{"id":570990,"date":"2022-01-07T19:03:24","date_gmt":"2022-01-07T18:03:24","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=570990"},"modified":"2022-01-07T19:18:27","modified_gmt":"2022-01-07T18:18:27","slug":"departamenti-i-thesarit-i-shba-se-me-i-shpejte-se-gjyqesori-i-bosnjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/bote\/departamenti-i-thesarit-i-shba-se-me-i-shpejte-se-gjyqesori-i-bosnjes\/","title":{"rendered":"Departamenti i Thesarit i SHBA-s\u00eb m\u00eb i shpejt\u00eb se gjyq\u00ebsori i Bosnj\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Millorad Dodik, an\u00ebtari serb i Presidenc\u00ebs s\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs (BeH), emri i t\u00eb cilit ishte n\u00eb list\u00ebn e personave dhe subjekteve t\u00eb Departamentit amerikan t\u00eb Thesarit, t\u00eb cil\u00ebt, m\u00eb 5 janar, u sanksionuan p\u00ebr veprime korruptive, p\u00ebrmendet edhe n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb raporteve t\u00eb dor\u00ebzuara nga Transparency International n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb (TI n\u00eb BeH) p\u00ebr korrupsion t\u00eb lart\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kan\u00eb vendosur sanksione edhe p\u00ebr Televizionin Alternativ, sht\u00ebpi mediatike nga Banja Lluka, si\u00e7 thuhet, p\u00ebr lidhje me Millorad Dodikun.<\/p>\n<p>Po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb sanksione jan\u00eb vendosur edhe ndaj ish-kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe Prokurorial (KLGJP) t\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs dhe k\u00ebshilltarit aktual ligjor t\u00eb Dodikut, Millan Tegelltija, si dhe ndaj Mirsad Kukiqit, deputet i L\u00ebvizjes p\u00ebr Veprim Demokratik (PDA) n\u00eb Asamblen\u00eb Parlamentare t\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs, raporton Radio Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Ata u fut\u00ebn n\u00eb list\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb \u201cp\u00ebrfshirjes s\u00eb tyre n\u00eb aktivitete t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme korruptive\u201d dhe u \u00ebsht\u00eb pamund\u00ebsuar hyrja n\u00eb SHBA, thuhet n\u00eb nj\u00eb komunikat\u00eb t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit, t\u00eb n\u00ebnshkruar nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.<\/p>\n<p>Transparency International n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb ka th\u00ebn\u00eb p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se e ka raportuar Dodikun p\u00ebr korrupsion q\u00eb nga viti 2008 dhe p\u00ebr skandale lidhur me nd\u00ebrtimin e objektit t\u00eb qeveris\u00eb, por edhe p\u00ebr raste t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitet e fundit kemi pasur disa raportime, t\u00eb cilat mund t\u00eb mos ken\u00eb pasur lidhje me korrupsionin, por sigurisht me keqp\u00ebrdorimin e pushtetit, nga nj\u00ebra an\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve ndaj votuesve, qytetar\u00ebve dhe nga ana tjet\u00ebr, p\u00ebrgjimeve t\u00eb opozit\u00ebs&#8230; N\u00eb rastet e ngjashme, q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb \u00e7uar diku dhe asnj\u00ebher\u00eb ndaj tyre, prokuroria, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb Prokuroria e Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs, nuk ka vepruar\u201d, thot\u00eb Ivana Korajlliq, drejtoresh\u00eb ekzekutive e Transparency International n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p>Dodik nuk \u00ebsht\u00eb gjetur asnj\u00ebher\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb vendore si i akuzuar p\u00ebr vepra t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2009, Agjencia p\u00ebr hetim dhe mbrojtje e Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs (SIPA) mori n\u00eb bised\u00eb informative rreth 100 persona, t\u00eb cil\u00ebt nd\u00ebrlidheshin me raportin kund\u00ebr Millorad Dodikut dhe 15 t\u00eb tjer\u00ebve t\u00eb dyshuar p\u00ebr manipulim tender\u00ebsh, tejkalime t\u00eb panevojshme t\u00eb kostove dhe pastrim parash, gjat\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb Selis\u00eb administrative t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska, nd\u00ebrtes\u00ebs p\u00ebr Radio Televizionin e Republik\u00ebs S\u00ebrpska dhe pjes\u00ebs s\u00eb autostrad\u00ebs E 661 Gradishka &#8211; Banja Lluk\u00eb.