{"id":575412,"date":"2022-01-16T11:53:09","date_gmt":"2022-01-16T10:53:09","guid":{"rendered":"https:\/\/reporteri.net\/?p=575412"},"modified":"2022-01-16T11:53:09","modified_gmt":"2022-01-16T10:53:09","slug":"shtrenjtimi-i-rrymes-i-paperballueshem-per-kosovaret-propozohet-aplikimi-i-bllok-tarifave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/lajme\/pa-kategori\/shtrenjtimi-i-rrymes-i-paperballueshem-per-kosovaret-propozohet-aplikimi-i-bllok-tarifave\/","title":{"rendered":"Shtrenjtimi i rrym\u00ebs i pap\u00ebrballuesh\u00ebm p\u00ebr kosovar\u00ebt, propozohet aplikimi i bllok-tarifave"},"content":{"rendered":"<p><strong>Shtrenjtim t\u00eb energjis\u00eb elektrike prej 30 deri n\u00eb 40 p\u00ebrqind ka k\u00ebrkuar KEDS nga Zyra e Rregullatorit t\u00eb Energjis\u00eb Elektrike, por jan\u00eb qytetar\u00ebt ata q\u00eb thon\u00eb se nj\u00eb rritje e till\u00eb e faturave do t\u00eb ishte e pap\u00ebrballueshme p\u00ebr standardin e tyre t\u00eb jetes\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb nga shoq\u00ebria civile propozojn\u00eb q\u00eb t\u00eb shkohet me aplikimin e bllok tarifave, gj\u00eb e cila do t\u00eb ndikonte n\u00eb kursim m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/strong><\/p>\n<p>Zyrtari p\u00ebr komunikim n\u00eb KEDS, Adlum Ramadani, thot\u00eb se k\u00ebrkesa e tyre drejtuar ZRRE-s\u00eb ka ardhur si pasoj\u00eb e ngritjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb importit.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr shqyrtim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb \u00e7mimit, kjo \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb ekskluzive q\u00eb i takon organit vendimmarr\u00ebs q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb ZRRE. Ne si KEDS dhe KESCO nuk mund t\u00eb komentojm\u00eb sa do t\u00eb jet\u00eb rritja, por sa i p\u00ebrket k\u00ebrkes\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn ne e kemi paraqitur, \u00ebsht\u00eb diku rreth 30-40 p\u00ebrqind k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr ngritje t\u00eb \u00e7mimit, mir\u00ebpo sigurisht q\u00eb vendimin final apo fjal\u00ebn e fundit do ta thot\u00eb ZRRE\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Ai thot\u00eb se aktualisht konsumator\u00ebt jan\u00eb duke pasur furnizim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm me energji elektrike dhe se nuk jan\u00eb duke u aplikuar reduktime, megjithat\u00eb, thot\u00eb se dit\u00ebve t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb rritur konsumi i energjis\u00eb edhe p\u00ebr shkak t\u00eb uljes s\u00eb temperaturave.<\/p>\n<p>\u201cMe uljen e temperaturave rritet edhe konsumi nga ana e konsumator\u00ebve tan\u00eb, n\u00eb ve\u00e7anti nga ata t\u00eb cil\u00ebt e shfryt\u00ebzojn\u00eb energjin\u00eb elektrike p\u00ebr ngrohje, pra q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i tyre dhe sigurisht q\u00eb pastaj kjo reflekton drejtp\u00ebrdrejt\u00eb edhe n\u00eb mbar\u00ebvajtjen e sistemit elektroenergjetik n\u00eb vend. Mir\u00ebpo ne deri m\u00eb tash kemi mund\u00ebsuar q\u00eb ky furnizim t\u00eb jet\u00eb stabil dhe sigurisht q\u00eb me p\u00ebrmir\u00ebsimin e temperaturave presim q\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe m\u00eb tutje. Para disa dit\u00ebve ne e kemi thyer rekordin e konsumit i cili ka arritur (n\u00eb koh\u00eb piku) deri n\u00eb 1 mij\u00eb e 250 megavat dhe sigurisht q\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ka ardhur si rezultat i konsumit t\u00eb lart\u00eb\u2026 Sa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb fjal\u00eb, aktualisht importi \u00ebsht\u00eb duke u mbuluar nga KEK-u, si dhe nga KEDS dhe KESCO, pra \u00ebsht\u00eb duke u mbuluar konsumi i konsumator\u00ebve tan\u00eb, mir\u00ebpo do t\u00eb presim t\u00eb shohim si do t\u00eb vijoj\u00eb kjo situat\u00eb, meqen\u00ebse si\u00e7 e potencova m\u00eb her\u00ebt jemi n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb krize energjetike\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Rinora Gojani nga Balkan Green Foundation, thot\u00eb p\u00ebr KosovaPress, se rritje t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb importit, por q\u00eb potencon se do t\u00eb kishte qen\u00eb m\u00eb mir\u00eb n\u00ebse shkohet me aplikimin e bllok-tarifave.<\/p>\n<p>\u201cSi k\u00ebrkes\u00eb e jona kish me ardh\u00eb q\u00eb n\u00eb fakt, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ZRRE, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb shqyrton \u00e7mimin e energjis\u00eb, ta rishqyrtoj\u00eb gjithashtu edhe futjen prap\u00eb n\u00eb sistem t\u00eb bllok-tarifave, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt konsumojn\u00eb m\u00eb pak, t\u00eb paguajn\u00eb m\u00eb pak, nd\u00ebrsa ata t\u00eb cil\u00ebt nuk kursejn\u00eb energjin\u00eb, t\u2019iu faturohet energjia m\u00eb shtrenjt\u00eb\u2026 Bllok-tarifa ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm i mir\u00eb edhe n\u00eb baz\u00eb t\u00eb analizave q\u00eb i kemi b\u00ebr\u00eb ne si shoq\u00ebri civile, duke i pa se sa ka ndikuar