{"id":567026,"date":"2021-12-30T16:00:00","date_gmt":"2021-12-30T15:00:00","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=567026"},"modified":"2021-12-30T16:38:49","modified_gmt":"2021-12-30T15:38:49","slug":"kamerat-kineze-nga-lista-e-zeze-amerikane-permes-serbise-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/kamerat-kineze-nga-lista-e-zeze-amerikane-permes-serbise-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Kamerat kineze nga lista e zez\u00eb amerikane, p\u00ebrmes Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Serbia, p\u00ebrmes institucioneve t\u00eb cilat i ka n\u00eb Kosov\u00eb, ka bler\u00eb sistemin e video-mbik\u00ebqyrjes s\u00eb kompanis\u00eb kineze q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sanksionet e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs (SHBA), t\u00eb dedikuar p\u00ebr shkollat n\u00eb 12 komuna t\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00ebson Radio Evropa e Lir\u00eb (REL).<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 shihet nga dokumentacioni, sistemet e video-mbik\u00ebqyrjes t\u00eb mark\u00ebs kineze Dahua, t\u00eb cilat Serbia i blen p\u00ebr shkollat n\u00eb Kosov\u00eb, kan\u00eb edhe opsionin e njohjes s\u00eb fytyrave.<\/p>\n<p>Sipas Departamentit t\u00eb Tregtis\u00eb s\u00eb SHBA-s\u00eb, Dahua Technology \u00ebsht\u00eb kompani kineze, e cila q\u00eb nga viti 2019, gjendet n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrlidhjes s\u00eb saj me shkeljet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe fushat\u00ebn kineze t\u00eb represionit kund\u00ebr ujgur\u00ebve n\u00eb provinc\u00ebn kineze t\u00eb Xinjiang.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 dhjetor, Organi i p\u00ebrkohsh\u00ebm i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit n\u00eb Kosov\u00eb, institucion ky i menaxhuar nga strukturat serbe dhe q\u00eb nga autoritetet e Kosov\u00ebs njihet si institucion paralel, ka lidhur kontrat\u00eb p\u00ebr prokurimin e k\u00ebtij sistemi p\u00ebr video-mbik\u00ebqyrje me Neva Company 2020 DOO, me seli n\u00eb Ranillug\u00eb, po ashtu komun\u00eb kjo e banuar me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas kontrat\u00ebs, kompania ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb, instaloj\u00eb dhe v\u00ebr\u00eb n\u00eb funksion pajisjet e mbik\u00ebqyrjes me video brenda 30 dit\u00ebve.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shihet nga dokumentacioni, mjetet jan\u00eb siguruar me vendim t\u00eb Zyr\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb. Vlera e kontrat\u00ebs s\u00eb n\u00ebnshkruar \u00ebsht\u00eb rreth 39 mij\u00eb euro (4.587.480 dinar\u00eb).<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb po prokurohet?<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 shihet nga dokumenti p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e specifikimeve t\u00eb prokurimit, i cili \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb pakete m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb publikuar n\u00eb portalin zyrtar t\u00eb prokurimit publik n\u00eb Serbi, Organi i p\u00ebrkohsh\u00ebm i Komun\u00ebs s\u00eb Gjilanit \u00ebsht\u00eb duke prokuruar 30 cop\u00eb regjistrues tet\u00ebkanal\u00ebsh Dahua DVR.<\/p>\n<p>N\u00eb karakteristikat e k\u00ebtij sistemi, nd\u00ebr t\u00eb tjera, theksohet \u201cnjohja e fytyr\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shpjegohet, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201cteknologji tipike\u201d, e cila p\u00ebrdoret n\u00eb aplikacione t\u00eb ndryshme dhe mund\u00ebson k\u00ebrkimin apo identifikimin e individ\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjithashtu, objekt i prokurimit publik jan\u00eb 196 cop\u00eb Dahua Bulet Camera, me rezolucion pes\u00eb megapiksel, 30 hard disqe dhe 9 mij\u00eb metra kabllo.<\/p>\n<p>Si\u00e7 shihet aty, po ashtu jan\u00eb duke u bler\u00eb pajisje p\u00ebr gjithsej 30 objekte, q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb institucionet parashkollore, shkollat fillore dhe ato t\u00eb mesme n\u00eb 12 komuna t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij teksti, Zyra p\u00ebr Kosov\u00ebn e Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb n\u00ebse i ka njoftuar autoritetet e Kosov\u00ebs p\u00ebr prokurimin, se ku sakt\u00ebsisht do t\u00eb vendosen pajisjet monitoruese dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb q\u00ebllimi do t\u00eb p\u00ebrdoren.