{"id":569094,"date":"2022-01-04T13:26:20","date_gmt":"2022-01-04T12:26:20","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=569094"},"modified":"2022-01-04T13:42:19","modified_gmt":"2022-01-04T12:42:19","slug":"qeverise-i-kerkohet-qe-ti-trajtoje-njejte-te-gjitha-komunat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/qeverise-i-kerkohet-qe-ti-trajtoje-njejte-te-gjitha-komunat\/","title":{"rendered":"Qeveris\u00eb i k\u00ebrkohet q\u00eb t\u2019i trajtoj\u00eb nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb gjitha komunat"},"content":{"rendered":"<p><strong>Realizimi i shum\u00eb projekteve t\u00eb nivelit lokal pa mb\u00ebshtetje nga ana e nivelit qendror \u00ebsht\u00eb thuajse i pamundur. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb, Qeveris\u00eb po i k\u00ebrkohet q\u00eb t\u2019i trajtoj\u00eb t\u00eb gjitha komunat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb dhe t\u00eb mos i orientoj\u00eb investimet vet\u00ebm n\u00eb ato komuna ku udh\u00ebheq L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje.<\/strong><\/p>\n<p>Trajtimi i uj\u00ebrave t\u00eb zeza, shtrirja e rrjetit t\u00eb uj\u00ebsjell\u00ebsit, investimet n\u00eb infrastruktur\u00eb jan\u00eb disa nga projektet q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mb\u00ebshtetje me t\u00eb madhe nga ana e Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetari i Asociacionit t\u00eb Komunave t\u00eb Kosov\u00ebs, Sazan Ibrahimi, thot\u00eb se komunat duhet t\u00eb trajtohen t\u00eb gjitha n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb dhe jo t\u00eb shikohen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb politike.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se p\u00ebrkrahja e nivelit lokal nga ana e qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb tejet e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr realizimin e shum\u00eb projekteve prej t\u00eb cilave p\u00ebrfitojn\u00eb qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cQeveria e ka p\u00ebr obligim t\u2019i trajtoj\u00eb t\u00eb gjitha komunat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, pa marr\u00eb parasysh p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb politike apo p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb etnike. Sa i p\u00ebrket ndarjeve buxhetore tek granti i p\u00ebrgjithsh\u00ebm ekzistojn\u00eb kriteret, gjithashtu edhe tek granti i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, i arsimit, mir\u00ebpo hilja m\u00eb e madhe ka qen\u00eb nga ministrit\u00eb e linj\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb investuar n\u00ebp\u00ebr komuna duke marr\u00eb parasysh m\u00eb shum\u00eb kritere politike dhe etnike se sa ato profesionale.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kemi tentuar gjithnj\u00eb q\u00eb kritere t\u00eb tilla t\u00eb mos parashihen m\u00eb me legjislacionin n\u00eb fuqi dhe kemi k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb themelohet nj\u00eb grant i cili t\u00eb gjitha k\u00ebto mjete do t\u2019i kanalizoj\u00eb p\u00ebrmes atij granti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha komunat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb, e jo q\u00eb t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb disa komuna p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb politike dhe n\u00eb disa raste etnike dhe jo t\u2019i trajtojn\u00eb t\u00eb gjitha komunat barabart\u00eb\u201d, thot\u00eb ai p\u00ebr KP.<\/p>\n<p>Ibrahimi thot\u00eb se shpresojn\u00eb q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij viti t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi Ligji p\u00ebr financat e pushtetit lokal, n\u00eb t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb krijimi i grantit t\u00eb kat\u00ebrt apo grantit p\u00ebr investime kapitale. Nga i nj\u00ebjti, ai thot\u00eb se komunat do t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb mbi 90 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb sesa vitet paraprake.