<\/p>\n<p>Ata u akuzuan p\u00ebr d\u00ebmtim t\u00eb buxhetit t\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska dhe shp\u00ebrdorim t\u00eb rreth 75 milion\u00eb eurove.<\/p>\n<p>Zyra e Prokurorit t\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs ia dor\u00ebzoi \u00e7\u00ebshtjen Zyr\u00ebs s\u00eb Prokurorit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska, e cila pezulloi t\u00eb gjitha hetimet kund\u00ebr Millorad Dodikut, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2011, p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb provave.<\/p>\n<p>Ivana Korajlliq thekson se kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe lider\u00ebt e partive politike n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, rastet kund\u00ebr tyre, madje edhe kur iniciohen procese gjyq\u00ebsore, zgjasin me vite dhe shpeshher\u00eb nuk \u00e7ojn\u00eb n\u00eb vendime p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>\u201cAta q\u00eb duhet t\u00eb ndiqen kan\u00eb kontroll mbi drejt\u00ebsin\u00eb. Ajo q\u00eb shohim n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve \u00ebsht\u00eb se t\u00eb gjitha k\u00ebto raporte refuzohen menj\u00ebher\u00eb, urdhrat p\u00ebr t\u00eb mos kryer hetime jepen automatikisht, nd\u00ebrkaq q\u00eb nga ana tjet\u00ebr, derisa p\u00ebr disa raportime, ndon\u00ebse jan\u00eb dor\u00ebzuar m\u00eb shum\u00eb se tre vjet m\u00eb par\u00eb, ne nuk kemi p\u00ebrgjigje\u201d, ka th\u00ebn\u00eb Korajlliq.<\/p>\n<p>Svetllana Ceniq, ish-ministre e Financave n\u00eb Qeverin\u00eb e Republik\u00ebs S\u00ebrpska (nj\u00eb nga dy entitetet n\u00eb BeH) dhe analiste ekonomike, beson se me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb duhej t\u00eb ishin marr\u00eb institucionet e Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs dhe jo ato amerikane.<\/p>\n<p>\u201cDo t\u00eb doja m\u00eb shum\u00eb q\u00eb me t\u00eb gjitha k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje \u2013 me akuza t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb shpjegimin \u2013 t\u00eb ishte marr\u00eb gjyq\u00ebsori i Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs, q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmohet se ka sundim t\u00eb ligjit n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, q\u00eb t\u00eb kemi pun\u00ebn e k\u00ebtyre organeve hetuese dhe kontrolluese dhe jo q\u00eb dikush tjet\u00ebr t\u00eb na thot\u00eb se sa i kemi zyrtar\u00ebt t\u00eb korruptuar\u201d, tha Ceniq p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>Milan Tegeltija dha dor\u00ebheqjen nga posti i kryetarit t\u00eb kryetarit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe Prokurorial n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2020, pasi an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit votuan konkluz\u00ebn, me t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebnin thirrje p\u00ebr dor\u00ebheqjen e tij.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019, Tegelltija ishte pjes\u00eb e afer\u00ebs \u201cPatkoi\u201d. Ai nd\u00ebrlidhej me veprimet korruptive, gjegj\u00ebsisht, se n\u00ebp\u00ebrmjet nd\u00ebrmjet\u00ebsve, p\u00ebrndryshe zyrtar\u00eb t\u00eb SIPA-s, kontraktonte klient\u00eb t\u00eb cil\u00ebve duhej t\u2019u \u201cp\u00ebrshpejtoheshin\u201d rastet n\u00eb gjyq\u00ebsorin e Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo u publikua n\u00eb video-regjistrim, por Tegelltija, n\u00eb fund, \u00ebsht\u00eb shpallur i pafajsh\u00ebm, nd\u00ebrkaq n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb paraqitur si d\u00ebshmitar.<\/p>\n<p>N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2021, Tegelltija u b\u00eb k\u00ebshilltar i Millorad Dodikut.