{"id":570265,"date":"2022-01-06T13:14:26","date_gmt":"2022-01-06T12:14:26","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=570265"},"modified":"2022-01-06T13:14:26","modified_gmt":"2022-01-06T12:14:26","slug":"cfare-eshte-flurona-dhe-cilat-jane-simptomat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/mjekesi\/cfare-eshte-flurona-dhe-cilat-jane-simptomat\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb Flurona dhe cilat jan\u00eb simptomat"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fillimi i vitit 2022 ka sjell\u00eb shqet\u00ebsime t\u00eb reja p\u00ebr sh\u00ebndetin publik n\u00eb bot\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Kjo pasi n\u00eb disa shtete t\u00eb bot\u00ebs tashm\u00eb jan\u00eb identifikuar raste t\u00eb qytetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb infektuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me COVID-19 si dhe me grip stinor.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar gjendjen e pacientit q\u00eb \u00ebsht\u00eb i infektuar me k\u00ebto dy viruse n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, n\u00eb bot\u00eb \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrdorur termi Flurona.<\/p>\n<p>Sipas asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb shkruar deri m\u00eb tani, Flurona nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb variant i ri i koronavirusit e as nj\u00eb s\u00ebmundje e ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse fjala \u201cFlurona\u201d \u00ebsht\u00eb relativisht e re, infektimet me COVID-19 dhe grip stinor n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p>Rastet e para me Flurona jan\u00eb zbuluar n\u00eb vende t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs duke p\u00ebrfshir\u00eb Shtetet e Bashkuara, Izraelin, Brazilin, Filipinet dhe Hungarin\u00eb.<\/p>\n<p>Washingtion Post raporton se p\u00ebrderisa shum\u00eb vende ndjekin rastet e koronavirusit dhe gripit, duket se ka pak t\u00eb dh\u00ebna se sa njer\u00ebz i kan\u00eb k\u00ebto dy viruse n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb.<\/p>\n<p>Derisa \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb po shfaqen raste t\u00eb reja t\u00eb infeksionit t\u00eb dyfisht\u00eb, ekspert\u00ebt e sh\u00ebndetit dhe mjek\u00ebt theksojn\u00eb se vaksinat kund\u00ebr koronavirusit dhe gripit mbeten m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga infeksionet e r\u00ebnda.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb dihet p\u00ebr rastet me Flurona?<\/strong><\/p>\n<p>Rasti i par\u00eb i gjurmuar n\u00eb Izrael i nj\u00eb personi t\u00eb infektuar me COVID-19 dhe me grip stinor n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb u konfirmua nga Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e k\u00ebtij vendi t\u00eb mart\u00ebn m\u00eb 4 janar 2022, duke ngritur shum\u00eb pik\u00ebpyetje se si dy viruset mund t\u00eb ndikojn\u00eb te dikush q\u00eb \u00ebsht\u00eb i infektuar me t\u00eb dy viruset n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb.<\/p>\n<p>Pacientja, nj\u00eb grua shtatz\u00ebn\u00eb e pavaksinuar rreth 30 vje\u00e7e, u lirua t\u00eb enjten m\u00eb 5 janar \u201cn\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme\u201d, tha n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb spitali Beilinson n\u00eb Petah Tikva, raporton CNN.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb n\u00ebna e par\u00eb q\u00eb u diagnostikua me grip dhe koronavirus n\u00eb Beilinson. Ne e trajtuam at\u00eb me nj\u00eb kombinim ila\u00e7esh q\u00eb synon, si koron\u00ebn, ashtu edhe gripin,\u201d tha n\u00eb deklarat\u00eb Arnon Wiznitzer, drejtor i Departamentit p\u00ebr Grat\u00eb n\u00eb Beilinson.<\/p>\n<p>Shp\u00ebrndarja e gripit n\u00eb dy vitet e kaluara, sipas ekspert\u00ebve, \u00ebsht\u00eb frenuar p\u00ebr shkak se shum\u00eb qeveri n\u00eb bot\u00eb kishin vendosur masa kufizuese n\u00eb luft\u00ebn e tyre ndaj COVID-19.<\/p>\n<p>Lirimi i masave dhe mosp\u00ebrdorimi i maskave mbrojt\u00ebse n\u00eb muajt e fundit, sipas tyre, ka ndikuar q\u00eb t\u00eb shtohen rastet me variantet e COVID-19, si dhe me grip stinor.<\/p>\n<p>Ata parashohin p\u00ebrhapje t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb gripit edhe p\u00ebr shkak t\u00eb takimeve familjare dhe tubimeve t\u00eb ndryshme gjat\u00eb festave n\u00eb fund t\u00eb vitit.