{"id":565275,"date":"2021-12-27T10:11:09","date_gmt":"2021-12-27T09:11:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=565275"},"modified":"2021-12-27T10:11:09","modified_gmt":"2021-12-27T09:11:09","slug":"apeli-e-verteton-aktgjykimin-lirues-ndaj-zyrtares-ligjore-te-mmph-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/apeli-e-verteton-aktgjykimin-lirues-ndaj-zyrtares-ligjore-te-mmph-se\/","title":{"rendered":"Apeli e v\u00ebrteton aktgjykimin lirues ndaj zyrtares ligjore t\u00eb MMPH-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Gjykata e Apelit ka v\u00ebrtetuar aktgjykimin lirues t\u00eb Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prizren ndaj zyrtares ligjore t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor (MMPH), Hadije Kasumi, e akuzuar p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs apo autoritetit zyrtar.<\/strong><\/p>\n<p>Gjykata Themelore n\u00eb Prizren me aktgjykim t\u00eb dat\u00ebs 16 qershor 2021, e kishte liruar nga akuza p\u00ebr korrupsion t\u00eb akuzuar\u00ebn Hadije Kasumi.<\/p>\n<p>N\u00eb aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prizren \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se n\u00eb veprimet e t\u00eb akuzuar\u00ebs Hadije Kasumi nuk formohen elementet qen\u00ebsore t\u00eb vepr\u00ebs penale keqp\u00ebrdorimi i pozit\u00ebs apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 par.l. lidhur me par.2 n\u00ebnpar.2.2 t\u00eb KP, pasi q\u00eb kjo nuk ishte v\u00ebrtetuar me asnj\u00eb prov\u00eb relevante t\u00eb administruar gjat\u00eb shqyrtimit gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Po ashtu Gjykata kishte gjetur se n\u00eb veprimet e t\u00eb akuzuar\u00ebs Hadije ka munguar dashja direkte, d\u00ebmi-si element qen\u00ebsor, elemente k\u00ebto q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb veprim inkriminues, p\u00ebr \u00e7ka edhe ekziston p\u00ebrgjegj\u00ebsia penale.<\/p>\n<p>Andaj, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre elementeve esenciale q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin figur\u00ebn e vepr\u00ebs penale sipas aktakuz\u00ebs, gjykata gjeti se veprimet e t\u00eb akuzuar\u00ebs nuk paraqesin veprime inkriminuese, se n\u00eb veprimet e saja nuk formohen elementet qen\u00ebsore t\u00eb vepr\u00ebs penale, p\u00ebr \u00e7ka edhe e liroi nga akuza, raporton Betimi p\u00ebr Drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>Po ashtu Prokuroria me asnj\u00eb prov\u00eb nuk ka mundur t\u00eb d\u00ebshmoj se i \u00ebsht\u00eb shkaktuar d\u00ebm Komun\u00ebs s\u00eb Prizrenit.<\/p>\n<p>E pak\u00ebnaqur me vendimin Prokuroria Themelore n\u00eb Prizren kishte k\u00ebrkuar q\u00eb ky aktgjykim t\u00eb prishet dhe t\u00eb kthehet n\u00eb rigjykim p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljeve esenciale t\u00eb dispozitave procedurale, v\u00ebrtetimit t\u00eb gabuar dhe jo t\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjendjes faktike dhe shkeljes s\u00eb ligjit penal.<\/p>\n<p>Sipas Prokuroris\u00eb, Gjykata me rastin e aktgjykimit lirues ka b\u00ebr\u00eb shkelje t\u00eb dispozitave t\u00eb procedur\u00ebs penale, ngase nuk ka paraqitur qart\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb se n\u00eb cilat fakte dhe prova \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb lirimin e t\u00eb akuzuar\u00ebs si dhe nuk ka arsyetuar faktet dhe provat me rastin e v\u00ebrtetimit t\u00eb mos ekzistimit t\u00eb vepr\u00ebs penale dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb penale t\u00eb t\u00eb akuzuar\u00ebs.<\/p>\n<p>Po ashtu, Prokuroria ka konsideruar se gjykata n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb selektive i ka p\u00ebrshkruar provat si dhe pjes\u00ebrisht ka p\u00ebrshkruar deklarat\u00ebn e d\u00ebshmitarit Refik Muzbeg, e po ashtu nuk ka arsyetuar deklarat\u00ebn e inspektorit Bashkim Krasniqi.<\/p>\n<p>N\u00eb ankes\u00eb po ashtu theksohet se gjykata e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb me aktgjykim lirues ka d\u00ebmtuar buxhetin e Kosov\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn prej 75.000 euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa avokati mbrojt\u00ebs i t\u00eb akuzuar\u00ebs Kasumi, avokat Haz\u00ebr Susuri n\u00eb p\u00ebrgjigjen e tij ndaj ankes\u00ebs kishte propozuar q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetohet aktgjykimi i Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prizren dhe ankes\u00ebn e Prokuroris\u00eb ta refuzoj si t\u00eb pabazuar.