{"id":573581,"date":"2022-01-12T15:59:00","date_gmt":"2022-01-12T14:59:00","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=573581"},"modified":"2022-01-12T15:59:00","modified_gmt":"2022-01-12T14:59:00","slug":"pritjet-e-refuzimet-per-status-qe-po-dekurajojne-viktimat-e-perdhunimit-gjate-luftes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pritjet-e-refuzimet-per-status-qe-po-dekurajojne-viktimat-e-perdhunimit-gjate-luftes\/","title":{"rendered":"Pritjet e refuzimet p\u00ebr status q\u00eb po dekurajojn\u00eb viktimat e p\u00ebrdhunimit gjat\u00eb luft\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><strong>Flora, nj\u00ebzet vjet pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb bindur t\u00eb aplikoj\u00eb p\u00ebr sigurimin e statusit t\u00eb viktim\u00ebs s\u00eb dhun\u00ebs seksuale t\u00eb luft\u00ebs.<\/strong><\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, dokumentet dhe d\u00ebshmit\u00eb e paraqitura para nj\u00eb komisioni qeveritar nuk e kan\u00eb bindur at\u00eb p\u00ebr dhun\u00ebn q\u00eb Flora thot\u00eb se ka p\u00ebrjetuar n\u00eb vitin 1999.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se gjat\u00eb luft\u00ebs, n\u00eb prani t\u00eb n\u00ebn\u00ebs dhe motr\u00ebs s\u00eb saj, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdhunuar nga forcat e policis\u00eb serbe.<\/p>\n<p>\u201cKam aplikuar [p\u00ebr statusin e viktim\u00ebs s\u00eb dhun\u00ebs seksuale] n\u00eb vitin 2019. Vendimi m\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer negativ. Pas nj\u00eb viti kam ardhur dhe kam b\u00ebr\u00eb ankes\u00eb, prap\u00eb ma kan\u00eb kthyer negativ. Kam shkuar dhe jam paraqitur fizikisht [para komisionit]. Kan\u00eb qen\u00eb tri gra dhe nj\u00eb burr\u00eb dhe kam treguar p\u00ebr p\u00ebrjetimet e dhun\u00ebs q\u00eb kam pasur\u201d, thot\u00eb Flora p\u00ebr<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/refuzimi-i-statusit-te-viktimes-se-dhunes-seksuale-\/31651003.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"> Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/a><\/p>\n<p>Statusi i viktim\u00ebs s\u00eb dhun\u00ebs seksuale t\u00eb luft\u00ebs do t\u2019i siguronte asaj nj\u00eb pension prej 230 eurosh n\u00eb muaj dhe disa p\u00ebrfitime t\u00eb tjera, si: sh\u00ebrbime sh\u00ebndet\u00ebsore falas dhe p\u00ebrpar\u00ebsi n\u00eb pun\u00ebsim.<\/p>\n<p>Sipas ligjit n\u00eb Kosov\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb miratuar n\u00eb vitin 2014, statusi i till\u00eb i takon \u00e7do personi, i cili arrin ta bind\u00eb nj\u00eb komision qeveritar se ka qen\u00eb viktim\u00eb e dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb periudh\u00ebn 27 shkurt, 1998 &#8211; 20 qershor, 1999.<\/p>\n<p>Ky komision ka filluar zyrtarisht pun\u00ebn n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2018. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, statusin e viktim\u00ebs s\u00eb dhun\u00ebs seksuale t\u00eb luft\u00ebs kan\u00eb arritur ta marrin mbi 1,000 veta nga rreth 20,000, sa llogaritet t\u00eb jet\u00eb numri i personave t\u00eb dhunuar seksualisht gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Viktimat e dhun\u00ebs seksuale aplikojn\u00eb p\u00ebr njohje t\u00eb statusit t\u00eb tyre p\u00ebrmes disa organizatave t\u00eb p\u00ebrzgjedhura nga Qeveria e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr aplikim, viktima duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb formular me t\u00eb dh\u00ebna e detaje p\u00ebr vendin dhe periudh\u00ebn kur ka ndodhur p\u00ebrdhunimi, me deklarata nga d\u00ebshmitar\u00ebt dhe me raporte eventuale mjek\u00ebsore. N\u00ebse komisioni nuk bindet, viktima duhet t\u00eb dal\u00eb fizikisht para tij.<\/p>\n<p>Flora ka dal\u00eb fizikisht para komisionit dhe \u00ebsht\u00eb refuzuar. Sipas saj, an\u00ebtar\u00ebt e komisionit i kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se d\u00ebshmin\u00eb e ka t\u00eb pasakt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKur m\u00eb kan\u00eb dhunuar, motr\u00ebn e kam pasur t\u00eb vog\u00ebl. P\u00ebr at\u00eb, m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se nuk b\u00ebn ta sjell si d\u00ebshmitare. N\u00ebna m\u00eb ka vdekur dhe nuk kisha d\u00ebshmitar tjet\u00ebr\u201d, rr\u00ebfen Flora.