{"id":568718,"date":"2022-01-03T16:30:27","date_gmt":"2022-01-03T15:30:27","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=568718"},"modified":"2022-01-03T16:30:27","modified_gmt":"2022-01-03T15:30:27","slug":"shqyrtohet-debimi-nga-zvicra-i-kosovares-qe-nuk-e-mesoi-gjermanishten-vendos-gjykata-federale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/shqyrtohet-debimi-nga-zvicra-i-kosovares-qe-nuk-e-mesoi-gjermanishten-vendos-gjykata-federale\/","title":{"rendered":"Shqyrtohet d\u00ebbimi nga Zvicra i kosovares q\u00eb nuk e m\u00ebsoi gjermanishten, vendos Gjykata Federale"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nj\u00eb grua 30-vje\u00e7are nga Kosova, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb vjet nuk mund t\u00eb d\u00ebshmonte n\u00eb zyr\u00ebn kantonale t\u00eb migracionit se kishte njohuri t\u00eb mjaftueshme t\u00eb gjuh\u00ebs gjermane.<\/strong><\/p>\n<p>Zyra n\u00eb fjal\u00eb dhe Gjykata Administrative e Aargaut nuk donin t`\u2019ia zgjasnin asaj lejen e q\u00ebndrimit, por Gjykata Federale, si shkalla m\u00eb e lart\u00eb e gjyq\u00ebsis\u00eb e ka gjykuar \u00e7\u00ebshtjen ndryshe.<\/p>\n<p>Blerina (emri i ndryshuar) ishte martuar me nj\u00eb kosovar q\u00eb jetonte n\u00eb Zvic\u00ebr, n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2015, dhe q\u00eb at\u00ebher\u00eb ajo ka leje q\u00ebndrimi (Viz\u00eb B) n\u00eb Zvic\u00ebr, transmeton albinfo.ch.<\/p>\n<p>Kosovarja, at\u00ebbot\u00eb 24-vje\u00e7are kishte ardhur n\u00eb Aargau n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2015 n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb bashkimit familjar. Menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebsaj ajo ishte ftuar n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb personale nga zyra kantonale e migracionit ku i ishte th\u00ebn\u00eb se ishte shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb m\u00ebsonte gjermanisht.<\/p>\n<p>E reja kosovare ishte zotuar me n\u00ebnshkrimin e saj se do t\u00eb dor\u00ebzonte d\u00ebshmi p\u00ebr njohjen e gjuh\u00ebs gjermane n\u00eb nivelin A1, shkruan gazeta Aargauer Zeitung.<\/p>\n<p>Tri dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, Blerina mori lejen e q\u00ebndrimit n\u00eb Zvic\u00ebr nga Zyra Kantonale e Migracionit. Megjithat\u00eb, ajo nuk dor\u00ebzonte d\u00ebshmi p\u00ebr njohurit\u00eb e saj t\u00eb gjermanishtes, p\u00ebr t\u00eb cilat ishte zotuar. Kjo mund t\u00eb shihet n\u00eb vendimin e fundit t\u00eb Gjykat\u00ebs Federale q\u00eb u publikua s\u00eb fundmi.<\/p>\n<p>Zyra Kantonale e Migracionit m\u00eb pas ka lidhur nj\u00eb marr\u00ebveshje integruese me Blerin\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kosovarja s\u00ebrish ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr detyrimin q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzoj\u00eb si d\u00ebshmi certifikatat e m\u00ebsimit t\u00eb\u00a0 gjuh\u00ebs. Por ajo nuk e kishte p\u00ebrmbushur as k\u00ebt\u00eb detyrim, edhe dy vjet pas mb\u00ebrritjes s\u00eb saj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur Zyra e Migracionit.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2017, zyra n\u00eb fjal\u00eb e kishte zgjatur s\u00ebrish lejen e q\u00ebndrimit p\u00ebr Blerin\u00ebn deri n\u00eb fund t\u00eb qershorit t\u00eb vitit 2018, por kishte vendosur q\u00eb, nj\u00eb zgjatje e m\u00ebtejshme t\u00eb b\u00ebhej vet\u00ebm me kushtin q\u00eb deri at\u00ebher\u00eb ajo t\u00eb sillte d\u00ebshmin\u00eb p\u00ebr njohjen e gjuh\u00ebs gjermane.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb edhe ky afat pati kaluar pa dokumentin e k\u00ebrkuar nga kosovarja. Prandaj, n\u00eb tetor 2019, Zyra e Migracionit vendosi t\u00eb mos i vazhdoj\u00eb lejen e q\u00ebndrimit Blerin\u00ebs. Zyra e vendosi d\u00ebbimin e gruas nga Zvicra dhe i caktoi nj\u00eb afat daljeje prej 60 dit\u00ebsh \u2013 duke filluar nga hyrja n\u00eb fuqi e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, kosovarja nuk e ka pranuar largimin dhe ka paraqitur kund\u00ebrshtim n\u00eb zyr\u00ebn e migracionit.