{"id":562205,"date":"2021-12-21T11:56:16","date_gmt":"2021-12-21T10:56:16","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=562205"},"modified":"2021-12-21T11:56:16","modified_gmt":"2021-12-21T10:56:16","slug":"pse-lira-turke-po-bie-dhe-cfare-ndikimi-ka-kriza-valutore-ne-turqi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/pse-lira-turke-po-bie-dhe-cfare-ndikimi-ka-kriza-valutore-ne-turqi\/","title":{"rendered":"Pse lira turke po bie dhe \u00e7far\u00eb ndikimi ka kriza valutore n\u00eb Turqi?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Edhe nj\u00eb her\u00eb, Turqia \u00ebsht\u00eb n\u00eb grahmat e nj\u00eb krize valutore. Lira ka humbur m\u00eb shum\u00eb se 40 p\u00ebr qind t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb saj kundrejt dollarit amerikan k\u00ebt\u00eb vit, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb me performanc\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe nga t\u00eb gjitha monedhat e tregjeve n\u00eb zhvillim.<\/strong><\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb muajin n\u00ebntor, lira humbi gati 30 p\u00ebr qind t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb saj kundrejt dollarit \u2013 duke e ulur at\u00eb n\u00eb territorin e r\u00ebnies s\u00eb monedh\u00ebs, raporton Euronews.<\/p>\n<p>N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb Presidenti i Turqis\u00eb, Rexhep Tajip Erdogan vazhdon tutje me nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb kritikuar gjer\u00ebsisht p\u00ebr t\u2019i ulur normat e interesit pavar\u00ebsisht rritjes s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb konsumit.<\/p>\n<p>Kjo r\u00ebnie e shpejt\u00eb ka sjell\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb rrall\u00eb t\u00eb bank\u00ebs qendrore t\u00eb Turqis\u00eb, nj\u00eb val\u00eb grumbullimi t\u00eb dollar\u00ebve dhe madje d\u00ebshmoi pamjen e pazakont\u00eb t\u00eb njer\u00ebzve q\u00eb dilnin n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb protestuar kund\u00ebr trajtimit t\u00eb ekonomis\u00eb nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan.<\/p>\n<p>Nga ana e tij, p\u00ebr problemin me lir\u00ebn turke, Erdogan i ka faj\u00ebsuar t\u00eb huajt dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tyre n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p>Pra, pse po bie lira turke? A \u00ebsht\u00eb kjo p\u00ebr shkak t\u00eb politikave t\u00eb Erdoganit? Ndonj\u00eb komplot i huaj? Dhe, m\u00eb e keqja a ka ardhur apo jo?<\/p>\n<p>Si m\u00eb posht\u00eb, Euronews\u00a0ofron nj\u00eb v\u00ebshtrim m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb monedh\u00ebs turke dhe ndikimit t\u00eb saj n\u00eb nj\u00eb vend me inflacion mahnit\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb po ndodh me lir\u00ebn turke?<\/strong><\/p>\n<p>Banka Qendrore e Turqis\u00eb i ka ulur kostot e huamarrjes me kat\u00ebr pik\u00eb p\u00ebrqindje q\u00eb nga shtatori, n\u00eb p\u00ebrputhje me d\u00ebshirat e Erdoganit, edhe pse inflacioni u p\u00ebrshpejtua n\u00eb rreth 20 p\u00ebr qind. Kur nj\u00eb bank\u00eb qendrore ul normat e interesit, parat\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi b\u00ebhen m\u00eb pak t\u00eb shtrenjta p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb hua dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye m\u00eb pak e vlefshme n\u00eb krahasim me monedhat e tjera.<\/p>\n<p>Erdogan, i cili ka qen\u00eb n\u00eb pushtet p\u00ebr rreth 19 vjet dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb autoritar, ka argumentuar prej koh\u00ebsh se normat e larta t\u00eb interesit shkaktojn\u00eb inflacion, n\u00eb kund\u00ebrshtim me at\u00eb q\u00eb thon\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht ekonomist\u00ebt: se rritja e normave do t\u00eb ul\u00eb \u00e7mimet.<\/p>\n<p>Uljet e normave kan\u00eb ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e bank\u00ebs, nd\u00ebrsa politika monetare jokonvencionale e vendit ka trembur investitor\u00ebt e huaj, t\u00eb cil\u00ebt po i hedhin posht\u00eb asetet turke. Dhe qytetar\u00ebt turq po nxitojn\u00eb t\u2019i konvertojn\u00eb kursimet e tyre n\u00eb monedha t\u00eb huaja dhe n\u00eb ar p\u00ebr t\u2019i mbrojtur ato nga rritja e inflacionit.