{"id":567408,"date":"2021-12-31T17:00:46","date_gmt":"2021-12-31T16:00:46","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=567408"},"modified":"2021-12-31T18:19:19","modified_gmt":"2021-12-31T17:19:19","slug":"viti-2021-me-lajme-te-mira-i-zymte-e-ne-terr","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/viti-2021-me-lajme-te-mira-i-zymte-e-ne-terr\/","title":{"rendered":"Viti 2021 me lajme t\u00eb mira, i zymt\u00eb e n\u00eb terr \u00a0"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fillimi i vitit 2021 e gjeti Kosov\u00ebn me nj\u00eb Qeveri n\u00eb detyr\u00eb, si dhe me Vjosa Osmanin, ushtruese t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb presidentit. N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2020 Gjykata Kushtetuese rr\u00ebzoi Qeverin\u00eb e drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, paraprakisht kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje edhe presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, pasi ndaj tij qe ngritur aktakuz\u00eb p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit.<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 14 shkurt, n\u00eb Kosov\u00eb u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme p\u00ebr Kuvendin e Kosov\u00ebs. L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje fitoi 50.28 p\u00ebr qind t\u00eb votave t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe me k\u00ebt\u00eb mori pushtetin n\u00eb bashk\u00ebpunim me subjektet minoritare. Partia Demokratike e Kosov\u00ebs fitoi 17 p\u00ebr qind t\u00eb votave, nd\u00ebrsa Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs, u rendit n\u00eb vendin e tret\u00eb me rreth 13 p\u00ebr qind t\u00eb votave, raporton Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Me 67 vota p\u00ebr, 30 kund\u00ebr dhe asnj\u00eb abstenim, m\u00eb 22 mars 2021, Kuvendi i Kosov\u00ebs zgjodhi Qeverin\u00eb t\u00eb udh\u00ebhequr nga Albin Kurti.<\/p>\n<p>Kryetar i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs u zgjodh Glauk Konjufca nga LVV-ja.<\/p>\n<p><strong>Nis fushata e vaksinimit<\/strong><\/p>\n<p>Kosova ngeli nd\u00ebr vendet e fundit n\u00eb Evrop\u00eb q\u00eb arriti t\u00eb siguroj\u00eb vaksina kund\u00ebr COVID-19 dhe vaksinat e para q\u00eb erdh\u00ebn ishin ato p\u00ebrmes programit COVAX, e q\u00eb \u00ebsht\u00eb program i Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb vaksina p\u00ebr vendet me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta. Vaksinat e para arrit\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb vet\u00ebm m\u00eb 28 mars dhe vaksinimi filloi nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, m\u00eb 29 mars. Deri m\u00eb tani me dy dozat jan\u00eb imunizuar m\u00eb shum\u00eb se 780 mij\u00eb qytetar\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Osmani, presidente<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 4 prill 2021, n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, Kuvendi i Kosov\u00ebs, me 71 vota p\u00ebr zgjodhi presidente t\u00eb Kosov\u00ebs, Vjosa Osmanin.<\/p>\n<p><strong>Kurti dhe Vu\u00e7iqi nuk pajtohen p\u00ebr asgj\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Me entuziaz\u00ebm u prit n\u00eb Bashkimin Evropian ideja se kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, po takoheshin n\u00eb Bruksel m\u00eb 15 qershor. Ky takim q\u00eb po ndodhte n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut t\u00eb mb\u00ebshtetur nga BE-ja n\u00eb fakt nuk prodhoi asgj\u00eb t\u00eb re. Nuk pati ndonj\u00eb pajtim p\u00ebrve\u00e7 deklaratave t\u00eb kund\u00ebrta pas takimit. Zyrtar\u00ebt e BE-s\u00eb than\u00eb se takimi nuk ishte i leht\u00eb dhe ftuan pal\u00ebt q\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzonin momentumin p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb marr\u00ebveshje p\u00ebrfundimtare, gj\u00eb q\u00eb nuk duket se do t\u00eb ndodh\u00eb shpejt.