<\/p>\n<p><strong>Shpjegimi i OBSH-s\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb \u2013 (OBSH) thot\u00eb se t\u00eb dy viruset, si koronavirusi ashtu edhe gripi stinor, mund t\u00eb ken\u00eb simptoma t\u00eb nj\u00ebjta dhe mund t\u00eb jen\u00eb fatale p\u00ebr njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb dy viruset ndajn\u00eb simptoma t\u00eb ngjashme, duke p\u00ebrfshir\u00eb koll\u00ebn, rrjedhje hund\u00ebsh, dhimbje t\u00eb fytit, ethe, dhimbje koke dhe lodhje. Njer\u00ebzit mund t\u00eb ken\u00eb nivele t\u00eb ndryshme t\u00eb s\u00ebmundjes si me COVID-19, ashtu edhe me grip. Disa mund t\u00eb mos ken\u00eb simptoma, mund t\u00eb ken\u00eb simptoma t\u00eb lehta ose s\u00ebmundje t\u00eb r\u00ebnda. Si gripi, ashtu edhe COVID-19 mund t\u00eb jen\u00eb fatale\u201d, thot\u00eb OBSH-ja.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket shp\u00ebrndarjes, OBSH-ja thot\u00eb se t\u00eb dyja viruset, si COVID-19, ashtu edhe gripi, p\u00ebrhapen thuajse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, kur nj\u00eb person i infektuar kollitet, teshtin, flet, k\u00ebndon ose merr frym\u00eb.<\/p>\n<p>Sp\u00ebrkalat e personit t\u00eb infektuar, sipas OBSH-s\u00eb, mund p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb syt\u00eb, hund\u00ebn ose goj\u00ebn e njer\u00ebzve q\u00eb jan\u00eb af\u00ebr, zakonisht brenda nj\u00eb metri nga personi i infektuar, por ndonj\u00ebher\u00eb edhe m\u00eb larg.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit, gjithashtu, mund t\u00eb infektohen me COVID-19 dhe me grip duke prekur sip\u00ebrfaqe t\u00eb kontaminuara, m\u00eb pas duke prekur syt\u00eb, hund\u00ebn ose goj\u00ebn pa i pastruar duart.<\/p>\n<p>Sipas OBSH-s\u00eb, t\u00eb gjitha moshat mund t\u00eb infektohen me virusin COVID-19 dhe virusin e gripit stinor, por m\u00eb t\u00eb rrezikuarit jan\u00eb t\u00eb moshuarit, njer\u00ebzit me s\u00ebmundje kronike, njer\u00ebzit me kushte imunosupresive si HIV\/AIDS, pacient\u00ebt q\u00eb marrin kimioterapi ose steroide, ose ata q\u00eb vuajn\u00eb nga s\u00ebmundjet malinje.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsit e kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor thuhet se jan\u00eb n\u00eb rrezik t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u2019u infektuar nga COVID-19 dhe n\u00eb rrezik t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u2019u infektuar nga gripi stinor.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shtatz\u00ebnat dhe ato q\u00eb kan\u00eb lindur koh\u00ebt e fundit jan\u00eb n\u00eb rrezik t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrjetuar grip t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe COVID-19 t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Maqedonia e Veriut raporton kat\u00ebr raste me Flurona<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb qytetar i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut i cili kishte udh\u00ebtuar nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs u b\u00eb personi i par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet q\u00eb u zbulua se ishte i infektuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me COVID-19 si dhe me grip stinor. Nd\u00ebrkoh\u00eb, t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn, m\u00eb 5 janar, Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut njoftoi edhe p\u00ebr tri raste tjera t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb infektuar me Flurona.<\/p>\n<p>Sipas Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb n\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut, rasti i par\u00eb \u00ebsht\u00eb zbuluar n\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00eb nga nj\u00eb klinik\u00eb private te nj\u00eb person i mosh\u00ebs 26 vje\u00e7, i cili m\u00eb 31 dhjetor kishte udh\u00ebtuar nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Kurse, tri rastet e tjera jan\u00eb regjistruar n\u00eb Shkup. Gjendja sh\u00ebndet\u00ebsore e t\u00eb infektuarve raportohet se \u00ebsht\u00eb e q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>\u201cBazuar n\u00eb anket\u00ebn epidemiologjike, personi n\u00eb fjal\u00eb ishte i vaksinuar me dy doza t\u00eb vaksinave. Pas detektimit t\u00eb infektimit pacienti ndodhet n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij p\u00ebr trajtim mjek\u00ebsor n\u00eb gjendje stabile sh\u00ebndet\u00ebsore\u201d, thuhet n\u00eb njoftimin e Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb s\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p>Sipas Institutit t\u00eb Sh\u00ebndetit Publik n\u00eb Maqedoni t\u00eb Veriut, Flurona manifestohet me simptoma t\u00eb koronavirusit dhe gripit stinor.