{"id":564325,"date":"2021-12-25T09:44:14","date_gmt":"2021-12-25T08:44:14","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=564325"},"modified":"2021-12-25T11:33:56","modified_gmt":"2021-12-25T10:33:56","slug":"vershojne-kerkesat-per-te-blere-agregate-disa-edhe-po-i-riparojne-te-vjetrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/ekonomi\/vershojne-kerkesat-per-te-blere-agregate-disa-edhe-po-i-riparojne-te-vjetrit\/","title":{"rendered":"&#8220;V\u00ebrshojn\u00eb&#8221; k\u00ebrkesat p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb agregat\u00eb, disa edhe po i riparojn\u00eb t\u00eb vjetrit"},"content":{"rendered":"<p><strong>Tash e sa dit\u00eb Kosova po p\u00ebrballet me reduktime t\u00eb energjis\u00eb elektrike, si pasoj\u00eb e kriz\u00ebs energjetike.<\/strong><\/p>\n<p>E me k\u00ebto reduktimeve po d\u00ebmtohet ekonomia n\u00eb vend, t\u00eb cilat thon\u00eb se d\u00ebmi i shkaktuar nga energjia \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh. D\u00ebmet po shkaktohen edhe n\u00eb gastronomi dhe n\u00eb ekonomit\u00eb familjare, teksa k\u00ebto t\u00eb fundit, detyrohen t\u00eb blejn\u00eb gjenerator, si pasoj\u00eb e nd\u00ebrprerjes s\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Pronari i kompanis\u00eb \u201cMeka\u201d, Burim Piraj, tha se mungesa e energjis\u00eb elektrike sjell probleme t\u00eb m\u00ebdha, duke th\u00ebn\u00eb se pajisjet moderne nuk mund t\u00eb punojn\u00eb me \u00e7far\u00ebdo energji elektrike, teksa shton se tensioni i ul\u00ebt i energjis\u00eb elektrike paraqet probleme t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>\u201cKemi shum\u00eb nd\u00ebrprerje dhe nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rregull q\u00eb institucionet tona neve si zona rurale t\u00eb na fusin me nd\u00ebrprerje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb gjata se sa ato urbane. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye edhe popullata po shp\u00ebrngulet. Paramendoni sikur ne, p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre presioneve q\u00eb i kemi drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga moskujdesi i institucioneve tona, sikur edhe ne t\u00eb shp\u00ebrngulemi n\u00eb zon\u00ebn urbane. Nuk mund t\u00eb ekzistohet me gjenerator, ka harxhime jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Ka rritje t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb l\u00ebnd\u00ebn e par\u00eb, ka rritje t\u00eb \u00e7mimeve n\u00eb transport\u201d, thot\u00eb Piraj.<\/p>\n<p>Ai tha se gjenerator\u00ebt harxhojn\u00eb diku afro 500 euro n\u00eb dit\u00eb e se kjo \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrballueshme. D\u00ebme i kan\u00eb shkaktuar edhe KEDS-i, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt thot\u00eb se procedurat e vonuara n\u00ebp\u00ebr Gjykata, e kan\u00eb detyruar t\u00eb heq dor\u00eb nga ndjekjet penale.<\/p>\n<p>\u201cParamendoni sikur \u201cMeka\u201d t\u00eb t\u00ebrhiqet prej qytetit t\u00eb Sharrit, t\u00eb Dragashit, \u00e7ka do t\u00eb ndodh n\u00eb at\u00eb vend?. Kemi pasur d\u00ebmtime prej mij\u00ebra e mij\u00ebra euro, p\u00ebr shkak t\u00eb procedurave t\u00eb tilla juridike t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb tejzgjatura n\u00eb Kosov\u00eb ne kemi hequr dor\u00eb nga ndjekja e detyrimeve t\u00eb KEDS, apo nga padia ndaj KEDS\u201d, u shpreh ai<\/p>\n<p>Pirraj tha se p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb zon\u00eb rurale edhe kur nuk ka probleme n\u00eb pjes\u00ebt tjera t\u00eb Kosov\u00ebs, ata p\u00ebrballen shpesh me reduktime t\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>\u201cKemi pas takime disa her\u00eb me KEDS-in, kemi pasur takime t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuara nga institucionet komunale nga deputet\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm. Duda Bajle ka qen\u00eb nj\u00eb prej atyre q\u00eb na kan\u00eb organizuar takime me zyrtar\u00ebt e KEDS dhe t\u00eb KESKO. Fatkeq\u00ebsisht e nj\u00ebjta \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur dhe po vazhdon t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet edhe po kemi probleme t\u00eb m\u00ebdha\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj krize, k\u00ebrkesat p\u00ebr gjenerator jan\u00eb rritur si p\u00ebr familje e p\u00ebr biznese. Por edhe servis\u00ebve t\u00eb gjenerator\u00ebve k\u00ebto dit\u00eb i\u2019u \u00ebsht\u00eb shtuar puna.