<\/p>\n<p>Serbia vazhdon t\u00eb ndaj\u00eb dhjet\u00ebra milion\u00eb euro n\u00eb vit nga buxheti i saj p\u00ebr financimin e institucioneve paralele dhe p\u00ebr realizimin e aktiviteteve t\u00eb saj n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Kosova shpalli pavar\u00ebsin\u00eb e saj n\u00eb vitin 2008, por autoritetet n\u00eb Serbi refuzojn\u00eb ta pranojn\u00eb at\u00eb si shtet.<\/p>\n<p><strong>Pse \u00ebsht\u00eb i kontestuesh\u00ebm prokurimi?<\/strong><\/p>\n<p>Dahua Technology e Kin\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb mesin e kompanive q\u00eb jan\u00eb n\u00ebn sanksionet e SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 thuhet, autoritetet amerikane kan\u00eb deklaruar n\u00eb vitin 2019 se Dahua \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr kompanit\u00eb n\u00eb list\u00eb q\u00eb i ndalohet t\u00eb b\u00ebj\u00eb biznes me kompani amerikane.<\/p>\n<p>\u201cKonkretisht, k\u00ebto entitete jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb shkeljet dhe keqp\u00ebrdorimet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut n\u00eb fushat\u00ebn kineze t\u00eb represionit, ndalimit masiv arbitrar dhe mbik\u00ebqyrjes p\u00ebrmes teknologjis\u00eb s\u00eb lart\u00eb t\u00eb ujgur\u00ebve, kazak\u00ebve dhe pjes\u00ebtar\u00ebve tjer\u00eb t\u00eb grupeve t\u00eb pakic\u00ebs myslimane n\u00eb Xinjiang\u201d, tha Departamenti i Tregtis\u00eb i SHBA-s\u00eb, n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2019, ka transmetuar Bloomberg.<\/p>\n<p>Kosova mban marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb fuqishme diplomatike me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, t\u00eb cilat ishin nd\u00ebr t\u00eb parat q\u00eb njoh\u00ebn pavar\u00ebsin\u00eb e vendit.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb thon\u00eb autoritetet n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Institucionet e Kosov\u00ebs kryesisht heshtin ndaj pyetjeve t\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb p\u00ebr importin e video-mbik\u00ebqyr\u00ebsve t\u00eb mark\u00ebs Dahua, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb amerikane.<\/p>\n<p>Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e Kosov\u00ebs (MPB) \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur shkurt, duke th\u00ebn\u00eb se \u201cp\u00ebr momentin, nuk kemi asnj\u00eb informacion p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d.<\/p>\n<p>Nga Qeveria dhe nga Policia e Kosov\u00ebs nuk jan\u00eb kthyer p\u00ebrgjigje lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij teksti.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb i \u00ebsht\u00eb drejtuar edhe Dogan\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs me pyetjet se a jan\u00eb kamerat Dahua n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb, cila \u00ebsht\u00eb procedura p\u00ebr importimin e k\u00ebtij lloji t\u00eb video-mbik\u00ebqyr\u00ebsve dhe n\u00ebse Kosova e ndjek list\u00ebn e zez\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb sa i p\u00ebrket teknologjis\u00eb. Megjithat\u00eb, p\u00ebrgjigja nuk erdhi.<\/p>\n<p>Nga Ministria e Arsimit, Shkenc\u00ebs, Teknologjis\u00eb dhe Inovacionit e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs thon\u00eb se shumica e institucioneve arsimore n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb t\u00eb pajisura me video mbik\u00ebqyrjeje, por se nuk ka ligj t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb e rregullon k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p><strong>Kush guxon t\u00eb vendos\u00eb kamera n\u00eb institucione n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, nga Agjencia p\u00ebr Informim dhe Privat\u00ebsi (AIP) e Kosov\u00ebs theksojn\u00eb se video-mbik\u00ebqyrja, q\u00eb identifikon individ\u00ebt, nuk guxon t\u00eb vendoset n\u00eb asnj\u00eb institucion dhe se vet\u00ebm policia ka t\u00eb drejt\u00eb t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb ato \u201cn\u00eb raste t\u00eb ve\u00e7anta\u201d.