<\/p>\n<p>Kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Prizrenit, Shaqir Totaj, thot\u00eb se pret q\u00eb niveli qendror t\u2019i ofroj\u00eb p\u00ebrkrahje p\u00ebr realizimin e projekteve q\u00eb ka parapar\u00eb gjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>\u201cPavar\u00ebsisht faktit se n\u00eb qeveri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti tjet\u00ebr e niveli lokal \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti tjet\u00ebr, p\u00ebr mua kjo nuk \u00ebsht\u00eb penges\u00eb dhe un\u00eb pres nj\u00eb qasje konstruktive nga ana e t\u00eb gjith\u00eb ministrave. Nga ana ime n\u00eb asnj\u00eb moment nuk do t\u00eb mungoj\u00eb gatishm\u00ebria p\u00ebr bashk\u00ebpunim, sepse mendoj q\u00eb qytetar\u00ebve nuk ju intereson cila parti ku \u00ebsht\u00eb, por ju intereson realizimi i projekteve q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me ngritjen e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre. Sinqerisht un\u00eb pres bashk\u00ebpunim dhe mendoj q\u00eb nuk ka asnj\u00eb arsye t\u00eb mos bashk\u00ebpunojm\u00eb dhe jam optimist n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Prizreni \u00ebsht\u00eb qytet i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn, \u00ebsht\u00eb qyteti i dyt\u00eb p\u00ebr nga \u00e7do kriter, qytet q\u00eb ka reputacion edhe jasht\u00eb territorit t\u00eb Kosov\u00ebs, prandaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt nuk pres diskriminim, pres favorizim t\u00eb qytetit t\u00eb Prizrenit\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Gjakov\u00ebs, Ardian Gjini, thot\u00eb se shum\u00eb projekte mund t\u00eb realizohen vet\u00ebm fal\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cQeveria e Kosov\u00ebs e mban\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb buxhetit dhe detyrimisht q\u00eb duhet t\u00eb investohet n\u00eb komuna p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmbyllur infrastruktura. Ne duhet t\u00eb shohim, buxheti q\u00eb ka kaluar tash nuk l\u00ebn\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpresuar, mir\u00ebpo po besojm\u00eb q\u00eb Qeveria ka mund\u00ebsi t\u00eb tjera q\u00eb t\u00eb gjej\u00eb fonde, t\u00eb krijoj\u00eb grante t\u00eb llojeve t\u00eb tjera n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb komunat t\u2019i kryejn\u00eb obligimet e tyre ndaj qytetar\u00ebve. Por n\u00eb fund t\u00eb fundit edhe Qeveria t\u2019i kryej obligimet e veta ndaj qytetar\u00ebve, p\u00ebr shkak se \u00ebsht\u00eb Qeveri e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve dhe si e till\u00eb duhet edhe t\u00eb sillet\u201d, shprehet Gjini.<\/p>\n<p>Edhe kryetari i Komun\u00ebs s\u00eb Obiliqit, Xhafer Gashi, thekson se pret q\u00eb t\u00eb gjitha projektet t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb komun\u00eb t\u00eb marrin miratimin e nivelit qendror.<\/p>\n<p>\u201cShumica e projekteve nuk do t\u00eb ishin t\u00eb mundshme pa bashk\u00ebpunim me nivelin qendror. Besoj q\u00eb ky bashk\u00ebpunim do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe m\u00eb tutje, shpresojm\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha projektet t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb domosdoshme p\u00ebr qytetar\u00ebt e Obiliqit ta kemi mb\u00ebshtetje edhe nga niveli qendror\u201d, pohon Gashi.<\/p>\n<p>Se niveli qendror nuk duhet t\u2019i favorizoj\u00eb apo t\u2019i p\u00ebrjashtoj\u00eb komunat var\u00ebsisht prej partive q\u00eb udh\u00ebhiqen thot\u00eb edhe Bekim Salihu, nga Instituti GAP.