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit pas mbajtjes s\u00eb seanc\u00eb s\u00eb kolegjit si dhe shqyrtimit t\u00eb ankes\u00ebs ka vler\u00ebsuar se ankesa e Prokuroris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e bazuar.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket pretendimeve se aktgjykimi i Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prizren ka shkelje esenciale t\u00eb dispozitave procedurale, Gjykata e Apelit ka gjetur se ky aktgjykim \u00ebsht\u00eb i kuptuesh\u00ebm, n\u00eb t\u00eb nuk ka kund\u00ebrth\u00ebnie me vetveten e as me arsyet e tij, \u00ebsht\u00eb i \u00e7art\u00eb dhe konkret dhe se p\u00ebrmban t\u00eb gjitha arsyet e duhura p\u00ebr faktet relevante t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Tutje n\u00eb k\u00ebt\u00eb aktgjykim t\u00eb Apelit v\u00ebrtetohet se Gjykata Themelore n\u00eb Prizren me t\u00eb drejt\u00eb ka v\u00ebrtetuar se Prokuroria Themelore n\u00eb Prizren nuk ka p\u00ebrcaktuar e as d\u00ebshmuar se si dhe n\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e akuzuara me veprimet e veta i ka tejkaluar detyrat e saja zyrtare, duke i shkaktuar d\u00ebm Komun\u00ebs s\u00eb Prizrenit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket pretendimeve se aktgjykimi i Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prizren ka v\u00ebrtetuar gabimisht apo jo plot\u00ebsisht gjendjen faktike, Gjykata e Apelit konstatoi se kjo nuk q\u00ebndron pasi q\u00eb Gjykata Themelore n\u00eb Prizren ka v\u00ebrtetuar drejt\u00eb dhe sakt\u00eb gjendjen faktike e kjo n\u00eb baz\u00eb t\u00eb deklaratave t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve Bashkim Krasniqi Liman Morina Muhamet Kurtaj, Sabrije Rama dhe Refki Muzbeg si dhe vet deklarat\u00ebs s\u00eb t\u00eb akuzuar\u00ebs Hadije Kasumi e po ashtu provave materiale t\u00eb l\u00ebnd\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga t\u00eb gjitha k\u00ebto, n\u00eb veprimet e t\u00eb akuzuar\u00ebs Hadije Kasumi nuk mund t\u00eb karakterizohen si veprime inkriminuese t\u00eb cilat p\u00ebr pasoj\u00eb do t\u00eb bartnin p\u00ebrgjegj\u00ebsi penale dhe se nuk \u00ebsht\u00eb provuar se veprimet e t\u00eb akuzuar\u00ebs ishin t\u00eb kund\u00ebrligjshme dhe se ishin n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesat dhe detyrat e sh\u00ebrbimit dhe se t\u00eb nj\u00ebjtat nuk i ka z\u00ebvend\u00ebsuar me interesat e veta apo q\u00eb dikujt t\u2019i sjell\u00eb dobi ekonomike.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket pretendimeve se aktgjykimi i Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prizren ka shkelje t\u00eb ligjit penal, Gjykata e Apelit konstatoi se veprimet e t\u00eb akuzuar\u00ebs nuk kan\u00eb lidhje kauzale me rr\u00ebnimin e objektit pasi q\u00eb objekti \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnuar, m\u00eb dat\u00eb 29.03.2018, e akuzuara ka marr vendimin n\u00eb MMPH andaj edhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj gjykata drejt\u00eb ka aplikuar edhe ligjin penal kur t\u00eb akuzuar\u00ebn e ka liruar nga akuza pasi q\u00eb qartazi nga provat e administruara nuk \u00ebsht\u00eb rezultuar si e provuar tiparet e vepr\u00ebs penale t\u00eb keqp\u00ebrdorimit t\u00eb pozit\u00ebs zyrtar nga neni 422 pasi q\u00eb qartazi nga provat e administruara nuk kan\u00eb rezultuar si t\u00eb provuara tiparet e vepr\u00ebs penale t\u00eb keqp\u00ebrdorimit t\u00eb pozit\u00ebs zyrtare e as kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruara veprimet inkriminuese n\u00eb dispozitiv t\u00eb aktakuz\u00ebs q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin figur\u00ebn e vepr\u00ebs penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb akuzuar, andaj edhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb Gjykata nuk ka mundur t\u00eb ket\u00eb alternativ\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb aplikimit t\u00eb ligjit penal.