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb, krejt \u00e7ka m\u00eb kan\u00eb pyetur, ua kam kthyer. Ndoshta ndonj\u00eb gj\u00eb e kam harruar&#8230; Q\u00eb pes\u00eb vjet kam nisur t\u00eb flas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, ta tregoj gjithkund. Ndoshta nuk jam p\u00ebrgjigjur, por ku po e din\u00eb ata q\u00eb ajo q\u00eb m\u00eb ka ndodhur, nuk \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>Flora, m\u00eb pas, i \u00ebsht\u00eb drejtuar Gjykat\u00ebs Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb, ku rasti i saj vazhdon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb proces.<\/p>\n<p>Ajo thot\u00eb se po kalon n\u00ebp\u00ebr gjendje t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb emocionale, pasi i duhet vazhdimisht t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjetimet e llahtarshme t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cA e dini sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb? Gjithmon\u00eb me frik\u00eb se f\u00ebmij\u00ebt m\u00eb pyesin ku po shkon, me k\u00eb po shkon, p\u00ebr \u00e7ka po shkon&#8230; Burri im e di [p\u00ebr dhun\u00ebn], por jo dikush tjet\u00ebr\u201d, thot\u00eb Flora.<\/p>\n<p>Instalacioni &#8220;Mendoj p\u00ebr ty&#8221; kushtuar viktimave t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pritje deri n\u00eb 17 muaj<\/strong><\/p>\n<p>Linda Sada, drejtoresh\u00eb e organizat\u00ebs Medica Gjakova, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs shum\u00eb persona kan\u00eb aplikuar p\u00ebr statusin e viktim\u00ebs s\u00eb dhun\u00ebs seksuale, thot\u00eb se refuzimet e rasteve, por edhe pritjet e gjata p\u00ebr shqyrtimin e tyre b\u00ebjn\u00eb q\u00eb viktimat t\u00eb heqin dor\u00eb nga aplikimi p\u00ebr statusin q\u00eb do t\u2019iu takonte.<\/p>\n<p>\u201cNga Medica Gjakova kan\u00eb shkuar n\u00eb komision p\u00ebr t\u00eb aplikuar mbi 350 raste, prej t\u00eb cilave, deri tash, p\u00ebrgjigje pozitive kan\u00eb marr\u00eb 259 raste. Jan\u00eb refuzuar kat\u00ebr raste, dy prej t\u00eb cilave jan\u00eb n\u00eb rishqyrtim\u201d, thot\u00eb Sada p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb organizat\u00ebn q\u00eb drejton, Sada thot\u00eb se jan\u00eb duke u trajtuar rastet e mbi 600 grave, t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebrjetuar dhun\u00eb seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs dhe q\u00eb nuk kan\u00eb aplikuar ende p\u00ebr statusin e viktim\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto dokumentet shtes\u00eb, q\u00eb po k\u00ebrkohen e q\u00eb n\u00eb fillim nuk jan\u00eb k\u00ebrkuar, paraqesin v\u00ebshtir\u00ebsi dhe sfid\u00eb p\u00ebr viktimat. \u00cbsht\u00eb problem t\u00eb sigurohet apo edhe t\u00eb ruhet nj\u00eb dokument i mjekut nga viktima q\u00eb \u00ebsht\u00eb kontrolluar pas dhunimit\u201d, thot\u00eb Sada.<\/p>\n<p>Memoriali &#8220;Heroinat&#8221; n\u00eb Prishtin\u00eb q\u00eb u dedikohet t\u00eb mbijetuarve t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kosov\u00eb. Prishtin\u00eb, 12 korrik 2019.<\/p>\n<p>Drejtoresha e Qendr\u00ebs p\u00ebr Promovimin e t\u00eb Drejtave t\u00eb Grave n\u00eb Kosov\u00eb, Kadire Tahiraj, thot\u00eb se jan\u00eb t\u00eb mundimshme pritjet e viktimave \u201cderi n\u00eb 17 muaj\u201d p\u00ebr shqyrtim t\u00eb rastit t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Situat\u00ebn, sipas saj, e v\u00ebshtir\u00ebson edhe paraqitja fizike para komisionit, pasi viktimat kan\u00eb frik\u00eb nga stigmatizimi.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni shpeshher\u00eb k\u00ebrkon d\u00ebshmi. Grat\u00eb thon\u00eb se gjat\u00eb luft\u00ebs, kur kan\u00eb dal\u00eb nga sht\u00ebpit\u00eb, kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb kolona dhe nj\u00eb num\u00ebr i madh i rrethit [familjar\u00eb e fqinj] i kan\u00eb par\u00eb duke i ndar\u00eb nga kolonat, e duke i futur n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb ndryshme. Kan\u00eb kaluar mbi nj\u00ebzet vjet dhe k\u00ebto gra, p\u00ebr kaq vite, nuk kan\u00eb pranuar t\u00eb flasin me t\u00eb af\u00ebrmit e tyre p\u00ebr k\u00ebt\u00eb krim [p\u00ebrdhunimin]. E, nga k\u00ebto gra [sot] k\u00ebrkohet d\u00ebshmi: kush t\u00eb ka par\u00eb q\u00eb t\u00eb kan\u00eb ndar\u00eb nga kolona, a i ke treguar ndokujt?\u201d, thot\u00eb Tahiraj.