<\/p>\n<p>\u201cNjer\u00ebzit i sjellin kursimet e tyre dhe gjithmon\u00eb duan t\u00eb blejn\u00eb dollar\u00eb. Kur do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb, ku do t\u00eb shkoj\u00eb kjo? Ata jan\u00eb n\u00eb panik,\u201d tha Hulya Orak, nj\u00eb punonj\u00ebse e zyr\u00ebs s\u00eb k\u00ebmbimit valutor.<\/p>\n<p>\u201cNjer\u00ebzit jan\u00eb vazhdimisht n\u00eb gjendje paniku dhe po i p\u00ebrdorin parat\u00eb q\u00eb i kan\u00eb t\u00eb ruajtura n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpit\u00eb e tyre\u201d.<\/p>\n<p>Si rezultat, lira turke, e cila mezi ishte rikuperuar nga nj\u00eb kriz\u00eb valutore n\u00eb vitin 2018, \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar n\u00eb nivele rekord ndaj dollarit dhe euros.<\/p>\n<p>Lira pati nj\u00eb r\u00ebnie n\u00eb nj\u00eb nivel rekord prej 13.44 kundrejt monedh\u00ebs amerikane m\u00eb 23 n\u00ebntor pasi Erdogan k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk do t\u00eb kishte kthim prapa nga politikat e tij jokonvencionale. Jav\u00eb m\u00eb par\u00eb, lira ra p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt historik prej 14 kundrejt dollarit, pasi Erdogan p\u00ebrs\u00ebriti se shkurtimet do t\u00eb vazhdonin dhe mes shenjave q\u00eb Rezerva Federale e SHBA do t\u00eb shtr\u00ebngonte kredin\u00eb p\u00ebr konsumator\u00ebt dhe bizneset nd\u00ebrsa inflacioni rritet.<\/p>\n<p>Lira u rikuperua pak t\u00eb ca dit\u00eb m\u00eb pas pasi Banka Qendrore e Turqis\u00eb njoftoi se po nd\u00ebrhynte n\u00eb tregun valutor p\u00ebr ta frenuar paq\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb \u00e7\u2019m\u00ebnyr\u00eb jan\u00eb prekur njer\u00ebzit?<\/strong><\/p>\n<p>Me inflacionin q\u00eb shkon n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 21 p\u00ebr qind, sipas shifrave t\u00eb qeveris\u00eb, \u00e7mimet e mallrave baz\u00eb jan\u00eb rritur dhe shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. M\u00eb shum\u00eb se 83 milion\u00eb banor\u00eb po luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar jetes\u00ebn. Grupi i pavarur i \u2018K\u00ebrkimit t\u00eb Inflacionit\u2019, i p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga akademik\u00eb dhe ish-zyrtar\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb, e vendos norm\u00ebn e inflacionit n\u00eb nj\u00eb nivel mahnit\u00ebs prej 50 p\u00ebr qind.<\/p>\n<p>Lira e zhvler\u00ebsuar po rrit \u00e7mimet, duke i b\u00ebr\u00eb importet, karburantet dhe mallrat e p\u00ebrditshme m\u00eb t\u00eb shtrenjta n\u00eb Turqi, e cila mb\u00ebshtetet n\u00eb l\u00ebnd\u00ebt e para t\u00eb importuara. Nd\u00ebrkoh\u00eb, qirat\u00eb jan\u00eb rritur dhe \u00e7mimet p\u00ebr shitjet e sht\u00ebpive t\u00eb lidhura kryesisht me dollarin, po rriten po ashtu.<\/p>\n<p><strong>Cila \u00ebsht\u00eb politika ekonomike e Erdoganit?<\/strong><\/p>\n<p>Presidenti turk ka k\u00ebrkuar kosto t\u00eb ul\u00ebta huamarrjeje p\u00ebr t\u00eb stimuluar ekonomin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb nxitur rritjen dhe eksportet dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar vende pune. Ai \u00ebsht\u00eb zotuar t\u00eb thyej\u00eb ciklin e nj\u00eb ekonomie t\u00eb varur nga \u201cparat\u00eb e nxehta\u201d afatshkurtra t\u00eb joshur nga normat e interesit t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n<p>Ekonomist\u00ebt thon\u00eb se rritja e kostove t\u00eb huamarrjes leht\u00ebson inflacionin, i cili \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn nd\u00ebrsa ekonomia rim\u00ebk\u00ebmbet nga pandemia e koronavirusit, por \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht e theksuar n\u00eb Turqi p\u00ebr shkak t\u00eb politikave t\u00eb pazakonshme t\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb mysliman i devotsh\u00ebm, feja e t\u00eb cilit e konsideron fajd\u00ebn si m\u00ebkat, Erdogan i ka