<\/p>\n<p><strong>Rreth 1,500 t\u00eb helmuarit n\u00eb De\u00e7an<\/strong><\/p>\n<p>Fluksi i madh i qytetar\u00ebve q\u00eb k\u00ebrkonin ndihm\u00eb mjek\u00ebsore n\u00eb Qendr\u00ebn Kryesore t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb Familjare n\u00eb De\u00e7an, e zuri t\u00eb pap\u00ebrgatitur stafin mjek\u00ebsor m\u00eb 12 korrik t\u00eb k\u00ebtij viti. Rreth 1,500 qytetar\u00eb t\u00eb fshatrave t\u00eb ndryshme t\u00eb k\u00ebsaj komune u p\u00ebrball\u00ebn me simptoma t\u00eb helmimit. Ata dyshohej se ishin helmuar nga uji i pijsh\u00ebm i nj\u00eb dege t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit \u201cHidrodrini\u201d.<\/p>\n<p>Analizat laboratorike gjet\u00ebn disa baktere q\u00eb dyshohej se shkaktuan problemet sh\u00ebndet\u00ebsore te qytetar\u00ebt, mir\u00ebpo mostrat e ujit u d\u00ebrguan p\u00ebr analiza t\u00eb detajuara edhe jasht\u00eb vendit. Ky rast \u00ebsht\u00eb ende duke u hetuar nga Prokuroria Themelore e Pej\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Vu\u00e7iq: Takimi me Kurtin, m\u00eb i keqi n\u00eb dialog<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 19 korrik n\u00eb Bruksel p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb u ul\u00ebn n\u00eb tavolin\u00ebn e dialogut kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq. Kurti propozoi nj\u00eb deklarat\u00eb paqeje n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, e cila tha se u refuzua \u201cpa u lexuar\u201d nga presidenti i Serbis\u00eb, Vu\u00e7iq. Nga ana tjet\u00ebr, Vu\u00e7iq tha se takimi i dyt\u00eb me Kurtin ishte m\u00eb i keqi q\u00eb ai kishte pasur me zyrtar\u00ebt e Kosov\u00ebs n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb dialogut n\u00eb Bruksel. Takimi p\u00ebrfundoi pa ndonj\u00eb marr\u00ebveshje dhe takimet m\u00eb pas vazhduan n\u00eb nivel teknik.\u200b<\/p>\n<p><strong>Tridhjetegjasht\u00eb vdekjet e gushtit<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 29 gusht, Kosova regjistroi rekordin m\u00eb t\u00eb zi t\u00eb vdekjeve nga COVID-19. Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, raportoi p\u00ebr 36 raste t\u00eb vdekjes nga kjo s\u00ebmundje p\u00ebrgjat\u00eb vet\u00ebm 24 or\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>\u200bSeanc\u00eb pas seance<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 15 shtator 2021, n\u00eb Dhomat e Specializuara t\u00eb Kosov\u00ebs me seli n\u00eb Hag\u00eb t\u00eb Holand\u00ebs, filloi gjykimi i par\u00eb i nj\u00eb ish-pjes\u00ebtari t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs. Salih Mustafa doli para k\u00ebsaj gjykate p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me akuzat p\u00ebr krime lufte. N\u00eb jav\u00ebt q\u00eb pasuan, filloi gjykimi edhe i krer\u00ebve t\u00eb Organizat\u00ebs s\u00eb Veteran\u00ebve t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb UCK-s\u00eb, Hysni Gucati dhe n\u00ebnkryetarit t\u00eb k\u00ebsaj organizate, Nasim Haradinaj.<\/p>\n<p><strong>\u200bTargat ndez\u00ebn veriun<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 20 shtator 2021, Qeveria e Kosov\u00ebs vendosi q\u00eb t\u00eb mos lejoj\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb territorin e Kosov\u00ebs asnj\u00eb vetur\u00eb me targa t\u00eb Serbis\u00eb. Qeveria kosovare vendosi q\u00eb t\u00eb fus\u00eb n\u00eb funksion reciprocitetin sa i takon targave t\u00eb veturave dhe b\u00ebnte t\u00eb nj\u00ebjtin veprim si autoritetet serbe, \u00e7do veture me targa t\u00eb Serbis\u00eb i hiqeshin ato dhe i z\u00ebvend\u00ebsoheshin me targa t\u00eb p\u00ebrkohshme.