<\/p>\n<p>Mirsad Kukiq, duke p\u00ebrdorur pozit\u00ebn e tij zyrtare si drejtor i kompanis\u00eb publike, Miniera Banoviqi, si dhe deputet i Asambles\u00eb Parlamentare, \u201cmori pjes\u00eb n\u00eb aktivitete korruptive duke p\u00ebrdorur ndikimin e tij politik dhe pozit\u00ebn e tij zyrtare p\u00ebr p\u00ebrfitime personale\u201d, thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e Departamenti t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Aty shtohet se ka informacione t\u00eb besueshme se Kukiq ka keqp\u00ebrdorur fondet publike p\u00ebr p\u00ebrfitime personale dhe ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb vendimet p\u00ebr pun\u00ebsim dhe em\u00ebrime, p\u00ebr t\u00eb realizuar p\u00ebrfitime politike.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me nj\u00eb vit burgim nga Gjykata Komunale n\u00eb Sarajev\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrmjet\u00ebsim n\u00eb pun\u00ebsim n\u00eb nd\u00ebrmarrjet publike.<\/p>\n<p>Gjyq\u00ebsori n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb dhe korrupsioni<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2021, n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb u ngrit vet\u00ebm nj\u00eb aktakuz\u00eb p\u00ebr korrupsion t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb rast m\u00eb shum\u00eb se 10 vjet t\u00eb vjet\u00ebr, sipas Transparency International n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr rastin e ministres shtet\u00ebrore t\u00eb Siguris\u00eb, Sellma Cikotiq, e cila akuzohet se nga viti 2009 deri n\u00eb vitin 2011, derisa po kryente detyr\u00ebn e ministres s\u00eb Mbrojtjes t\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs, e ka keqp\u00ebrdorur pozit\u00ebn zyrtare, duke favorizuar bler\u00ebsin n\u00eb d\u00ebm t\u00eb ministris\u00eb, me rastin e eksportimit dhe shitjes s\u00eb pajisjeve t\u00eb tep\u00ebrta ushtarake t\u00eb vjetruara.<\/p>\n<p>Sipas aktakuz\u00ebs, ajo e ka d\u00ebmtuar buxhetin e Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs n\u00eb shum\u00ebn prej rreth 9,7 milion\u00eb KM (rreth 4,85 milion\u00eb euro), nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt ka siguruar p\u00ebrfitime pasurore disa milion\u00ebshe.<\/p>\n<p>\u201cKjo flet p\u00ebr efikasitetin, por edhe p\u00ebr qasjen shum\u00eb selektive n\u00eb procedimin e rasteve t\u00eb korrupsionit. Ne ende kemi afera t\u00eb m\u00ebdha si p\u00ebr shembull at\u00eb t\u00eb Bank\u00ebs Bobar, ku njer\u00ebzit jan\u00eb ende n\u00eb gjyq dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryejn\u00eb funksione t\u00eb larta n\u00eb shtet, p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrmendur se p\u00ebrgjegj\u00ebsit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto afera jan\u00eb t\u00eb papreksh\u00ebm dhe nuk do t\u00eb p\u00ebrfshihen kurr\u00eb n\u00eb ato aktakuza\u201d, thot\u00eb Korajlliq.<\/p>\n<p>Prokuroria e Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs njoftoi m\u00eb 4 janar se Departamenti i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr krimin e organizuar, krimin ekonomik dhe korrupsionin, n\u00eb vitin 2021 ngriti aktakuza n\u00eb 151 raste kund\u00ebr 278 personave.<\/p>\n<p>Ky departament merrej me luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, terrorizmit, korrupsionit, krimit financiar, si dhe rastet e lidhura me migrimin ilegal dhe kontraband\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb emigrant\u00ebve.<\/p>\n<p>Kjo prokurori shton se kan\u00eb iniciuar aktivitete n\u00eb Departamentin kund\u00ebr korrupsionit, t\u00eb cilat kan\u00eb rezultuar me aktakuza, si dhe me hetime aktive, n\u00eb t\u00eb cilat pritet t\u00eb merren vendime prokuroriale n\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Gjykata e Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00ebs thot\u00eb se gjyq\u00ebsori ka d\u00ebshtuar t\u2019i p\u00ebrgjigjet sfidave t\u00eb korrupsionit.<\/p>\n<p>Gjyqtari i k\u00ebsaj gjykate, Branko Periq, vler\u00ebson p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye edhe vet\u00eb gjyq\u00ebsori \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i korruptuar.<\/p>\n<p>\u201cGjyq\u00ebsori \u00ebsht\u00eb n\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb, n\u00eb fakt nuk ka treguar aft\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me kriminalitetin serioz dhe korrupsionin. K\u00ebto jan\u00eb probleme t\u00eb sistemit, organizimit dhe aft\u00ebsive profesionale, si dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb\u201d, vler\u00ebson Periq.