{"id":569159,"date":"2022-01-04T15:02:06","date_gmt":"2022-01-04T14:02:06","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=569159"},"modified":"2022-01-04T15:02:06","modified_gmt":"2022-01-04T14:02:06","slug":"mbi-1-mije-e-100-paciente-kerkuan-trajtim-jashte-vendit-gjate-vitit-2021","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/mbi-1-mije-e-100-paciente-kerkuan-trajtim-jashte-vendit-gjate-vitit-2021\/","title":{"rendered":"Mbi 1 mij\u00eb e 100 pacient\u00eb k\u00ebrkuan trajtim jasht\u00eb vendit gjat\u00eb vitit 2021"},"content":{"rendered":"<p><strong>Mbi 1 mij\u00eb e 100 pacient\u00eb kosovar\u00eb gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar u detyruan t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mb\u00ebshtetje financiare nga shteti p\u00ebr trajtim mjek\u00ebsor jasht\u00eb institucioneve publike sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>Nga Sh\u00ebrbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosov\u00ebs thon\u00eb se nuk kan\u00eb arritur t\u2019i sigurojn\u00eb t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet, mir\u00ebpo jan\u00eb duke investuar q\u00eb kjo t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb te ardhmen. Shoqata p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Pacient\u00ebve e sheh shqet\u00ebsuese faktin se shum\u00eb sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore qytetar\u00ebt duhet t\u2019i marrin n\u00eb vendet e tjera.<\/p>\n<p>Klinikat q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti kan\u00eb referuar pacient\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrim jasht\u00eb vendit jan\u00eb Klinika e Ortopedis\u00eb, Pediatris\u00eb, Oftalmologjis\u00eb, e Hematologjis\u00eb. Nd\u00ebrsa, pacient\u00ebt q\u00eb vuajn\u00eb nga s\u00ebmundje malinje jan\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb s\u00eb shumti k\u00ebrkuan trajtim n\u00eb spitalet jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Divizioni p\u00ebr Trajtim Mjek\u00ebsor Jasht\u00eb Institucioneve Sh\u00ebndet\u00ebsore Publike, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Fondit t\u00eb Sigurimeve Sh\u00ebndet\u00ebsore, p\u00ebrmes nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim, i tha KosovaPress-it se nga Qeveria fillimisht ishin ndar\u00eb 6 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa me rishikim t\u00eb buxhetit jan\u00eb shtuar edhe 3 milion\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ky institucion ka pranuar 1122 aplikacione, prej t\u00eb cilave 451 jan\u00eb raste t\u00eb rregullta dhe 671 jan\u00eb raste urgjente.<\/p>\n<p>\u201cKlinikat t\u00eb cilat referojn\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti pacient\u00eb p\u00ebr trajtim jasht\u00eb institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore publike jan\u00eb: Ortopedia, Pediatria, Oftalmologjia, Hematologjia, Neurokirurgjia dhe Urologjia. Nd\u00ebrsa, sa u p\u00ebrket s\u00ebmundjeve qe k\u00ebrkojn\u00eb ndihm\u00eb financiare p\u00ebr sh\u00ebrim jasht\u00eb vendit, me t\u00eb shpeshta jan\u00eb; s\u00ebmundjet malinje (si leukemia), s\u00ebmundjet e kardiokirurgjis\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb k\u00ebtij divizioni, Shqip\u00ebria, Maqedonia e Turqia jan\u00eb nd\u00ebr shtetet q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti pacient\u00ebt kosovar\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb trajtim p\u00ebr s\u00ebmundjet q\u00eb vuajn\u00eb dhe nuk trajtohen n\u00eb institucionet publike n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, f\u00ebmij\u00ebt dhe adoleshent\u00ebt jan\u00eb kryesisht ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mb\u00ebshtetje financiare nga shteti.<\/p>\n<p>\u201cVendet n\u00eb t\u00eb cilat m\u00eb s\u00eb shumti pacient\u00ebt marrin sh\u00ebrbim sh\u00ebndet\u00ebsor jan\u00eb: Turqia, Kosova, Maqedonia, Shqip\u00ebria, si dhe vendet tjera evropiane. V\u00ebrehet nj\u00eb num\u00ebr i lart\u00eb i aplikimeve, mir\u00ebpo moshat t\u00eb cilat m\u00eb s\u00eb shumti k\u00ebrkojn\u00eb mb\u00ebshtetje financiare p\u00ebr trajtimin e s\u00ebmundjeve t\u00eb tyre jasht\u00eb institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore publike jan\u00eb 0-18 vje\u00e7\u201d, p\u00ebrfundoi p\u00ebrgjigja e Fondit p\u00ebr Sigurime Sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr KP.