<\/p>\n<p>Ajo b\u00ebn thirrje q\u00eb grat\u00eb e p\u00ebrdhunuara gjat\u00eb luft\u00ebs t\u00eb trajtohen m\u00eb dinjitetsh\u00ebm nga shteti dhe vet\u00eb komisioni n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cAto [viktimat] kan\u00eb zgjedhur heshtjen dhe kur kjo kategori hesht, t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb hap\u00ebsir\u00eb q\u00eb t\u00eb mos i trajtojn\u00eb dinjitetsh\u00ebm\u201d, thot\u00eb Tahiraj.<\/p>\n<p><strong>Komisioni e ka obligim ligjor q\u00eb t\u00eb zhvilloj\u00eb procesin e verifikimit<\/strong><\/p>\n<p>Kryetarja e komisionit qeveritar, Minire Begaj-Balaj, thot\u00eb se ai po e kryen pun\u00ebn me seriozitet, profesionaliz\u00ebm dhe p\u00ebrkushtim maksimal dhe se nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vonesa e as refuzime pa baz\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni nuk del me p\u00ebrfundimin decidiv se personi q\u00eb ka aplikuar, \u00ebsht\u00eb apo jo viktim\u00eb e dhun\u00ebs seksuale, pasi q\u00eb nj\u00eb konstatim i till\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces \u00ebsht\u00eb i pamundur. Po ashtu, n\u00eb disa raste q\u00eb nuk e kan\u00eb fituar statusin e viktim\u00ebs s\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs, b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr munges\u00eb juridiksioni, paraqitje t\u00eb aplikacioneve me pretendimet p\u00ebr dhunim jasht\u00eb afatit kohor t\u00eb p\u00ebrcaktuar me legjislacionin n\u00eb fuqi, raste kur aplikueset\/it nuk kan\u00eb arritur t\u00eb ofrojn\u00eb elemente bazike p\u00ebr ngjarjen e pretenduar traumatike\u201d, thot\u00eb Begaj-Balaj.<\/p>\n<p>Drejtuesit e komisionit thon\u00eb se i p\u00ebrdorin t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat dhe mjetet n\u00eb dispozicion, p\u00ebr t\u00eb siguruar dhe garantuar nj\u00eb proces t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas tyre, komisioni ka vendosur komunikim zyrtar me institucionet relevante, si\u00e7 jan\u00eb: Policia e Kosov\u00ebs dhe Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs, dhe bashk\u00ebpunon edhe me institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore brenda dhe jasht\u00eb vendit, me q\u00ebllim t\u00eb mbledhjes s\u00eb informacioneve n\u00eb favor t\u00eb aplikueses\/it.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, 1,618 persona kan\u00eb aplikuar p\u00ebr statusin e viktim\u00ebs s\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs, prejse ka filluar pun\u00ebn komisioni qeveritar, m\u00eb shum\u00eb se tre vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Statusi i till\u00eb u \u00ebsht\u00eb konfirmuar 1,048 personave; 224 aplikime jan\u00eb refuzuar dhe 304 raste pritet t\u00eb shqyrtohet.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik t\u00eb vitit 2021, Gjykata Themelore n\u00eb Prishtin\u00eb ka shqiptuar d\u00ebnimin e par\u00eb p\u00ebr kryerje t\u00eb dhun\u00ebs seksuale gjat\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Ish-rezervisti i policis\u00eb serbe, Zoran Vukotiq, \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar me dhjet\u00eb vjet burgim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Flora, nj\u00ebzet vjet pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb bindur t\u00eb aplikoj\u00eb p\u00ebr sigurimin e statusit t\u00eb viktim\u00ebs s\u00eb dhun\u00ebs seksuale t\u00eb luft\u00ebs. Megjithat\u00eb, dokumentet dhe d\u00ebshmit\u00eb e paraqitura para nj\u00eb komisioni qeveritar nuk e kan\u00eb bindur at\u00eb p\u00ebr dhun\u00ebn q\u00eb Flora thot\u00eb se ka p\u00ebrjetuar n\u00eb vitin 1999. Ajo thot\u00eb se gjat\u00eb luft\u00ebs, n\u00eb prani [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":573582,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[21],"tags":[839,1205,535,536,1204],"class_list":["post-573581","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-dhunim","tag-heroinat","tag-lufte","tag-status","tag-viktima"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/573581","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=573581"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/573581\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/573582"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=573581"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=573581"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=573581"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}