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb agjenci e pavarur p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr monitorimin e zbatimit t\u00eb Ligjit p\u00ebr Mbrojtjen e t\u00eb Dh\u00ebnave Personale, me q\u00ebllim mbrojtjen e t\u00eb drejtave dhe lirive themelore t\u00eb personave fizik\u00eb.<\/p>\n<p>Nga kjo agjenci thon\u00eb se kan\u00eb l\u00ebshuar leje p\u00ebr instalimin e kamerave CCTV n\u00eb shkollat e Kosov\u00ebs, por theksojn\u00eb se kamerat e tilla jan\u00eb t\u00eb sigurta, sepse imazhi nuk mund t\u00eb transmetohet n\u00eb telefon apo ndonj\u00eb pajisje tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb instaluar vet\u00ebm p\u00ebr sigurin\u00eb dhe vet\u00ebm n\u00eb korridore (t\u00eb shkollave) dhe para tyre\u201d, thon\u00eb nga AIP-i.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, si\u00e7 thon\u00eb ata, nuk e din\u00eb n\u00ebse p\u00ebrdoren dhe cilat kamera p\u00ebrdoren n\u00eb shkollat n\u00eb mjediset e banuara me serb\u00eb, t\u00eb cilat punojn\u00eb sipas sistemit t\u00eb Serbis\u00eb, sepse deri m\u00eb tani nuk kan\u00eb pasur staf p\u00ebr t\u00eb monitoruar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>\u201cKuvendi i Kosov\u00ebs, n\u00eb fund t\u00eb korrikut ka em\u00ebruar nj\u00eb komisioner (p\u00ebr komunitetin serb) n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Agjencis\u00eb, nd\u00ebrkaq q\u00eb p\u00ebr inspektim shkojm\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse marrim ndonj\u00eb ankes\u00eb\u201d, kan\u00eb th\u00ebn\u00eb ata, duke shtuar se \u00ebsht\u00eb planifikuar edhe inspektim i rregullt n\u00eb t\u00eb gjitha institucionet n\u00eb mbar\u00eb Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Mentor Vrajolli, drejtor ekzekutiv i Qendr\u00ebs Kosovare p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb, thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb vler\u00ebsohet se \u00e7far\u00eb ndikimi mund t\u00eb ken\u00eb ndaj Kosov\u00ebs kamerat kineze Dahua. Ai konsideron q\u00eb Kosova tani duhet t\u00eb identifikoj\u00eb kanalin e komunikimit nd\u00ebrmjet serb\u00ebve nga Kosova dhe vendeve tjera, produktet e t\u00eb cilave jan\u00eb t\u00eb sanksionuara nga SHBA-ja.<\/p>\n<p>Ai thekson se Serbia, p\u00ebrmes List\u00ebs Serbe, po i realizon synimet e saj n\u00eb Kosov\u00eb dhe vler\u00ebson se kjo parti udh\u00ebheq\u00ebse e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb s\u00eb paku kujdeset p\u00ebr interesat e komunitetit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Lista Serbe \u00ebsht\u00eb formuar me mb\u00ebshtetjen e Beogradit dhe \u00ebsht\u00eb e af\u00ebrt me Partin\u00eb Progresive Serbe t\u00eb presidentit aktual t\u00eb Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq.<\/p>\n<p>Vrajolli konsideron q\u00eb Kosova duhet patjet\u00ebr t\u00eb ndjek\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb amerikane dhe shton se lista t\u00eb tilla \u201cnuk jan\u00eb gjithmon\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e keqe p\u00ebr rajonin\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNjer\u00ebzit q\u00eb gjenden n\u00eb list\u00ebn e zez\u00eb, paraqesin k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr sundimin e ligjit, jan\u00eb t\u00eb lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar. N\u00eb disa raste nxisin edhe destabilitetin politik\u201d, thot\u00eb Vrajolli, duke shtuar se SHBA-ja lufton ndaj personave dhe shteteve t\u00eb tilla, pik\u00ebrisht duke vendosur sanksione.<\/p>\n<p>Kryetari i Organit t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm komunal t\u00eb Gjilanit, t\u00eb cilin e financon Beogradi, Sasha Millosheviq, nuk ka qen\u00eb i qassh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr prokurimin e video- mbik\u00ebqyr\u00ebsve t\u00eb mark\u00ebs kineze Dahua.