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrkujton q\u00eb gjyq\u00ebsori i Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs e ka amnistuar Millan Tegelltijan dhe ka treguar q\u00eb sistemi nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb t\u00eb merret me korrupsionin n\u00eb gjyq\u00ebsor e l\u00ebre m\u00eb me korrupsionin n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n<p>Ai shton q\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovina nuk ka m\u00ebsuar asgj\u00eb t\u00eb re nga shpallja e sanksioneve.<\/p>\n<p>\u201cKemi d\u00ebgjuar nga administrata amerikane at\u00eb q\u00eb edhe ne vet\u00eb e dim\u00eb, politikat tona i kan\u00eb rr\u00ebnuar institucionet shtet\u00ebrore dhe jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb organizata kriminale. Shoq\u00ebria mbahet mbi korrupsionin, korrupsioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i zakonsh\u00ebm i shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb\u201d, thot\u00eb Periq.<\/p>\n<p>Nga Transparency International vler\u00ebsojn\u00eb se n\u00eb qoft\u00eb se do t\u00eb listonin zyrtar\u00ebt q\u00eb ishin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb korrupsion, do t\u00eb kishin nj\u00eb list\u00eb q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfshinte pothuajse t\u00eb gjith\u00eb zyrtar\u00ebt e rangut m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb. Ata shtojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb pik\u00ebpyetje se kush do t\u00eb mbetej jasht\u00eb k\u00ebsaj liste.<\/p>\n<p>\u201cKjo flet m\u00eb s\u00eb miri p\u00ebr at\u00eb se sa \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm korrupsioni, si dhe nga ana tjet\u00ebr, sa pak po b\u00ebn gjyq\u00ebsori p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. P\u00ebr vite me radh\u00eb, Transparency International ka paraqitur denoncime n\u00eb prokurorit\u00eb e niveleve t\u00eb ndryshme, n\u00eb lidhje me format e ndryshme t\u00eb korrupsionit, q\u00eb nga abuzimet n\u00eb prokurimet publike e deri te shp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs, madje edhe disa gj\u00ebra t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me parregullsit\u00eb zgjedhore\u201d, thekson Korajlliq.<\/p>\n<p>\u00c7ka pas sanksioneve?Ceniq vler\u00ebson se \u201cnuk duhet tallur\u201d me sanksionet e reja ndaj Dodikut, sepse, si\u00e7 thot\u00eb ai, politik\u00ebn e SHBA-s\u00eb do ta pasojn\u00eb t\u00eb gjitha shtetet q\u00eb d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb mbesin n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira me t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto jan\u00eb sanksione t\u00eb zgjeruara kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr Millorad Dodikun, sepse p\u00ebr sa i p\u00ebrket Ministris\u00eb s\u00eb Financave, pra Thesarit, kjo megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb serioze. Do t\u00eb thot\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb kartoni i dyt\u00eb i verdh\u00eb, do ta quaja k\u00ebshtu, sepse ka nj\u00eb t\u00eb tret\u00eb q\u00eb eliminon plot\u00ebsisht\u201d, thot\u00eb Ceniq.<\/p>\n<p>Ajo vler\u00ebson se t\u00eb qen\u00ebt n\u00eb \u201clist\u00ebn e zez\u00eb\u201d t\u00eb Departamentit t\u00eb Thesarit, kufizon hap\u00ebsir\u00ebn e manovrimit dhe se pas heroizmit fillestar dhe kremtimit t\u00eb dit\u00ebs antikushtetuese t\u00eb Republik\u00ebs S\u00ebrpska, pason kthjellimi.<\/p>\n<p>Nga Transparency International n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb thon\u00eb se kjo nuk do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nxitje p\u00ebr institucionet e Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me korrupsionin, por q\u00eb gjith\u00e7ka do politizohet dhe p\u00ebrdoret n\u00eb fushat\u00eb elektorale.<\/p>\n<p>\u201cVendimtare do t\u00eb ishte n\u00ebse vendet evropiane do t\u2019i bashkoheshin (vendosjes s\u00eb sanksioneve), megjith\u00ebse nuk ka konsensus n\u00eb nivel t\u00eb BE-s\u00eb, por an\u00ebtar\u00ebt individual\u00eb kan\u00eb mekanizma t\u00eb caktuar. Kjo do t\u00eb kishte shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr efekt p\u00ebr zyrtar\u00ebt n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb dhe p\u00ebr kompanit\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb lidhura me ta\u201d, thot\u00eb Korajlliq.