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb Kosov\u00eb u shtuan rastet me grip stinor<\/strong><\/p>\n<p>Jav\u00ebve t\u00eb fundit Kosova \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me nj\u00eb fluks n\u00eb rritje t\u00eb rasteve me grip stinor.<\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb muajit dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar Instituti Komb\u00ebtar i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Publike i Kosov\u00ebs, raportoi p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 15 mij\u00eb persona t\u00eb prekur nga gripi stinor vet\u00ebm brenda dy muajve n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb IKSHPK-s\u00eb, nga 15,786 raste me grip, 2,498 jan\u00eb cil\u00ebsuar si infeksione respiratore akute dhe 69 me infeksion t\u00eb r\u00ebnd\u00eb respirator akut.<\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt e IKSHPK-s\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb se gripi stinor nuk e ka arritur ende pragun epidemik, porse v\u00ebrehej intensitet i shtuar i rasteve.<\/p>\n<p>Numri m\u00eb i madh i personave t\u00eb prekur ishin t\u00eb mosh\u00ebs 15 deri n\u00eb 29 vje\u00e7, pasuar nga f\u00ebmij\u00ebt e mosh\u00ebs 5 deri n\u00eb 14 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Kosova deri m\u00eb tani nuk ka regjistruar asnj\u00eb rast t\u00eb infektimit t\u00eb dyfisht\u00eb me COVID-19 dhe grip stinor, porse ka identifikua n\u00ebnt\u00eb raste t\u00eb variantit Omicron.<\/p>\n<p>Omicron \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb variant dominues jav\u00ebve t\u00eb fundit, gj\u00eb q\u00eb b\u00ebri q\u00eb gjat\u00eb fundvitit shum\u00eb shtete n\u00eb bot\u00eb t\u00eb vendosin masa kufizuese.<\/p>\n<p>Disa shtete p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb mbyll\u00ebn shkollat, e b\u00ebn\u00eb t\u00eb domosdoshme mbajtjen e mask\u00ebs n\u00eb ambiente t\u00eb mbyllura dhe n\u00eb publik.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb festave t\u00eb fundvitit, sidomos n\u00eb vendet evropiane, u ndaluan tubimet e shum\u00eb personave, nd\u00ebrkoh\u00eb u ndaluan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb aktivitetesh kulturore.<\/p>\n<p>P\u00ebrhapja e shpejt\u00eb e variantit Omicron b\u00ebri q\u00eb t\u00eb pezulloheshin mij\u00ebra fluturime n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn pasi infektimet prek\u00ebn stafin e kompanive ajrore, gj\u00eb q\u00eb shkaktoi telashe t\u00eb shumta p\u00ebr qytetar\u00ebt q\u00eb ishin nisur p\u00ebr pushime apo p\u00ebr t\u00eb festuar me familjar\u00ebt e tyre.\/REL<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fillimi i vitit 2022 ka sjell\u00eb shqet\u00ebsime t\u00eb reja p\u00ebr sh\u00ebndetin publik n\u00eb bot\u00eb. Kjo pasi n\u00eb disa shtete t\u00eb bot\u00ebs tashm\u00eb jan\u00eb identifikuar raste t\u00eb qytetar\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb infektuar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me COVID-19 si dhe me grip stinor. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar gjendjen e pacientit q\u00eb \u00ebsht\u00eb i infektuar me k\u00ebto [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":570266,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[318],"tags":[],"class_list":["post-570265","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-mjekesi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/570265","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=570265"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/570265\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/570266"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=570265"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=570265"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=570265"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}