<\/p>\n<p>N\u00eb fund Gjykata e Apelit arriti n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb arsyesh\u00ebm se nga provat e zbatuara nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se e akuzuara ka kaluar kompetencat e saj apo nuk i ka p\u00ebrmbushur detyrat e saj zyrtare andaj edhe me t\u00eb drejt\u00eb e akuzuara \u00ebsht\u00eb liruar nga akuza p\u00ebr vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb e akuzuar.<\/p>\n<p>Ndryshe, sipas aktakuz\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb Themelore Prizren, t\u00eb ngritur m\u00eb 4 dhjetor 2019, Hadije Kasumi akuzohej se gjat\u00eb vitit 2018, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e personit zyrtar, si zyrtare ligjore n\u00eb Ministrin\u00eb e Mjedisit dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor (MMPH), n\u00eb Prishtin\u00eb, duke shfryt\u00ebzuar detyr\u00ebn zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i p\u00ebrmbush detyrat zyrtare t\u00eb saj me q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb dobis\u00eb p\u00ebr tjetrin.<\/p>\n<p>N\u00eb aktakuz\u00eb thuhet se e akuzuara, m\u00eb 21 mars 2018, merr vendim me t\u00eb cilin shfuqizon aktvendimin e dat\u00ebs 21 mars 2018, t\u00eb Drejtoris\u00eb p\u00ebr Inspeksion t\u00eb Nd\u00ebrtimtaris\u00eb n\u00eb Komun\u00ebn e Prizrenit, me \u00e7\u2019rast gjat\u00eb vendosjes n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, me ankes\u00eb t\u00eb pal\u00ebs nga Drejtoria e Inspeksionit dhe Urbanizmit t\u00eb Komun\u00ebs s\u00eb Prizrenit, nuk k\u00ebrkon shkresat dhe dokumentacionin e vendosjes n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb lidhur me mosdh\u00ebnie t\u00eb lejes p\u00ebr nd\u00ebrtim qytetarit Driton Morina, me \u00e7\u2019rast kishte p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb p\u00ebrfundim se n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen konkrete nuk ka pasur heshtje administrative rreth k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr leje-nd\u00ebrtim si\u00e7 pretendon Morina, n\u00eb padin\u00eb e kompensimit t\u00eb d\u00ebmit lidhur me rr\u00ebnimin e objektit.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, pasi Komuna e Prizrenit-Drejtoria p\u00ebr Urbaniz\u00ebm dhe Planifikim Hap\u00ebsinor, m\u00eb 30 gusht 2017, ka hudhur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr leje nd\u00ebrtimore, e pandehura me marrjen e nj\u00eb vendimi n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb dyt\u00eb e aprovon ankes\u00ebn e Luan Morin\u00ebs dhe e kthen \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb rishqyrtim, duke u bazuar vet\u00ebm n\u00eb shkresat e pal\u00ebs, e cila ka parashtruar ankes\u00eb, dhe k\u00ebshtu i mund\u00ebson Morin\u00ebs n\u00eb kontestin civil t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb kompensimin e d\u00ebmit n\u00eb shum\u00eb prej 70,000 euro p\u00ebr rr\u00ebnim t\u00eb objektit, duke d\u00ebmtuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shum\u00eb Komun\u00ebn e Prizrenit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjykata e Apelit ka v\u00ebrtetuar aktgjykimin lirues t\u00eb Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prizren ndaj zyrtares ligjore t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit dhe Planifikimit Hap\u00ebsinor (MMPH), Hadije Kasumi, e akuzuar p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb detyr\u00ebs apo autoritetit zyrtar. Gjykata Themelore n\u00eb Prizren me aktgjykim t\u00eb dat\u00ebs 16 qershor 2021, e kishte liruar nga akuza p\u00ebr korrupsion t\u00eb akuzuar\u00ebn Hadije [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":58315,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[943,944],"class_list":["post-565275","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-gjykata-e-apelit","tag-mmph"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/565275","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=565275"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/565275\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58315"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=565275"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=565275"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=565275"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}