p\u00ebrshkruar normat e interesit si \u201cn\u00ebna dhe babai i \u00e7do t\u00eb keqeje\u201d. Ai i ka shkarkuar tre guvernator\u00ebt e bank\u00ebs qendrore, t\u00eb cil\u00ebt i rezistuan uljes s\u00eb normave. N\u00eb nj\u00eb tronditje t\u00eb m\u00ebtejshme, Erdogan ka em\u00ebruar nj\u00eb minist\u00ebr t\u00eb ri t\u00eb financave q\u00eb konsiderohet t\u00eb jet\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs i shtytjes p\u00ebr norma t\u00eb ul\u00ebta huamarrjeje, duke \u00e7uar n\u00eb nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb leht\u00eb t\u00eb lir\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMe modelin e ri ekonomik, ne po e shtyjm\u00eb politik\u00ebn e t\u00ebrheqjes s\u00eb parave me norma t\u00eb larta interesi. Ne po mb\u00ebshtesim prodhimin dhe eksportet me interesa t\u00eb ul\u00ebta,\u201d Erdogan ka deklaruar jav\u00ebn e kaluar.<\/p>\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsi turk ka faj\u00ebsuar p\u00ebr zhvler\u00ebsimin e monedh\u00ebs forcat e huaja t\u00eb prirura p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar ekonomin\u00eb e Turqis\u00eb dhe thot\u00eb se qeveria e tij po b\u00ebn \u201cnj\u00eb luft\u00eb ekonomike p\u00ebr pavar\u00ebsi\u201d.<\/p>\n<p>Selva Demiralp, profesoresh\u00eb e ekonomis\u00eb n\u00eb Universitetin Koc t\u00eb Stambollit, thot\u00eb se qeveria po b\u00ebn t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e asaj q\u00eb zakonisht b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb ulur \u00e7mimet.<\/p>\n<p>\u201cBanka qendrore pretendon se duke ulur normat e interesit, ato do t\u00eb p\u00ebrmbajn\u00eb presione inflacioniste. Tregjet nuk po mashtrohen me k\u00ebt\u00eb storie,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>\u201cTurqia \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrqendruar n\u00eb rritjen e ekonomis\u00eb n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb kontrolloj\u00eb inflacionin, tha Demiralp, \u201cpor un\u00eb mendoj se edhe rritja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e diskutueshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, sepse do t\u00eb shihni m\u00eb shum\u00eb tkurrje q\u00eb vijn\u00eb si rezultat i panikut dhe pasiguris\u00eb dhe kostove t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuara q\u00eb vijn\u00eb nga kjo. Kriz\u00eb.\u201d<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb ndikimi politik p\u00ebr Erdoganin?<\/strong><\/p>\n<p>Vitet e m\u00ebhershme t\u00eb Erdoganit n\u00eb pushtet u sh\u00ebnuan nga nj\u00eb ekonomi e fort\u00eb q\u00eb e ndihmoi at\u00eb t\u2019i fitonte disa pal\u00eb zgjedhje. Koh\u00ebt e fundit, rritja e \u00e7mimeve t\u00eb konsumit e ka d\u00ebmtuar popullaritetin e tij, me sondazhet q\u00eb tregojn\u00eb shqet\u00ebsim mbi politikat e tij ekonomike edhe mes mb\u00ebshtet\u00ebsve.<\/p>\n<p>Jav\u00ebn e kaluar pati demonstratat t\u00eb vogla n\u00eb Stamboll dhe disa qytete t\u00eb tjera turke nga grupe q\u00eb protestonin p\u00ebr koston e lart\u00eb t\u00eb jetes\u00ebs. Policia intervenoi dhe\u00a0dhjet\u00ebra persona u arrestuan.<\/p>\n<p>Nj\u00eb aleanc\u00eb e partive opozitare q\u00eb kan\u00eb formuar nj\u00eb bllok kund\u00ebr partis\u00eb n\u00eb pushtet t\u00eb Erdoganit dhe aleat\u00ebve t\u00eb saj ka qen\u00eb duke u ngjitur n\u00eb sondazhet e opinionit. An\u00ebtar\u00ebt e koalicionit opozitar po b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme dhe akuzojn\u00eb Erdoganin p\u00ebr \u201ctradhti\u201d p\u00ebr keqmenaxhim t\u00eb ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Erdogan ka refuzuar t\u00eb th\u00ebrras\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme, duke k\u00ebmb\u00ebngulur se zgjedhjet do t\u00eb zhvillohen ashtu si\u00e7 jan\u00eb planifikuar n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p>Ai ka deklaruar jav\u00ebn e kaluar se qeveria turke \u00ebsht\u00eb duke punuar n\u00eb programe q\u00eb do t\u00eb hapin 50 mij\u00eb vende t\u00eb reja pune dhe pritet t\u00eb rritet paga minimale.