{"id":560617,"date":"2021-12-18T11:21:26","date_gmt":"2021-12-18T10:21:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=560617"},"modified":"2021-12-18T11:21:26","modified_gmt":"2021-12-18T10:21:26","slug":"kosova-apo-shqiperia-cili-shtet-perfitoi-me-shume-nga-rruga-e-kombit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/kosova-apo-shqiperia-cili-shtet-perfitoi-me-shume-nga-rruga-e-kombit\/","title":{"rendered":"Kosova apo Shqip\u00ebria, cili shtet p\u00ebrfitoi m\u00eb shum\u00eb nga Rruga e Kombit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Rruga e Kombit, e cila lidh Kosov\u00ebn me Shqip\u00ebrin\u00eb, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion af\u00ebrsisht nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb. Projekti infrastrukturor q\u00eb vler\u00ebsohet m\u00eb i madhi n\u00eb historin\u00eb e dy shteteve, por edhe m\u00eb i kontestuari politikisht po konsiderohet edhe tani si i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Cili ishte ndikimi i k\u00ebsaj rruge n\u00eb bizneset dhe qytetar\u00ebt, ish-kryetari i Aleanc\u00ebs Kosovare t\u00eb Biznesit, Agim Shahini, ka folur mbi efektet e k\u00ebsaj rruge.<\/strong><\/p>\n<p>Ish-kryetari i Od\u00ebs Ekonomike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe njoh\u00ebs i ekonomis\u00eb, Safet Gerxhaliu, ka folur mbi efektet q\u00eb ka pasur Rruga e Kombit p\u00ebr dy shtetet dhe bizneset. N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr \u201cMonitor\u201d, ai ka th\u00ebn\u00eb se investimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt ka qen\u00eb i domosdosh\u00ebm, dhe sipas tij t\u00eb gjitha kritikat q\u00eb jan\u00eb hedhur mbi k\u00ebt\u00eb projekt vite m\u00eb par\u00eb, kan\u00eb r\u00ebn\u00eb posht\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, Gerxhaliu thot\u00eb se barrierat mes dy shteteve jan\u00eb t\u00eb madha, dhe sipas tij, ato po e pengojn\u00eb bashk\u00ebpunimin mes bizneseve.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ka pasur kritika t\u00eb shumta p\u00ebr investimet n\u00eb infrastruktur\u00eb, por kur kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me Rrug\u00ebn e Kombit, ajo q\u00eb lidh Kosov\u00ebn me Shqip\u00ebrin\u00eb duhet t\u00eb analizohet n\u00eb disa dimensione; \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb pakontestuar komb\u00ebtare, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb pakontestuar n\u00eb aspektin strategjik, por mbi t\u00eb gjitha, ka edhe efektin e vet psikologjik sepse m\u00eb n\u00eb fund po funksionon nj\u00eb arterie q\u00eb e bashkon Kosov\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Pritshm\u00ebrit\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, se do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb efekte n\u00eb ekonomi, mir\u00ebpo edhe k\u00ebto efekte duhet t\u00eb ndahen n\u00eb tri dimensione kohore: n\u00eb aspektin afatshkurt\u00ebr, afatmes\u00ebm, dhe afatgjat\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ish-shefi i Od\u00ebs Ekonomike shprehet se Rruga e Kombit ka rritur edhe numrin e turist\u00ebve p\u00ebr t\u00eb dy shtetet.<\/p>\n<p>\u201cBesoj se n\u00eb aspektin afatshkurt\u00ebr, kontributi m\u00eb i madh i k\u00ebsaj rruge \u00ebsht\u00eb se kemi fluks m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb vizitor\u00ebve qoft\u00eb nga Shqip\u00ebria n\u00eb Kosov\u00eb apo anasjelltas, edhe pse n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs jan\u00eb duke avancuar, sepse vizitat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb investim q\u00eb me kalimin e koh\u00ebs do t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb se ka qen\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i q\u00eblluar, dhe besoj se \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb kuptohet se projektet e tilla t\u00eb mos analizohen dhe t\u00eb mos marrin afekte politike, por m\u00eb shum\u00eb t\u00eb shihen nga ndikimi dhe efekti ekonomik dhe ai komb\u00ebtar\u201d.<\/p>\n<p><strong>Gerxhaliu: Shqip\u00ebria ka p\u00ebrfituar m\u00eb shum\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Por, po t\u00eb vihet n\u00eb peshore dhe t\u00eb matet, se cili shtet ka p\u00ebrfituar nga kjo rrug\u00eb, Safet Gerxhaliu ka nj\u00eb p\u00ebrshtypje se Shqip\u00ebria del fituese.