{"id":570911,"date":"2022-01-07T16:41:11","date_gmt":"2022-01-07T15:41:11","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=570911"},"modified":"2022-01-07T16:41:11","modified_gmt":"2022-01-07T15:41:11","slug":"be-ja-pa-shtysa-dhe-kosova-e-serbia-pa-vullnet-per-dialog","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/be-ja-pa-shtysa-dhe-kosova-e-serbia-pa-vullnet-per-dialog\/","title":{"rendered":"BE-ja pa shtysa dhe Kosova e Serbia pa vullnet p\u00ebr dialog"},"content":{"rendered":"<p><strong>Procesi i dialogut nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb agjend\u00eb t\u00eb negociatave p\u00ebr vitin 2022, e cila duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb arritjes s\u00eb q\u00ebllimit final dhe n\u00eb interes t\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebve si pal\u00eb t\u00eb barabarta n\u00eb negociata, thon\u00eb zyrtar\u00ebt e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>Njoh\u00ebsit e zhvillimeve politike, Agon Maliqi dhe Ognjen Gogiq, nuk presin q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij viti t\u00eb ket\u00eb rezultate konkrete n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi p\u00ebr sa i p\u00ebrket arritjes s\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebrfundimtare q\u00eb do t\u00eb normalizonte marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrmjet t\u00eb dyja vendeve.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, sipas tyre, deri pas p\u00ebrfundimit t\u00eb zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare n\u00eb Serbi, t\u00eb cilat priten n\u00eb pranver\u00ebn e k\u00ebtij viti, procesi i dialogut nuk do t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb l\u00ebvizje fare.<\/p>\n<p>Z\u00ebvend\u00ebskryeministri i Kosov\u00ebs, Besnik Bislimi, shef i delegacionit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb dialogun me Serbin\u00eb, i ka th\u00ebn\u00eb Radios Evropa e Lir\u00eb se Qeveria e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb vazhdoj\u00eb me procesin e dialogut dhe k\u00ebt\u00eb tashm\u00eb ua ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur vendeve aleate t\u00eb saj n\u00eb takimet q\u00eb ka pasur muajve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>\u201cQeveria e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb vazhdoj\u00eb procesin e dialogut, ashtu si ka b\u00ebr\u00eb deri m\u00eb tani, n\u00eb kuptim t\u00eb arritjes se nj\u00eb marr\u00ebveshjeje finale, gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, e cila do t\u00eb sillte njohjen e Kosov\u00ebs nga Serbia. Qasja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e hapur dhe konstruktive, por \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb parime q\u00eb sot jan\u00eb bazament i politik\u00ebs s\u00eb jashtme t\u00eb shteteve t\u00eb NATO-s\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Bislimi n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje me shkrim p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, presidenti serb, Aleksandar Vu\u00e7iq, ka th\u00ebn\u00eb se Serbia d\u00ebshiron vazhdimin e dialogut, por i ka akuzuar autoritetet e Kosov\u00ebs se nuk duan t\u00eb vazhdojn\u00eb procesin.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian ka rolin e leht\u00ebsuesit t\u00eb dialogut Kosov\u00eb-Serbi dhe Qeveria e Kosov\u00ebs vler\u00ebson se BE-ja e ka ruajtur neutralitetin minimal n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>\u201cMegjithat\u00eb, Qeveria pret nga Bashkimit Evropian q\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb nj\u00eb korniz\u00eb t\u00eb dialogut q\u00eb \u00ebsht\u00eb e bazuar n\u00eb vet\u00eb vlerat e traktateve t\u00eb saj themeluese dhe nj\u00eb qasjeje q\u00eb e promovon sigurin\u00eb regjionale t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, n\u00eb pajtueshm\u00ebri me pritjet e NATO-s dhe n\u00eb mbrojte t\u00eb regjionit ton\u00eb nga ndikimi rus e kinez\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Bislimi p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Njoh\u00ebsi i zhvillimeve politike, Agon Maliqi, redaktor dhe bashk\u00ebthemelues i blogut \u201cSbunker\u201d, n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb me Radion Evropa e Lir\u00eb vler\u00ebson se as kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, dhe as presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, nuk kan\u00eb vullnet p\u00ebr t\u00eb vazhduar procesin e dialogut. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, sipas tij, ngecja n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb rrug\u00ebn e integrimeve evropiane, e l\u00eb BE-n\u00eb pa mekanizmin e shtytjes s\u00eb jashtme q\u00eb procesi t\u00eb vazhdoj\u00eb.<\/p>\n<p>Maliqi thekson se bazuar n\u00eb situat\u00ebn aktuale, vet\u00ebm thellimi eventual i kriz\u00ebs politike dhe kalimi n\u00eb kriz\u00eb t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, mund t\u00eb jet\u00eb shtys\u00eb p\u00ebr vazhdimin e procesit t\u00eb dialogut.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto lloj zhvillimesh mund ta rikthejn\u00eb procesin politik dhe v\u00ebmendjen nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb ve\u00e7anti. S\u00eb dyti, n\u00eb SHBA mund ta kemi nj\u00eb dinamik\u00eb t\u00eb re me ardhjen e ambasador\u00ebve, n\u00eb Prishtin\u00eb (Jeffrey Hovenier) dhe n\u00eb Beograd (Christopher Hill), t\u00eb cil\u00ebt mund t\u2019ia japin nj\u00eb dinamik\u00eb tjet\u00ebr, si dhe p\u00ebrdorimi \u2013 si\u00e7 \u00ebsht\u00eb premtuar- i mekanizmave k\u00ebrc\u00ebnues, t\u00eb tipit t\u00eb sanksioneve p\u00ebr aktor\u00ebt e ndrysh\u00ebm. Por, fundja as vet\u00eb SHBA-ja nuk do ta ket\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi pa ndodhur di\u00e7ka n\u00eb frontin evropian\u201d, vler\u00ebson Maliqi.<\/p>\n<p>Ai shton se pa p\u00ebrmbylljen e zgjedhjeve presidenciale n\u00eb Franc\u00eb, n\u00eb muajin prill dhe ndonj\u00eb dinamike n\u00eb zhvillimet evropiane p\u00ebr sa i p\u00ebrket Ballkanit Per\u00ebndimor, si dhe pa p\u00ebrmbylljen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare n\u00eb Serbi, nuk do t\u00eb mund t\u00eb shihet ndonj\u00eb energji e re e kryq\u00ebzuar nd\u00ebrmjet BE-s\u00eb dhe SHBA-s\u00eb p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi.<\/p>\n<p>Sipas tij, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka premtuar nj\u00eb samit n\u00eb muajin qershor, ku mund t\u00eb sqarohet perspektiva evropiane p\u00ebr rajonin, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb reflektoj\u00eb edhe n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi.<\/p>\n<p>Politologu Ognjen Gogiq thot\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se marr\u00ebveshja gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm eufemiz\u00ebm p\u00ebr njohjen e Kosov\u00ebs nga ana e Serbis\u00eb. Nisur nga kjo, sipas tij, n\u00eb procesin e dialogut Serbia \u00ebsht\u00eb faktori ky\u00e7, p\u00ebr shkak se n\u00eb fund t\u00eb procesit t\u00eb bisedimeve ajo duhet t\u2019i ofroj\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb pakt\u00ebn njohjen implicite apo t\u00eb n\u00ebnkuptuar.<\/p>\n<p>\u201cMbase Serbia do t\u00eb ishte e gatshme ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb, por me kushtin q\u00eb kjo t\u2019i shpaguhet p\u00ebrmes integrimeve evropiane. Por, Serbia nuk mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb, sepse integrimet evropiane tash p\u00ebr tash kan\u00eb ngecur p\u00ebr nj\u00eb varg arsyesh dhe rrjedhimisht ajo nuk \u00ebsht\u00eb e gatshme q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7far\u00ebdo l\u00ebshimesh n\u00eb raport me Kosov\u00ebn. Dhe, kjo \u00ebsht\u00eb esenca e k\u00ebsaj situate ku dialogu sh\u00ebnon ngecje\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Gogiq shton se kjo situat\u00eb tash p\u00ebr tash i konvenon presidentit serb, Vu\u00e7iq, dhe ai nuk \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb shk\u00ebmbej\u00eb njohjen e Kosov\u00eb p\u00ebr integrime evropiane, p\u00ebrderisa t\u00eb mos ndryshojn\u00eb rrethanat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Por, si\u00e7 thot\u00eb ai, asnj\u00eb politikani n\u00eb Kosov\u00eb dhe as kryeministrit Kurti nuk i p\u00ebrgjigjet ngecja e procesit t\u00eb dialogut, p\u00ebr shkak se t\u00eb gjith\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb ta d\u00ebshmojn\u00eb dhe rrumbullakojn\u00eb shtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Por, sipas tij, n\u00eb raport me integrimet evropiane, Kosova nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb shtys\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb as liberalizimin e vizave, p\u00ebr t\u00eb cilin i ka p\u00ebrmbushur kushtet sipas Komisionit Evropian.