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje nuk ka dh\u00ebn\u00eb as Davor Petkoviq, kryesuesi i Qarkut t\u00eb Anamorav\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, institucion po ashtu paralel q\u00eb p\u00ebrfshin komun\u00ebn e Gjilanit dhe q\u00eb funksionon n\u00eb sistemin e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kompani e regjistruar n\u00eb Serbi, jo n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Neva Company 2020 DOO, me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata p\u00ebr prokurimin dhe instalimin e sistemeve t\u00eb mbik\u00ebqyrjes me video, \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb Agjencin\u00eb e Regjistrimeve t\u00eb Bizneseve t\u00eb Serbis\u00eb m\u00eb 10 shtator t\u00eb viti 2021, vet\u00ebm tre muaj para se t\u2019i jepej puna p\u00ebrmes prokurimit publik.<\/p>\n<p>N\u00eb faqen e internetit t\u00eb Agjencis\u00eb thuhet se selia e saj \u00ebsht\u00eb n\u00eb Ranillug t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, kjo kompani nuk \u00ebsht\u00eb e regjistruar n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb ka kontaktuar Millosh Gjorgjeviqin nga Ranillugu, i cili konfirmoi se \u00ebsht\u00eb pronar i k\u00ebsaj kompanie, ndon\u00ebse n\u00eb regjistrin n\u00eb Serbi thuhet se pronare \u00ebsht\u00eb Millena Gjorgjeviq.<\/p>\n<p>Millosh Gjorgjeviq nuk ka dashur t\u00eb jap\u00eb asnj\u00eb informacion shtes\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb i z\u00ebn\u00eb dhe se pyetjeve do t\u2019iu p\u00ebrgjigjet p\u00ebrmes adres\u00ebs elektronike. Deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij teksti, p\u00ebrgjigjet ai nuk ka kthyer p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>N\u00eb faqen e Agjencis\u00eb p\u00ebr regjistrimin e bizneseve t\u00eb Kosov\u00ebs, shihet se Millosh Gjorgjeviq \u00ebsht\u00eb edhe pronar i kompanis\u00eb P.T.P. \u201cDZNET\u201d n\u00eb Ranillug, e cila merret me riparimin dhe shitjen e teknologjis\u00eb.<\/p>\n<p>Agjencia p\u00ebr regjistrimin e bizneseve operon n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Tregtis\u00eb dhe Industris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb institucioni i vet\u00ebm p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr regjistrimin e subjekteve afariste n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Departamenti i Shtetit p\u00ebr REL-in: P\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm t\u00eb teknologjis\u00eb<\/p>\n<p>Departamenti i Shtetit, n\u00eb p\u00ebrgjigjen ndaj pyetjes s\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb, ka th\u00ebn\u00eb se po punon p\u00ebr t\u00eb zhvilluar parime p\u00ebr p\u00ebrdorimin e p\u00ebrgjegjsh\u00ebm t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb mbik\u00ebqyrjes, n\u00eb bashk\u00ebpunim me partner\u00ebt dhe aleat\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cSHBA-ja po punon me aleat\u00ebt dhe partner\u00ebt n\u00eb iniciativ\u00ebn p\u00ebr hartimin e parimeve p\u00ebr p\u00ebrdorimin e p\u00ebrgjegjsh\u00ebm t\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb mbik\u00ebqyrjes nga qeveria, n\u00eb p\u00ebrputhje me vlerat tona t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta demokratike dhe respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut\u201d, thuhet n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Departamenti i Shtetit thekson se Shtetet e Bashkuara \u201cmbeten t\u00eb p\u00ebrkushtuara p\u00ebr t\u00eb promovuar respektimin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb grupeve pakic\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb gjata mes Serbis\u00eb dhe Kin\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Ndryshe nga vendet e Bashkimit Evropian (BE), t\u00eb cilat d\u00ebnojn\u00eb Kin\u00ebn p\u00ebr shkeljen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut t\u00eb ujgur\u00ebve, Serbia i ka q\u00ebndruar af\u00ebr Pekinit zyrtar n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, i cili mohon akuzat p\u00ebr tortur\u00ebn ndaj ujgur\u00ebve.<\/p>\n<p>Xinjiang \u00ebsht\u00eb provinca autonome m\u00eb e madhe e Kin\u00ebs, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetojn\u00eb 25 milion\u00eb njer\u00ebz dhe ku m\u00eb shum\u00eb se gjysma jan\u00eb kryesisht grupe t\u00eb pakicave etnike myslimane. Grupi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb popullata turke ujgure.