<\/p>\n<p>Gjykata Administrative miraton d\u00ebbimin por Gjykata Federale ia rr\u00ebzon vendimin<\/p>\n<p>Gjat\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb kund\u00ebrshtimit n\u00eb vazhdim, zyra i dha s\u00ebrish Blerin\u00ebs mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb dor\u00ebzonte nj\u00eb d\u00ebshmi t\u00eb njohjes s\u00eb gjuh\u00ebs. Por Blerina s\u00ebrish e la k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi pa e shfryt\u00ebzuar dhe n\u00eb fillim t\u00eb majit 2020, rreth kat\u00ebr vjet e gjysm\u00eb pas mb\u00ebrritjes s\u00eb saj, Zyra e Migracionit e hodhi posht\u00eb kund\u00ebrshtimin e saj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ankes\u00eb e b\u00ebr\u00eb pastaj n\u00eb Gjykat\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb kantonale nuk ndryshoi asgj\u00eb. Autoriteti m\u00eb i lart\u00eb gjyq\u00ebsor n\u00eb Aargau konfirmoi heqjen e lejes s\u00eb q\u00ebndrimit, n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb marr\u00eb n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020.<\/p>\n<p>Duke par\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim, Blerina b\u00ebri ankes\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn Federale \u2013 dhe k\u00ebtu ju njoh e drejta e saj. Gjyqtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb zviceran\u00eb vendos\u00ebn n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb kosovares dhe udh\u00ebzuan zyr\u00ebn e migracionit q\u00eb t`ia zgjas\u00eb asaj lejen e q\u00ebndrimit.<\/p>\n<p>Gjykata e Lart\u00eb Federale \u00ebsht\u00eb shprehur me k\u00ebt\u00eb rast se gruaja v\u00ebrtet nuk kishte paraqitur asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr zot\u00ebrimin e gjuh\u00ebs gjermane por se heqja e lejes s\u00eb q\u00ebndrimit do t\u00eb ishte \u201cdisproporcionale\u201d. Kjo, p\u00ebr faktin q\u00eb Blerina tani jeton me bashk\u00ebshortin dhe djalin e p\u00ebrbashk\u00ebt kat\u00ebrvje\u00e7ar n\u00eb Aargau dhe d\u00ebbimi mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb \u201cnj\u00eb ndarje t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb familjare\u201d.<\/p>\n<p><strong>Jo bashk\u00ebpunuese, e paintegruar<\/strong><\/p>\n<p>Gjykata e Lart\u00eb Federale sheh te Blerina nj\u00eb \u201cq\u00ebndrim jobashk\u00ebpunues\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb treguar prej vitesh dhe shkruan:<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb, edhe pse kishte mbi kok\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimin akut p\u00ebr d\u00ebbim, ajo nuk b\u00ebri asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar as bazat e gjuh\u00ebs gjermane, tregon nj\u00ebfar\u00eb munges\u00eb interesi p\u00ebr tu p\u00ebrshtatur n\u00eb ambientin ku jeton.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kosovarja nuk \u00ebsht\u00eb \u201cas gjuh\u00ebsisht, as shoq\u00ebrisht apo kulturalisht e integruar n\u00eb realitetin zviceran\u201d, vazhdon Gjykata Supreme Federale. P\u00ebr shkakun se ajo nuk flet gjermanisht, burri i saj detyrohej ta shoq\u00ebronte p\u00ebr shembull n\u00eb n\u00eb vizitat e saj te mjeku. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, ekziston nj\u00eb \u201cinteres publik jo i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t`i hequr Blerin\u00ebs lejen e q\u00ebndrimit\u201d, n\u00eb Zvic\u00ebr, thuhet n\u00eb aktgjykim.<\/p>\n<p>Sipas Gjykat\u00ebs Supreme Federale, do t\u00eb ishte gjithashtu e arsyeshme q\u00eb ajo t\u00eb kthehej n\u00eb Kosov\u00eb dhe t\u00eb jetoj\u00eb atje. Ajo flet shqip, ka vet\u00ebm gjasht\u00eb vjet q\u00eb jeton n\u00eb Zvic\u00ebr dhe ka \u201cmund\u00ebsi t\u00eb padiskutueshme riintegrimi\u201d n\u00eb vendin e saj, sipas gjykimit.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, burri gjithsesi \u00ebsht\u00eb duke e mbajtur financiarisht familjen, ndaj largimi i saj nuk do t\u00eb ndryshonte gjendjen e tyre ekonomike.