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb p\u00ebr Ekonomia Online e ka konfirmuar Eron Hamza, i cili merret me servisimin e tyre, tha se tha se k\u00ebrkesat p\u00ebr rregullimin e gjenerator\u00ebve jan\u00eb rritur.<\/p>\n<p>\u201cRryma u ndal qe dy dit\u00eb. Qe nj\u00ebzet vite nuk i kan\u00eb p\u00ebrdor hi\u00e7, e i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb zor tash pasi u ndal rryma. Nuk i kan\u00eb p\u00ebrdor qe nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, secili ka nevoj\u00eb. Po duhet me ja b\u00eb nga nj\u00eb servis se nuk i kan\u00eb ndez moti, p\u00ebr gjysm\u00eb ore, nj\u00eb or\u00eb e rregulloj. Tash po i japin zor shum\u00eb, shpirtin n\u00eb fyt e kan\u00eb, i japin zor menj\u00ebher\u00eb. Mu prish kjo, mu prish furra\u201d, u shpreh ai p\u00ebr EO.<\/p>\n<p>D\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha po i shkakton edhe Tahir Berish\u00ebs, berber n\u00eb Prishtin\u00eb. Ai thot\u00eb se si pasoj\u00eb reduktimeve t\u00eb energjis\u00eb elektrike kan\u00eb pasur v\u00ebshtir\u00ebsi shum\u00eb dhe jan\u00eb detyruar t\u00eb blejn\u00eb edhe gjenerator.<\/p>\n<p>\u201cPun\u00eb nuk ka, duh\u00ebt me ndez gjeneratorin myshteriu nuk mundet me ardh me u qeth se nuk ka rrym\u00eb. Shum\u00eb problem, edhe e paguajm\u00eb edhe nuk ka kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb keq. Puna ka ra shum\u00eb ka ra se po nvaremi prej rrym\u00ebs, ski rrym\u00eb nuk ka pun\u00eb.U dasht\u00eb me ble gjeneratorin, deri tash nuk kemi pas nevoj\u00eb, tash u dasht\u00eb me ble. Pa gjenerator nuk mundemi me punu, nxemja nuk punon. Pajisjet nuk i b\u00ebn, klim\u00ebn nuk e b\u00ebn, p\u00ebr nxehje e kemi ftoht\u00eb. Disa drita, ndonj\u00eb maqin\u00eb po, fenin, bojlerin jo\u201d.<\/p>\n<p>Egzon Krasniqi tha se nd\u00ebrprerja e energjis\u00eb elektrike p\u00ebr gastronomi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb problem.<\/p>\n<p>\u201cNa thon\u00eb 2 or\u00eb, pastaj po vazhdon 3-4 or\u00eb edhe ma shum\u00eb. Agregati \u00ebsht\u00eb shum\u00eb moti, nuk e kemi p\u00ebrdor deri m\u00eb tani, tani po duhet me p\u00ebrdor pak ma shpesh. Na kan\u00eb lajm\u00ebruar q\u00eb ndalet rryma. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb problem, ne e kemi edhe aparatin, ai ftohet pastaj duhet me fillu s\u00ebrish\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>\u201cGjeneratori \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb i madh, harxhimet jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Dometh\u00ebn\u00eb ne po paguajm\u00eb edhe rrym\u00eb edhe harxhime karburante q\u00eb duhet me i\u2019a vendos\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Tash e sa dit\u00eb Kosova po p\u00ebrballet me reduktime t\u00eb energjis\u00eb elektrike, si pasoj\u00eb e kriz\u00ebs energjetike. E me k\u00ebto reduktimeve po d\u00ebmtohet ekonomia n\u00eb vend, t\u00eb cilat thon\u00eb se d\u00ebmi i shkaktuar nga energjia \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i madh. D\u00ebmet po shkaktohen edhe n\u00eb gastronomi dhe n\u00eb ekonomit\u00eb familjare, teksa k\u00ebto t\u00eb fundit, detyrohen t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":564326,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[140],"tags":[],"class_list":["post-564325","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/564325","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=564325"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/564325\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/564326"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=564325"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=564325"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=564325"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}