n\u00eb rritjen e konsumit t\u00eb energjis\u00eb p\u00ebr familje. N\u00eb fakt ky ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr mekanizmat q\u00eb diku 81 p\u00ebrqind e qytetar\u00ebve jan\u00eb sjell\u00eb m\u00eb ndryshe n\u00eb koh\u00ebn kur bllok-tarifat kan\u00eb qen\u00eb\u2026Ne kemi b\u00ebr\u00eb thirrje dhe mendojm\u00eb q\u00eb menaxhmenti i ZRRE-s\u00eb, ka nj\u00eb qasje m\u00eb t\u00eb pranueshme ndaj k\u00ebtij propozimi, k\u00ebshtu q\u00eb ne nuk do t\u00eb ndalemi s\u00eb avokuari p\u00ebr k\u00ebto ndryshime dhe shpresoj shum\u00eb q\u00eb do t\u00eb hasin n\u00eb vesh q\u00eb d\u00ebgjon dhe vepron\u201d, thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, jan\u00eb qytetar\u00ebt ata q\u00eb thon\u00eb se ngritja e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike do t\u00eb jet\u00eb e pap\u00ebrballueshme p\u00ebr ata, duke p\u00ebrmendur edhe faktin se edhe produktet ushqimore jan\u00eb shtrenjtuar koh\u00ebt e fundit.<\/p>\n<p>Osman Daku thot\u00eb se ngritja e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike do t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb gjendjen ekonomike t\u00eb qytetar\u00ebve, edhe ashtu t\u00eb r\u00ebnduar.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7do artikulli q\u00eb i rritet \u00e7mimi duhet me pas nj\u00eb analiz\u00eb paraprake n\u00eb baz\u00eb t\u00eb \u00e7ka vjen deri te rritja e saj, si rritet \u00e7mimi i atij artikulli n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast q\u00eb po flasim p\u00ebr rrym\u00ebn duhet me pas nj\u00eb analiz\u00eb paraprake p\u00ebr \u00e7ka po rritet. Mandej duke e pasur parasysh edhe t\u00eb ardhurat q\u00eb kan\u00eb qytetar\u00ebt, sa t\u00eb ardhura kan\u00eb, sa \u00ebsht\u00eb buxheti, sa \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia e tyre q\u00eb ta p\u00ebrballojn\u00eb at\u00eb ngritje t\u00eb atij \u00e7mimi\u2026 Aq sa rritet \u00e7mimi, aq bie standardi\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Edhe qytetarja Pranvera Rufati, thekson se ngritja e \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike do t\u00eb ndikoj\u00eb negativisht n\u00eb standardin e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>\u201c<\/strong>Dihet \u00e7far\u00eb standardi ka popullata jon\u00eb sidomos pensionist\u00ebt, ndihma sociale, ajo ka me ndiku shum\u00eb negativisht \u2026, shum\u00eb negativisht do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb standardin e popullsis\u00eb\u201d, tha ajo.<\/p>\n<p>Qytetari tjet\u00ebr, Enver Hoti thot\u00eb se institucionet nuk po e kan\u00eb parasysh standardin n\u00eb t\u00eb cilin jetojn\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs me lejimin e shtrenjtimit t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>\u201cStandardi \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr i ul\u00ebt dhe \u00e7far\u00ebdo rritje minimale me qen\u00eb standardin e popullat\u00ebs e qet n\u00eb dy gjunj\u00ebt\u201d, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, shtrenjtimi i energjis\u00eb elektrike dhe rikthimi i bllok-tarifave jan\u00eb vet\u00ebm disa k\u00ebrkesa q\u00eb Zyra e Rregullatorit t\u00eb Energjis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb (ZRRE) \u00ebsht\u00eb duke i shqyrtuar p\u00ebr struktur\u00ebn e re tarifore.<\/p>\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat e detajuara rreth k\u00ebsaj strukture, ZRRE paralajm\u00ebron se do t\u2019i b\u00ebj\u00eb publike n\u00eb fillim t\u00eb muajit shkurt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shtrenjtim t\u00eb energjis\u00eb elektrike prej 30 deri n\u00eb 40 p\u00ebrqind ka k\u00ebrkuar KEDS nga Zyra e Rregullatorit t\u00eb Energjis\u00eb Elektrike, por jan\u00eb qytetar\u00ebt ata q\u00eb thon\u00eb se nj\u00eb rritje e till\u00eb e faturave do t\u00eb ishte e pap\u00ebrballueshme p\u00ebr standardin e tyre t\u00eb jetes\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb nga shoq\u00ebria civile propozojn\u00eb q\u00eb t\u00eb shkohet me aplikimin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":558489,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_rp_translations":"","_rp_source_url":"","_rp_source_id":0,"_rp_ai_flags":"","_rp_ai_review":"","rank_math_title":"","rank_math_description":"","reporteri_sponsored":false,"reporteri_sponsor_name":"","reporteri_sponsor_url":"","reporteri_sponsor_spot":false,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-575412","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pa-kategori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/575412","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=575412"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/575412\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/558489"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=575412"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=575412"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporteri.net\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=575412"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}