<\/p>\n<p>N\u00eb Sh\u00ebrbimin Spitalor Klinik Universitar t\u00eb Kosov\u00ebs pranojn\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb arritur t\u2019i sigurojn\u00eb t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet p\u00ebr pacient\u00ebt me s\u00ebmundje te kancerit, kryesisht p\u00ebr ata q\u00eb vuajn\u00eb nga leukemia.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, drejtori Valbon Krasniqi deklaroi se edhe investimet i kan\u00eb drejtuar pik\u00ebrisht n\u00eb sh\u00ebrbimet q\u00eb aktualisht nuk ofrohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pacient\u00ebt t\u00eb mos ken\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr trajtim jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Oftalmologji kemi zvog\u00ebluar numrin e pacient\u00ebve q\u00eb d\u00ebrgohen jasht\u00eb dhe shum\u00ebn q\u00eb paguhet nga Fondi i Sigurimit Sh\u00ebndet\u00ebsor. Pra, jemi n\u00eb koordinim t\u00eb plot\u00eb me Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, me Fondin e Sigurimit Sh\u00ebndet\u00ebsor dhe ne si SHSKUK investimet, qoft\u00eb n\u00eb pajisje mjek\u00ebsore, qoft\u00eb n\u00eb infrastruktur\u00eb, jemi duke i orientuar pik\u00ebrisht n\u00eb sh\u00ebrbime p\u00ebr t\u00eb cilat pacient\u00ebt detyrohen t\u00eb shkojn\u00eb jasht\u00eb Kosov\u00ebs. Edhe m\u00eb tutje numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb sh\u00ebrbimeve q\u00eb i d\u00ebrgojm\u00eb jasht\u00eb vendit jan\u00eb s\u00ebmundjet malinje, pra s\u00ebmundjet e kancerit sidomos ato t\u00eb gjakut q\u00eb i quajm\u00eb hematologjike por jo t\u00eb organeve solide dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen aty duhen investime shum\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe investime afatgjate q\u00eb besoj q\u00eb me nj\u00eb strategji t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb nga ana e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb edhe aty mund t\u00eb b\u00ebhen projekte p\u00ebr rezultate, por sigurisht q\u00eb jan\u00eb investime shum\u00eb me afatgjate nuk b\u00ebhen fjal\u00eb p\u00ebr 1 apo 2 vjet\u201d, theksoi Krasniqi.<\/p>\n<p>Shoqata p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Pacient\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs e sheh shum\u00eb shqet\u00ebsues q\u00eb me kalimin e viteve po rritet numri i pacient\u00ebve q\u00eb po detyrohen t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb trajtim jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Kryetari i k\u00ebsaj shoqate, Besim Kodra, k\u00ebrkon nj\u00eb reformim n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor dhe plot\u00ebsimit t\u00eb kushteve mjek\u00ebsore t\u00eb institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore publike p\u00ebr t\u00eb ofruar sh\u00ebrbimet e nevojshme p\u00ebr pacient\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cFatkeq\u00ebsisht n\u00eb Kosov\u00eb ka nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve q\u00eb nuk kryhen dhe problem tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne ende nuk kemi nj\u00eb list\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve q\u00eb kryhen n\u00eb Kosov\u00eb dhe nuk kryhen. Sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor, kur mungon nj\u00eb aparatur\u00eb, kur prishet nj\u00eb aparatur\u00eb, ndikon edhe n\u00eb k\u00ebrkesat e pacient\u00ebve jasht\u00eb vendit dhe k\u00ebtyre shum\u00eb shpesh iu b\u00ebhet e padrejt\u00eb p\u00ebr shkak se me udh\u00ebzim administrativ thuhet se kjo s\u00ebmundje trajtohet n\u00eb Kosov\u00ebs. Problemi q\u00ebndron se rritja e k\u00ebrkesave t\u00eb pacient\u00ebve ka ndikuar q\u00eb edhe Fondi p\u00ebr Sigurime Sh\u00ebndet\u00ebsore, Fondi p\u00ebr trajtim jasht\u00eb institucioneve publike t\u00eb futet n\u00eb borxhe p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb subvencione pacient\u00ebve q\u00eb po k\u00ebrkojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ne konsiderojm\u00eb se duhet nj\u00eb reformim i sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor, plot\u00ebsimi i kushteve t\u00eb institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb ofruar sh\u00ebrbimet e nevojshme p\u00ebr pacient\u00ebt n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb reduktohet numri i pacient\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr trajtim jasht\u00eb vendit\u201d, u shpreh Kodra.