<\/p>\n<p><strong>Tremb\u00ebdhjet\u00eb dit\u00ebt e bllokad\u00ebs n\u00eb veri<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00ebsitet Speciale u d\u00ebrguan n\u00eb veri p\u00ebr t\u00eb siguruar zbatimin e reciprocitetit, por kjo shkaktoi rritje t\u00eb tensioneve dhe serb\u00ebt lokal\u00eb bllokuan rrug\u00ebt kryesore q\u00eb shpinin drejt pikave kufitare n\u00eb Jarinj\u00eb dhe B\u00ebrnjak. Policia e Kosov\u00ebs mbeti e bllokuar atje p\u00ebr 12 dit\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjidhja p\u00ebr ulje t\u00eb tensioneve u gjet s\u00ebrish n\u00eb Bruksel. Atje, dy delegacionet, i Kosov\u00ebs dhe ai i Serbis\u00eb, u pajtuan q\u00eb t\u00eb largoheshin bllokadat nga rrug\u00ebt, t\u00eb largohej Nj\u00ebsia Speciale, si dhe t\u00eb vendosej praktika e mbulimit me let\u00ebr ngjit\u00ebse t\u00eb simboleve shtet\u00ebrore n\u00eb targat e automjeteve. Kjo praktik\u00eb \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p><strong>Risku i gazit<\/strong><\/p>\n<p>Shum\u00eb diskutime u zhvilluan n\u00eb muajt e ver\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb projekt t\u00eb ky\u00e7je s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb gazsjell\u00ebsin ekzistues n\u00eb Maqedonin\u00eb e Veriut. Ky projekt q\u00eb kishte p\u00ebrkrahjen amerikane, u refuzua nga Kosova n\u00eb fund t\u00eb muajit shtator. Ministrja e Ekonomis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, Artane Rizvanolli, pas debateve t\u00eb shumta n\u00eb opinion, m\u00eb 30 shtator 2021, njoftoi se Kosova nuk do ta \u00e7onte p\u00ebrpara k\u00ebt\u00eb projekt p\u00ebr shkak se nuk konsiderohej financiarisht i favorsh\u00ebm dhe se si projekt kishte risk t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr investim. \u200b<\/p>\n<p><strong>Aksionet e kontraband\u00ebs n\u00eb veri<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 13 tetor, veriu i Kosov\u00ebs u tensionua s\u00ebrish. Atje shkoi s\u00ebrish Nj\u00ebsia Speciale e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb aksion kund\u00ebr kontraband\u00ebs dhe evazionit fiskal. Dhjet\u00eb zyrtar\u00eb policor\u00eb u l\u00ebnduan gjat\u00eb aksionit. Po ashtu, dhjet\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb pjes\u00ebs veriore k\u00ebrkuan ndihm\u00eb mjek\u00ebsore, nd\u00ebrkoh\u00eb u arrestuan tet\u00eb persona n\u00eb rajone t\u00eb ndryshme t\u00eb Kosov\u00ebs. Serb\u00ebt lokal\u00eb gjat\u00eb kund\u00ebrshtimit t\u00eb aksionit t\u00eb policis\u00eb sulmuan edhe ekipet e mediave, duke p\u00ebrfshir\u00eb ekipin e Radios Evropa e Lir\u00eb. N\u00eb Zve\u00e7an ishin p\u00ebrdorur edhe arm\u00eb zjarri kund\u00ebr forcave policore t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u200bNga 51 p\u00ebr qind n\u00eb vet\u00ebm kat\u00ebr komuna<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 17 tetor n\u00eb 38 komuna t\u00eb Kosov\u00ebs u zhvilluan zgjedhjet lokale. N\u00eb zgjedhje t\u00eb qeta dhe pa ndonj\u00eb incident serioz, Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs arriti q\u00eb ta rikthente qeverisjen e kryeqytetit, pasi fitoi zgjedhjet me arkitektin P\u00ebrparim Rama. N\u00eb k\u00ebto zgjedhje partia n\u00eb pushtet, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, fitoi vet\u00ebm 4 komuna n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Vrasjet n\u00eb Gllogjan<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb ngjarje e r\u00ebnd\u00eb tronditi Kosov\u00ebn mbr\u00ebmjen e 26 n\u00ebntorit kur n\u00eb Gllogjan t\u00eb De\u00e7anit, rreth or\u00ebs 19:00 nj\u00eb autobus q\u00eb vinte nga Gjakova u sulmua me arm\u00eb zjarri dhe n\u00eb vend u vran\u00eb ngas\u00ebsi i autobusit dhe dy nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast disa dit\u00eb nuk pati t\u00eb arrestuar dhe nuk dihej gj\u00eb p\u00ebr dorasit, por m\u00eb 11 dhjetor, Prokuroria e Themelore e Pej\u00ebs tha se kishte arrestuar tre persona si t\u00eb dyshuar p\u00ebr kryerjen e k\u00ebsaj vepre penale. T\u00eb arrestuarit, babai dhe dy djemt\u00eb e tij, jan\u00eb n\u00eb paraburgim nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb institucionet than\u00eb se po presin disa ekspertiza shtes\u00eb nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u200bN\u00eb