ebto ngjarje?<\/p>\n<p>Endrit Bacaj: P\u00ebr ca po, p\u00ebr ca jam n\u00eb gjykim.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb arratisej nga stacioni policor, prej 4 vitesh vuante d\u00ebnimin n\u00eb burgun e Kret\u00ebs.<\/p>\n<p>Pyetje: Para se t\u00eb ndodhte arratisja nga stacioni i policis\u00eb, ju n\u00eb cilin burg vuanit d\u00ebnimit p\u00ebr t\u00eb cilin refuzuat t\u00eb komentonit?<\/p>\n<p>Endrit Bacaj: N\u00eb Xania t\u00eb Kret\u00ebs.<\/p>\n<p>Pyetje: Prej sa vitesh ndodheshit aty?<\/p>\n<p>Endrit Bacaj: Rreth 4 vjet.<\/p>\n<p>Pyetje: Keni pasur probleme n\u00eb burg?<\/p>\n<p>Endrit Bacaj: Tani burgu burg \u00ebsht\u00eb, por asnj\u00eb problem s\u2019kam pasur as me gardian\u00ebt as me njeri.<\/p>\n<p>Mariol Toska, Adrian \u00c7obo, Endrit Bacaj dhe Astrit \u00c7ela u arratis\u00ebn nga qelia e stacionit policor \u2018Petrou Ralli\u2019 n\u00eb or\u00ebn 03:00 t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb 3 Qershorit. N\u00eb k\u00ebrkim \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm Astriti, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt u kap\u00ebn s\u00ebrish pas disa or\u00ebsh. \/tvklan.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Endrit Bacaj, nj\u00ebri prej 4 t\u00eb arratisurve nga stacioni policor n\u00eb Athin\u00eb, tregon \u00e7far\u00eb ndodhi m\u00eb 3 Qershor n\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb m\u00ebngjesit. N\u00eb nj\u00eb lidhje telefonike p\u00ebr tvklan.al, 32-vje\u00e7ari thot\u00eb se plani u sajua n\u00eb moment. Nj\u00ebri prej 4 t\u00eb burgosurve u shtir si i s\u00ebmur\u00eb dhe kur roja shkoi p\u00ebr t\u00eb ofruar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":55927,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[],"class_list":["post-55926","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55926","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55926"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55926\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55927"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55926"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55926"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55926"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}