<\/p>\n<p>Kryetarja e Komisionit parlamentar p\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsi, Fatmire Koll\u00e7aku thekson se krahas investimeve n\u00eb infrastruktur\u00ebn mjek\u00ebsore nevojiten edhe intervenime n\u00eb aspektin legjislativ p\u00ebr t\u00eb zvog\u00ebluar numrin e atyre q\u00eb po k\u00ebrkojn\u00eb trajtim jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Koll\u00e7aku, e cila vjen nga partia n\u00eb pushtet, shprehet se jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb interesuar q\u00eb t\u00eb rrisin gam\u00ebn e sh\u00ebrbimeve n\u00eb institucionet publike sh\u00ebndet\u00ebsore, pasi ajo vler\u00ebson se Kosova ka staf mjek\u00ebsor p\u00ebr t\u2019i ofruar shum\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb cil\u00ebt qytetar\u00ebt po duhet t\u2019i marrin jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cMendoj q\u00eb mund\u00ebsit\u00eb i kemi sepse kemi staf, kemi profesionist\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb edhe t\u00eb shkolluar dhe trajnuar q\u00eb p\u00ebr momentin nuk ofrohen, por q\u00eb duhet t\u00eb investohet n\u00eb k\u00ebto sh\u00ebrbime. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se duhet edhe kompletimi edhe i infrastruktur\u00ebs ligjore si\u00e7 \u00ebsht\u00eb transplantimi i veshk\u00ebs q\u00eb tashm\u00eb n\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim q\u00eb ofrohet pa ndonj\u00eb komplikim m\u00eb tutje, dhe nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb problem q\u00eb nuk do mund t\u00eb trajtohej n\u00eb vendin ton\u00eb, nevojitet fillimisht Ligji p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsi do e rregulloj\u00eb edhe k\u00ebt\u00eb problematik. T\u00eb rregullohet fillimisht infrastruktura ligjore e pastaj infrastruktura me aparatur\u00eb me krijimin dhe ofrimin e sh\u00ebrbimit, pra \u00e7ka nevojitet q\u00eb t\u00eb harmonizohet prej kompletimit t\u00eb legjislacionit e deri tek pajisja e institucioneve si\u00e7 jan\u00eb Qendra Klinike Universitare q\u00eb t\u00eb fillojn\u00eb disa sh\u00ebrbime t\u00eb ofrohen p\u00ebr t\u00eb cilat qytetar\u00ebt kan\u00eb tep\u00ebr nevoj\u00eb\u201c, tha ajo.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbi 1 mij\u00eb e 100 pacient\u00eb kosovar\u00eb gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar u detyruan t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb mb\u00ebshtetje financiare nga shteti p\u00ebr trajtim mjek\u00ebsor jasht\u00eb institucioneve publike sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb Kosov\u00ebs. Nga Sh\u00ebrbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosov\u00ebs thon\u00eb se nuk kan\u00eb arritur t\u2019i sigurojn\u00eb t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet, mir\u00ebpo jan\u00eb duke investuar q\u00eb kjo t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":515990,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[677,1112,1111],"class_list":["post-569159","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-mjeke","tag-staf","tag-trajtim"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/569159","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=569159"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/569159\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/515990"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=569159"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=569159"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=569159"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}