<\/p>\n<p>\u201cNe po p\u00ebrgatitemi q\u00eb, nj\u00eb nga nj\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrmarrim hapa p\u00ebr t\u2019i ngush\u00eblluar qytetar\u00ebt, fuqia bler\u00ebse e t\u00eb cil\u00ebve ka r\u00ebn\u00eb,\u201d tha Erdogan.<\/p>\n<p>Erdogan beson se normat m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta do ta luftojn\u00eb inflacionin, do ta nxisin rritjen ekonomike, eksportet e energjis\u00eb dhe do t\u00eb krijojn\u00eb vende pune.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ekonomia e Turqis\u00eb u rrit me 7.4 p\u00ebr qind n\u00eb tremujorin e tret\u00eb krahasuar me nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb. Eksportet ishin ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb forta.<\/p>\n<p>Pra, a do t\u00eb thot\u00eb kjo q\u00eb Erdogan ka t\u00eb drejt\u00eb? Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rritja e sh\u00ebndetshme ekonomike sugjeron se standardet e jetes\u00ebs duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen p\u00ebr turqit, p\u00ebr fat t\u00eb keq, kjo nuk po ndodh p\u00ebr shkak t\u00eb inflacionit n\u00eb rritje.<\/p>\n<p>Bizneset turke q\u00eb varen nga mallrat e importuara po p\u00ebrballen me kosto m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr shkak se lira po paketon fuqin\u00eb bler\u00ebse shum\u00eb m\u00eb pak. Dhe nd\u00ebrsa firmat i kalojn\u00eb ato kosto m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb inputeve tek konsumator\u00ebt, familjet turke, ve\u00e7an\u00ebrisht ato me t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, lihen t\u00eb p\u00ebrballen me \u00e7mime m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr mallrat \u2013 duke p\u00ebrfshir\u00eb gj\u00ebrat esenciale, t\u00eb tilla si ushqimi dhe energjia. Dhe sikur t\u00eb mos mjaftonte kjo v\u00ebshtir\u00ebsi, turqit po i shohin gjithashtu kursimet dhe t\u00eb ardhurat e tyre t\u00eb humbura nga r\u00ebnia e lir\u00eb e lir\u00ebs.<\/p>\n<blockquote class=\"wp-embedded-content\" data-secret=\"gQKtGaiiiK\"><p><a href=\"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/forcohet-lira-pasi-erdogani-publikon-masat-kunder-dollarit\/\">Forcohet s\u00ebrish lira pasi Erdogani publikon masat kund\u00ebr dollarit<\/a><\/p><\/blockquote>\n<p><iframe class=\"wp-embedded-content\" sandbox=\"allow-scripts\" security=\"restricted\" style=\"position: absolute; visibility: hidden;\" title=\"\u201cForcohet s\u00ebrish lira pasi Erdogani publikon masat kund\u00ebr dollarit\u201d \u2014 Gazeta Online Reporteri.net\" src=\"https:\/\/reporteri.net\/lajme\/bote\/forcohet-lira-pasi-erdogani-publikon-masat-kunder-dollarit\/embed\/#?secret=CicTBglio4#?secret=gQKtGaiiiK\" data-secret=\"gQKtGaiiiK\" width=\"500\" height=\"282\" frameborder=\"0\" marginwidth=\"0\" marginheight=\"0\" scrolling=\"no\"><\/iframe><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe nj\u00eb her\u00eb, Turqia \u00ebsht\u00eb n\u00eb grahmat e nj\u00eb krize valutore. Lira ka humbur m\u00eb shum\u00eb se 40 p\u00ebr qind t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb saj kundrejt dollarit amerikan k\u00ebt\u00eb vit, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb me performanc\u00ebn m\u00eb t\u00eb keqe nga t\u00eb gjitha monedhat e tregjeve n\u00eb zhvillim. Vet\u00ebm n\u00eb muajin n\u00ebntor, lira humbi gati 30 p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":562206,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[864,827,828],"class_list":["post-562205","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote","tag-erdoga","tag-lira","tag-turqi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/562205","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=562205"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/562205\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/562206"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=562205"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=562205"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=562205"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}