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Maliqi dhe Gogiq nuk presin q\u00eb gjat\u00eb vitit 2022 mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb rrethanave q\u00eb do t\u00eb \u00e7onin drejt ndonj\u00eb marr\u00ebveshjeje p\u00ebrfundimtare nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>Maliqi thot\u00eb se ajo \u00e7far\u00eb mund t\u00eb pritet \u00ebsht\u00eb rifillimi dhe ricaktimi i kornizave t\u00eb procesit t\u00eb dialogut, por megjithat\u00eb, ai vler\u00ebson se vullneti i lider\u00ebve kryesor\u00eb politik\u00eb dhe institucional\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi, p\u00ebr t\u00eb vazhduar procesin, do t\u00eb mungoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cMir\u00ebpo, \u00e7far\u00eb kemi m\u00ebsuar gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit, \u00ebsht\u00eb se shum\u00eb shpesh zhvillimet dalin p\u00ebrtej kontrollit t\u00eb politikan\u00ebve individual\u00eb dhe lider\u00ebve rajonal\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht kjo kriza e p\u00ebrgjithshme e siguris\u00eb q\u00eb po ndodh n\u00eb Evrop\u00ebn Lindore, n\u00eb Ukrain\u00eb, por edhe n\u00eb Bosnj\u00eb (e Hercegovin\u00eb) mund ta ridimensionoj\u00eb dhe mund t\u2019i p\u00ebrshpejtoj\u00eb dhe kalibroj\u00eb interesat dhe dinamikat, gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb reflektoj\u00eb pastaj edhe n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi\u201d, thekson Maliqi.<\/p>\n<p>Politologu Gogiq shpreh mendimin se deri pas pushimeve t\u00eb ver\u00ebs nuk do t\u00eb ket\u00eb ndonj\u00eb l\u00ebvizje dometh\u00ebn\u00ebse n\u00eb dialogun Kosov\u00eb-Serbi.<\/p>\n<p>\u201cPara s\u00eb gjithash, mendoj se nuk do t\u00eb ndodh\u00eb di\u00e7ka e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb rrug\u00ebn e l\u00ebvizjes s\u00eb Serbis\u00eb kah Bashkimi Evropian, gj\u00eb q\u00eb do ta motivonte at\u00eb q\u00eb t\u00eb jet\u00eb m\u00eb konstruktive n\u00eb dialog. Kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn, un\u00eb po shpresoj q\u00eb Brukseli, Bashkimi Evropian e ka kuptuar q\u00eb Kosov\u00ebn nuk mund ta mbajn\u00eb m\u00eb n\u00eb statusin e ngecjes. Un\u00eb po shpresoj q\u00eb e kan\u00eb kuptuar se n\u00ebse d\u00ebshirojn\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb jet\u00eb m\u00eb konstruktive n\u00eb dialog dhe reforma, at\u00ebher\u00eb duhet ta kryejn\u00eb pjes\u00ebn e tyre t\u00eb pun\u00ebs dhe k\u00ebtu mendoj, para s\u00eb gjithash, p\u00ebr liberalizimin e vizave\u201d, thot\u00eb Gogiq.<\/p>\n<p>M\u00eb 7 dhjetor t\u00eb vitit 2021, shefi i diplomacis\u00eb evropiane, Josep Borrell, pas nj\u00eb takimi me kryeministrin e Kosov\u00ebs, Albin Kurti, u ka th\u00ebn\u00eb medieve se \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb zgjidhjes p\u00ebr arritjen e marr\u00ebveshjes p\u00ebrfundimtare nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse ka vullnet, problemi mund t\u00eb zgjidhet qysh nes\u00ebr apo tre vjet m\u00eb von\u00eb\u201d, pati deklaruar Borell.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb vitit 2021, dialogu Kosov\u00eb &#8211; Serbi \u00ebsht\u00eb zhvilluar kryesisht n\u00eb nivel t\u00eb ekspert\u00ebve, nd\u00ebrkaq n\u00eb nivelin e lart\u00eb politik jan\u00eb zhvilluar dy takime nd\u00ebrmjet Kurtit dhe Vu\u00e7iqit, n\u00eb qershor dhe n\u00eb korrik. N\u00eb asnj\u00ebrin prej k\u00ebtyre takimeve nuk \u00ebsht\u00eb arritur ndonj\u00eb marr\u00ebveshje.<\/p>\n<p>Dialogu nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb ka nisur m\u00eb 2011.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Procesi i dialogut nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb agjend\u00eb t\u00eb negociatave p\u00ebr vitin 2022, e cila duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb arritjes s\u00eb q\u00ebllimit final dhe n\u00eb interes t\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebve si pal\u00eb t\u00eb barabarta n\u00eb negociata, thon\u00eb zyrtar\u00ebt e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs. Njoh\u00ebsit e zhvillimeve politike, Agon Maliqi dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":483145,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[389,530,451,400],"class_list":["post-570911","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-bashkimi-evropian","tag-dialogu","tag-kosova","tag-serbia"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/570911","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=570911"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/570911\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/483145"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=570911"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=570911"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=570911"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}