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb Qeveria t\u00eb reflektoj\u00eb korrekt\u00ebsi dhe ligjshm\u00ebri karshi nivelit lokal dhe k\u00ebsisoj t\u2019i trajtoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cQeveria t\u00eb mos i sheh komunat si parti politike, t\u00eb mos i sheh komunat dhe mos t\u2019i trajtoj\u00eb komunat var\u00ebsisht nga bindjet politike, por komunat t\u2019i konsideroj\u00eb si nj\u00ebsit\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb vet\u00ebqeverisjes lokale dhe natyrisht q\u00eb secila komun\u00eb i ka prioritetet dhe problemet e saj, k\u00ebsisoj edhe t\u2019iu qaset atyre. Ta z\u00ebm\u00eb nj\u00eb mori e komunave kan\u00eb problem me uj\u00ebrat e zeza, nj\u00eb mori e komunave t\u00eb tjera kan\u00eb problem me munges\u00ebn ujit t\u00eb pijes, munges\u00ebn e kanalizimit, munges\u00ebn e ndri\u00e7imit, parqeve, t\u00eb pron\u00ebs, t\u00eb zonave ekonomike e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Pra, jan\u00eb 38 komuna dhe secila komun\u00eb ka disa probleme n\u00eb krahasim me komunat e tjera. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb edhe qeveria do t\u00eb duhet k\u00ebsisoj t\u2019i shoh komunat, t\u2019i trajtoj\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb ju ndihmoj\u00eb n\u00eb k\u00ebto fusha ku komunat kan\u00eb probleme t\u00eb theksuara\u201d, deklaron Salihu.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb n\u00eb koh\u00eb fushate, kryeministri Kurti pati th\u00ebn\u00eb se kryetar\u00ebt e komunave q\u00eb nuk vijn\u00eb nga LVV din\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb lloj opozite karshi Qeveris\u00eb, por Salihu thot\u00eb se nga monitorimi q\u00eb GAP ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb asnj\u00eb rast nuk ka v\u00ebrejtur se ka pasur qasje politike nga ana e kryetar\u00ebve t\u00eb komunave n\u00eb raport me qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet lokale q\u00eb u mbajt\u00ebn me 17 tetor 2021, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje ka fituar vet\u00ebm n\u00eb kat\u00ebr komuna, n\u00eb Gjilan, Kamenic\u00eb, Shtime dhe n\u00eb Podujev\u00eb.<\/p>\n<p>Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, gjat\u00eb kat\u00ebr viteve t\u00eb ardhshme do t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb Prizren, Drenas, Ka\u00e7anik, Vushtrri, Mitrovic\u00eb e Jugut, Skenderaj, Ferizaj dhe n\u00eb Han t\u00eb Elezit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs fitoi n\u00eb Prishtin\u00eb, Fush\u00eb Kosov\u00eb, Istog, Viti, Junik, Dragash, Lipjan dhe n\u00eb Pej\u00eb.<\/p>\n<p>Aleanca p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs udh\u00ebheq n\u00eb Gjakov\u00eb, Klin\u00eb, Rahovec, De\u00e7an dhe n\u00eb Suharek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb komun\u00ebn e Obiliqit ka fituar Iniciativa Qytetare p\u00ebr Obiliq, n\u00eb Malishev\u00eb Nisma Socialdemokrate, nd\u00ebrsa n\u00eb Mamush\u00eb Kosova Demokratik Turk Partisi.<\/p>\n<p>Lista Serbe, ka arritur t\u00eb fitoj\u00eb n\u00eb Kllokot, Leposaviq, Novob\u00ebrd\u00eb, Sht\u00ebrpc\u00eb, Zubin Potok, Zve\u00e7an, Gra\u00e7anic\u00eb, Ranillug, Partesh dhe n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Veriut.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Realizimi i shum\u00eb projekteve t\u00eb nivelit lokal pa mb\u00ebshtetje nga ana e nivelit qendror \u00ebsht\u00eb thuajse i pamundur. Bazuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb, Qeveris\u00eb po i k\u00ebrkohet q\u00eb t\u2019i trajtoj\u00eb t\u00eb gjitha komunat n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb dhe t\u00eb mos i orientoj\u00eb investimet vet\u00ebm n\u00eb ato komuna ku udh\u00ebheq L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje. Trajtimi i uj\u00ebrave t\u00eb zeza, shtrirja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":531440,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[425],"class_list":["post-569094","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-qeveria"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/569094","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=569094"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/569094\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/531440"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=569094"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=569094"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=569094"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}