<\/p>\n<p>\u201cBesoj q\u00eb p\u00ebrfitime shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha ka pasur Shqip\u00ebria, jo vet\u00ebm q\u00eb kan\u00eb rritur numrin e turist\u00ebve nga Kosova, por e ka rritur edhe atraktivitetin q\u00eb t\u00eb jet\u00eb e vizituar edhe nga Serbia dhe shtete t\u00eb tjera t\u00eb Europ\u00ebs Qendrore. Mir\u00ebpo, vet\u00eb fakti se jemi dy shtete dhe nj\u00eb popull i ndar\u00eb, besoj q\u00eb nj\u00eb arterie e till\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e nevojshme. Me kalimin e koh\u00ebs do t\u00eb kuptohet se ekonomia e Kosov\u00ebs dhe e Shqip\u00ebris\u00eb nuk jan\u00eb ekonomi konkurruese, jan\u00eb ekonomi komplementare, por k\u00ebt\u00eb duhet ta kuptojn\u00eb n\u00eb rend t\u00eb par\u00eb politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit e t\u00eb dyja shteteve, dhe sigurisht q\u00eb nj\u00eb ujdi e tyre do t\u00eb jet\u00eb hapja e nj\u00eb perspektive t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar dhe p\u00ebr t\u00eb avancuar bashk\u00ebpunimin ekonomik.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb kuptohet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, sektori privat apo komuniteti i biznesit nga Kosova ka b\u00ebr\u00eb hapa shum\u00eb m\u00eb pozitiv\u00eb, mir\u00ebpo q\u00eb t\u00eb jemi atraktiv\u00eb dhe bashk\u00ebpunues duhet t\u00eb largohen barrierat. Deri m\u00eb tani, edhe pse jan\u00eb b\u00ebr\u00eb investime me miliarda euro n\u00eb infrastruktur\u00eb, ekzistojn\u00eb barrierat q\u00eb e pengojn\u00eb zhvillimin dhe bashk\u00ebpunimin ekonomik mes dy shteteve.<\/p>\n<p>Safet Gerxhaliu, njoh\u00ebs i ekonomis\u00eb, ka treguar se cilat, sipas tij, jan\u00eb barrierat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha mes dy shteteve.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb tri probleme q\u00eb i kemi adresuar si pengesa lidhur me bashk\u00ebpunimin ekonomik mes Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb. E para \u00ebsht\u00eb barriera q\u00eb paraqitet n\u00eb kufi, n\u00ebse sot kalojm\u00eb andej do t\u00eb habitemi me numrin e inspektor\u00ebve dhe kontrolleve q\u00eb na presin. E dyta \u00ebsht\u00eb ajo rampa e turpit, q\u00eb vet\u00ebm qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb paguajn\u00eb nga 5 euro p\u00ebr vetura dhe m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr maune. E treta \u00ebsht\u00eb, n\u00ebse mendohet t\u00eb shfryt\u00ebzohet Porti i Durr\u00ebsit, dhe vet\u00eb fakti q\u00eb e paguan nj\u00eb skaner pa shfryt\u00ebzuar, \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet di\u00e7ka e papranueshme.<\/p>\n<p>Prandaj n\u00ebse nuk avancohet dialogu mes dy shteteve dhe mbledhjet e qeverive t\u00eb ken\u00eb pragmatiz\u00ebm dhe jo vet\u00ebm marketing dhe fotografi nuk do t\u00eb eliminohen barrierat p\u00ebr ta shfryt\u00ebzuar Portin e Durr\u00ebsit, at\u00ebher\u00eb ne vet\u00ebm po flasim p\u00ebr bashk\u00ebpunim, por bashk\u00ebpunimi do t\u00eb jet\u00eb d\u00ebshir\u00eb e parealizuar. Kur dy veta luftojn\u00eb, i treti fiton dhe kam frik\u00eb se k\u00ebt\u00eb gaf\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunimit \u00ebsht\u00eb duke e shfryt\u00ebzuar Serbia dhe disa vende t\u00eb tjera me agresivitet t\u00eb papar\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Shahini: Shk\u00ebmbimi tregtar, m\u00eb i larti n\u00eb histori<\/strong><\/p>\n<p>Kryetari i Aleanc\u00ebs Kosovare t\u00eb Biznesit, Agim Shahini, ka treguar n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb p\u00ebr \u201cMonitor\u201d r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit dhe barrierat q\u00eb po i pengojn\u00eb bizneset t\u00eb jen\u00eb m\u00eb bashk\u00ebpunues.<\/p>\n<p>Ai ka th\u00ebn\u00eb se Kosova e Shqip\u00ebria, fal\u00eb autostrad\u00ebs kan\u00eb shk\u00ebmbimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb tregtar n\u00eb histori.<\/p>\n<p>\u201cAleanca Kosovare e Biznesit e vler\u00ebson se efekti i Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit, \u00ebsht\u00eb efekt shum\u00eb m\u00eb i madh se sa ai q\u00eb ishte pritur, dhe fal\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebsaj autostrade, sot Kosova dhe Shqip\u00ebria kan\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shk\u00ebmbit tregtar n\u00eb histori, q\u00eb nga themelimi i k\u00ebtyre dy shteteve. Kjo na b\u00ebn ne krenar\u00eb, pasi Shqip\u00ebria p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e ka l\u00ebn\u00eb prapa Serbin\u00eb me eksportet n\u00eb Kosov\u00eb. Por, jo vet\u00ebm kjo, pasi Rruga e Kombit ka rritur edhe konsumin e produkteve nga t\u00eb dy shtetet dhe qytetar\u00ebt e dy vendeve\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr kryetarin e Aleanc\u00ebs Kosovare t\u00eb Biznesit, p\u00ebrfituesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj nga autostrada q\u00eb lidh Kosov\u00ebn dhe Shqip\u00ebrin\u00eb jan\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse b\u00ebhet nj\u00eb bilanc se cil\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrfituesit e Rrug\u00ebs s\u00eb Kombit, ne vler\u00ebsojm\u00eb se jan\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt, dhe kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb ka ndodhur pas luft\u00ebs dhe k\u00ebndej. Po, ashtu n\u00ebse v\u00ebrejm\u00eb se \u00e7far\u00eb efekti ka pasur kjo rrug\u00eb pos ekonomis\u00eb, ka pasur ndikim t\u00eb madh n\u00eb shthurjen e shum\u00eb projekteve rajonale p\u00ebr t\u00eb fuqizuar shtetet e tjera n\u00eb ekonomi. Prandaj orientimi i t\u00ebr\u00eb Ballkanit p\u00ebr t\u00eb qarkulluar nga Rruga e Kombit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfitimi m\u00eb i madh q\u00eb ka ndodhur n\u00eb k\u00ebto dekadat e fundit\u201d.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb barrierat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ekzistojn\u00eb mes dy shteteve n\u00eb autostrad\u00ebn Prishtin\u00eb-Durr\u00ebs sipas Agim Shaninit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb aspektin popullor dhe n\u00eb aspektin komb\u00ebtar, rampa dhe pagesa q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhet \u00ebsht\u00eb e d\u00ebmshme dhe konsiderohet barrier\u00eb. Por, n\u00eb aspektin komercial, ajo duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mir\u00ebmbajt\u00ebs s\u00eb rrug\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb detyrimisht rrug\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb mir\u00ebmbahet. Mir\u00ebpo, ne besojm\u00eb q\u00eb tarifa \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, dy shtetet duhet t\u00eb gjejn\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb kjo tarif\u00eb t\u00eb ulet dhe rruga t\u00eb mir\u00ebmbahet edhe nga financat e shtetit\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Shahini ka pohuar se kjo rrug\u00eb i ka hapur mund\u00ebsit\u00eb e bashk\u00ebpunimit mes dy shteteve dhe bizneseve, por sipas tij nuk lidhet gjith\u00e7ka me k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb. Ai thot\u00eb se drejtuesit e dy shteteve duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00eb m\u00eb konkrete p\u00ebr largimin e barrierave dhe t\u00eb punohet n\u00eb forcimin e shk\u00ebmbimeve tregtare dhe zhvillimit ekonomik.<\/p>\n<p>Autostrada, q\u00eb mban emrin e presidentit t\u00eb ndjer\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ibrahim Rugova, filloi t\u00eb nd\u00ebrtohet m\u00eb 12 prill t\u00eb vitit 2010. N\u00eb n\u00ebntorin e vitit 2011, u pat\u00ebn hapur p\u00ebr qarkullim fillimisht 38 kilometrat e para, deri n\u00eb fshatin Sllapuzhan t\u00eb Therand\u00ebs, nd\u00ebrsa m\u00eb n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2012, edhe 4 kilometra t\u00eb tjera nga Sllapuzhani n\u00eb Duh\u00ebl.<\/p>\n<p>Segmenti i pest\u00eb, nga Duhla n\u00eb rrug\u00ebn nacionale Prishtin\u00eb- Pej\u00eb u hap p\u00ebr qarkullim m\u00eb 27 n\u00ebntor 2012, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb festimeve p\u00ebr 100-Vjetorin e Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Autostrada q\u00eb lidh Kosov\u00ebn me Shqip\u00ebrin\u00eb, e quajtur \u201cIbrahim Rugova\u201d, ka kushtuar mbi 700 milion\u00eb euro. Q\u00eb nga paslufta e deri n\u00eb vitin 2020, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb investime kapitale n\u00eb nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb vend jan\u00eb 137 kilometra autostrad\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rruga e Kombit, e cila lidh Kosov\u00ebn me Shqip\u00ebrin\u00eb, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion af\u00ebrsisht nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb par\u00eb. Projekti infrastrukturor q\u00eb vler\u00ebsohet m\u00eb i madhi n\u00eb historin\u00eb e dy shteteve, por edhe m\u00eb i kontestuari politikisht po konsiderohet edhe tani si i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Cili ishte ndikimi i k\u00ebsaj rruge n\u00eb bizneset dhe qytetar\u00ebt, ish-kryetari i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":560618,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-560617","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/560617","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=560617"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/560617\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/560618"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=560617"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=560617"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=560617"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}