list\u00eb t\u00eb zez\u00eb t\u00eb SHBA-s\u00eb, por t\u00eb lir\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 8 dhjetor, autoritetet amerikane njoftuan se kan\u00eb futur n\u00eb list\u00ebn e sanksioneve nj\u00eb grup t\u00eb organizuar kriminal, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga serb\u00eb nga Kosova duke p\u00ebrfshir\u00eb: Milan Radoi\u00e7iq, Zvonko dhe Zharko Veselinoviq, Srgjan Vuloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq. N\u00eb njoftimin e Departamentit amerikan t\u00eb Thesarit, Zvonko Veselinoviq identifikohet si udh\u00ebheq\u00ebs i grupit t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe gjithashtu si nj\u00eb nga figurat m\u00eb fam\u00ebkeqe t\u00eb korrupsionit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Korrupsioni n\u00eb nd\u00ebrtimin e Brezovic\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 21 dhjetor, nj\u00eb aksion i gjer\u00eb i Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrfundoi me arrestimin e ish-kryetarit t\u00eb Sht\u00ebrpc\u00ebs, Bratisllav Nikoliq, si dhe n\u00ebnt\u00eb personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb dyshuar p\u00ebr keqp\u00ebrdorim t\u00eb pozit\u00ebs zyrtare. Nikoliqi dyshohet se ka p\u00ebrfituar deri n\u00eb 1 milion euro p\u00ebr lejet e l\u00ebshuara kund\u00ebrligjsh\u00ebm p\u00ebr nd\u00ebrtimin e objekteve n\u00eb Brezovic\u00eb, n\u00eb Komun\u00ebn e Sht\u00ebrpc\u00ebs. Prokuroria tha se Nikoliqi dhe t\u00eb arrestuarit e tjer\u00eb dyshohet se kan\u00eb marr\u00eb vila, vetura dhe dhurata t\u00eb tjera n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb l\u00ebshimit t\u00eb lejeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e vilave dhe objekteve t\u00eb tjera n\u00eb Parkun Komb\u00ebtar t\u00eb Maleve t\u00eb Sharrit.<\/p>\n<p><strong>I kthehemi territ1<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nj\u00eb kriz\u00eb energjetike e paralajm\u00ebruar prej muajsh dha sinjalet e para se puna nuk q\u00ebndronte aq mir\u00eb kur m\u00eb 23 dhjetor, Kompania Kosovare p\u00ebr Distribuim me Energji Elektrike n\u00eb Kosov\u00eb \u2013KEDS, filloi me reduktime. 8 me 2. Tet\u00eb or\u00eb me rrym\u00eb e dy or\u00eb pa rrym\u00eb, k\u00ebshtu t\u00eb pakt\u00ebn u zotuan zyrtar\u00ebt e KEDS-it, porse ky orar nuk u respektua dhe shum\u00eb qytetar\u00eb mbet\u00ebn me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra pa energji elektrike. Kriza ende po vazhdon dhe Qeveria vazhdimisht po k\u00ebrkon shpenzim racional t\u00eb energjis\u00eb elektrike. \u201cReduktime ose rritje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike\u201d, tha kryeministri Kurti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fillimi i vitit 2021 e gjeti Kosov\u00ebn me nj\u00eb Qeveri n\u00eb detyr\u00eb, si dhe me Vjosa Osmanin, ushtruese t\u00eb detyr\u00ebs s\u00eb presidentit. N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2020 Gjykata Kushtetuese rr\u00ebzoi Qeverin\u00eb e drejtuar nga Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, paraprakisht kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje edhe presidenti i Kosov\u00ebs, Hashim Tha\u00e7i, pasi ndaj tij qe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":567409,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[451,1062],"class_list":["post-567408","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-kosova","tag-ngjarje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/567408","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=567408"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/567408\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/567409"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=567408"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=567408"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=567408"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}