<\/p>\n<p>Persekutimi kinez i pakic\u00ebs ujgure n\u00eb Xinjiang \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzuar vitet e fundit. Konsiderohet q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb milion njer\u00ebz jan\u00eb ndaluar n\u00eb kampet e pun\u00ebs dhe ka prova n\u00eb rritje t\u00eb programeve t\u00eb riedukimit, kufizimeve t\u00eb lirive fetare dhe kulturore, programeve t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb detyruar, mbik\u00ebqyrjes masive dhe sterilizimit t\u00eb detyruar t\u00eb grave.<\/p>\n<p>Raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare zbuluan, gjithashtu, se mij\u00ebra ujgur\u00eb u transferuan p\u00ebr t\u00eb punuar n\u00eb fabrika n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Kin\u00ebn, n\u00eb kushte q\u00eb \u201cfuqish\u00ebm sugjerojn\u00eb pun\u00eb t\u00eb detyruar\u201d.<\/p>\n<p>Serbia \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nism\u00ebs shtet\u00ebrore kineze \u201cBrezi dhe rruga\u201d me vendet e Evrop\u00ebs Qendrore dhe Lindore (17 + 1) p\u00ebr rihapjen e kanaleve tregtare per\u00ebndimore q\u00eb ndjekin Rrug\u00ebn e lasht\u00eb t\u00eb M\u00ebndafshit me q\u00ebllim q\u00eb Kina t\u00eb furnizoj\u00eb ekonomin\u00eb e saj.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet e af\u00ebrta t\u00eb Serbis\u00eb me Kin\u00ebn dhe Rusin\u00eb jan\u00eb kritikuar shpesh nga zyrtar\u00ebt e BE-s\u00eb dhe SHBA-s\u00eb, duke d\u00ebrguar nj\u00eb mesazh t\u00eb qart\u00eb se Serbis\u00eb do t\u2019i duhet t\u00eb harmonizoj\u00eb politik\u00ebn e saj t\u00eb jashtme me 27 vendet e tjera an\u00ebtare n\u00eb procesin e integrimit evropian.<\/p>\n<p>K\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie p\u00ebrfshijn\u00eb gjithashtu \u201cQytetet e men\u00e7ura\u201d, nj\u00eb projekt i qeveris\u00eb kineze i bazuar n\u00eb p\u00ebrdorimin e gjer\u00eb t\u00eb teknologjive moderne t\u00eb informacionit dhe telekomunikacionit q\u00eb zbulojn\u00eb, analizojn\u00eb dhe m\u00eb pas integrojn\u00eb t\u00eb gjitha informacionet kryesore q\u00eb lidhen me funksionimin e nj\u00eb qyteti.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, \u201cQytetet e men\u00e7ura\u201d p\u00ebrfshijn\u00eb nj\u00eb sistem problematik t\u00eb \u201cp\u00ebrmir\u00ebsimit\u201d t\u00eb siguris\u00eb publike, i cili siguron mbik\u00ebqyrje me kamera p\u00ebr njohje t\u00eb fytyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Realizimi i zhvillimit t\u00eb \u201cQyteteve t\u00eb men\u00e7ura\u201d filloi n\u00eb Beograd n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb vitit 2019 dhe parashikon q\u00eb deri n\u00eb vitin 2021, n\u00eb 800 lokacione do t\u00eb instalohen m\u00eb shum\u00eb se 1000 kamera p\u00ebr mbik\u00ebqyrje, t\u00eb pajisura me teknologjin\u00eb e njohjes s\u00eb fytyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Kamerat jan\u00eb bler\u00eb nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme e Serbis\u00eb &#8211; n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit t\u00eb quajtur \u201cQyteti i sigurt\u201d &#8211; nga kompania kineze Huawei, po ashtu, n\u00ebn sanksionet e SHBA-s\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Serbia, p\u00ebrmes institucioneve t\u00eb cilat i ka n\u00eb Kosov\u00eb, ka bler\u00eb sistemin e video-mbik\u00ebqyrjes s\u00eb kompanis\u00eb kineze q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sanksionet e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs (SHBA), t\u00eb dedikuar p\u00ebr shkollat n\u00eb 12 komuna t\u00eb Kosov\u00ebs, m\u00ebson Radio Evropa e Lir\u00eb (REL). Si\u00e7 shihet nga dokumentacioni, sistemet e video-mbik\u00ebqyrjes t\u00eb mark\u00ebs kineze Dahua, t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":567027,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[1042,379,1043,814,624],"class_list":["post-567026","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-kamera","tag-kosove","tag-lista-e-zeze","tag-serbi","tag-shba"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/567026","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=567026"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/567026\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/567027"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=567026"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=567026"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=567026"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}