<\/p>\n<p><strong>Kthimi i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr burrin \u2013 djali do t\u00eb rritej pa nj\u00ebrin prind<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr bashk\u00ebshortin e Blerin\u00ebs, i cili q\u00eb nga viti 2004 jeton n\u00eb Zvic\u00ebr dhe prej dhjet\u00eb vitesh \u00ebsht\u00eb i pun\u00ebsuar tek i nj\u00ebjti pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebs, gj\u00ebrat megjithat\u00eb jan\u00eb ndryshe. P\u00ebr t\u00eb, \u201clargimi nga Zvicra do t\u00eb shoq\u00ebrohej me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb konsiderueshme profesionale dhe do t\u00eb kishte ndikim delikat n\u00eb jet\u00ebn e tij private\u201d thuhet n\u00eb aktgjykimin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Federale<\/p>\n<p>Prandaj nuk mund t\u00eb pritej nga ai nj\u00eb kthim i menj\u00ebhersh\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb, shkruan Gjykata m\u00eb tutje.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb pritej me arsye q\u00eb burri t\u00eb mos e ndiqte gruan e tij n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb kishte pasoja negative p\u00ebr djalin e tyre. Ai ose do t\u00eb duhej t\u00eb kthehej n\u00eb atdhe me n\u00ebn\u00ebn e tij ose t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb Zvic\u00ebr, me babain.<\/p>\n<p>\u201cDjali kat\u00ebr vje\u00e7ar do t\u00eb rritej ve\u00e7mas nga nj\u00ebri prej dy prind\u00ebrve t\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb plan afatgjat\u00eb\u201d, thuhej n\u00eb vendim.<\/p>\n<p><strong>Ende nuk ka d\u00ebbim, por vet\u00ebm paralajm\u00ebrim, sipas ligjit p\u00ebr t\u00eb huajt<\/strong><\/p>\n<p>Prandaj, ekziston nj\u00eb interes relativisht i madh personal i Blerin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbetur n\u00eb Zvic\u00ebr. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Gjykata Supreme Federale ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se interesi publik p\u00ebr d\u00ebbim, n\u00eb rastin konkret nuk e tejkalon interesin e saj privat.<\/p>\n<p>Por kosovarja tani duhet t\u00eb udh\u00ebzohet \u201cn\u00eb \u00e7do form\u00eb\u201d se ajo duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb menj\u00ebher\u00eb p\u00ebrpjekje m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u2019u integruar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, si mas\u00eb, p\u00ebr momentin asaj i \u00ebsht\u00eb shqiptuar vet\u00ebm nj\u00eb paralajm\u00ebrim formal sipas ligjit p\u00ebr t\u00eb huajt dhe jo d\u00ebbimi.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, heqja e lejes s\u00eb q\u00ebndrimit mund t\u00eb merret n\u00eb konsiderat\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse personi n\u00eb fjal\u00eb \u00ebsht\u00eb paralajm\u00ebruar zyrtarisht paraprakisht dhe \u00ebsht\u00eb informuar p\u00ebr pasojat e refuzimit, thuhet n\u00eb fund t\u00eb vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb Federale.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb grua 30-vje\u00e7are nga Kosova, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb vjet nuk mund t\u00eb d\u00ebshmonte n\u00eb zyr\u00ebn kantonale t\u00eb migracionit se kishte njohuri t\u00eb mjaftueshme t\u00eb gjuh\u00ebs gjermane. Zyra n\u00eb fjal\u00eb dhe Gjykata Administrative e Aargaut nuk donin t`\u2019ia zgjasnin asaj lejen e q\u00ebndrimit, por Gjykata Federale, si shkalla m\u00eb e lart\u00eb e gjyq\u00ebsis\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":550378,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[1098,810],"class_list":["post-568718","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-gjuha","tag-zvicer"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/568718","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=568718"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/568718\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/550378"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=568718"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=568718"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=568718"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}