<\/p>\n<p>Ajo vler\u00ebson se lufta kund\u00ebr korrupsionit \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka me t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb merret vet\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovina dhe jo dikush nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Kush tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sanksionet e SHBA p\u00ebr korrupsion?<\/p>\n<p>Nikolla Shpiriq, n\u00ebnkryetar i Dhom\u00ebs s\u00eb Popullit n\u00eb Parlamentit e Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs, deputet i partis\u00eb SNSD-s\u00eb n\u00eb krye t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb Dodiku, u p\u00ebrfshi n\u00eb \u201clist\u00ebn e zez\u00eb\u201d t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2018, si\u00e7 thuhet, p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb korrupsion t\u00eb konsideruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb list\u00ebn e personave t\u00eb ndaluar p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs jan\u00eb edhe bashk\u00ebshortja e tij Nada, djali Aleksandar dhe vajza Jovana.<\/p>\n<p>Dy vjet pasi u fut n\u00eb list\u00eb, m\u00eb 22 shtator 2020, Shpiriq u em\u00ebrua p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kat\u00ebrvje\u00e7are n\u00eb Komisionin parlamentar p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen dhe mbik\u00ebqyrjen e Agjencis\u00eb p\u00ebr parandalimin e korrupsionit dhe koordinimin e luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb.<\/p>\n<p>Amir Zukiq, ish-deputet i shtetit dhe sekretar i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Partis\u00eb p\u00ebr Veprim Demokratik (SDA), u shtua n\u00eb k\u00ebt\u00eb list\u00eb n\u00eb vitin 2020, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb tij n\u00eb korrupsion t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb \u201clistat e zeza\u201d t\u00eb SHBA-s\u00eb gjenden edhe persona t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb sanksionuar p\u00ebr arsye t\u00eb tjera. Ata akuzohen dhe d\u00ebnohen p\u00ebr krime lufte, t\u00eb dyshuar p\u00ebr aktivitete terroriste ose krim t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Sanksionet amerikane n\u00ebnkuptojn\u00eb ndalimin e hyrjes n\u00eb SHBA dhe ngrirjen e aseteve dhe financave n\u00eb territorin e SHBA-s\u00eb. Qytetar\u00ebve amerikan\u00eb u ndalohet t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb transaksione me personat q\u00eb jan\u00eb n\u00eb list\u00ebn e sanksioneve.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tani, SHBA-ja ka vendosur sanksione kund\u00ebr 190 individ\u00ebve dhe subjekteve (grupe ose organizata) nga Ballkani Per\u00ebndimor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Millorad Dodik, an\u00ebtari serb i Presidenc\u00ebs s\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs (BeH), emri i t\u00eb cilit ishte n\u00eb list\u00ebn e personave dhe subjekteve t\u00eb Departamentit amerikan t\u00eb Thesarit, t\u00eb cil\u00ebt, m\u00eb 5 janar, u sanksionuan p\u00ebr veprime korruptive, p\u00ebrmendet edhe n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb raporteve t\u00eb dor\u00ebzuara nga Transparency International n\u00eb Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00eb (TI n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":570991,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[23],"tags":[1133],"class_list":["post-570990","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bote","tag-millorad-dodik"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/570990","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=570990"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/570990\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/570991"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=570990"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=570990"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=570990"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}